Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greva pa kry

Shko poshtë

Greva pa kry Empty Greva pa kry

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 04, 2009 1:25 am

Greva pa kry
Marrëveshja mes Federatës së Shëndetësisë dhe kryeministrit Hashim Thaçi nuk kanë kënaqur punëtorët shëndetësorë. Të martën ata protestuan në oborrin e QKU’së. Kërkuan vazhdimin e grevës, dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë dhe drejtuesve të Federatës së Shëndetësisë. Në mbrëmje gjithçka përfundoi. Ata do të marrin 44 euro, por gjendja në shëndetësinë kosovare do të mbetet e njëjtë. Si tash e dhjetë vjet.


Nga Besiana Xharra më 03.03.2009 në ora 21:00

Pas kërkesave të punëtorëve të shëndetësisë që greva të vazhdojë, Këshilli Kombëtar i Federatës Shëndetësisë Kosovës, gjatë një takimi që mbajti prej disa orësh, të martën mbrëma vendosi që greva e shëndetësisë të ndërpritet. Kjo pasi që kryeministri Hashim Thaçi po këtë ditë pati takim me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, ku u mor vendim që prej të mërkurës (sot) të fillohet të bëhet pagesa shtesë e punëtorëve shëndetësorë prej 44 eurove. Ky edhe kishte qenë shkaku që kishte futur në grevë punëtorët shëndetësorë për një javë.

“18 kryetarët e komunave të Kosovës kanë shpreh gatishmërinë që prej të mërkurës nga buxheti i tyre të bëjnë pagesat prej 44 eurove për të gjithë punëtorët e qendrave të mjekësisë familjare nëpër Kosovë. Ndërkohë që do të fillojë të punohet edhe për pagesën e stazhit të punës, e cila ishte një nga pikat e marrëveshjes”, tha Jeton Demi, zëdhënës i Federatës Shëndetësisë Sindikale të Kosovës FSSHK.

Sipas tij, kjo ishte arsyeja e cila bëri që të mos revokohet vendimi i të hënës mbrëma, ku ky këshill ndërpreu grevën gjatë takimit dhjetëorësh që kishte me kryeministrinë Thaçi.
Të pakënaqur më këtë vendim, punëtorët e shëndetësisë gjatë ditës së martë protestuan kundër sindikalistëve të tyre.

Të ndjerë të tradhtuar për të dytën herë, ata për një orë para Qendrës Klinike Universitare QKU dhe para qendrave të mjekësisë familjare QMF në Prishtinë kërkuan vazhdimin e grevës.

Po këtë ditë, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Federatës Shëndetësisë Kosovës FSSHK, Arben Qosja, kryetar i këshillit grevist në QKU, dha dorëheqje. “Unë jap dorëheqje, pasi që ndjehem i tradhtuar për të dytën herë nga Federata, e cila na ka fut në grevë dhe e ka ndërprerë atë pa u realizuar asnjë prej kërkesave tona”, tha Qosja gjatë protestave të martën para QKU’së.

Ndërkohë, punëtorët tjerë shëndetësorë kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Alush Gashi dhe dorëheqjen e kryesisë së Federatës Sindikale. Ministri Gashi, sipas tyre është i paaftë për të udhëhequr shëndetësinë, ndërsa Federata po i tradhton tash sa kohë, e cila njëherë po i fut ne grevë pastaj po bën marrëveshje me qeverinë pa arritur asgjë pozitive.

Sali Krasniqit, kirurg në QKUK, tha në këtë protestë se ndërprerja e grevës pa asnjë rezultat është një tradhti që kanë bërë tash e disa herë udhëheqësit e FSSHK-së, andaj kërkon menjëherë dorëheqjen e tyre.

“Asnjë punëtor shëndetësor nuk është pajtuar me vendimin për ndërprerje të grevës. FSSHK nuk ka sjellë asgjë të mirë deri tani, përveçse tradhti dhe mosbesim për punëtorët shëndetësorë”, u shpreh ai, duke shtuar se do të mobilizohen që secila klinikë ta ketë sindikatën e vet dhe t’i jepet fund kësaj federate.

Kurse një mjek tjetër tha se kjo federatë është e shitur, e cila deri tani veçse ka luajtur me ndjenjat e 13 mijë punëtorëve shëndetësorë. Sipas mjekëve, kjo marrëveshje e arritur ndërmjet sindikalistëve shëndetësorë dhe qeverisë është e dyta brenda gjashtë muajve dhe e shtata brenda dy viteve, marrëveshje këto të cilat asnjëherë deri më tani nuk janë realizuar.

Madje edhe zëdhënësi i FSSHK, së, Jeton Demi, në mëngjesin e të martës dha dorëheqje duke mos u pajtuar me faktin qe federata u bind nga kryeministri Thaçi të ndërpresë grevën pa iu ofruar asnjë zgjidhje serioze.

Por që me vendimin i cili u mor në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku u kuptua që prej sot do të nisë të bëhet pagesa shtesë prej 44 eurove për të gjithë punëtorët shëndetësorë, ai pezulloi dorëheqjen. Përveç kësaj nga kryeministria kanë marrë premtim që të bëhet një komision, i cili do t’i shqyrtojë problemet e shëndetësisë.

Më këtë përfundoi java e grevës së punëtoreve shëndetësore, por pa mbyllur problemet më të cilat shëndetësia kosovare përballet tash e dhjetë vjet.

Konkluzionet kryesore të takimit ishin:

1. Greva tetëditëshe vlerësohet e suksesshme dhe rikonfirmohet mbyllja e grevës në të gjitha institucionet e vendit.

2. Votimi i mbrëmshëm i Këshillit Kombëtar, i zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, në prezencën e kabinetit qeveritar, dhe përmes votimit të hapur, është vlerësuar si një gabim i strukturave të Federatës.

3. Nisur nga shenjat e dhëna sot për zbatimin e Marrëveshjes së 14 tetorit 2009, përmes Marrëveshjes me komunat dhe fillimit të pagimit të viteve të stazhit, Këshilli Kombëtar e lë në fuqi vendimin e marrë mbrëmë për ndërprerjen e grevës dhe e legjitimon atë në hapësira neutrale, pa asnjë presion dhe në mënyrë krejtësisht demokratike.

4. Kryesia e Federatës, bazuar në raportet ditore të përfaqësuesve të KMLDNJ-së, të vlerësojë dhe marrë vendime për realizimin e Marrëveshjes, sipas dinamikës së garantuar nga Kryeministri.




Greva pa kry B-490x320
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi