Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkëlzen Halimi: Cilat figura shqiptare i mungojnë “Enciklopedisë...”!

Shko poshtë

Shkëlzen Halimi: Cilat figura shqiptare i mungojnë “Enciklopedisë...”! Empty Shkëlzen Halimi: Cilat figura shqiptare i mungojnë “Enciklopedisë...”!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 23, 2009 2:22 am




Shkëlzen Halimi: Cilat figura shqiptare i mungojnë “Enciklopedisë...”! U1_ShkelzenHalimi
Argumente plus për diletantizmin e AMSHA

Cilat figura shqiptare i mungojnë “Enciklopedisë...”!

Argumente për të konstatuar se autorët e “enciklopedisë” ndaj shqiptarëve kanë patur një qasje, siç thuhet në popull, “sa për sy e faqe”


Nga Shkëlzen HALIMI

“Enciklopedia maqedonase” definitivisht është dështimi i radhës i politikës maqedonase. Është një provokim me pasoja afatgjate, që atakon qenien shqiptare. Tash janë hapur të gjitha letrat dhe kanë rënë maskat. Më në fund u argumentua ajo që dyshohej më parë, se Akademia maqedonase ndaj shqiptarëve ka të njëjtin qëndrim si të Akademisë serbe. Pos gabimeve të pafalshme teknike, shtrembërimit të emrave, datave janë me dhjetëra emra shqiptare që fare nuk e kanë patur vendin në këtë “enciklopedi”, sepse ata askush as i njeh e as ka dëgjuar për ta ose as që kanë kontribuar për diçka. Prezantimi i tyre ka të bëjë vetëm me faktin se kanë qenë pjesëmarrës në LNÇ dhe këtu përfundon gjithçka. Nga ana tjetër, janë me qindra figura shqiptare që kanë dhënë kontribut në lëmin e historisë, kulturës, sportit, politikës, por që nuk figurojnë askund. Në këtë “enciklopedi” mungon DERVISH CARA, një figurë e shquar e shekullit 19-të. Ai ka qenë një ndër kryengritësit më kryesorë të kryengritjes antiosmane në vitin1844. Mijëra luftëtarë të udhëhequr nga Dervish Cara çliruan Prishtinën, Shkupin, Tetovë, etj. Porta e Lartë ishte trembur nga përmasat e gjëra të kryengritjes që ishte më e madhja në Maqedoni e Kosovë gjatë luftës së Tanzimatit. Dervish Cara u lind në fshatin Pallçisht i Tetovës.


Mungon DERVISH HIMA, veprimtar, atdhetar dhe publicist i Rilindjes Kombëtare. I lindur në Ohër më 1875, shkollën fillore e kreu në Ohër, shkollën e mesme në Selanik, kurse të lartën në Stamboll. Ishte organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, botues i gazetës "Arnautlluk" në Stamboll e më pas "Albania" në Zvicër. Në 1912-n mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë, ndërkohë shkroi e botoi librat: "Varri i liridashësve", "Pasqyra e krimeve të Sulltanit", "Një zë nga burgu në kohën e lirë", etj.


Në këtë “enciklopedi” nuk gjendet HAMDI BEJ OHRI, që njihej për atdhetarinë, por edhe trimërinë e tij. Në bashkëpunim të ngushtë me Nijazi Resnjën, Said Najdenin, Bajo Topullin, Gjergj Qiriazin etj, Hamdiu do të vendosej në vitet e para të shekullit të njëzetë, në radhët e burrave që formuan Komitetin e fshehtë të Manastirit. Si rallëkush në ato kohëra, Hamdi bej Ohri do t’i kundërvihej politikës mashtruese të turqve të rinj, të cilët deri sa morën pushtetin nuk lanë premtim pa bërë, ndërsa më tej, nisën të shkelin me zjarr dhe me hekur çdo nismë shqiptare për dije dhe përparim. Mungon dibrani i shquar JASHAR EREBARA, i lindur më 1873 në Dibër dhe i cili u shkollua në Shkup dhe Bukuresht, atdhetar dhe intelektual, që dha një kontribut të madh patriotik dhe publicistik. U mor mjaft me botimet në gjuhën shqipe. Ishte kryeredaktor i gazetave "Albanija" dhe "Shkupi" etj. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Në “enciklopedi” nuk është përfshirë as MEHMET PASHË DERALLA nga Gradeci i Gostivarit, ministër i parë Luftës në Qeverinë Ismail Qemalit. As JOSFI BAGERI, një patriot i shquar dhe poet nga Reka e Epërme e Gostivarit. Mungon edhe SULË HOTLA (nga rajoni i Kumanovës, 1875-1947), një nga udhëheqësit më me zë të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, i cili u vra në një tradhti të kurdisur nga OZNA dhe UDB-a jugosllave. Nuk është përfshirë PJETËR JANURA, një nga themeluesit e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare pranë Fakultetit Filologjik dhe autor i monografisë së Migjenit. Mungon REMZI NESIMI, një nga kontribuesit më të mëdhenj në gjuhësinë shqiptare, pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit në vitin 1972 në Tiranë, profesor shumëvjeçar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Shkup. Është “harruar” edhe AGIM VINCA, poet, kritik dhe një nga studiuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Askund nuk figuron HAKI YMERI, gjuhëtar, ish profesor në Katedrën e gjuhës dhe Letërsisë shqiptare, bashkautor me Zihni Osmanin (i cili është përfshirë në “enciklopedi”) i fjalorit maqedonisht - shqip. Mungon kompozitori i shquar, dibrani MUSA PIPERKU, autor i qindra këngëve të zhanreve të ndryshme dhe fitues i shumë çmimeve në fushën e artit muzikor. Kënga e tij emblematike "Pranvera në Prishtinë", një lloj himni kushtuar rinisë, dashurisë dhe Prishtinës, edhe sot ka mbetur një "evergrin" i vërtetë që dëgjohet me ëndje nga të gjitha brezat. Nuk është përfshi as aktori i shquar QEMAL AJDINI, që ka lënë gjurmë në dramartugjinë shqiptare. Mungon trajneri i shquar i mundjes së lirë MENTAS ALLAJBEGU (nga Dibra), njeriu që ngriti në majat më të larta të sportit botëror mundësit Shaban Sejdiu dhe Shaban Tërstena. Allajbegu nga asociacionet shqiptare të sportit është shpallur trajneri i shekullit të 20. Mungon edhe VEBI VELIJA, biznesmeni i shquar shqiptar nga Gradeci i Gostivarit, njeriu që ngriti televizionin ALSAT.


Lista e atyre që patjetër e kanë patur vendin në këtë enciklopedi nuk përfundon me kaq, përkundrazi, siç thamë më lart, janë edhe me qindra të tjerë. Të dy universitetet, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe ai i Evropës Juglindore, janë prezantuar me dy –tre profesorë, ndërkaq kjo flet mjaftë për tendencën dhe diletantizmin. Mungojnë edhe shumë shkrimtarë e figura tjera nga sfera e kulturës, historisë, politikës, ekonomisë, sportit. Janë këto argumente të mjaftueshme për të konstatuar se autorët e “enciklopedisë” ndaj shqiptarëve kanë patur një qasje, siç thuhet në popull, “sa për sy e faqe”. Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt.



(Marrë nga gazeta KOHA e Shkupit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi