Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova e 113-ta për mjedis biznesi, Maqedonia e 32-ta

Shko poshtë

Kosova e 113-ta për mjedis biznesi, Maqedonia e 32-ta Empty Kosova e 113-ta për mjedis biznesi, Maqedonia e 32-ta

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 12:37 am

Kosova e 113-ta për mjedis biznesi, Maqedonia e 32-ta


Nga Express

Kosova është radhitur e 113-ta në listën e vendeve për përmirësimin e mjedisit të saj të biznesit, sipas një raporti të Bankës Botërore.


Kosova e 113-ta për mjedis biznesi, Maqedonia e 32-ta Fisnik.dobreci__prishtina-kaos002-490x320

Nga shtetet e Ballkanit, Maqedonia është ranguar në mesin e reformatorëve më të mirë botërorë, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina mban vendin e saj të fundit në mesin e vendeve perëndimore ballkanike.

Në raportin “Të bësh biznes 2010: Reformimi në kohëra të vështira”, të publikuar të martën, Banka Botërore konstaton se vendet e Evropës Lindore dhe shtetet e Azisë Qendrore janë udhëheqës globalë, kur është fjala për ritmin e reformave të biznesit, për të dytin vit radhazi.

“Reformat vazhdojnë të lëvizin drejt lindjes në të gjithë rajonin. Shqipëria, Bjellorusia, Republika e Kirgistanit dhe Republika e Maqedonisë kanë zbatuar reformat në disa fusha për vitin e tretë në radhë", ka thënë Svetlana Bagaudinova, autore e raportit

Raporti, i siguruar nga Ballkan Insight, konstaton se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përmirësuar mjediset e tyre të biznesit në 10 kategori kryesore. Këto përfshijnë koston e fillimit dhe mbylljes së një biznesi, të punësuarit, regjistrimi i pronës, marrjen e kredisë, tregtia përtej kufijve, mbrojtja e investitorëve dhe zbatimi e kontratave.

Vitin e kaluar, vetëm Rumania ka lejuar mjedisin e tij të biznesit të përkeqësohet në tri kategori: që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, pagesën e taksave dhe mbylljes së një biznesi.

Megjithëse të ballafaquara me recesionin global, shumica e vendeve kanë arritur të përmirësojnë më tej mjediset e tyre të biznesit gjatë vitit të kaluar, gjë që konsiderohet si thelbësore në tërheqjen e investitorëve.

Maqedonia është vendi që ka bërë përparim më të madh në vënien e reformave në Ballkanin Perëndimor. Nga pozicioni 69 (nga 183 sa janë gjithsej) më 2008, Maqedonia u rritë me pozicionin e 32 këtë vit, në saje të përmirësimeve në pothuajse të gjitha 10 kategoritë kryesore.

Bullgaria mban pozitën 44, ndërsa Sllovenia përmirësuar renditjen e saj nga 58 në 53. Rumania ka rënë poshtë dhjetë pozicione në vendin e 55-të në listë. Mali i Zi është vlerësuar si i 71-ti, Shqipëria e 82-ta, Serbia e 88-ta kurse Kroacia është vendosur e 103-ta.

Kosova zë vendin e 113-të, ndërsa e fundit nga vendet e Ballkanit është pozicionuar Bosnja, e 116-ta.

Raporti është i shtati në serinë e sondazheve të kryera nga Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare. Edhe pse këto raporte nuk masin të gjitha aspektet e mjedisit të biznesit - të tilla si siguria, stabiliteti makroekonomik, korrupsionit, niveli i aftësive, apo forca e sistemeve financiare – ato konsiderohen përgjithësisht si një nga më të saktit në vlerësimin e mjedisit që ndryshon vazhdimisht, në mbarë botën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi