Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqiri: Kongresi i PDK-së si në Korenë komuniste

Shko poshtë

Beqiri: Kongresi i PDK-së si në Korenë komuniste Empty Beqiri: Kongresi i PDK-së si në Korenë komuniste

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 28, 2013 6:36 pm

Beqiri: Kongresi i PDK-së si në Korenë komuniste


Beqiri: Kongresi i PDK-së si në Korenë komuniste Largea_beqiri1359382222
Knë filluar të vijnë reagimet nga partitë opozitare lidhur me ecurinë e mbajtjes së kësaj konvente. Partia më e madhe opozitare mbajtjen e kësaj Konvente e krahason me regjimin më të madh komunist, siç është Koreja e Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, duke ironizuar me procesin e mbajtjes së Konventës së PDK-së, pret që në sallën ku është duke u mbajtur të largohen karriget.

“Presim sepse ende atje nuk e di a i kanë hequr karriget në sallën Emerald dhe presim nuk dua të spekuloj, por edhe njëherë po e them LDK-ja është e hapur ndaj çdokujt cili mendon që të kontribuoj për të mirën e vendit”, ka theksuar ai.

Madje, ai konventën e PDK-së e ka krahasuar me atë të shteteve komuniste, siç është Koreja e Veriut.

“Mua më vije keq që në çfarë gjendje kanë ardhur të censurohet informimi i qytetarëve. Nëse është medium publik atëherë duhet të sillet kësisoj; nuk bënë aq shpejt me ia kthyer argatin PDK-së, sa që vërtet na kanë kënaq ato dy dit ose një ditë, por edhe ato ekzaltime për një kongres që shkon me ‘KO’ më së paku shkon me demokraci: koha, është Kosova, është Koreja etj”, ka thënë ai.

I pyetur se a ka qenë më e mirë Konventa e PDK-së apo Kuvendi i karrigeve të LDK-së, Beqiri nuk ka folur për atë të vitit 2006, por për atë të vitit 2010, duke thënë që LDK-ja ka mbajtur Kuvendin ku është zgjedhur kryetari me votë të fshehtë.

Lidhur me prezantimin e LDK-së në Konventën e PDK-së, ai ka thënë se është kulturë elementare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi