Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu më i shkurtër në botë

Shko poshtë

Njeriu më i shkurtër në botë Empty Njeriu më i shkurtër në botë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 12:48 pm

Njeriu më i shkurtër në botë



Njeriu më i shkurtër në botë Vogel
22 vjeçari i cili ka lindur me një çrregullim që ka penguar rritjen e tij, është i gjatë vetëm 73 cm dhe peshon 7 kg.


He Pingping është shpallur njeriu më i shkurtër në botë që mund të ecë, nga libri i rekordeve botërore Gines. 22 vjeçari i cili ka lindur me një çrregullim që ka penguar rritjen e tij, është i gjatë vetëm 73 cm dhe peshon 7 kg. Prindërit e thërrasin Ping-Ping nga që është shumë i shkurtër dhe emri i tij do të thotë shishe e verës. Pavarësisht gjatësisë së tij, ai pi së paku një pako cigaresh në ditë. Një gjë të tillë ka filluar t’a bëjë që kur ishte 7 vjeç. Ai është i vendosur që të vazhdojë të konsumojë duhan.
“T’i duhet të ndërpresësh konsumimin e cigares, unë nuk do të heq dora nga cigarja. Nëse nuk i pi ti këto cigare, do t’i pi unë”, thotë He Pingping.
Ai nuk flet shumë me të huajt, por vazhdimisht ndihmon në restorantin familjar, duke bërë punë të vogla. Kur lodhet gjen një vend të qetë ndër tavolinë për të pushuar. He Pingping është bërë shumë i famshëm që nga shpallja e tij si njeriu më i shkurtër në botë në vitin 2007, kurse është ftuar të vizitojë Japoninë, SHBA-të, si dhe në Londën për të takuar gruan me këmbët më të gjata në botë Svetlana Pankratova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi