Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lavdim Lita:Strabizmi i hallakatur

Shko poshtë

Lavdim Lita:Strabizmi i hallakatur Empty Lavdim Lita:Strabizmi i hallakatur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 1:31 am

Strabizmi i hallakatur

Lavdrim Lita
Sytë e Edi Ramës (I) (triptik)

Për të njohur dikë ndonjëherë mjafton një shikim në sy. E nëse sytë janë me të vërtetë pasqyra e shpirtit, atëherë lideri i opozitës Edi Rama ka një problem shumë të madh optik. Sepse kokërdhokët e syve i bëjnë shkilovarse sa në një cep në tjetrin kur flet deklaruakan një gjendje jo të mirë shëndetësore. Po ta shikoni me kujdes, kur Edi Rama flet në konferenca shtypi apo live mund të përqendroni vëmendjen tek sytë e tij, ku ka një aktivitet të pakontrolluar dhe të jashtëzakonshme të syve. Mjerisht, sytë i bëjnë xixa-xixa, i nxijnë vështrimin bashkë me strajcat e kreshtave, duke shkuar sa majtas e sa djathtas, që përforcojnë mendimin e prekjes nga depresioni akut. Nuk është shaka, edhe kameramanët e kanë kuptuar sy ndër sy këtë strabizëm të hallakatur të tij, por nuk flasin, veç filmojnë. Duke qenë se problemi është i Edi Ramës, po ndalemi, por duke qenë politikan, është edhe problemi ynë, meqë ai është një njeri publik, që qeveris Bashkinë e Tiranës. Përpos sesi e qeveris ashtu siç thonë tironsit e vjetër, “duart nga mielli e sytë nga qielli e bën një punë pa e pasur mendjen aty”. Shkurt përkthehet se është i pakujdesshëm.
Mirëpo ky problem mund të jetë thjeshtë optik në pamje të parë ose që fsheh diçka më të thellë. Më ka bërë përshtypje në dy konferencat e shtypit që mbajti përpara derës së selisë rozë Egoarku me manovrimin që u bën syve sa majtas e sa djathtas për të mos parë asgjë. Ose ia bën ndokujt me sy dhe ne s’e kemi kuptuar, por kam frikë se mund të jetë një refleks i kushtëzuar i një pjese të trupit që nuk i përgjigjet më komandës së tepelekut, nuk duhet harruar se në librat e fizio-patologjisë është po ai i njëjti që kanë edhe depresivët paranojakë, çuditërisht. Syri është organi i shqisave të aparatit viziv. Ajo i dërgon impulse nervit optik duke shkuar lart në tru. Syri nuk sheh sende, por shabllone, gjëra që janë kuptime të diçkaje tjetër.
Të kuptohemi qartë, nuk po tallem, është e vërtetë. Nëse nuk e keni konstatuar dy ditët e fundit, për kuriozitet personal mund ta shikoni në ndërhyrjet e tjera që do të bëjë po aty tek dera. Vëzhgoni sytë e Edi Ramës kur flet, se si i rrokullisen sykanët dhe do të kuptoni pa frikë shpirtin e tij. Lëvizja kaotike e bulbave, sa para-prapa, me dunat e mishit të ngrehur lart është me të vërtetë rrënqethëse dhe interesante njëkohësisht. Nuk është perverse, por kemi pak kavie të tilla mediatike, ku mund të gjurmojmë karakterin e një njeriu pa cilësi. Sipas shkrimtarit Myzil, njeriu kuptohet më mirë nga sytë sesa nga fjalët që prononcon.
Fare mirë dikush mund të pyesë: po pse merresh me sytë e Egoarkut Rama? Dakord me pyetjen, por kur ai nuk e sheh mirë realitetin, madje duket se jeton në një dimension paralel, ku s’bëhet gjë tjetër veç shihen telenovela paszgjedhore, s’bëhet dot ndryshe, me sytë që i bëjnë miks realitetin dhe ëndrrën padyshim që e sheh turbullt, siç sheh procesin zgjedhor, sikur të jetë një film thriller me hajdutë e policë që në vend t’i kapin kriminelët i lirojnë. Dakord me përgjigjen?
Është e vërtetë se Ai flet si një reper afro-amerikan, ku shqisa e shikimit nuk është aty, e përqendruar në emfazën e fjalëve, por si duket, sytë i rebelohen, sepse janë separatistë të një mendjeje që sheh fasada sipërfaqësore e që ka frikë të hyjë në thelb të diçkaje. Humbja që ka me realitetin mund t’i faturohet kësaj sëmundjeje shikimi, por kam frikë se fshihet diçka më shumë mbas atyre kreshtave që i mbyllin sytë. Janë sy të vjetër, të lodhur, të zakonshëm, pa shpresë, të fikur. Shikimi është sekrecioni i syrit. Një substancë më e vogël e Unit.
Nëse vështrimi a mënyra e të vështruarit është shprehje e jashtme e gjendjes së brendshme të një njeriu ...(vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lavdim Lita:Strabizmi i hallakatur Empty Sytë, rrëfyesit e sekreteve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 1:32 am

Sytë, rrëfyesit e sekreteve

Lavdrim Lita
Sytë e Edi Ramës (II) (triptik)

Me kalimin e kohës, bashkë me stilin e jetesës jo gjithmonë normal, cipa rreth syve është nën shënjestrën e ndryshimeve si ulja e sekrecionit sebacea, rritja e tharjes cutanea dhe ulja e peshës muskulore domosdoshmërisht shfaqen edhe në ashpërsinë e karakterit. Sidomos pas moshës 40-vjeçare.
Në Shqipërinë e kohëve ilire, tregon historiani Plini, jetonin njerëz me sy glaukë (të bardhë, si mbreti ilir Glauku) e me flokë të bardhë, që shikojnë më mirë natën sesa ditën; po këtë veti e kishte edhe perandori romak Tiberi, që kur zgjohej natën, arrinte t’i njihte të gjitha sendet. Shamanët, pastaj, sipas studimeve, ishin të pajisur me një mprehtësi shikimi që si duket kushtëzonin vetinë e tyre psikike për të parë më larg ose në errësirë.
Në një studim të Waldemar Deonna, të quajtur “Simbolizmi i Syrit”, midis të tjerave shpjegonte se si fytyra është pasqyra e mendjes dhe se si sytë, pa folur, rrëfejnë sekretet e zemrës. Kur sytë thonë diçka dhe buza diçka tjetër, njeriu i urtë normalisht zgjedh të parën. Kurse Egoarku nuk zgjedh asgjë, bojkoton. Afërmendsh edhe filozofi i lashtë Paracels, “kur bëjmë anatominë e brendshme të njeriut, mund të shohim natyrën e sëmundjes së tij, bashkë me kurën e përshtatshme. Ajo që shikojnë në me sytë e jashtëm është vetëm material i asaj çka luftohet brenda”.
Mirëpo unë, që s’marr vesh nga sistemi filozofik, me duket se kur flas për Egoarku-n, më vjen në mendje “The Truman Show”, ai libri i shndërruar më vonë në një film shumë të suksesshëm, që tregon sesi një i ri i zgjedhur qysh nga lindja nga një grup i madh mediatik, është protagonist pa vetëdije i një “reality”, i cili është i ndjekur nga një publik i paparë derisa barriera që mbyllte hapësirën e “set”-it u kapërcye nga djaloshi që e rimori vetëdijen dhe hyri në botën reale të të rriturve.
Këtu në Shqipëri po ndodh diçka e njëjtë, me diferencën e dukshme që nuk e mori qysh të vogël një grup mediatik, por e mori kur qe burrë e një njeri me pozitë. Padyshim që kjo histori nuk është një tregim alla “bigbrother”, por është ngjarje reale, sepse është real protagonisti, tamam siç është kryetari i opozitës përshembull, dhe është reale hapësira ku po zhvillohet, ata që e rrethojnë akoma, kurtizanet, servilët, populli i kongresit.
Është tmerrësisht reale, e megjithatë në të njëjtën kohë duket imagjinare, mediatike, politike. Në Shqipëri po shohim pa lypur në skenë një “Truman Show”, e të gjithë jemi aktorë. Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë... Zgjidhni ju të dashur lexues.
Na vëzhgojnë udhëtimin tonë, kur që nga qepallat, që janë si saraçineska të mëdha me funksione të ndryshme: na izolojnë trurin nga drita, duke lehtësuar gjumin e duke pastruar kornenë me lëvizje të sheshta, merret vesh që duke përdorur bulëzat e lotëve si lubrifikant. Ritmi i rrahjeve të qepallave është tregues i gjendjeve shpirtërore, siç është, ankthi, mërzitja ose koncentrimi.
Qyteti i Tiranës është transformuar në një maskë që pas saj nuk ka asgjë. Asgjëja është e përbërë nga qindra e mijëra shqiptarë që jetojnë të burgosur nga eko-monstrat e kryebashkiakut të Tiranës, që s’e vret mendjen as sytë për një plan urbanistik. Pasi i ka gënjyer disa vjet me rradhë qytetarët e Tiranës ai kujton se i ka kthyer në zombie që duhet të besojnë qorrësisht në idolatrinë e fasadave. Në “Misterin e mbretëreshës Loanë”, shkrimtari dhe semiotiku Umberto Eco tregon historinë e një njeriu, që është në prag të vdekjes, dhe kur përpara syve i kalon jeta që ka jetuar, që ka parë me sytë e tij: ka parë figura, qytete, sheshe dhe filmat të ndryshëm, por vetëm sytë e kodifikonin dhe po vetë sytë deshifronin realitetin rrethe e përqark… (vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi