Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi: Resurset natyrore dhe pasuritë nëntokësore të Kosovës futen nën juridiksion të minoritetit serbë

Shko poshtë

Demir Krasniqi: Resurset natyrore dhe pasuritë nëntokësore të Kosovës futen nën juridiksion të minoritetit serbë Empty Demir Krasniqi: Resurset natyrore dhe pasuritë nëntokësore të Kosovës futen nën juridiksion të minoritetit serbë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 25, 2009 1:11 am



Demir Krasniqi: Resurset natyrore dhe pasuritë nëntokësore të Kosovës futen nën juridiksion të minoritetit serbë U1_DemirKrasniqiAktualitete:

ME ANË TË DECENTRALIZIMIT – TË GJITHA RESURSET NATYRORE DHE PASURITË NËNTOKËSORE TË KOSOVËS FUTËN SËRISH NËN JURIDKISION TË MINORITETIT SERBË

Nga Demir KRASNIQI

Me projektin e decentralizimit dhe krijimit të disa komunave të reja të minoritetit serbë në Kosovë , nuk arrihet asgjë më tepër se sa një legalizim i ndarjes territoriale në baza të pastra etnike në mes të shqiptarëve dhe minoritetit serbë dhe kalimit te të gjitha resurseve natyrore dhe pasurive nëntokësore të Kosovës , nën juridiksionin e minoritetit serbë ?!
Se është vërtetë kështu , po japim vetëm disa shembuj bindës në vazhdimësi të këtij shkrimi dhe pastaj lexuesi do të bindet vet:
1. Sipas projektit të decentralizimit, parashihet që komuna e Novo Bërdës të zgjerohet edhe për disa fshatra, për ta shtrirë kufirin administrativ deri tek rruga qarkore e qytetit të Gjilanit dhe me këtë projekt, automatikisht miniera e Novo Bërdës do të qeveriset dhe mbikëqyret nga vet minoriteti serbë i kësaj komune.
2. Me themelimin e Komunës së Kllokotit, automatikisht do të mbikëqyret dhe qeveriset nga minoriteti serbë, Banja e Kllokotit bashkë me ujin mineral, që është njëra ndër banjat më të vizituara për shërim nga ana e nevojtarëve të sëmurë shqiptarë .
3. Me këtë lloj decentralizimi dhe me krijimin artificial të komunave të reja në regjionin e Anamoravës, në Kllokot, Partesh, Ranillug... qyteti i Gjilanit ka të ngjarë se do të mbetet një enklavë e izoluar shqiptare, nga se nga të gjitha anët do të rrethohet me kontrollin dhe pushtetin lokal serbë ?!
4. Resurset dhe bukuritë natyrore që frekuentohen më së shumti në Kosovë, nga ana e turistëve vendorë dhe të huaj, pa dyshim se janë në kanjonin e lumit Lepenc, përkatësisht grykës së Brezovicës , vendit turistik “Prevallë” dhe kanjonin e lumit Bistrica e Prizrenit, të cilat do të bllokohen , mbikëqyren dhe qeverisen nga Komuna e Shtërpcës dhe minoritarët serbë .
5. Minierat e Kishnicës dhe Hajvalisë, do të mbikëqyren dhe qeverisen nga serbët e komunës së Graçanicës, komunë kjo që do të qeverisë edhe me liqenin akumulues të Badocit, nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm pjesa dërmuese e qytetit të Prishtinës .
6. Me arin e zi të Kosovës, basenin e linjitit nga i cili furnizohet gjigandi i termocentraleve “Kosova”, do të qeveriset nga komuna e Obiliqit .
7. Minierat e plumbit, zinkut, arit, argjendit dhe shkritorja e plumbit në Zveçan, do të mbikëqyren dhe qeverisen nga minoritarët serbë në veri të Mitrovicës, të administruar në komunat: Mitrovica Veriore, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.
8. Resurset dhe bukuritë natyrore të Deçanit, do të qeverisen dhe mbikëqyren nga Manastiri Ortodoks Serbë në Deçan .
Këto dhe shumë të tjera, janë të mirat dhe prioritetet që do t’i përfitojë Kosova, si dhurata nga procesi i decentralizimit .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi