Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Banorët e Vitakut, në pritje të urdhrit

Shko poshtë

Banorët e Vitakut, në pritje të urdhrit Empty Banorët e Vitakut, në pritje të urdhrit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 2:14 am

Banorët e Vitakut, në pritje të urdhrit

Zyrtarët qeveritarë pesimist

Banorët e Vitakut, në pritje të urdhrit Vita%20(Small)

Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen Kroi i Vitakut, pas tensioneve të njëpasnjëshme, të dielën vlerësohet të jetë e qetë. Banorët e Kroit të Vitakut shprehen se do të jenë të qetë gjatë ditëve të fundjavës, por me shpresë se ndërtimi i shtëpive do të fillojë mbarë në javën që vjen, në të kundërtën ata do të jenë të detyruar të ndërmarrin iniciativa personale për të plotësuar të drejtat e tyre të pakontestueshme, kthimin në pronat e veta që ua garanton edhe Kushtetuta. Ndërsa banorët janë në pritje të një vendimi nga institucionet qeverisëse vendore dhe ndërkombëtare për të filluar rindërtimin e shtëpive, zyrtarët qeveritarë nuk japin shpresë se me fillimin e javës do të vazhdojnë punimet. Zyrtarët e institucioneve të vendit pohojnë të jenë të angazhuar për ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët në veri, gjithsesi edhe për të mundësuar realizimin e të drejtës për kthim në trojet e tyre. Gjendjen e sigurisë në veri, përkatësisht në lagjen Kroi i Vitakut, tani për tani e ka nën kontroll policia e EULEX-it, ndërsa policia e Kosovës mbetet atje vetëm vrojtues i gjendjes. EULEX-i, siç dihet ka marrë të premten nën kontroll sigurinë atje për faktin se policia e rajonit të veriut nuk i ka zbatuar urdhrat e zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës dhe siguria për qytetarët shqiptarë është në pikëpyetje.

Institucionet i mbështesin, por nuk veprojnë
Pothuajse të gjitha institucionet shtetërore mbështesin kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e veta, madje ata insistojnë se është e drejtë themelore e çdo qytetari që mbrohet me kushtetutë, por realiteti është i hidhur për banorët e Kroit të Vitakut. Ata enden nuk po ndërtojnë shtëpitë e djegura dhe shkatërruara. Xhavit Beqiri, zëdhënës i Presidencës, përsërit qëndrimin e institucioneve të Kosovës se secili qytetar i Kosovës ka të drejtë dhe duhet të kthehet të jetojë në vatrat e veta. Sipas tij qytetarët të cilët dëshirojnë të rindërtojnë shtëpitë e tyre tek Kroi i Vitakut, është e drejtë që garantohet edhe me Konventa ndërkombëtare dhe me ligjet e Kushtetutës së Kosovës. “Institucionet e Kosovës konsiderojnë që është e drejta e tyre për t’i ndërtuar shtëpitë e tyre aty edhe ku i kanë pasur ato, është e drejtë themelore”, shprehet Beqiri, duke shtuar se strukturat që po e pengojnë ndërtimin e shtëpive atje, janë të dirigjuara drejtpërdrejtë nga Beogradi.
Ndërsa zëvendëskryeministri, Ramë Manaj, tha se Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është e përkushtuar që me mjete juridike të krijojë siguri në bashkëpunim me EULEX-in që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pronën pa u penguar nga të tjerët. “Ne e dimë se ka përpjekjet në vazhdimësi nga forcat e deleguara dhe të dirigjuara nga Beogradi për të krijuar probleme dhe destabilizim, por bashkëpunimi i institucioneve të vendit me ato ndërkombëtare është i fokusuar në krijimin e hapësirës për realizim të së drejtës së qytetarëve për kthimin në pronat e tyre dhe siguri”, shprehet Manaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi