Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Pse dhe kush i frikëson dhe kërcënon opinionistët e ndryshëm që shkruajnë në faqe interneti

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Pse dhe kush i frikëson dhe kërcënon opinionistët e ndryshëm që shkruajnë në faqe interneti Empty Xhevat Rexhaj: Pse dhe kush i frikëson dhe kërcënon opinionistët e ndryshëm që shkruajnë në faqe interneti

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 10:52 am

Xhevat Rexhaj: Pse dhe kush i frikëson dhe kërcënon opinionistët e ndryshëm që shkruajnë në faqe interneti U1_XhevatRexhaj
PSE DHE KUSH I FRIKËSON DHE KËRCENON OPINIONISTËT E NDRYSHËM QË SHKRUAJNË NË FAQE INTERNETI

Nga Xhevat Rexhaj

Ka ardhur një kohë e vështirë, të shkruash a mos të shkruash, të shprehesh a mos të shprehesh, ta thuash mendimin a mos ta thuash, vërtet një mat pozicion për opinionistët e ndryshëm vullnetmirë.

Të shumtë janë njerëzit që patën menduar se me shkuarjen e Serbisë dhe shërbimeve të tyre sekrete nga Kosova frymëmarrja do të jetë më lehtë, mundësia do të jetë më e madhe dhe liria e fjalës do të jetë disi e garantuar. Por ja që po më duket se ne jemi duke u sjellur në labirinth, nuk po mundemi ende të gjejmë forcë që të konfrontohemi me realitetin dhe me mendimin e tjetrit, po shahemi, po friksohemi po torturohemi me etiketime të ndryshme si në kohën e Serbisë, atëhere Serbia thoshte ju jeni terrorista dhe nacionalista shqiptarë e tani disa njerëz dhe disa kinse shërbime po etiketojnë se je apo jeni spiuna serb e çka jo tjetër.

Fatkeqësishtë këto ndodhin brenda një shoqërie ku për mungesë argumentesh dhe faktesh ndaj ndonjë shkrimi kalon drejtëpërdrejtë në akuza të fëlliqta, në shpifje dhe në shantazhime të paqëndryeshme por ama të rrezikshme duke ditur se nuk ka kush të mbrojë. Sot në realitetin tonë kosovar është e mundur çdo gjë edhe ajo abstraktja, mund të rrezikohesh dhe të anatemohesh nga pseudo patriota dhe pseudo besimtarë, të cilët kur e vërejnë se kritikohet diçka jo e mirë dhe jo e dobishme për kombin me shpejtësi marramendëse të vejnë në shenjester të tyre dhe për fat të keq po e kanë edhe shpinen e nxehtë nga pushtetarë dhe institucionalistë të ndryshëm të cilët në një apo tjetër mënyrë janë të lidhur me ta, kuptohet për përfitime personale materiale.

Një shoqëri e shëndoshë ka nevojë për kritika dhe për vërejtje të ndryshme që kanë të bëjnë me përditshmërinë por edhe me të ardhmën e kombit, pra shoqërisë, e sidomos ne shqiptarët duhet të jemi vigjilent në këtë periudhë kur edhe Institucionet tona janë të dobëta dhe janë të paafta në shumë sfera sepse janë të ardhur në pushtet nga një “ backgraund” jo i pastër dhe i dyshimtë andaj edhe ata të parët janë që dalin kundër kritikuesve sepse iu rrezikohet mirëqënja dhe karriera (pasurimi i tyre me larje parash).

Shoqëria e jonë, pra qytetarët e Republikës së Kosovës dita ditës bombardohen nga TV-të e ndryshme, nga gazetat e ndryshme të cilat thuaja kryekëput janë të varuar dhe të dirigjuara nga pushteti për të arriturat e tyre, ndersa realishtë sitet e ndryshme dhe tribunat e ndryshme të hapuar në internet janë ato që qytetarëve mund të ju ofrojnë realitetin dhe përditshmërinë e prekshme dhe të pashme për dhe rreth Kosovës. Shkrimet dhe debatimet në këto faqe interneti janë edhe një mundësi më e madhe për njerëz neutral dhe të pashitur te pushteti, këtu mund të debatohet edhe për probleme të tjera që preokupojnë jetën dhe familjen qytetare, mirëpo siq e ceka edhe më lartë, edhe këtu shqiptari e fut dorën dhe mundohet të ndalojë dhe të shkatërrojë dritaret që ofrojnë diq për lexues të ndryshëm, kur dihet se sitet janë madhështi që sot shqiptarët kanë hapësire dhe dijeni që të jenë koherent me kohën e internetit dhe me dhanjen e informatave para shumë mediumeve tjera të dirigjuara.

Shpesh më bëhet se ne shqiptarët jemi avangardë për të sulmuar dhe etiketuar njëri tjetrin dhe kur nuk kemi referenca të mirëfillta bëhemi primitiv dhe dalldauk duke akuzuar menjëhere ”bashkëpunëtor të serbisë filani e filani është shka e serbofil”, marri në vete është kjo kur kihet parasysh se ai që mundohet të thot diq për të mirë të kombit dhe qytetarëve të vet etiketohet nga matrapaz të ndryshëm që lehin pas parasë së padjersë. Shpesh edhe thuhet se ata nga diaspora nuk punojnë e kanë kohë të shkruajnë, kjo nuk është e vërtet fare, shqiptarët në mërgim punojnë edhe nga 12 orë në ditë për mirëqenje të familjesë dhe janë të angazhuar që përvojat dhe diturit e tyre të të sjellurit në një shoqëri demokratike dhe civilizuese të i qesin në letër.

Të shkruhet a mos të shkruhet, po, Republika e Kosovës ka dhe do të ketë probleme dhe shqetësime të mëdha me dy dukuri fatale, pushtetin e korruptuar dhe të rrezikshëm me shumë shërbime sekrete me matrapazët dhe përfituesit kinse besimtar- fetarë, koha do e dëshmojë këtë fatkeqësisht sepse Kosova është shëndrruar në një hambar ku është futur, misri, molla, dardha, hudhra, patatja e tjera, era ka me ju nie shumë e keqe se kur kalben këto së bashku mos qillofsha une aty.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Pse dhe kush i frikëson dhe kërcënon opinionistët e ndryshëm që shkruajnë në faqe interneti Empty Komente për shkrimin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 11:50 am

Ne jemi më të fortë se vdekja

Albert Voka 11-09-2009, 05:18am




Nuk më ka hije të dal në rubrikën e komenteve dy herë me të njëjtin emër, ndaj po dal tani në emër të Albert Vokës që nuk është nofkë por pseudonim letrar i dokumentuar zyrtarisht. Puna e feve është një punë që nuk duhet të ngucet, thoshte dada Gjulie, bashkëshortja e ndjerë e Daut memishit nga Sllatina e Oltenisë, por këtë punë nuk e lë pa u ngucur Behar Beqiri nga Kosova, kryetar i Forumit të Rinisë Muslimane të Kosovës, Mulla Krasniqi vjet dhe Emin Tërnava sivjet që tenton ti islamizojë edhe shkollat tona kombëtare, Abedin (Albertino) Rakipi në emër të Çamërisë dhe Tano Turku në emër të Serbisë antishqiptare. Për këtë të fundit na vijnë mesazhe gjoja se qenka Artan Meha nga Lushnja me banim në Irlandë, Ibrahim Kelmendi nga Kosova (gjë e pabesueshme për mua nja dy dashamirë të Zemrës Shqiptare të cilët na shkruajnë se ai qenka ateist por jo islamist). Ma merr mendja se është i panumërt numri i krijuesve të ndershëm të cilëve u vinë idetë dhe frymëzimet gjatë gjumit, sidomod në orët e hershme të mëngjezit dhe kushdo që zgjohet dhe i kalon ato në fletore (të shkruar apo elektronike) bën mirë ngase nuk lejon ti degdiset mendimi në shkretëtirë. Cili është mendimi që na e fali Perëndia në këtë mëngjez të hershëm? Se pas nofkës Tano Turku fshiet një kanibal ballkanik që bashkëvepron me një ishspiun të diktaturës komuniste (A. B.) që militon për islamizimin e Shqipërisë sipas rekomandimeve të shoqatave dhe ambasadave turko/arabe që e paguajnë për këtë punë, ndërsa pas nofkës Cigan Rumuni fshihet një fundrinë e

pseudoortodokse, edhe ky ishspiun i diktaturës komuniste që e ka braktisur Shqipërinë nga frika ndaj demokratëve të cilët i ka spiunuar dhe kërcënuar me hedhje në gjyq, para dhe pas diktarurës (K. K.). Se sa e rrezikshme është beteja pseudoshqiptare për përçarjen e shqiptarëve në baza fetare po i japim dy komente. I pari i përket një diplomati të huaj që i njeh rrethanat në Kosovë dhe Shqipëri: "Personalisht konsideroj se keni bërë një gjest normal dhe për ta vlerësuar. Eksziston një Zot i vetëm. Secila fe i drejtohet në mënyrën e saj. Shqiptarët kanë një traditë për ta çmuar secilin pavarësisht nga feja e tij. Kohëve të fundit janë paraqitur manifestime të këtilla radikale të gjeneruara nga influencat e huaja. Disa nga kosovarët kanë qenë në Arabinë Saudite dhe kanë marrë një influencë më radikale lidhur me mënyrën në të cilën manifestohen ndaj të tjerëve në pikëpamje fetare. Janë të paktë por kanë një qëndrim të këtillë". Kjo ishte e para, dhe e dyta është një fletë ditari e një mikt tim që ma ka dërguar në besim për ta lexuar para se ta botojë. Aty bëhet fjalë për krimet serbe kundër Kosovës shqiptare edhe në pikëpmaje fetare, një urrejtje patologjike kundër shpirtit shqiptar pse qenka i një feje tjetër, edhepse shqiptari i mirëfilltë nuk e urren as fenë e Fan Nolit, as atë të Gjergj Fishtës dhe as fenë e turkut, pjestarë të së cilës, së bashku me ata të fesë së Gjergj Fishtës dhanë kontribut për çrobërimin e Kosovës, jo në emër të fesë siç vepronin serbët para dhjetë vitesh apo turqit para 100 vitesh, por në emër të idesë për të qenë gjithmonë në shërbim të kombit dhe atdheut. Ja ku e keni një fragment ditari nga miku im, Mazllum Saneja:

Paçi një ditë të mbarë dhe të gëzuar!

12 XII 1999

Fill i vetëm në dhomën time. Kish filluar të më mundonte qysh në mëngjes një brengë e çuditshme, një mërzi e mall për vendlindjen, Atdheun. E dija fort mirë se atje përgjatë Erenikut e Çabratit dhe tërë Kosovën po vazhdonte apokalipsa e kohëve moderne, se atje gjëmë e madhe e hata po ndodh. Në një letër qe i shkruaja vëllait, letër që kurrë nuk arriti tek ai, i shkruaja se ne jemi më të fortë se vdekja.

Në këtë kënd vetmie, larg atdheut - net të tëra të pagjumë kaloja, derisa populli im i shumëvuajtur përjetonte netët e gjata të Bartolomeut ne mes thikave dhe, Kalorësit Apokaliptik po vranin, thernin e masakronin fëmijë, burra e gra të pambrojtura dhe gjithçka shqiptare.

Mendime të llahtarshme e lemeritëse më përpëlitnin pareshtur, ndjenja të errëta e të paqarta për mua më dyndeshin në kokë, dhe unë nuk kishja as fuqi as dëshirë t’i zgjidh.

Le që ku i zgjidh dot unë të gjitha ato halle dhe krajata në jetën time

mërgimtare.











Cohuni o komb trimash ta zhdukim kete fare krymbash!

Baki Ymeri 10-09-2009, 11:12pm



O ju shtriga te liga te forumit Cameria qe ia beni sherrin Kosoves, Shqiperise dhe Camerise! O sharlatane te infektuar nga virusi antishqiptar i talibanizmit ballkanik! O hije te humbura qe fshiheni pas nofkave Tano Shejtan Turku, Cigan Rumuni, Mburoja dhe paranoja qe e keni gerditur opinionin me vargje satanike kunder figurave legjendare te kombit shqiptar! O rezila te denje per ti ngulfatur ne dhomen e Kasapit te Ballkanit ne Hage! O pjella te shemtuara qe e shfrytezoni emrin tim per te me rikacafytur me Kole Shkodranin qe ua fut te dy kembet ne nje kepuce! O pismaluke qe lehni si kuckat komuniste duke e fshehur identitetin pas nofkave qe jemi duke ua deshifruar pre te Ju hedhur ne duart e drejtesise! Urdheroni e vazhdoni me argumente te reja raciste per ta pare se ditet i keni te numeruara, se faktori kombetar dhe nderkombetar eshte duke e monitorizuar cdo mesazh me karakter antishqiptar, antikristian dhe antiamerikan! Nje trimereshe shqiptare nga Franca kahere ka insistuar te drejtoria nderkombetare e Internetit te Jua blokoje adresen, dhe tani e ka rastin dhe komunikaten per blokim. Mos harroni se komunikaten tone e ka botuat Tribuna Shqiptare dhe nje varg revistash tjera qe i lexojne mijera vete. Urdheroni e shikoni pese nga 15 mesazhet e perkrahjes qe na kane arritur brenda nje dite, argumente konkrete per kompletimin e librit Kopilat e Kombit qe do dale ne disa gjuhe!

Baki Ymeri,

kryeredaktor i revistes Shqiptari,

Faik Konica e diteve tona qe e ka lene nje amanet per Ju:

Cohuni o komb trimash, ta zhdukim kete fare krymbash!

09/10/09, From ardiandaka@yahoo.com

I nderuar Baki!

Me vjen shum keq nuk e kame idene fare se kush eshte kjo hiene e pise. Dihet qarte vetem qe kjo kafshe me dy kembe eshte nje antishqiptar i theksuar, nje armik i betuar dhe forumi “cameria” qe moderohet nga ky pis eshte nje strofull e spiunazhit greko-serb. Islamizmat e tyre te theksuara jane thjeshte metoda te ndyra per te diskredituar shqiptaret dhe Ceshtien Came. E keqia eshte bere bashke dhe po na lufton me metadat me primitive, por ditet e tyre jane te numeruara. Karakteristike e hienave te pista. Nuk duhet te heshtim vella, nuk duhet te lodhemi, duhet ta ngreme zerin ne kupe te qiellit dhe tja u bejme te qarte gjithe shqiptarve se kush jane keto skupira. Goditja me e madhe per ta dhe ustallaret e tyre jane ato shkrimet tua aq te bukura qe ngrene larte forcen e shqiptarizmit. Bekuar qofshe per kete pune kaq te mire!

Mbec me shendet dhe gjithe te mirat

Me respekt per ju Ardian Daka

10/09/09, From petritkosova@yahoo.com

To: bakiyemri@yahoo.com

Subject> Mirenjohje nga Kosova

I nderuar Baki,

Faleminderit qe ma dergove komunikaten perkitazi me rastin indinjues te djegies se shtepive...

Te falenderoj edhe per shkrimet qe po m'i dergon vazhdimisht.

Pershendetje vellazerore

Petrit Kosova

On Thu, 9/10/09, b...@yahoo.com

Pershendetje i nderuar

Jo rralle me mbushet mendja se jeta eshte vetem nje kujtim.

Tek me ftojne miqte ne hapjen e Katedrales se Prishtines dhe ne Manifestimin e Mikel Tarabulluzit, ku une vite me pare isha pjesemarres i mbajtjes se meshes, hap dosjen e kujtimeve dhe gjej nje Falenderim me moshe prej 15 vjetesh.

Mbase ia vlen ta dergoj.

Me respekt, B. B.

--- On Thu, 9/10/09, Gh. Arnauti wrote:

From: Gh. Arnauti

Subject: Fw: KOMUNIKATË PËR SHTYP NGA BUKURESHTI/ apreciere

To: "Baki Ymeri"

Date: Thursday, September 10, 2009, 4:29 AM

Personal consider ca ati facut un gest normal si de apreciat. Exista un singur Dumnezeu. Fiecare religie i se adreseaza in felul sau. Albanezii au o traditie in a aprecia pe fiecare indiferent de religia sa. In ultimul timp au aparut astfel de manifestari generate de infuentele straine. Unii dintre kosovari au fost in Arabia Saudita si au primit o influenta mai radicala in privinta modului in care sa se comporte fata de ceilalti din punct de vedere religios. Sunt putin care au o astfel de atitudine.

Cu respect,

Gh Arnauti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi