Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dugolli: Haradinaj dhe AAK-ja komuniste

Shko poshtë

Dugolli: Haradinaj dhe AAK-ja komuniste Empty Dugolli: Haradinaj dhe AAK-ja komuniste

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:25 pm

Dugolli: Haradinaj dhe AAK-ja komuniste




Dugolli: Haradinaj dhe AAK-ja komuniste BUJAR
I përjashtuari nga AAK-ja, Bujar Dugolli


I përjashtuari nga AAK-ja, Bujar Dugolli, veprimin e ish-partisë së tij për përjashtim e ka krahasuar me atë të kohës së sistemeve totalitare komuniste. Dugolli ka thënë se Haradinaj e eliminoi për t'u liruar nga një njeri i cili do t'i kërkonte dorëheqjen në rast të mosfitimit të 20 për qind të votave në zgjedhje. Si njëri ndër themeluesit e AAK-së, të ardhmen e kësaj partie e sheh të pasigurt. "Kundërshtimet e mia ndaj një koncepti të promovuar vitet e fundit nga kryetari i AAK-së, e kanë zanafillën që në kohën e procesit të diskutimit për statusin e Kosovës, kur zoti Haradinaj ka mbajtur një qasje krejt tjetër nga ajo që kam menduar unë dhe një grup i caktuar i njerëzve. Mandej vjen te ndërhyrjet në qeveri, me shkarkimin e zotit Kosumi, te ndërhyrjet e tjera gjatë qeverisë së zotit Çeku. Kjo përfundon me ndërhyrjet arbitrare në ndërrimin e akteve normative dhe statutit të partisë, duke e përshtatur dhe koncentruar fushëveprimin vetëm tek lideri. Po ashtu edhe ndërrimi i konceptit të partisë, nga një parti e qendrës liberale tek një parti djathtiste. Të gjitha këto janë bërë pa një debat të brendshëm politik dhe duke i përdorur metodat diskriminuese të përfaqësimit të elektoratit të AAK-së, në kuvendin e partisë, për t'i imponuar këto vendime", thekson Dugolli pas largimit nga AAK-ja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi