Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njoftim për shtyp

Shko poshtë

Njoftim për shtyp Empty Njoftim për shtyp

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 20, 2009 6:39 pm

Njoftim për shtyp



Tiranë,19.2.2009 - Zyra e Informacionit e Këshillit të Evropës në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës (UET) organizon në datë 20 Shkurt 2009 ora 11.00 në sallën Consilium të UET një seminar prezantimi dhe një bashkëbisedim mbi botimin e saj më të fundit “Romët në Evropë”.

Në këtë veprimtari do të marrë pjesë edhe autori i librit Z Jean-Pierre Liégeois i cili është profesor në Universitetin e Paris-V Sorbonë.

Në Evropë Romët përbëjnë një komunitet prej rreth tetë milionë personash. Ata janë një komunitet që janë keqkuptuar, janë izoluar nga bota për shkak të stereotipeve negative që gjithmonë i kanë rrethuar; për shekuj me radhë politikat e hartuara ndaj tyre kanë pasur synimin e shkatërrimit të tyre fizik apo kulturor.

Ky libër ka si qëllim të krijojë një vizion më të qartë për Romët duke përshkruar nga njëra anë, pasurinë e kulturës, stilit të tyre të jetesës dhe forcën e identitetit të tyre, dhe nga ana tjetër, keqtrajtimin që u është dashur të përjetojnë për shekuj të tërë. Ky arsyetim i qartë dhe i hapur i një situate të tillë komplekse e të plotë që ka nxitur konflikte të përhershme, do të jetë me interes të veçantë për mësuesit, trajnuesit, punonjësit që merren me komunitetin dhe individët që kanë përgjegjësi politike apo administrative në këtë fushë.

Ky libër shërben edhe si një mjet për të shpërndarë informacion për organizatat e Romëve. Faqet e fundit të librit paraqesin shtyllat për të hartuar një program të ndërtuar në bazë të nevojave, si dhe një program të bashkërenduar veprimi.

Në këtë sesion janë ftuar të marrin pjesë perfaqesues nga organizata jo fitimprurëse vendase dhe të huaja që operojne në fushën e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit Rom, studentë dhe pedagogë te cilet do te diskutojne dhe shkembejne pervojat e tyre në lidhje me problematkat, historinë, identitetin, vlerat dhe kulturën e komunitetit Rom.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi