Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdon greva e nënave të të zhdukurve

Shko poshtë

Vazhdon greva e nënave të të zhdukurve Empty Vazhdon greva e nënave të të zhdukurve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:16 pm

Vazhdon greva e nënave të të zhdukurve



Prishtinë, 2 shtator
Ende vazhdon greva e nënave të familjarëve të të zhdukurve, të cilat janë të vendosura pranë objektit të mjekësisë ligjore, konkretisht afër kontejnerëve në të cilët janë të vendosura mbetjet mortore të personave të zhdukur. Edhe pse të hënën nuk na është lejuar që të hyjmë dhe ti vizitojmë nënat që po bëjnë grevë, pas publikimit se mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda, kryesuesi i departamentit për persona të pa gjetur në EULEX Allan Robinson kishte deklaruar se është bërë një keqkuptim për këtë çështje, ndërsa pjesëtarët e sigurimit atë ditë arsyetoheshin së kanë marrë urdhëresë më shkrim nga ky i fundit për të mos i lejuar mediat që të hyjnë dhe t’i vizitojnë grevistet.
Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova, përsëriti edhe njëherë së pa u identifikuar të gjitha gjetjet mortore nuk do ta ndalin grevën. “Do të qëndrojmë këtu, në këtë tendë deri sa të identifikohen të gjitha mbetjet mortore, nuk e kemi ndërmend që të heqim dorë nga greva, edhe nëse vdes këtu, le të na vendosin edhe neve në këta kontejnerë. Jemi ngopur me premtime që dhjetë vite e asgjë nuk po bëhet”, tha Kumnova.
B. Boletini
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi