Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jozefina Topalli rizgjidhet ne krye te Kuvendit te Shqiperise

Shko poshtë

Jozefina Topalli rizgjidhet ne krye te Kuvendit te Shqiperise Empty Jozefina Topalli rizgjidhet ne krye te Kuvendit te Shqiperise

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 09, 2009 10:28 am


Jozefina Topalli rizgjidhet ne krye te Kuvendit te Shqiperise




09.09.2009
Jozefina Topalli rizgjidhet ne krye te Kuvendit te Shqiperise Jozefina Jozefina Topalli eshte zgjedhur serish ne krye te Kuvendit te Shqiperise. Nga 75 deputetët e pranishëm në sallë 74 prej tyre votuan pro rizgjedhjes së Topallit dhe vetëm një votë ishte kundër.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi u shpreh në seancë se 15 deputetët e PD-së kanë depozituar me shkrim në sekretarinë e përkohshme propozimin e tyre për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit.

Sipas tij për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit kanë firmosur edhe deputetë të forcave politike që janë në koalicion me Partinë Demokratike.
Kryetari i Kuvendit është zgjedhur me votim të fshehtë dhe votimi është drejtuar nga një komisioni votimi i përbërë nga 5 deputetë.

Deputetët e Partisë Socialiste të opozitës nuk morën pjesë në këtë seancë sikurse kishin paralajmëruar, për shkak të qëndrimit të tyre kontestues ndaj procesit zgjedhor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi