Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat gënjen për vitet, meshkujt për gjatësinë

Shko poshtë

Femrat gënjen për vitet, meshkujt për gjatësinë Empty Femrat gënjen për vitet, meshkujt për gjatësinë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:33 pm

Femrat gënjen për vitet, meshkujt për gjatësinë

E përgatiti: Diella XHOKLI
Edhe pse na kanë mësuar se nuk guxojmë që të gënjejmë, prapë këtë e bëjmë të gjithë, dhe atë shumë shpesh. Kur bëhet fjalë për gjinitë, u tregua se njëjtë gënjejnë si meshkujt edhe femrat, por arsyet e gënjeshtrave janë të ndryshme


Femrat gënjen për vitet, meshkujt për gjatësinë Gege

Gënjeshtrat e meshkujve dhe femrave janë veçanërisht të dukshme në internet. Shumica e femrave në njërën nga faqet e internetit për njoftimin e partnerëve thonë që një numër i madh i meshkujve kanë gënjyer për gjatësinë. Ndërsa meshkujt pohojnë se shumica e femrave në profilin e tyre kanë vendosur foto 10 dhjetë të vjetra, që të duken më të reja.
Pse gënjejmë?
Dennis Reina, autor i librit 'Besimi dhe tradhtia në vendin e punës', thotë që meshkujt gënjejnë me qëllim që të vijnë në status më të mirë profesional, derisa femrat gënjejnë që të arrijnë në status më të mirë shoqëror. Duke folur për dallimet ndërmjet gënjeshtrave të meshkujve dhe femrave, Reina thotë që femrat me qëllim që ta shmangin punën thonë që kanë kokëdhembje, derisa meshkujt gënjejnë p.sh. se duhet që të shkojnë në gjyq.
Femrat gënjen për vitet, meshkujt për gjatësinë Rrena
Si gënjejmë?
Ndërmjet meshkujve dhe femrave ekziston dallimi edhe në mënyrën e gënjeshtrës. Dr. Craig Fabrikant, psikolog nga Universiteti i Hackensack-ut në New Jersey, pohon se femrat gjatë gënjeshtrës ‘luhaten’, derisa meshkujt gënjejnë duke sulmuar dhe me bindje. Është treguar se meshkujt nuk e kanë problem të shikojnë në sy kur gënjejnë, ndërsa femrat kur gënjejnë e largojnë kohë pas kohe shikimin. Meshkujt kur gënjejnë mund të belbëzojnë, derisa femrat flasin shumë shpejt.
Femrat gënjen për vitet, meshkujt për gjatësinë Wmo
Për çka gënjejmë?
Sipas mendimit të Belle DePaulo, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Santa Barbara gënjeshtrat mund të ndahen në egoiste dhe joegoiste. Gënjeshtrat egoiste u shkon në dobi atyre që i thonë ato. Fjala është për gënjeshtrat kur dëshirojmë që të formojmë në pasqyrë më të mirë për veten. Gënjeshtrat joegoiste shërbejnë me qëllim që të mos ‘lëndohen’ ndjenjat e personave tjerë. Edhe meshkujt edhe femrat në mënyrë të njëjtë shërbehen me gënjeshtrat egoiste dhe jo egoiste. Është interesante kur femra gënjen femrën dhe nuk dëshiron që ta lëndojë, atë e bënë me kujdes dhe bindshëm.
Femrat gënjen për vitet, meshkujt për gjatësinë Man
Kur gënjejmë?
Femrat janë më të prira për shprehjen e tepruar të miratimit, ndërsa kjo bën pjesë në kategorinë e gënjeshtrës joegoiste. Shembull, femra koleges së saj në korridorin në punë do t’i thotë që duket mirë edhe pse nuk e mendon këtë. Meshkujt këtë e bëjnë në mënyrë ‘të habitshme’ dhe shumë shkurt do ta përgëzojnë dikën për punën e kryer edhe pse thellë në vete mendojnë që këtë mund ta bënin më mirë. Femrat do të gënjejnë me qëllim që ta mbajnë atmosferën e mirë pasi që nuk dëshirojnë zënka, ndërsa meshkujt e bëjnë këtë me qëllim që ndonjë situata e dhimbshme të kalojë sa më parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi