Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN Empty ELIDA BUÇPAPAJ:DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 12, 2012 1:59 pm


DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ



ELIDA BUÇPAPAJ:DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN U3_u3_Elida9

Lideri i opozitës shqiptare dhe kryetari i PS Ed Rama u shfaq dje mbrëma në një intervistë tek Opinioni i Fevziut, që në fakt, e kishte kaluar edhe nocionin e debatit dhe ngjante më tepër si ftesë për duel. Praninë e tij tek Opinion Rama e kishte paralajmëruar, mbasi kthehej këtu pas një mungese pesëvjeçare bojkoti dhe refuzimi, çka do të thotë se Fevziu i bënte ftesë dhe Rama nuk pranonte të ishte i ftuar, pasi ka bindjen se Klani, ABCNews dhe Fevziu mbështesin hapur Berishën dhe e kanë në grykën e topit opozitën, ashtu si Top Channel mbështet opozitën dhe nuk e ka aspak në qejf Berishën. Ky i fundit kushedi sa kohë ka që nuk i ka shkuar në studion e Top Story-it Sokol Ballës.

Shqipëria, një fshat i vogël, ku të gjithë dalim kushërinj, prapë vazhdon me një luftë tipike ballkanase dhe larg një vizioni larpamës, të moderuar dhe europiano-perëndimor. Terreni multimedial supermodern që ka Shqipëria përballet me një varfëri dhe shkretëti të ideve, ku rruga e mesme nuk ekziston, ku censura dhe autocensura rrezikojnë sistemin, dhe gjithçka i nënshtrohet sloganit leninist, të cilin pastaj do ta huazonte edhe Musolini: „ose me ne ose kundra nesh".

Paraqitja e Ramës tek Fevziu erdhi pas takimit Rama-Meta, ku lideri i LSI-së e kishte ftuar Ramën në një takim Tête-à-tête në vilën e tij në plazh dhe askush nuk e dinte tamam se çfarë kishin biseduar të dy.

Takimi Rama-Meta kishte dalë nga orbita e Fevziut, që beson se e ka nën kontroll të gjithë klasën politike në Shqipëri dhe rajon, me ndonjë përjashtim të vogël, të cilët i sjell si dele të bindura sa herë qe i shkrepet, përveç Topin e ndonjë tjetër që e ka futur në listën e „deleve të zeza".

Ed Rama kishte pasur takim idilik me Ilir Metën tek Gjiri i Lalëzit, ku kishin ngrënë ngjala, pirë verë e kishin folur face-to face, dmth pa praninë e Blendi Fevziut dhe Aleksandër Frangajt. Këta ta fundit u vunë në gjendje alarmi, sepse menjëherë pas këtij takimi u hamendësua një ringjallje e aleancës Rama-Meta. Dhe kaq mjaftonte që TVKlan, një prej oligarkive më të fuqishme mediatike e lulëzim të paparë prosperues gjatë qeverisjes së Berishës, nëpërmjet Blendi Fevziut të merrte si objektiv shkatërrimin e gjithçkaje midis asaj që u arrit midis Metës dhe Ramës gjatë atij takimi.

Në parim, për hir të zbutjes së klimës politike, afrimi Meta-Rama do të duhej të ishte mirëkuptuar, aq më tepër kur lideri i opozitës shpalli se:"Për të ardhmen e shqiptarëve do takoj edhe Berishën"! Dhe të takoje pas pesë vitesh bojkot Blendi Fevziun, si një paradhomë e kryeministrit, kjo pak a shumë vërtetohej.

Por Klan-it dhe Fevziut nuk u interesonte aspak klima e zbutjes midis Metës dhe Ramës, atyre u intereson që Meta dhe Rama të vazhdojnë të mbeten të ndarë, për hir të aleancës midis Sali Berishës dhe Ilir Metës, që Ed Rama ta ketë të sigurt humbjen në zgjedhjet e vitit 2013 dhe pastaj të japë dorëheqjen e partinë ta marrë në dorë Ben Blushi! Prandaj qëllimi i Klanit dhe Fevziut ishte që gjatë atyre 3 orëve, që nuk përmbushnin aspak standardet e një „Hard talk", të bëhej gjithçka, të përdoreshin të gjitha mjetet që idili i Gjirit të Lalëzit të bëhej shkrumb e hi dhe, në vend të tij, të vazhdojë klima e sherrit dhe armiqësisë midis kundërshtarësh. Sepse asnjë prej politikanëve nuk pyet për klimën politike në vend!

Në fillim Blendi Fevziu filloi ta provokonte Ramën e i kërkoi që të lypte ndjesë për të gjitha prapësitë e tij pararendëse, diçka që dukej krejt pa sens, porse në fakt ishte vetëm kontornoja e atyre që do të vinin më pas, kur Fevziu do ta pyeste Ramën nëse kishte ndryshuar mendim rreth akuzave të PS drejtuar Ilir Metës për aferën e videos Meta-Prifti. Kur Rama rifilloi nga retorika se i interesonte që klasa politike të mos ngelte në vjeshtë për të tretën herë, duke e patur fjalën tek integrimi i Shqipërisënë BE, Blendi Fevziu, i cili më vonë do t’i tregonte Ed Ramës se ishte përgatitur shumë mirë për këtë përballje, e ftoi liderin e opozitës të shihte një insert të kohës të Luftës të Ftohtë midis Metës dhe Ramës, kur Ilir Meta e fyente liderin e opozitës me akuza e sharje vulgare!

Me shfaqjen e insertit të Metës që hidhte gurë e drurë kundër Ed Ramës, një kohë shumë larg takimit a quattro ochi me liderin e opozitës tek vila në Gjirin e Lalëzit, Klani dhe Blendi Fevziu nuk provokonim vetëm Ramën, por provokimin më të madh ia bënin pikërisht Ilir Metës, aleatit të Berishës, duke u sjellë me të në mënyrën më të pacipë të mundëshme, larg çdo etike profesionale apo sjellje xhentëllmenësh.

Ajo që ndodhi tek Opinion i Fevziut, midis tij e Ramës nuk lidhet aspak me mënyra sipas standarteve të demokracisë, kur është fjala për një luftë free and fair për hir të parimeve dhe vlerave të shtetit të së drejtës, veç ishte një demonstrimi të pastër i një lufte të egër klanesh për pushtet.

Klani dhe Fevziu nuk e kishin dje me Ed Ramën, por e kishin direkt me Ilir Metën, duke i sjellë atij ndër mend ato që Ilir Meta ndoshta i kishte harruar, ose duke i thënë Ilir Metës se nëse ai do të fillojë një romancë me Ed Ramën, e cila do të vejë në rrezik fitoren e Berishës në zgjedhjet e 2013 dhe për të cilën ata janë të interesuar të fitojë, ekranet e Klanit dhe Abcnews natë e ditë, më së paku, do të mbajnë në fokus, se si Meta e fyente Ramën dhe anasjelltas.

Meqë Opinion kishte vendosur lidhje me publikun edhe përmes Facebook-ut, pas shfaqjes të insertit të Ilir Metës, i cili hidhte tulla dhe llaç kundër Edi Ramës, dhe po ashtu edhe llaç e tulla edhe kundër klimës politike në vend, iu drejtova Blendi Fevziut me këtë kërkesë, e cila është në shërbim të transparencës me publikun: "Ballafaqoji të gjithë me rradhë, Blendi, edhe kur Ilir Meta sulmonte Jozefina Topallin, edhe kur Ilir Meta ishte aleat me Ramën dhe e shante Berishën dhe vice versa, ballafaqoji me rradhë, ta shohin veten e tyre si duken, se si e shajnë njëri-tjetrin, me vulgaritetet më të mëdhaja, por - sa vjen puna për interesa pushteti - atë që pështyjnë ata e lëpijnë. A e meriton populli shqiptar këtë klasë politike?"

Por natyrisht që Blendi Fevziut nuk i shkonte mendja për atë gjë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi