Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lavdim Lita:Nga serenatat në kongresin e hip-hopit

Shko poshtë

Lavdim Lita:Nga serenatat në kongresin e hip-hopit Empty Lavdim Lita:Nga serenatat në kongresin e hip-hopit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 2:18 am

Nga serenatat në kongresin e hip-hopit

Lavdrim Lita
Gënjeshtra dritëshkurtëra

Një ditë pas kongresit të Partisë Socialiste mësojmë se filmi bardhezi i PS-së nuk ndryshoi, përkundrazi, nëse ka dikë të bardhë, jemi në fazën ku ata që fituan janë të zi. Alibia është po e njëjta dhe nuk ndryshon, pra tam-tami që buçiti ishte: na vodhën, na grabitën, na mashtruan. Ky përqendrim i vëmendjes jashtë trupit të tyre politik, të dyshojnë mbi fitoren e së djathtës, ka si qëllim të hedhë në treg gënjeshtrën dritëshkurtër për të mbuluar të vërtetën.
Edi Rama/Ky foli në kongres sikur të ishte një fëmijë që i kishin marrë copën e bukës nga duart e papastra. Nuk na tha asgjë të re, përveç një revival emocional e impulsive të Edi Ramës. Derisa të fliste Ai vetë e të panafakët socialistë dëgjuam vetëm serenata e dashnorëve politikë për të. Më pas kur hipi në tribunë, e theu disi ritmin e ëmbëlsisë së serenatave në performancën e hip-hopit. Kënga nuk është më “Çohu” por “Ulu”. Edi Ramës, me një fjalor gangsteri rrugësh, sikur është në Harlem të Nju-Jorkut e jo në Tiranë, duke bërtitur fjalët plot bashkëtingëllore me qëllimin e sugjestionimit e anëtarëve të stanit politik të PS-së. Ai ka nevojë për një terapi psikanalize jo vetëm të zgjedhjeve, por edhe të vetvetes. Kushdo që pa fjalimin e të papranueshmit ishte i çuditur nga shkarja emocionale që pati në leximin e hartimit të trishtueshëm. Dhimbja e humbjes së zgjedhjeve ishte demonstruar emocionalisht në bërtitje fjalësh pa rend e pa mend. Jo vetëm që gënjen duke bërtitur, por bërtet për të fokusuar vëmendjen diku tjetër, larg personit të tij. I papranueshmi Rama gjatë fjalimit të tij në kongres i ngjante më shumë se çdo herë tjetër tablosë “Bërtitja” e Edvard Munch...
Mirëpo justifikimi i kësaj çështje politike edhe njëherë më shumë na tregon sesi Egoarku Rama në mendësinë e tij politike, ka mashtrimin si armë retorike dhe si derivat të një politike qorre, pa vizion ndaj së ardhmes. Triniteti i mashtruesit është e para e destruktivitetit, e dyta ndëshkuesia dhe e treta rikrijimi i një realiteti, po në të njëjtën kohë. Doktrina e mashtruesit ka si qëllim demolimin e një realiteti, i cili lexohet lehtë përveç Edi Ramës, që kërkon në mënyrë të njëanshme ta shikojë sipas qejfit të mendjes së tij; përpos shkatërrimit Ai ka si modë të ndëshkojë çdo reputacion që nuk fsheh faktet okulte të politikës së re; madje së treti Ai kujton se me krijimin e një tregimi fantastik që fsheh realiteti me fjalët - me dokumentare të montuara në kinostudion “Shqipëria e re” komuniste - të kapitalizojë energji për protesta. Dokumentari ishte një afishim i buletineve të grupeve sabotatore, ngjanin me fletë-rrufe komuniste, të cilat ishin të pafaktuara në asnjë provë, por të marra ashtu të vërteta apriori ka vetëm një synim të ulët të denigrojnë procesin që e ka krijuar vetë dhe tani nuk i merr autorësinë.
Ky kongres kishte një synim që tashmë dihet botërisht, pra ishte halli i kryetarit të PS Edi Rama, që i nevojitet të rishpikë një realitet tjetër, një alibi për përgjegjësinë e tij politike. Nuk po themi se standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit ishin perfekte, por ato ishin më të mirat e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, do apo s’do Edi Rama. Përpos se në këtë kongres ishte e qartë se kush po bënte një persuazion ndaj medieve të akredituara aty, sepse brenda lozhave të pallatit të kongresit vazhdonin të binin telat e një mandoline të stonuar. Një e vërtetë që fabrikohet nga mendja e regjisorit që dëgjon zëra nga lart. Kjo e vërtetë është e paverifikueshme, një dogmë partiake që funksionon sipas traditës, pa prova e analizë...
Arben Malaj/është si ajo puna e atij që martirizohet për t’u bërë i famshëm, kur nuk ka ndonjë aftësi politike dhe retorike. Kandidimi për kryetar të Partisë Socialiste qysh në momentet e para u duk se do të ishte një luftë e pabarabartë midis vëllazërisë së Edi Ramës dhe një individi që s’ka shumë për të thënë përveç pozës së tij fotozhenike. Nuk fitohet me buzëqeshje, por me pallate dhe me licenca, sepse idetë nuk lidhen duke bërtitur siç bënë Edi Rama. Fëmijët tremben nga e bërtitura e një vagabondi që sillet nganjëherë edhe si politikan. Arben Malaj nuk është aq gangster sa të bëjë një luftë bandash brenda PS-së. Nuk ka fraksione, ka banda Bashkish të ndryshme socialiste.
Ben Blushi/ Figura e Blushit, edhe pse e kemi stigmatizuar shumë, duket se është intuita mes mendjeve të verbuara të dashurisë mbas diktatorëve punistë. Blushi gjendet në situatën e atij që ka një orë që funksionon rregullisht në një qytet ku të gjithë sahatet kanë disa minuta mbrapa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi