Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femra e bukur, ndikim të keq tek mashkulli

Shko poshtë

Femra e bukur, ndikim të keq tek mashkulli Empty Femra e bukur, ndikim të keq tek mashkulli

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:31 pm

Femra e bukur, ndikim të keq tek mashkulli

E përgatiti: Diella XHOKLI
Është e njohur që meshkujt ne afërsi të femrës së bukur nuk janë plotësisht vetvetja, kështu që ose flasin marrëzi, ose nuk dinë çka të thonë. Tash përfundimisht edhe shkencëtarisht është vërtetuar se shoqëria e femrës së bukur ndikon keq në mendjen e mashkullit

Femra e bukur, ndikim të keq tek mashkulli Buki

Hulumtimi ka zbuluar se meshkujt që i kalojnë disa minuta në shoqëri të femrës atraktive kalojnë shumë keq në testet të cilat i matin funksionet e trurit. Shkencëtarët besojnë se meshkujt e përdorin një pjesë të mirë të funksioneve të trurit apo të resurseve konjuktive duke u munduar që t’i impresionojnë femrat e bukura, kështu që ju mbetet pak ‘hapësirë’ për detyrat e tjera. Psikologët nga Universiteti ‘Radboud’ në Holandë e kanë zhvilluar këtë studim me studentët meshkuj dhe secili nga të testuarit kishte kaluar nga shtatë minuta duke ‘biseduar’ me anëtarët meshkuj dhe femra të grupit testues. Rezultatet kanë treguar se meshkujt kanë qenë më të ngadaltë dhe më të pasaktë pasi që më herët ishin munduar që të impresionojnë një femër atraktive. Sa më shumë që janë munduar, rezultatet kanë qenë më të dobëta. Por, femrat në anën tjetër nuk ‘bien’ aq lehtë; pa marrë parasysh se a kanë folur me një person të bukur të gjinisë së kundërt apo me ndonjë më pak atraktiv, rezultatet e tyre kanë qenë të njëjta. Psikologu dr. George Fieldman beson që meshkujt janë të programuar që të mendojnë në transmetimin e gjeneve të tyre në gjeneratat e ardhshme. 'Kur mashkulli e njofton një femër të bukur, ai , siç e quajmë ne, shndërrohet në 'i fokusuar reproduktiv '. Por edhe femrat kërkojnë tek meshkujt shenja të atributeve tjera, si pasuria, rinia dhe mirësia', tha dr. Fieldman.
Femra e bukur, ndikim të keq tek mashkulli Handi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi