Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Faqja 6 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:53 am

Janina kishte shumë lypës. Ata i afroheshin Thanasit, të cilin dukej se e njihnin, por ai i shante dhe ata largoheshin me dorën e zgjatur. Në sheshin përpara Kastros qëndronin disa roja,t ë cilët lëviznin duke parë me bisht të syrit nga dritaret e kështjellës nga ku, me sa duket, dikush i vëzhgonte. Ata i mbanin karabinat mbi sup dhe mustaqet i kishin njëlloj të holla, sikur i prisnin tek i njëjti berber. Po ti si këta je, e pyeti Petro. Thanasi qeshi dhe duke vazhduar të ecte tha: Këta rrinë në diell, kurse unë jam hija e Aliut.
Në mes të oborrit të Kastros ngrihej një top i mbështetur në dy rrota dhe poshtë tij ishte një kuti druri e mbushur me predha. Gryka e tij ishte e shkurtër dhe e hollë. Është Foleja e Dallëndyshes, tha Thanasi dhe u afrua te topi. Aliu ka një kazermë plot me topa. Disa i ka rrëmbyer në beteja, por shumicën ia ka blerë turqve dhe anglezëve. Topat kanë emra të ndryshëm. Ky u quajt Foleja e Dallëndyshes sepse kur donin ta provonin, një dallëndyshe që ishte fshehur brenda tytës u ngrit në ajër dhe fluturoi, por pasi bëri disa rrotullime u fut prapë atje dhe rrinte e ulur në bisht, e frikësuar. Ushtarët e lëvizën topin që ajo të ikte, por dallëndyshja nuk dilte. Atëherë futën një shkop për ta trembur dhe dallëndyshja doli, por u kthye prapë dhe u përpoq të hynte, por ushtarët e penguan duke rrahur ajrin me shkop. E drejtuan topin, futën predhën dhe u bënë gati të qëllonin. Dallëndyshja rrotullohej bashkë me topin dhe filloi të kafshonte ajrin duke fishkëllyer si një sharrë e prishur. Kur topi u shkreh, bashkë me predhën, ra në tokë një fole e shkalafitur, kashta dhe puplat e së cilës u endën në ajër për disa minuta. Copat e folesë u shpërndanë gjithandej në oborrin e kazermës dhe ushtarët që i mblodhën thanë se ato ishin përzier me vezë dallëndysheje, të cilat, nga shpërthimi, ishin bërë si një reçel që të ngjiste duart. Dallëndyshja ulërinte duke u sjellë përreth topit të nxehtë dhe i merrte erë ajrit. Kur ia thanë këtë histori, Ali Pasha vendosi ta mbajë topin në oborrin e Kastros dhe i tha topçinjve të tij: Na duhet një fole zogjsh se e kemi mbushur kështjellën me kafshë. Petro pa topin, por tyta e tij ishte e ftohtë dhe e heshtur si një bark beronje.
Në një cep të oborrit të shtruar me gurë të dendur ishte një karrocë e mbuluar që shkëlqente në diell. Ajo qëndronte mbi dy rrota të mëdha elegante dhe dy kuaj të lartë biondë, që ishin lidhur pas saj, prisnin me kokën ulur. Është karroca e Pashait, tha Thanasi. E ka blerë në Francë. Në Janinë, përveç tij, askush nuk ka të drejtë të dalë me karrocë. Njëherë, një tregtar i pasur grek, të cilit i ishin fryrë këmbët dhe nuk ecte dot, iu lut Pashait të blinte një karrocë që të mund të dilte në qytet. Nuk më more leje kur u sëmure, iu përgjigj Aliu dhe e dëboi plakun që dy shërbëtorë e ngritën në krahë. Po ti ke hipur në karrocë, e pyeti Petro. Thanasi uli kokën dhe rregulloi brezin e kuq të pisqollës. Karroca është e vogël dhe nuk ka vend për hije, tha.

Gënjen Akuym e pyeti Petro. Ç’do të thuash, i tha Thanasi. Petro bëri disa hapa dhe ndaloi. Dajë Llambro ka frikë se Aliu po na gënjen. Na ka thirrur për të sulmuar Gjirokastrën, por daja beson se ai kërkon të sulmojë Sulin dhe duke na joshur me premtime dhe para do të na kapë në befasi. Sido që të ndodhë, do përpiqem të të shpëtoj, tha Thanasi dhe eci përpara duke fshehur sytë. Hija e tij u zvarrit në kalldrëmin e Kastros dhe u fsheh në karrocë. Kuajt lëvizën, por nuk u nisën. 
Kur Thanasi i tregoi haremin Petro u ndez. Nuk hynë brenda, por ecën deri te dritaret e vogla të mbuluara me pjergull ku vajzat afroheshin sa herë që ndienin erë burrash në oborr. Ato i kishin sytë e lyer dhe flokët e lëshuar dhe të shndritshëm. Në mes të oborrit të haremit ishte një shatërvan i kuq, ndërsa uji dilte nga një çezmë në formën e një femre me gjinj të zhveshur. Ajo shihte vizitorët dhe dukej sikur i thoshte: Shuani etjen para se të vdisni. Haremi ishte një godinë me dy kate dhe me shumë ndarje, të cilat duhej të ishin dhoma. Dritaret ishin me kangjella dhe gratë dukeshin si zogj të mbyllur në kafaza. Në fund të haremit ishte dhe një pjesë me dritare më të vogla të veshura me kortinka jeshile. Ajo është pjesa e djemve, tha Thanasi, që dukej i skuqur. Petro kapërceu pështymën. Ti ke qenë atje, e pyeti. Thanasi u afrua te shatërvani, futi dorën në ujë dhe lagu qafën. Sytë e tij ishin rritur dhe shikonin me ëmbëlsi në drejtim të haremit. Kur ika nga fshati, isha një djalë i njomë dhe flija staneve bashkë me Aliun. Në dimër ishte ftohtë, por në verë lëkura të mbushej me kripë bulmeti. Ndërsa në harem është shumë fresk. Djemtë lyhen me parfum pjeshke dhe nuk mbajnë era djathë i thartuar si bagëtitë e staneve. E megjithatë aty nuk ka ditë, por vetëm net të gjata dhe të lodhshme, tha Thanasi duke parë nga dritaret me kortinka jeshile.
Në mbrëmje shkuan në tavernë. Merimangat vareshin nga trarët e thatë, ndërsa në muret me gëlqere ishin ngulur vargje me speca djegës dhe më tutje hudhra të verdha që ishin thurur si gërshet gruaje. Në një cep, varej një pikturë që tregonte liqenin dhe një djalë që bëhej gati të lahej duke parë ujin me frikë. Djali ishte i shkurtër, por fytyra e tij ishte e regjur si e një burri që mendohet. Bedenat e Kastros ishin të holla, ndërsa barakat e çifutëve ishin bërë me dy kate. Piktura ishte vizatuar me karbon dhe dielli dukej si një predhë e zezë,g ati për të rënë mbi qytet. Petro shikonte pikturën dhe Thanasit iu duk sikur ai po mendohej, ashtu si djali me fytyrë burri. po ta vizatoja unë, do bëja një kalë në breg, që djalit t’i dilte frika, tha Petro. Thanasi buzëqeshi dhe thirri kamerierin.
Taverna ishte e zhurmshme dhe pis. Aty kishte shumë grekë që pinin verë recine që mbante era rrëshirë dhe përtypnin një pastërma të djegur që ua bënte buzët të zeza. Ata morën speca të skuqur me gjizë, qofte me erëza, patate të pjekura dhe uzo. Grekët pinin dhe flisnin me zë të lartë. Kamerieri, që kishte lidhur kokën me shami, vraponte në mes tavolinave dhe grekët e ngacmonin duke i pickuar të ndenjurat. Djali kërcente dhe llastohej duke lëvizur belin pastaj futej në kuzhinë dhe kthehej me pjata të tjera.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:53 am

Në një tavolinë rrinte një burrë i veshur me kostum të zi, me këpucë të drejta me taka të larta dhe këmishë të bardhë në të cilën kishte lidhur një shall të kuq të gufuar me pika të arta. Herë pas here nxirrte një qostek dhe e shikonte. Të gjithë e njihnin sepse kur ai hyri grekët pushuan dhe filluan të flasin me zë të ulët. Burri ishte i gjatë, me një hundë të drejtë dhe flokët i kishte të krehura me kujdes. Porositi verë dhe peshk të fërguar me vezë. Hante duke qëruar ngadalë halat dhe herë pas here fiksohej mbi pjatë sikur zbulonte ndonjë organ të panjohur në trupin e peshkut. Ky është Tozoni, mjeku i Aliut, tha Thanasi. Nga se vuan Aliu, e pyeti Petro. Pak nga të gjitha, reumatizëm, dhimbje koke, shkurtim kockash, ujë në mushkëri, ngushtim zemre, marrje mendsh, kruarje, lemzë dhe majasëll. Më shumë se çdo gjë ka frikë kolerën dhe mban shumë mace në Kastro se Tozoni thotë që minjtë e sjellin kolerën nga kanalet. Ka frikë, e pyeti Petro duke fshirë gjizën me bukë. Ai thotë se nuk vdes njeriu as nga lemza dhe as nga majasëlli. Është i bindur që do jetojë njëqind e pesëdhjetë vjet, tha Thanasi duke qeshur. Po ky si e shëron, pyeti Petro duke parë Tozonin që kishte mbaruar peshkun. Thanasi u ngrys dhe uli kokën mbi pjatë. Tozoni është italian, foli Thanasi. Ai ka udhëtuar shumë në Turqi, Egjipt, Maltë, More. Këtu erdhi nga Korfuzi. Njëherë e rrëmbyen piratët në Egjipt dhe e mbajtën tre vjet në anije sepse ai dinte të ndalonte rënien e dhëmbëve. Kur erdhi në Janinë u dashurua me një greke dhe mbeti. Mori një shtëpi të vjetër e rregulloi me mobilie italiane, mbolli limona në oborr dhe filloi të punonte për Aliun që e shëroi nga reumatizma. Di shumë gjuhë dhe i përkthen Pashait kur vijnë francezë, italianë ose anglezë. Tozoni është i vetmi që e pa Eminenë, gruan e Aliut, kur vdiq. Ai e di se çfarë ka thënë ajo duke dhënë shpirt. Disa thonë se e vrau Aliu me pisqollë, por disa të tjerë thonë se ajo u çmend dhe vdiq nga frika. Aliu e ka detyruar Tozonin të mos flasë për vdekjen e Eminesë dhe që ai të mos largohet nga Janina ia ka marrë gruan dhe ia ka mbyllur në harem. Një herë në muaj Tozonin e lënë të takojë gruan në një dhomë të veçantë ku ai kalon gjithë natën dhe në mëngjes ikën duke qarë. Sonte duhet të jetë nata e gruas sepse ai gjithë kohën kontrollon orë. Petro e pa Tozonin me keqardhje edhe Thanasi filloi të qeshte. Pas pak Tozoni pagoi dhe doli nga taverna. Grekët u bënë prapë të zhurmshëm ndërsa kamerieri, që ata e thërrisnin Ganimed, tundej duke shërbyer.
Kur dolën jashtë, hëna po lahej mbi liqen. Ata ecën në drejtim të kazermës duke i kthyer kurrizin liqenit. Ke qenë në fshat, pyeti Petro. Jo, u përgjigj Thanasi. Babai ka bërë një shtëpi të madhe me shumë dhoma. Ka një dhomë edhe për ne të dy. Petro ktheu kokën nga perëndimi, andej nga duhej të ishte fshati dhe hëna i ndriçoi ballin. Po shkove përpara meje mos e zër krevatin që sheh nga deti, i tha Thanasit dhe u fut në kazermë. Para se të flinte iu kujtua peshku me hala i Tozonit dhe u kollit që të mos mbytej.
Dy javë më vonë, një oficer i Ali Pashës erdhi në kazermë dhe takoi Llambro Xhavellën. Biseduan shumë pak në këmbë dhe Llambro hyri brenda dhe u tha burrave: Nisemi në të gdhirë. Bëhuni gati. Do t’i biem Gjirokastrës.
Shtatëdhjetë burrat u ngritën dhe filluan të pastrojnë armët. Kur hëna u shua, ata dolën nga kazerma. Në të dalë të Janinës i prisnin pesëqind ushtarë të Aliut, të gjithë të armatosur. Ali Pashë Tepelena nuk ishte, ndërsa Thanasi me një këmishë të kaltër rrinte në rreshtin e dytë, i hipur mbi kalë. Llambro Xhavella takoi oficerin dhe u tha shokëve të tij të ndiqnin kolonën. Dielli digjte dhe kuajt nxirrnin shkumë. Zalli i lumit të tharë anës rrugës zbardhte nga etja. Në mbrëmje, dolën dhe gryka e malit dhe fusha e zezë u hap përpara tyre si vello e vejushës. Nata ishte e pastër dhe nga larg dukeshin dritat e Gjirokastrës që fluturonin si xixëllonja mbi një shkëmb. Kolona ndaloi dhe oficeri thirri Llambro Xhavellën. Petro i pa duke biseduar në errësirë, ndërsa dhëmbët e mëdhenj të Llambros iu afruan fytyrës së oficerit. Thanasi ishte disa hapa më tutje duke dëgjuar në heshtje. Kur u ndanë, oficeri takoi Thanasin dhe të dy hynë në mes të ushtarëve që i kishin zbritur kuajve për t’u çlodhur. Qafiri më tha se do t’i biem nga një rrugë tjetër për t’i dalë Gjirokastrës nga prapa, tha Llambro Xhavella duke kapur kalin e tij fort nga kapistallet. Qimet e kuqe i ishin ngritur dhe mjekra i dridhej. Thotë se na kanë pikasur dhe nga fusha nuk mund të afrohemi në qytet sepse na kanë zënë pritë më tutje. Duhet t’i dalim nga bregu, të hyjmë në luginë dhe t’i ngjitemi malit për t’i kapur në befasi. Edhe tri ditë rrugë, tha Foto Xhavella dhe i zbriti kalit. Llambro nuk foli, por lëshoi kalin dhe u ul në bar. Atë natë mbetën atje. Ushtarët nxorën bukë nga trastat, por oficeri i tha të mos ndiznin zjarr. Pa dalë dielli, u nisën. Rruga ngjitej në një mal të thatë dhe të djegur, i cili gjarpëronte duke iu shmangur një përroi të mbushur me gurë të mëdhenj që binin aty gjatë dimrit. Ecën gjithë ditën duke ndaluar shumë pak dhe fjetën vetëm në mbrëmje, në një livadh të verdhë dhe të lagur nga vesa. Të nesërmen panë detin. Më duket sikur jemi në Sul, i tha Foto Xhavella Petros që kishte ndaluar dhe shikonte bregun nga maja e kodrës. Kali hapte hojëzat sikur thithte kripën e detit, ndërsa Llambro Xhavella ecte përpara. Nga Suli, deti duket më i pastër, tha Petro dhe vazhdoi rrugën. Disa ushtarë të Ali Pashës kishin mbetur prapa dhe po ecnin pas kurrizit të tyre. Thanasi bashkë me oficerin ishin në krye. Në drekë ndaluan afër një fshati, por nuk hynë brenda. Gjetën një burim, u freskuan dhe i vunë kuajt të pinë me radhë. Llambro Xhavella ishte zhveshur deri në brez dhe gjoksi i tij i madh nuk dukej nga qimet e kuqe që kishin nisur t’i zbardheshin. Nga aty, deti nuk dukej. Petro ngriti kokën dhe pa malin që duhej të kalonin për të dalë prapë në det. Ishte i zi dhe i mbushur me shkurre të pluhurosura. Pasdite morën rrugën dhe shumë shpejt e kapërcyen malin. Kuajt ishin të ngopur dhe u ngjitën me galop. Ushtarët e Aliut vazhduan të ecnin pas tyre dhe Petros iu duk sikur i kishin rrethuar. Dielli në perëndim i digjte qafën dhe ai u zgjat mbi det, por iu morën mendtë. Ishin shumë lart. Poshtë tyre bregu ishte plot me shkëmbinj që laheshin, si kockat në çezmë. Pas pak, lartësia u zbut dhe deti dukej më afër. Faqja e malit zbriste si thikë dhe pothuajse nuk kishte breg. Dallgët e lodhura të pasdites lëpiheshin pas malit.
Kuajt ndaluan dhe Petro pa oficerin që u afrua nga Llambro Xhavella. Kur i erdhi tre hapa larg, nxori pisqollën dhe ia drejtoi në gjoks. Me urdhër të Ali Pashait, dorëzohuni, tha oficeri dhe të gjithë ushtarët i drejtuan armët drejt tyre. Llambro Xhavella nuk lëvizi dhe të shtatëdhjetë burrat u mblodhën rreth tij duke ngritur armët. Ne jemi pesëqind kundër shtatëdhjetë, tha oficeri dhe iu afrua Llambro Xhavellës që rrinte mbi kalë duke parë detin në perëndim. Ti do vdesësh i pari, bërtiti Foto Xhavella dhe e drejtoi karabinën e tij mbi oficerin. Pas tët eti, foli oficeri dhe djersa i zbriti në faqe. Mos qëlloni, tha Llambro Xhavella dhe iu drejtua oficerit. Çfarë do Ali Tepelena nga unë? Pashai më ka urdhëruar t’ju kthej në Janinë të paarmatosur, u përgjigj oficeri dhe mori frymë thellë. Kjo është pabesi, tha Foto dhe u ngrit mbi kalë, por dora e Llambros e qetësoi. Llambro Xhavella dhe oficeri u afruan duke biseduar, por askush nuk i uli armët dhe ata të dy dukeshin sikur ishin takuar në mes të kallinjve të misrit. Petro ndjeu një të dredhur në trup. Sqetullat i ishin lagur nga djersa, kurse flokët i ishin fryrë nën qeleshe. Mori frymë thellë dhe i lëshoi pak frerët e kalit. Sytë i kishte të skuqur, por deti dukej shumë afër. Pa Foto Xhavellën drejt në sy pastaj kërceu nga kali dhe, pasi bëri një hap të gjatë, fluturoi në det. Foto Xhavellës iu duk si një zog që hidhet në det pa i lëvizur krahët. Ushtarët e Aliut u afruan dhe nisën të qëllojnë. Por Thanasi i thirri dhe ata e pushuan zjarrin. Petro ishte zhytur në ujë dhe nuk dukej. Thanasi hodhi pisqollat, vrapoi si i çmendur derisa gjeti një rrëpirë dhe zbriti deri afër detit e pastaj u zhyt në ujë. Ndërsa Foto u hodh në det njëlloj si Petro, dhe filloi të notonte si i marrë. Llambro Xhavella dhe oficeri u zgjatën duke parë poshtë, ndërsa ushtarët i mbanin armët të drejtuara mbi burrat nga Suli. Thanasi zhytej në ujë pastaj nxirrte kokën të merrte frymë dhe zhytej prapë derisa thirri: E gjeta.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:54 am

Mbi ujë doli koka e Petros që varej si një fole zogu e braktisur. Kur e nxorën nga uji, Petro nuk merrte frymë. Në mes të shpatullave kishte një vrimë plumbi që ia kishte çarë kraharorin. Thanasi qante mbi trupin e të vëllait, ndërsa Foto Xhavella ishte ulur mbi një gur dhe shikonte nga deti. Llambro Xhavella zbriti në rrëpirë dhe oficeri e ndoqi pas duke ia mbajtur pisqollën në drejtim të kokës. Burrat nga Suli shanin ushtarët e Ali Pashës, por këta nuk flisnin dhe nuk i ulën armët.
Kali i Llambro Xhavellës ishte afruar në buzë të greminës dhe shikonte trupin e lagur të Petros. Llambro e puthi Petron në ballë dhe nuk ia hodhi sytë Thanasit, të ënjtur nga lotët. Foto thirri dy nga shokët e tij. Oficeri bëri shenjë dhe ushtarët i lejuan të lëviznin. Ata gjetën një copë tokë në mes të shkëmbinjve dhe hapën një gropë. Thanasi e ngriti të vëllanë, e futi brenda dhe e mbuloi duke i hedhur rërë të lagur me duar.
Të nesërmen mbërritën në Janinë. Llambro Xhavella ecte mbi kalë me kokën ulur dhe i paarmatosur. Thanasi kishte mbërritur një natë përpara tyre.

Jani dhe Aliu e kërkuan Thanasin në Kastro, por ai nuk ishte. U endën rrugëve të zbrazura të Janinës dhe në mesnatë e gjetën në tavernë. Kamerieri i ri që tundej si vajzë, tregoi me gisht një tavolinë në cep ku Thanasi ishte ulur me një gotë përpara. Flokët i kishin rënë mbi ballë dhe dukej sikur kishte ditë që nuk krihej. Kur pa dy vëllezërit, sytë iu thanë. Kaloi dorën mbi mustaqe dhe u mbështet në karrige. Jani dhe Aliu u ulën përballë tij dhe një copë herë nuk folën. Taverna ishte e qetë dhe Thanasi shikonte pikturën e djalit që kishte frikë të lahej në liqen. Babai kërkon trupin e Petros, i tha Jani duke u gëlltitur. Thanasi nuk lëvizi dhe vazhdoi të mbante kokën në drejtim të pikturës. Do ta vras Ali Pashën, tha Aliu dhe shtrëngoi duart mbi tavolinë. Thanasi ktheu kokën. Pse do ta vrasësh, e pyeti duke e parë në sy. Aliu më vrau vëllanë, u përgjigj Aliu. Vëllanë ta kam vrarë unë, tha Thanasi dhe ktheu kokën qetësisht nga piktura. Aliu u ngrit në këmbë me zhurmë dhe kamerieri nxori kokën nga kuzhina. Jani e kapi për dore dhe Aliu u ul prapë.
Ku është Petro, pyeti Jani. Thanasi u kthye nga vëllezërit dhe duke parë gotën që kishte përpara filloi të fliste. I tregoi për takimin me Petron, për kazermën, për shëtitjen në qytet, për haremin, për Kastron, për natën në tavernë, për Tozonin, për nisjen nga Janina, për rrugën mes maleve, për oficerin, për ushtarët, për kalin e Llambro Xhavellës dhe për fluturimin e Petros në det. Zëri i tij ishte i butë, por i lartë dhe Janit iu duk sikur kamerieri i dëgjonte pas murit të kuzhinës. E dije që Ali Pasha do ta gënjente dajë Llambron? E dija, tha Thanasi, por nuk mund t’ia thosha Petros sepse ai do t’ia tregonte të gjitha Fotos dhe plani do prishej. Ti tradhtove vëllanë për Ali Tepelenën, bërtiti Aliu.
Thanasi dukej i qetë. Kishte tri ditë që mendohej në vetmi dhe në kokën e tij kishte kaluar çdo detaj i vdekjes së Petros. Ai e dinte se Aliu po e gënjente Llambro Xhavellën, por nuk kishte menduar se i vëllai do hidhej në det për t’i shpëtuar rrethimit. Kishte qenë i bindur se, pasi të shtatëdhjetë burrat të burgoseshin në Janinë, ai do arrinte ta lironte Petron dhe do ta kthente në shtëpinë e tyre të re në fshat. Babai do kënaqej dhe Petro do flinte në dhomën e madhe me krevat nga deti. Por këto nuk mund t’ia thoshte dy vëllezërve që e shihnin si një tradhtar të çmendur. Ata ishin rritur dhe e kuptonin se vdekja nuk ishte një lojë kalamajsh që mund të kthehet pas, të zhbëhet dhe të përsëritet duke ndërruar vend mes humbësit dhe fituesit. Kur ishin të vegjël, ai dhe Petro luanin luftash. Ai vritej dhe Petro fitonte, pastaj mërziteshin, ndërronin rolet dhe Petro vritej, ndërsa ai fitonte. Por kjo lojë kishte mbaruar kur Petro kishte vendosur të luante me Ali Pashën. Petro kishte humbur, Aliu kishte fituar, ndërsa ai ishte në mes të të dyve. Qante për të parin dhe luante me të dytin.
Iu kujtua koha kur Ali Tepelena kishte ardhur në fshat dhe e kishte marrë me vete. Aliu kishte sy të kaltër, duar të holla dhe një lëkurë vajze nën të cilën dukeshin damarët e mbushur me gjak të kuq. Njëherë, kur ishin shtrirë të dy nën një mollë me lule të bardha, ai e kishte pyetur Aliun se kush nga ata të dy do vdiste i pari. Unë, i kishte thënë Aliu. E kam parë në ëndërr. Do më presin kokën dhe ti do më marrësh për dore e do më shëtisësh nëpër Janinë. Do të të laj në liqen dhe pastaj do të të fshij me peshqir, i kishte thënë ai duke parë lulet e mollës. Aliu ishte ngrysur dhe i kishte dhënë një shpullë në kurriz. Kjo që të thashë është një ëndërr që nuk ka për të ndodhur. Gjethet e mollës i kishin rënë mbi kokë dhe Aliu i kishte larguar me bezdi.
A të duket se ai djali i ngjan Petros, pyeti Thanasi duke treguar pikturën pa ngjyra në mur.
Jani nuk e ktheu kokën dhe duke e ngritur zërin i tha: Babai pret Petron. Shkojmë ta marrim, foli Thanasi dhe u ngrit.

Lindja e diellit i kapi afër detit. Kishin udhëtuar gjithë natën pa folur. Thanasi ecte përpara mbi kalë dhe vëllezërit e ndiqnin në errësirë. Gjirokastra ishte futur në re dhe dritat nuk dukeshin. Kur u afruan te vendi nga ish hedhur Petro, i zbritën kuajve. Thanasi eci në buzë të rrëpirës dhe disa gurë ranë në det duke bërë rrathë të vegjël. Zbritën poshtë dhe filluan të gërmonin në heshtje. Aliu qante, por dallgët ishin të zhurmshme dhe ai nuk dëgjohej.
Petro doli nga toka si një kërmill pa guaskë. Ishte bërë gri dhe sytë i ishin mbushur me rërë. Jani ia pastroi me ujë deti dhe e puthi në faqe. Gjaku i ishte mpiksur mbi këmishë dhe plaga ngjante si një mëllagë e tharë. Aliu hoqi këmishën e tij të bardhë dhe ia veshi Petros. Ta çojmë të pastër në fshat, i tha Janit. Mori këmishën e gjakosur, e futi në det dhe e shtrydhi disa herë. Duart iu skuqën dhe ai i shpëlau në det. Pastaj e tundi disa herë këmishën në ajër dhe e veshi. Trupi iu mbush me avull dhe ai ndjeu se këmisha e tërhiqte drejt detit, por këmbët i kishte të mpira dhe duart të rrudhosura nga uji. Këmisha e Petros i rrinte e madhe dhe duart nuk i dukeshin nën mëngët e gjata. Rrinte në breg dhe shikonte rrathët mbi ujë. Ato kriheshin me radhë, por kur prekeshin me njëra-tjetrën prisheshin të dyja, njëlloj si jetët e njerëzve kur takohen. Sa kohë janë të ndara, ecin secila në punë të vet. Do ta vras Ali Pashën, tha me vete Aliu dhe pa Thanasin dhe Janin që e kishin mbështjellë Petron me një çarçaf të madh dhe po e ngjisnin lart, aty ku prisnin kuajt.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:55 am

1. 
Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej në pazar dhe çlodhej në kishë. Por ishte e diel dhe jo të gjithë punonin. Ishte një ditë pazari dhe jo të gjithë shkonin në kishë. Fshatarët kishin ditën e tyre të punës. Qytetarët kishin ditën e kishës dhe të pazarit. Gratë dilnin nga mesha e mëngjesit, shkonin në pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin në shtëpi. Kur ato vonoheshin pas gjërave të panevojshme, fëmijët i prisnin me gojë hapur. Burrat pinin duhan në hije dhe shikonin gratë. Kafshët rrinin në diell dhe, duke pritur të shiteshin, shikonin burrat. Ata që kishin vapë freskoheshin në liqen. Por qyteti ishte në mes të maleve dhe jo të gjithë dinin not.

Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratë që kishte fituar dhe u nis.
Xhamia ishte në të dalë të qytetit. Në dimër ajo rrugë ishte e pushtuar nga balta, por atë ditë bënte zheg dhe toka digjte mbi kokë dhe nën këmbë. Dera e xhamisë ishte e mbyllur. Ai trokiti me një gur mbi portën e vogël. Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokën e rruar. Alekum Selam. Mirëdita, i tha ai. Dua të bëhem mysliman. Urdhëro, e ftoi imami. Je i pari që vjen sot. Të krishterët merren me tregti të dielave. U fut brenda dhe pati ftohtë. U ulën të dy përballë njëri-tjetrit mbi një rrogoz, i cili në anën e tij dukej më pak i përdorur. Xhamia ishte bosh. Dielli hynte me zor nga katër kamare të vogla, të shpërndara nga një në çdo faqe muri. Në një cep të errët mezi dukej një tenxhere e madhe dhe pranë saj bukë dhe disa kokrra ullinj. Je në shtëpinë e Zotit, i tha imami, si për t’i thënë mos u habit. A ha Zoti ullinj, qeshi ai duke u përpjekur ta ngrohte xhaminë me shaka. Imamit nuk i lëvizi asnjë muskul. Ullinjtë i ha unë. Doktorët thonë se bëjnë mirë për veshkat.

Pse do të vish në Islam, e pyeti thatë imami, pa e lënë të vazhdonte udhëtimin e tij nëpër muret bosh të xhamisë. Aliu iu përgjigj se nuk kishte ndonjë shkak, por mendonte se Islami është një gjë që duhet provuar. Unë fitoj sa për t’u ushqyer, nisi të shpjegonte. Nuk kam ndonjë arsye të veçantë. Islami është feja e Perandorisë dhe unë e respektoj si një shtetas i rregullt. Nga Islami vijnë ligjet, taksat, ushtria dhe drejtësia. E këto nuk mund t’i zbatosh si duhet po nuk njohe burimin e tyre të vërtetë. Shpejt ose vonë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Babai më ka thënë që punën e sotme mos e lër për nesër. Unë zgjohem herët në mëngjes, si kafshët që shes dhe shëroj, prandaj nuk e kam vështirë të falem në oraret që përcakton feja juaj. Njoh shumë të tjerë që do të ishin bërë myslimanë në qoftë se do të kishin regjimin e bagëtive.
Sa vjeç je? Tridhjetë e nëntë i mbusha në korrik. Ka myslimanë të tjerë në fshatin tënd? Jo, tha ai, unë do të jem i pari. Njeh ndonjë mysliman tjetër? Kroi kokën dhe u kujtua. Njoh Ali Tepelenën. Ç’është ky, tha imami. Aliu është kusar. I zë pritë karvanëve dhe grabit ushqime, mallra dhe kafshë, që pastaj i shet. Kohët e fundit ka marrë një titull nga Stambolli dhe trimat e tij e thërrasin dervenxhi. Tani kontrollon rrugët dhe grykat nga kalojnë karvanët dhe i ka bërë zap gjithë kusarët e tjerë. Askush nuk vjedh dot pa lejen e tij. Para disa muajsh u fsheh në shtëpinë time se e ndiqnin ushtarët e Kurt Pashës për ta vrarë. Kuajt i sjell tek unë për t’i shëruar dhe prandaj jemi njohur. A të ka folur Aliu për Islamin? Po. Njëherë ai më tha se sikur Muhamedi të ishte shqiptar, grekët do ta kishin vrarë atë. Imami nuk lëvizi, por diçka mërmëriti. Në qoftë se Muhamedi do të ishte shqiptar, grekët do të ishin çifutë dhe çifutët nuk e vranë dot Muhamedin. Megjithatë, Muhamedi nuk mund të ishte shqiptar. Të gjithë profetët kanë lindur në shkretëtirë aty ku nuk ka ujë dhe nuk ka dimër. Ne kemi shumë ujë dhe shumë dimër.
Imami futi dorën poshtë rrogozit dhe nxori një libër të verdhë me shkronja të mëdha arabe. Ky është Kurani. Është libri me porosi që Allahu i dha Muhamedit përmes të dërguarit të tij, engjëllit Xhebrail. Këtu tregohet se çfarë duhet të bëjë një mysliman. Dhe po ashtu se çfarë nuk duhet të bëjë. Mos harro se gjërat që nuk duhet të bësh, janë më të rëndësishme se ato që duhet të bësh. Kurani është libri i ndalimit dhe jo i lejimit. Ti nuk mund ta lexosh Kuranin, por unë do të të them disa gjëra, të cilat, nëse i pranon, do të të dallojnë ty nga të tjerët, nga të pafetë.
Islam do të thotë paqe. Paqja mund të mbretërojë mes njerëzve nëse ata i dedikohen Allahut dhe ndjekin rregullat që ai ka përcaktuar. Këto rregulla Zoti ia tha Muhamedit që ky t’ia thoshte njerëzve. Muhamedi shkroi Kuranin, megjithëse deri 40 vjeç nuk dinte as shkrim, as këndim, njësoj si ti sot. Kjo është një nga dëshmitë se ai ishte i dërguar i Allahut, porositë e të cilit për herë të parë i erdhën rreth vitit 610 kur ai jetonte në Mekë, me gruan e tij Hatixhe. Gjatë jetës së tij Muhamedi pati shumë gra të tjera. Kur ai vdiq, në prehrin e gruas së tij më të dashur Aishes, Meka, Medina dhe shumica e Arabisë kishin pranuar Islamin. Kurani i ka njohur të gjithë profetët e tjerë përpara Muhamedit, përfshi Musain, profetin e çifutëve dhe Isain e të krishterëve. Por Muhamedi është profeti i fundit. Prandaj dhe Islami është feja e vetme e Allahut. Qëllimi i profetëve të tjerë ka qenë të paralajmëronin dhe të bënin gati botën për misionin e Muhamedit, kështu që të krishterët e kanë detyrim që të kthejnë fenë e tyre në Islam. Jezu Krishti po të ishte gjallë do t’i bashkohej fesë së Muhamedit.
Imami ndaloi dhe e futi Kuranin nën rrogoz. Këto që po them duhet t’i dish sepse të krishterët e fshatit do të të prozvalin dhe do përpiqen të të poshtërojnë kur t’u thuash se je mysliman. Mos u mërzit. Të gjithë profetët janë sharë nga fshati i vet. Ti më the se do të bëhesh mysliman. Unë të pyeta pse. Më the se Islami është një gjë që duhet provuar sepse herët apo vonë të gjithë do të vijnë në Islam. Kjo është e vërtetë. Një ditë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Por jo për arsyet që the ti. Unë do të t’i jap arsyet, ti do t’i jetosh dhe më pas do t’ia japësh të tjerëve.
Islami ka pesë kushte. Nëse ti i pranon, atëherë je mysliman. I pranoj, tha ai me një frymë. Ishte ftohtë dhe drita e diellit nga kamaret e xhamisë kishte nisur të dobësohej. Duro, i tha imami. Do të t’i them një nga një. Ngrihu në këmbë.
Ai u ngrit dhe pas tij u ngrit dhe imami. Gjysma e fytyrës i ndriçohej akoma nga drita e pasdites. Gjysma tjetër po kridhej gradualisht në errësirë. Islami dhe Krishterimi janë si hëna dhe dielli, mendoi ai. Të dyja kanë marrë përsipër të ndriçojnë botën, por kur njëri ikën vjen dita dhe kur ikën tjetri vjen nata. Tani jam në muzg. Dielli me hënën po ndërrojnë vendet si Krishterimi me Islamin në shpirtin tim. Deri në fund të jetës do të përpiqem të kuptoj kush është dielli dhe kush është hëna nga të dy, u zotua ai me vete dhe u përqendrua prapë tek imami, fytyra e të cilit kishte hyrë në hije.
A pranon se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i tij?
Bota është më e qetë tani që e udhëheq vetëm një Zot. Në kohën e grekëve të lashtë kishte shumë zota që bëheshin xhelozë për njëri-tjetrin dhe bota ishte lëmsh. E pranoj, tha ai.
A pranon t’i falesh Allahut, pesë herë në ditë namaz? E pranoj, por ç’më ndodh nëse falem gjashtë herë? Nuk të ndodh gjë, i tha imami, por nuk duhet ta bësh. Në fillim Zoti i tha Muhamedit se myslimanët duhet të faleshin pesëdhjetë herë në ditë, por Musai, profeti i çifutëve i tha Muhamedit t’i kërkonte më pak falje sepse kjo do të ishte e lodhshme për besimtarët. Pas shumë kërkesave që bëri Muhamedi, numri i faljeve u vendos të ishte pesë. Kjo në saje të çifutëve që bëjnë tregti edhe me faljet për Zotin. Ka pasur të drejtë Musai, i tha ai. Pesëdhjetë herë në ditë do të thotë që mos bënim asgjë tjetër, por veç të faleshim. Allahu na i njeh dobësitë tona, prandaj korrigjon ndëshkimet, sqaroi imami dhe vazhdoi.
A pranon të mbash ramazan? Ç’është ramazani, pyeti ai. Ramazani është muaji i nëntë i vitit. Është muaji kur Muhamedit iu shfaq për herë të parë engjëlli me porositë e Allahut. Ky është dhe muaji i agjërimit, muaji kur myslimanët i dedikohen Zotit të tyre, duke mos ngrënë, duke mos pirë dhe duke mos i prekur me dorë gratë e tyre. Ramazani përbën agjërimin kryesor, ndërsa gjatë vitit Islami ka edhe shumë lloje të tjera agjërimesh, si agjërimi i muajit të shabanit, agjërimi i gjashtë ditëve të muajit sherval, që është muaji që vjen pas ramazanit, agjërimi i ditës së ashures, agjërimi i xhumasë, i ditës së premte etj. këto do t’i mësosh me kohë dhe unë do të të kujtoj herë pas here, por mos harro se agjërimi i ramazanit është kusht për ty si për çdo mysliman tjetër. Gjatë ramazanit as duhet të shash, as të bërtasësh, as të zihesh, as të shpifësh apo të theshmosesh. Nëse të godasin, mos u kthe dorë dhe thuaju se je në agjërim. Agjërimi është shkëputja e njeriut nga kërkesat e trupit, nga stomaku dhe epshet që ndjellin gratë. Ramazanin do ta nisësh pas disa ditësh, sapo të shikosh hënën e re të muajit shtator. Po në qoftë se ka re si ta dalloj hënën, pyeti ai. Asnjë re nuk mund të ndalojë takimin e një myslimani me Zotin e vet, u përgjigj imami. Të krishterët hanë diçka kur agjërojnë, pyeti prapë ai. Si mund të duroj një muaj pa ngrënë? Të krishterët agjërojnë 40 ditë rresht përpara Pashkës dhe po ashtu gjatë vitit kanë agjërime të tjera. Megjithatë, ti mund të hash dy herë në ditë. Do hash diçka të ëmbël, mundësisht hurma me ujë kur perëndon dielli, dhe ky është iftari. Pastaj do falësh namazin e mbrëmjes. Ndërsa në mëngjes, kur fillon agimi, gjithnjë përpara namazit të parë, mund të fusësh një kafshatë në gojë dhe ky është syfyri. Agjërimi është sakrifica më e madhe që një mysliman bën për të respektuar Zotin e vet. Kur agjëron, ti i thua Allahut se nuk ke ardhur në jetë vetëm për të mbushur stomakun tënd me mish kafshe dhe për të fryrë barkun e sat shoqeje me mish njeriu. Po lopët, viçat, delet dhe qengjat e mi a duhet t’i detyroj të mbajnë ramazan, tha ai pafajësisht. Imami bëri një ngërdheshje si i bezdisur e megjithatë vazhdoi. Agjërimi është një sakrificë e ndërgjegjshme. Ty nuk të kontrollon kush nëse ha, nëse pi apo nëse kënaq gruan tënde. Gjatë agjërimit je përballë Zotit dhe ndërgjegjes tënde. Kafsha ka shpirt, por nuk ka ndërgjegje, prandaj vetësakrifikimi i saj nuk parashikohet në Kuran. As Muhamedi nuk e detyronte devenë e tij, Kasun që të agjëronte. Kafshët e tua nuk do të bëhen myslimane sepse edhe para kësaj dite nuk janë të krishtera, shtoi imami. E pranoj, tha ai. E pranoj ramazanin. Kur t’i them gruas se është një kusht ajo do të më kuptojë, kurse kafshët e mia nuk do kuptojnë asgjë dhe do vazhdojnë të më duan njëlloj. Vazhdojmë, nxitoi imami duke parë diellin që fshihej pas dritareve. Pas pak duhet të jap ezanin.
Kushti i katërt i islamit është dhënia e zekatit. Zekat do të thotë që t’u japësh të varfërve ushqim, rroba dhe t’i ndihmosh. Zekati nuk është lëmoshë, por është ndarje pasurie. Muhamedi mendonte se i varfri ka të drejtë të përfitojë nga pasuria e të kamurit. Zakonisht zekati shpërndahet pas sakrificës, pas agjërimit, pra në fund të ramazanit. Mund të japësh edhe para. Ai u mendua një copë herë dhe tha: Në fshat ka shumë të varfër. Nëse unë u jap të gjithëve zekat ç’më mbetet për vete? Ramazani më duket më i arsyeshëm se të detyron të kursesh, kurse zekati paska shumë harxhe. Po a nuk do varfërohem unë një ditë duke i falur vazhdimisht të tjerëve pjesë nga pasuria ime? Atëherë ti do të jetosh duke u ushqyer nga zekati që do të shpërndajnë të tjerët, u përgjigj imami. Ky është Islami. Jep pasuri që të marrësh paqe. A e pranon këtë kusht? Imami po humbte durimin. Atij iu duk se, sikur të rezistonte dhe pak imami do ta nxirrte jashtë duke mos e përzgjedhur si mysliman. Megjithatë, vendosi të bëjë edhe një përpjekje. Përmbushja e këtij kushti, siç ia kishte përshkruar imami, nuk e bindte. Si mund të falte nga një dele, apo një viç në fund të çdo agjërimi? Ti më the se që të bëhem mysliman duhet të plotësoj kushtet e Islamit, guxoi ai të pyeste imamin. Po, i tha imami, ashtu është. Që unë të bëhem mysliman duhet të jap zekat, apo jo? po, tha imami i çuditur nga ngulmimi. Po ai që përfiton zekat a duhet të jetë mysliman? Besoj se po, u përgjigj imami i hutuar. Në fshat unë jam myslimani i vetëm dhe nuk e di sa kohë do të vazhdojë të jetë kështu. Të gjithë të varfrit e fshatit janë të krishterë. A duhet t’i fal pasurinë që Allahu ma dha mua atyre që nuk i falen Allahut? Imami nuk foli, pro instinktivisht vuri dorën mbi Kuranin e mbuluar me rrogoz. A duhet të përfitojnë zekat të krishterët, këtë dua të them, përfundoi ai kur kuptoi se kishte fituar superioritet logjik që në ditën e parë të abetares islame. Këtë nuk e di, i tha imami që u ndie keq. Ndoshta duhet të presësh derisa në fshat të vijnë myslimanët e tjerë. E pranoj, shpejtoi ai. Pranoj se do filloj të jap zekat ditën që në fshat një i varfër do të bëhet mysliman. E pranoj kushtin. Ka akoma? Edhe një, u çlirua imami.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:56 am

Aliu kishte ikur në Janinë dhe i kishte thënë Janit se do kthehej kur të vriste Ali Pashën. Thanasi e kishte ndihmuar të punonte si stallier për kuajt e Aliut. Ai i lante kuajt, i ushqente dhe i ndërronte potkonjtë. Njëherë i kishte futur kalit të Aliut një gozhdë në potkua që ai të rrëzohej. Por Ali Pasha ishte shëndoshur dhe nuk i hipte më kalit, por dilte vetëm me karrocë. Kur e shikonte duke ecur nëpër kalldrëmet e qytetit, Aliu mërzitej, shkonte në tavernë, shikonte pikturën me djalin që kishte frikë të lahej dhe dehej. Atëherë, rendte përpara Kastros dhe bërtiste. Rojat që e njihnin, lajmëronin Thanasin dhe ky ia fuste kokën në liqen, pastaj e çonte në shtëpi dhe e shtrinte në krevat. Të nesërmen kuajt rrudhnin hundët nga duhma e fortë e uzos që lëshonte goja e Aliut.
Por Thanasi nuk ishte gjithmonë në qytet. Pashai e ngarkonte me punë dhe ai rrinte me ditë në kalanë e Tepelenës, apo në Prevezë, apo duke u takuar fshehurazi me Foto Xhavellën. Pasi vdiq Petro, Ali Pasha e kishte liruar Llambro Xhavellën, por kishte mbajtur peng në Janinë, Foton, të cilin e kishte bërë oficer. Foto dhe Thanasi rrinin bashkë dhe kur dajë Llambro vdiq, Foto shkoi në fshat dhe u bë kapedan i Sulit. Ali Pasha e kishte rrethuar Sulin në një verë të nxehtë dhe i kishte lënë tre muaj pa bukë suljotët në majë të malit. Kur rrethimi u bë i egër dhe fëmijët filluan të dobësohen, ndërsa pleqtë të ënjten nga uria, Thanasi kishte takuar Foton dhe e kishte bindur të dorëzohej duke i dhënë besën e Ali Pashës se askush nuk do vritej. Foto Xhavella ishte bindur dhe mijëra burra, gra dhe fëmijë me lot në sy dhe trasta në krahë kishin kaluar në mes të rreshtave të ushtarëve të Ali Pashës dhe kishin ikur në Korfuz e në qytete të tjera të Greqisë. Thanasi ishte ngjitur i pari në Sulin e braktisur. Nga maja e malit dukej deti dhe atij i ishte kujtuar Petro. Kishte hedhur një gur në det dhe flokët ia kishte marrë era.

Sara shihte Anën që rritej dhe ia lidhte flokët gërshet. Hunda e saj ishte e vogël dhe flokët ishin shumë të zinj. Faqet i kishte të kuqe si shegë, ndërsa këmbët të gjata si hardhi. Kur vraponte nëpër shtëpi, fustani i ngrihej deri te kofshët e ngrohta dhe gjinjtë e vegjël kërcenin si kuleç me bajame. Në pranverë shkonin të dyja në pyll dhe Ana gjente breshka, ndërsa Sara lexonte në rrëzë të një molle të egër. Breshkat fusnin kokën poshtë guaskës dhe Ana i fliste derisa i zbuste, por nuk i merrte në shtëpi. Nganjëherë e lidhte fillin e leshit pas qafës së shkurtër të breshkës dhe e lëshonte në livadh. Breshka ecte ngadalë dhe filli i ngatërrohej mbi kurriz derisa ia bllokonte këmbët dhe ajo ndalonte e hutuar. 
Në dimër, rrinin të dyja pranë oxhakut dhe piqnin gështenja. Ana Komnena i qëronte gështenjat me duart që i digjnin dhe i lyente me reçel për t’i ftohur. Kur binte borë dhe rruga përpara shtëpisë ngrinte, ajo dilte jashtë dhe shkiste me një slitë të vogël me dy hekura që ia kishte mbërthyer Jani. Mbante në kokë një kapuç leshi dhe gërsheti i zi e ndiqte pas nëpër dëborë. Në darkë, Ibrahimi mbështillej me velenxë në dhomën me shikim nga arra e vogël, e cila mbulohej me borë dhe ia bënte atij gjumin më të rëndë. Ana ulej mbi qilim, me lëmshin në duar dhe pyeste Sarën: Pse nuk e ke njohur nënën? Sara lëvizte mashën mbi prush dhe fërkonte sytë nga tymi. Nëna ime vdiq që unë të lindja. Po sikur të mos kishte vdekur, ti do vije në fshat të më lindje mua? Nuk e di, përgjigjej Sara. Por edhe nëse nuk do të kisha ardhur në fshat prapë do të të lindja ty. Ana Komnena afrohej më shumë pranë zjarrit dhe pushi i faqeve i piqej në prush. Lëvoret e gështenjave binin përdhe e ajo i mblidhte dhe i hidhte në zjarr. Ato kërcisnin dhe flaka e tyre nxirrte xixa. Si do më lindje mua, pyeste Ana duke drejtuar gërshetin. Po të mos vije në fshat nuk do martoheshe me babanë dhe unë nuk do lindja. Sara qeshte dhe i afronte së bijës gështenja të tjera, të mëdha, të cilat i çante në mes me thikë që të mos plasnin.
Ti ke qenë brenda meje që kur unë kam lindur, thoshte Sara. Po sikur të kem qenë edhe brenda babait, ngulmonte Ana duke e parë të ëmën në sy. Sara ulej pranë së bijës dhe i fërkonte këmbët e gjata. Unë kisha një gështenjë, thoshte ajo. Gështenja ishte e njomë, e rrumbullakët dhe e shijshme. Unë lozja me gështenjën ngjyrëmjalti, por nuk dija ta qëroja. Një ditë takova babanë dhe ai më ndihmoi t’ia hiqja lëvoren. Kur u hap gështenja, dole ti.
Ana Komnena qeshte dhe sytë i shkëlqenin. Zjarri i kalonte në trup dhe e zinte gjumi në krahët e Sarës. Në mëngjes shkonte te stoli i Ibrahimit. Dëbora kishte veshur oborrin, por tenda me çarçaf e kishte mbajtur stolin të thatë dhe të ngrohtë. Ibrahimi pinte çaj të nxehtë dhe afër stolit, Sara kishte sjellë një mangall plot me prushin e natës. prushi mbante era gështenjë dhe Ibrahimi i hapte hundët fort duke thithur diellin e pastër të dimrit.
Ana Komnena ulej pranë tij në stol dhe i thoshte: Di të qërosh gështenja? Di, i thoshte Ibrahimi me sytë e mbyllur. Po kur unë isha gështenjë si ma hoqe lëvoren? Ibrahimi ngrinte kokën lart dhe qeshte. Thinjat i dukeshin si një kurorë e mamasë, por ajo nuk e qëronte dot dhe unë e ndihmova. Po Paridi gështenjë ishte, pyeste Ana. Jo, Paridi ka qenë një mollë, përgjigjej Ibrahimi. Po Muhamedi? Muhamedi ka qenë një hurmë. Po Aliu? Aliu ka qenë një vezë. Po Petro? Ibrahimi i shtrëngonte pak sytë dhe dëgjonte dëborën që shkrihej nën mangall. Çaji bënte dallgë në gotën e tij, por fytyra i çelej nga një buzëqeshje e vjetër dhe e pastër. Petro ka qenë një guaskë, thoshte pa i hapur sytë. Ne e morëm nga fundi i detit dhe e hapëm. Ishte i vogël dhe nuk dinte not. Kur u rrit, u kthye prapë në det, aty ku e kishte vendin.
Ana ndiente ftohtë nga këmbët dhe shihte mangallin që ftohej. Kur shkrinte dëbora ajo merrte lëmshin dhe e lëshonte në oborr dhe nëpër dhoma. Një pasdite ia la lëmshin Ibrahimit dhe hyri në shtëpi për të gjetur fundin e fillit. Kur u kthye, lëmshi i kishte rënë babait nga dora dhe ishte rrokullisur deri te kisha në mes të fshatit. I foli, por ai nuk u përgjigj. Hëna e re i kishte zbritur Ibrahimit mbi thinja. Thirri Sarën që erdhi me vrap dhe pas pak filloi të qante.
Atë natë ra shi dhe stoli i vetmuar u lag. Jani e shkuli jastëkun dhe e futi në arkivolin e Ibrahimit. Aliu erdhi në mesnatë, ndërsa Thanasi të nesërmen në mëngjes. Jani mbylli arkivolin me gozhdë dhe dëgjoi Thanasin që tha: Nuk e vrava unë Petron, baba.
E çuan te varreza e myslimanëve, ngjitur me Ademin. Binte një shi i qetë dhe Paridit i rridhte kënaja në fytyrë. Para se ta mbulonin, Ana Komnena hodhi një gështenjë të egër që u përplas fort mbi arkivol dhe u nda në dy pjesë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:56 am

Kur u kthyen në shtëpi, Sara u ul një copë herë në stolin e Ibrahimit. Tenda e mbante shiun që binte pa zhurmë. Arra e vogël ishte anuar pak nga dritarja dhe dukej sikur kërkonte dikë në dhomën e gjumit. Djemtë kishin hyrë në dhomat e tyre. Kali i Thanasit ishte lidhur pas gardhit dhe me veshët ngritur shikonte nga rruga. Ana Komnena iu afrua dhe mbështeti kokën në supin e saj. Flokët e lagur iu ngjitën në faqen e Sarës. Mama, çfarë do bëjmë tani që iku babai? Sara mori frymë dhe pa shtëpinë që iu duk shumë e madhe. Do shkojmë në shtëpinë tonë, u përgjigj. Ana iu ngjesh në trup dhe i tha me zë të ulët: Nuk dua ta marr lëmshin me vete. Mirë, tha Sara dhe e përqafoi.
Kur Sara i tha djemve se do kthehej në shtëpinë e Arianitit, Jani nuk foli, por zbriti në bodrum dhe bëri një krevat të gjatë me dru qershie për Ana Komnenën. Paridi u mërzit dhe u ul para pasqyrës, por Sara i tha se do t’ia hekuroste prapë këmishët e bardha me niseshte. Po kuleç me mjaltë do t’i bësh, e pyeti Ana për të qetësuar vëllezërit. Do t’i bëj dhe ti do t’ia sjellësh të ngrohtë në mëngjes, tha Sara duke mbledhur çarçafët në dhomën e gjumit. Muhamedi ishte ulur në tavolinën e madhe dhe shikonte sëndukët dhe trastat që mbusheshin me enë, peceta, mbulesa, qilima dhe kortinka. Sara mblodhi rrobat e Ibrahimit, i palosi, i vuri çdo këmishe një gjethe arre në thile dhe i vari në dollap. Unë nuk i vesh rrobat e babait, tha Paridi. Do t’i vesh unë, tha Muhamedi dhe u ngrit të ndihmonte Sarën.
Sara dhe Ana e rregulluan shpejt dhomën e madhe të Arianit Komnenit. Mihal Komneni kishte muaj që nuk kishte ardhur në fshat dhe dhoma ishte e ftohtë. Sara e leu me gëlqere të re dhe kur u tha vari dy sixhade në mure. Krevatin e ri të Anës e vendosën afër dritares që shikonte nga oborri me plloça. Para se të flinin, Sara shoi qirinjtë mbi shandan dhe iu kujtua Ibrahimi. Ana u zgjua vonë në mëngjes. Sara kishte bërë kuleç me mjaltë dhe me arra dhe ajo vrapoi t’ia çonte vëllezërve që po e prisnin në oborr. Muhamedi ishte ulur në stolin e Ibrahimit, ndërsa Jani rrinte në këmbë dhe shikonte nga rruga. Si fjetët, e pyeti Muhamedi. Mirë, i tha Ana, por kam parë gjithë natën ëndrra me numra dhe me germa. Muhamedi qeshi dhe mjalti i kulaçit i shkau nëpër gishtërinj. Kështu ndodh kur fle në shkollë, i tha.
Çdo të diel Sara i ftonte djemtë në shtëpi për drekë. Vinte dhe Hana dhe gatuanin mish me patate, lakror dhe pula të mbushura me oriz. Ditët e javës Ana i çonte vëllezërve kuleç të ngrohtë dhe një këmishë të hekurosur për Paridin që e mbante me kujdes. Jani punonte në bodrum, kurse Muhamedi rregullonte shtëpinë dhe në darkë skuqte vezë ose mbushte speca me gjizë që, kur digjeshin, e mbushnin kuzhinën me tym. Kur Paridi merrte ndonjë vajzë në shtëpi, Muhamedi vinte veshin te dera e dhomës së tij dhe harronte vezën që digjej në tigan. Çekiçi i egër i Janit, që kumbonte në bodrum, e pengonte të dëgjonte ritmin e trupit të Paridit.
Në fund të pranverës, në fshat erdhi një familje jevgjish. Ata erdhën një natë pa zhurmë ngarkuar me bohçe të mëdha dhe të nesërmen, në fushë, aty ku ishin varrosur bagëtitë që ngordhën nga kolera, u pa një tendë e ngritur mbi shkopinj, nga e cila doli një burrë i zi me flokë kaçurrela dhe me hundë të kërrusur. Trupin e kishte të fortë dhe duart e gjata i vinin deri te gjunjët. Burri quhej Bilal dhe kishte ardhur nga Janina. Për shumë vjet kishte punuar për Ali Pashën. Ai kujdesej për karrocën e Aliut dhe ushqente kuajt. I lante, i jepte tagji, i priste bishtat, i hiqte sklepat në sy dhe mblidhte bajgat që ata lëshonin në oborrin e Kastros. Bilali kruante baltën, guriçkat, apo milingonat e ngordhura në rrotat e karrocës duke i fërkuar me gur dhe me bronz, lidhte kapistallët e kuajve pas karrocës, dhe fshinte me furçë jastëkun e atllasit të verdhë ku ulej Pashai. Nëpër rrota shpesh gjente qime kafshësh apo flokë të gjata grash, të cilat karroca i kishte sjellë me vete në kështjellë duke i shtypur. Bashkë me karrocën, nga Franca kishte ardhur edhe një bojë e zezë me të cilën Bilali lyente mushamanë e trashë të karrocës që plasaritej nga vapa dhe ngrinte nga dimri.
I kishin thënë se karroca duhej të lustrohej përditë dhe të shkëlqente njëlloj si këpucët e Tozonit, doktorit të Ali Pashës. Ai zhvishej pa gdhirë dhe e kalonte furçën me qime dhjetëra herë në kanalet dhe gropat e padukshme të mbulesës prej mushamaje. Kur Kastro zgjohej, karroca vezullonte mbi kalldrëm. Bojën e mbante në kuti të vogla teneqeje që i mbushte sa herë zbrazeshin. Një ditë e kishte harruar kutinë mbi ndenjësen e karrocës.
Ishte një ditë e bukur prilli dhe Ali Pasha kishte dalë për të shkuar në harem. Ishte ulur në karrocë dhe teneqeja i kishte shpuar të ndenjurat. Kur kishte vënë dorën për të parë ku ishte ulur, boja i ishte derdhur mbi poturet e reja dhe e kishte ndotur të gjithin. Ushtarët e Aliut e kishin marrë Bilalin dhe e kishin rrahur me shkopinj. E mbajtën dhjetë ditë lakuriq në birucë, duke e fshikulluar pa pushim, sa lëkura i ishte bërë si kadife e zezë me vija të kuqe. Kur e kishin liruar, i kishin hedhur një kovë me ujë të përvëluar në kurriz dhe i kishin thënë se të nesërmen duhej të zhdukej nga qyteti.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:56 am

Bilali kishte mbledhur plaçkat duke rënkuar, kishte marrë gruan, vajzën e madhe dhe djalin tetëvjeçar dhe kishte mbërritur pas dy ditësh në fshat. I kishte pëlqyer fusha e zbrazët dhe kishte ngritur tendën me vrima që i ngjante kurrizit të tij. Kjo fushë mban erë të mirë, i kishte thënë gruas, që ia lyente trupin me vaj dhe pastaj i vinte mbi plagë kastravec të qëruar. Kur i thanë se në atë vend ishin varrosur bagëtitë e sëmura, Bilali nuk u mërzit. Kafsha e ngordhur nuk qelbet si njeriu, kishte thënë dhe kishte shkuar në pyll për dru. Donte të ngrinte një kasolle sepse tenda ishte e shpuar dhe nuk e mbante shiun. Jani ishte i vetmi që kishte sharra dhe sëpata të mëdha për dru dhe ai kishte ardhur në shtëpi dhe e kishte takuar. Kur i tregoi se vinte nga Janina, Jani i tha se kishte dy vëllezërit aty. Thanasin e njoh, kishte thënë Bilali. Rri pas Pashait si hije. Po të ishte atë ditë në qytet do më kishte rrahur me dorën e vet dhe do ma kishte bërë lëkurën si shalqi. Ndërsa Aliu pi shumë dhe kur dehet thotë se do vrasë Ali Pashën, por askush nuk e beson. Jani i dha sëpatën me teh të mprehtë dhe një sharrë të madhe. Bilali shkoi në pyll dhe preu dru.
Një ditë, në shtëpi erdhi vajza e Bilalit dhe i kërkoi Janit gozhdë për të ndërtuar kasollen. Paridi ishte në oborr dhe kur pa gjinjtë e kërcyer të vajzës dhe belin e hollë i tha Janit: Po të ishte më e bardhë do ta kisha marrë në dhomën time. Jani mori gozhdët në bodrum dhe ia dha vajzës së Bilalit. Kur ajo iku, ai pa fustanin e shkurtër që i ngrihej mbi gju dhe sytë i shkëlqyen. Të nesërmen, vajza erdhi prapë që në mëngjes dhe i kërkoi Janit gozhdë të tjera. Jani ia dha duke parë lëkurën kafe të duarve të saj, ndërsa Paridi i tha Muhamedit në oborr: Jevgjit ushqehen me gozhdë.
Jani punonte në bodrum, por mendjen e kishte te duart e vajzës së Bilalit. E la punën dhe shkoi te kasollja që po ngrihej në fushën e bagëtive. Bilali punonte duke kënduar dhe djersët i binin mbi kanalet e thella që kishte në kurriz. I qëllonte gozhdët fort dhe kur ato thyheshin i hidhte dhe merrte të tjera. Gozhdët vallëzonin në ajër dhe binin si gjymtyrë të këputura në tokë. Në drekë u ulën të dy nën tendën me vrima, ndërsa gruaja i gatoi musaka me kunguj dhe piperka të pjekura. Vajza e Bilalit solli ujë dhe Jani u gëlltit. Ajo kishte duar të gjata si i ati dhe lëkura e zeshkët mbante një erë rrëshire të fortë dhe avulluese. Flokët i kishte të shkurtër, kaçurrelë dhe në kokë mbante një rreth të kuq. Hodhi ujë në gotën e Bilalit dhe e pa Janin në sy. Jani qeshi dhe vajza uli sytë, por e skuqura u fsheh nën lëkurë dhe nuk iu duk. 
Ditën tjetër, kur vajza solli ujë, Jani ia preku gishtat duke i marrë gotën e mbushur. Piu ujin dhe u ngjit në majë të çatisë duke rregulluar dërrasat. Që atje dukej fusha e shkretë rrëzë fshatit dhe atij iu kujtua Muhamedi që kur kishte parë tokën në formë katrori kishte thënë se në atë vend do të ndërtohej një shtëpi nga disa njerëz me çanta dhe ai do shkonte aty.
Kishte hequr këmishën dhe punonte lakuriq, ndërsa Bilali ishte futur brenda tendës dhe gruaja po i vinte copa kastraveci mbi kurrizin e djegur nga dielli. Vajza ishte ulur në tokë dhe po e shikonte duke punuar. Këmbët i kishte hapur dhe në mes të tyre Jani pa një mish të fortë ngjyrë kafe që vinte duke u zbardhur aty ku bashkoheshin kofshët. Vajza qeshte, por nuk i mbyllte këmbët. Jani ia bëri me dorë, ajo u ngrit dhe u afrua. Si e ke emrin, e pyeti. Fatime, tha vajza me zë të ulët duke parë nga tenda ku ishin prindërit. Janit iu forcuan muskujt në trup, por goja iu zgjidh. Fatime, do të vish në shtëpinë time? Dua, tha Fatimja duke qeshur dhe dhëmbët e bardhë i ndriçuan fytyrën si një filxhan i qëndisur. Jani qëlloi fort me çekiç mbi çati dhe ofshamat e Bilalit të mbuluar me kastravec nuk u dëgjuan gjithë pasditen.
Kur ra muzgu, shkoi në shtëpi, mbushi një kazan me ujë të ngrohtë dhe u la. U fut në dhomën e Paridit, hodhi nën sqetulla parfumin e pjeshkës dhe hapi sëndukun të merrte një këmishë të pastër. Këmishët ishin të gjitha të pahekurosura dhe Jani hapi dollapin me rrobat e Ibrahimit. Pa një këmishë bojë rozë të qëndisur te qafa, në thilenë e së cilës ishte një gjethe e tharë që ra përtokë. E veshi dhe shkoi përpara pasqyrës. Iu duk vetja si babai ditën që ishte martuar me Sarën dhe ai bashkë me Thanasin tundnin kambanën e kishës, ndërsa Paridi me Muhamedin mbanin fustanin e nusërisë së Sarës. Doli jashtë dhe u ul te stoli në errësirë. Ishte fresk, megjithatë djersiti në tëmtha, duke pritur. Dëgjoi një hap të lehtë dhe ktheu kokën nga rruga. Fatimja ecte në majë të gishtave. Kishte krehur flokët dhe i kishte kapur me karfica në dy anët e kokës, ndërsa buzët i kishte lyer dhe Janit iu duk si një kukull me dru arre të errët. Nuk kishte bërë kurrë kukulla të veshura si vajza dhe nuk e dinte si dukeshin të zhveshura.
Kur u futën në dhomë, ai shoi qirinjtë. Fatimja u zhvesh shpejt dhe trupi i saj u bë një me errësirën, por në mes të këmbëve ai dalloi një shegë të kuqe me lëng dhe u drejtua atje duke mbajtur duart përpara si i verbër. Rrëshira e Fatimes iu ngjit në të gjithë trupin, ndërsa duart e saj iu kapën me thonj pas kurrizit. Iu kujtua shpina e vizatuar e Bilalit dhe bërtiti nga dhimbja. Muhamedi, që po lexonte në dhomën tjetër, ndjeu zhurmë dhe u afrua te dhoma e Paridit, por dera ishte e hapur dhe aty nuk kishte njeri. Një erë e fortë rrëshire i erdhi në hundë dhe mendoi se Jani po lyente dërrasa poshtë në bodrum. U kthye të lexonte dhe e zuri gjumi.
Jani doli nga dhoma të nesërmen në drekë. Sytë i kishte të ënjtur dhe nuk i pa kuleçtë e Sarës që ishin ftohur duke pritur. Paridi me Muhamedin ishin në oborr. Do martohem, tha Jani duke fërkuar sytë. Muhamedi rrudhi buzët dhe i tha: U mërzite me kukullat prej druri? Me kë do martohesh? Me vajzën e Bilalit, tha Jani. Paridi u afrua dhe filloi të qeshte. Po të ishte e bardhë do kishe pritur sa të dilte nga dhoma ime, tha dhe i shkeli syrin Muhamedit. Jani bëri sikur nuk e dëgjoi dhe ktheu kokën nga dera e shtëpisë. Fatimja rrinte në këmbë dhe flokët e shkurtër i kishte pa karfica. Kaçurrelat i ishin prishur. Duart e gjata i mbante mbi bel dhe fustani i ishte rrudhosur. Dua një fshesë të pastroj dhomën, tha Fatimja dhe qeshi. E ke pas derës së kuzhinës, i tha Muhamedi. Paridi iu afrua Janit dhe i tha: Vajzat e bardha nuk ma pastrojnë dhomën.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:57 am

Jani dhe Fatimja u martuan pas dy javësh. Kasollja e re e Bilalit kishte mbaruar dhe Sara me Muhamedin shkuan aty për të kërkuar dorën e nuses. Bilali qeshte, ndërsa gruaja e tij nxori një reçel me manaferra të egra që i kishte këputur në fushë në mëngjes. Kur e sollën Fatimen në shtëpi, Bilali dhe e shoqja hodhën oriz mbi kokën e Janit dhe të Fatimes. Gruaja qante me lot, ndërsa Fatimja qeshte. Sara e kishte rregulluar dhomën e tyre në anën e re të shtëpisë dhe kishte sjellë një palë çarçafë të rinj ngjyrë ari. Jani kishte marrë krevatin e madh ku kishte fjetur Ibrahimi me Sarën. Ia kishte ndërruar kokën dhe aty kishte gdhendur disa fruta me gjethe që bashkoheshin si një kurorë.
Ana Komnena e shikonte Fatimen pa ia ndarë sytë dhe para se të iknin e puthi Janin dhe doli në oborr. Nuk kishte parë kurrë një jevg. Sara e gjeti në stol me sytë nga dhoma e ndriçuar e Fatimes. Pse ka njerëz të zinj në botë, e pyeti Ana. Ka të bardhë, të verdhë, të kuq, ka dhe të zinj, tha Sara. Po pse nuk janë të gjithë njerëzit njëlloj ose të bardhë, ose të zinj, pyeti prapë Ana Komnena. Po të ishin të gjithë njëlloj bota do ishte shumë e varfër dhe e mërzitshme, tha Sara. Po fëmijët e Janit do jenë të bardhë apo të zinj, e pyeti Ana duke mbledhur këmbët e gjata mbi krevat. Sara e pa në sy dhe gërsheti i së bijës iu duk se ishte zgjatur. Nuk e di, tha, por fëmijët janë gjithnjë të bukur, edhe kur janë të bardhë, edhe kur janë të zinj. Ndoshta, tha Ana, por mua më duket se pleqtë e zinj janë më të shëmtuar se pleqtë e bardhë. Babai ishte i bukur kurse Bilali është i shëmtuar. Sara nuk foli, por hapi dritaren e dhomës.
Bënte vapë dhe yjet dukeshin sikur kishin zbritur në oborr dhe ishin shtrirë për t’u freskuar mbi plloça. Ngjyrat e lëkurës së njerëzve u ndanë nga bijtë e Noes, tha. Ana Komnena e shikonte dhe era që frynte nga dritarja ia kishte ftohur faqet e kuqe. Noeja kishte tre djem, të cilët shpëtuan bashkë me të nga përmbytja. Ata ishin Semi, Hami dhe Jafeti. Sipas Biblës së vjetër nga Semi kanë rrjedhur çifutët dhe arabët që quhen semitë. Nga Hami kanë ardhur lëkurëzinjtë, jevgjit egjiptianë dhe zezakët e Afrikës dhe këta quhen hamite. Kurse nga trungu i Jafetit rrjedhin gjithë njerëzit me ngjyrë të bardhë, shqiptarët, grekët dhe gjithë evropianët që quhen jafetike. Në fillim perëndia bëri burrin dhe gruan, Adamin dhe Evën, pastaj ndau racat me tre djemtë e Noes që ishte pasardhësi i Adamit dhe pastaj ndau fetë me djemtë e Abrahamit, Isakun dhe Ismailin që ishin pasardhës të Noes.
Noeja i paska ndarë djemtë si babai, tha Ana duke luajtur me gërshetin. Sara qeshi dhe e pyeti pse. Jani është si Hami, Muhamedi si Semi dhe Paridi si Jafeti, tha Ana dhe u shtri në krevat duke parë tavanin. Yjet kishin hyrë në dhomë dhe i ishin ngatërruar nëpër flokë.
Pas një viti, Fatimja lindi një djalë të zeshkët me sy të kaltër dhe me flokë kaçurrelë. Jani e mori djalin në krahë dhe e ngriti në diell. Lëkura mbante erë rrëshirë dhe ai e puthi në ballë. Do ta quajmë Ibrahim, i tha Fatimes që qeshte e shtrirë në krevat. Ana Komnena iu afrua Sarës dhe i tha: Pse i vunë emrin e babait? Ky e ka lëkurën si breshkë dhe është me flokë kaçurrelë, ndërsa babai ishte me flokë të drejtë dhe nuk mbante era rrëshirë. Sytë i kanë njëlloj, i tha Sara duke luajtur me Ibrahimin e vogël. Kur gruaja e Bilalit i preu Ibrahimit kërthizën, që dukej si një shkop i shtrembër me nyje të vogla, Jani e mori duke e mbajtur me kujdes e mos thyhej dhe zbriti në bodrum. Preu disa dërrasa dhe bëri një kuti të vogël që e veshi nga brenda me atllas të verdhë që Bilali e kishte sjellë nga Janina. Futi kërthizën në kuti dhe ia dha Fatimes që e preku lehtë me gisht dhe e vuri mbi boro.

29

Ibrahimi i vogël eci shpejt. Pinte shumë qumësht duke kafshuar gjinjtë e fryrë të Fatimes. Këmbët e shkurtra i ishin bërë me vija, ndërsa kaçurrelat i ishin zgjatur mbi supe sepse Bilali thoshte që foshnjave nuk duhet t’i priten flokët derisa të bëhen tre vjeç. Bilali dhe e shoqja vinin çdo pasdite dhe rrinin në dhomën e Fatimes. Gruaja i sillte vajzës kabuni me sheqer, ndërsa Bilali merrte Ibrahimin dhe e shëtiste në oborr. Kur vinte Bilali shtëpia kumbonte. Zëri i tij ishte i fortë dhe çdo gjë e thoshte me të bërtitur, aq sa Paridi besonte se ai nuk dëgjonte mirë nga veshët. Jani shkonte në bodrum dhe priste dru sikur donte t’i shpëtonte zërit të Bilalit. 
Një ditë, Bilali solli një iriq për Ibrahimin. Iriqi i kishte gjembat e zinj dhe turirin e kuq. Nuhaste tokën dhe kërkonte të hynte në mes të plloçave. Bilali e kapte nga gjembat dhe ia vinte përpara Ibrahimit, që e prekte dhe pastaj qante nga dhimbja. Pas disa ditësh, iriqi u zbut dhe sa herë që dilte Bilali me Ibrahimin në oborr drejtohej nga ata dhe rrinte pa lëvizur, si një kukull e bindur. Kur Bilali ikte, iriqi ndihej i lirë dhe fillonte të gërmonte në oborr. Hynte nën plloça dhe hante barëra me krimba që i gjente me shumicë. Një natë, Paridi erdhi vonë në mesnatë dhe nuk e pa iriqin që rrinte përballë derës me kokën të fshehur nën gjemba. E shkeli dhe ndjeu një therje të fortë në gishtin e madh të këmbës. Këmba i rridhte gjak dhe ai nuk ecte dot. Një javë qëndroi në shtëpi i shtrirë, duke mbajtur këmbën lart mbi krevat. Gruaja e Bilalit i solli një përzierje hithrash dhe lule basami që i kishte shtypur në havan dhe i kishte bërë si pure. Paridi lyente këmbën dhe shikonte rrugën nga dritarja.
Kur Bilali luante me Ibrahimin në oborr, Muhamedi ulej në stol dhe i shikonte. Kur keni ardhur nga Egjipti, e pyeste Bilalin që ndiqte iriqin duke bërtitur. Nuk e di, thoshte Bilali. Stërgjyshi im ka lindur këtu. Mblidhte hekurishte dhe gjëra të hedhura dhe i shiste. Gruaja e tij hidhte fall dhe shikonte filxhan. Njëherë ajo i pa filxhanin pashait turk të Janinës dhe i tha se liqeni do thahej kur pashait të Janinës t’i prisnin kokën.
Kur jeni bërë myslimanë, e pyeste Muhamedi. Bilali ulej pranë tij në stol dhe i thoshte: Jevgjit u bënë myslimanë përpara Muhamedit. Në Jerusalem kishte shumë jevgj që vinin nga Egjipti dhe mblidhnin hekurishte, i drejtonin, i prisnin, i shkurtonin, bënin shufra, thika të vogla, hekura parvazesh dhe gozhdë për të ndërtuar shtëpitë. Ata bënin edhe gozhdët me të cilat kryqëzoheshin njerëzit. Këto gozhdë ishin të ndryshme nga ato që përdoren për shtëpitë dhe vetëm jevgjit mund ta bënin këtë zanat të vështirë. Gozhdët e kryqëzimit kanë kokë të madhe, që çekiçi t’i gjejë dhe të mos dalë huq, janë të gjata dhe shumë të drejta, me majë të mprehtë sepse ato duhet të hyjnë menjëherë në mish dhe nga mishi në dru. Maja e gozhdës bëhet me kanale të holla, që gjaku të kalojë nëpër to dhe të dalë jashtë pa bllokuar çarjen e lëkurës. Gozhdët nuk duhet të thyhen apo të shtrembërohen sepse kjo i sjell shumë dhimbje njeriut dhe i lodh ushtarët. Romakët i rrihnin jevgjit sa herë që gozhdët shtrembëroheshin nga goditjet dhe ata u bënë mjeshtër të këtij zanati nga frika. Përpara kryqëzimit, jevgjit i lyenin këto gozhdë me një vaj të veçantë prej ulliri të verdhë, i cili nuk hahej në atë kohë nga çifutët.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:57 am

Kur u kryqëzua Jezu Krishti, romakët urdhëruan jevgjit e Jerusalemit të bënin gati gozhdët për ta shpuar. Një jevg punoi gjithë ditën, por kur i thanë se pse duheshin ai e fshehu gozhdën e katërt dhe u zhduk nga qyteti. Bashkë me Krishtin, atë ditë u kryqëzuan për vjedhje edhe dy çifutë të tjerë, por vetëm ai u shpua me tri gozhdë. Që atëherë të gjithë na kanë poshtëruar padrejtësisht. Ne i kemi kursyer dhimbjen Jezu Krishtit sepse po të mos zhdukej një nga gozhdët, ai do të ishte shpuar katër herë dhe jo tre. Të krishterët thonë se ne nuk duhet të kishim bërë asnjë gozhdë, ndërsa çifutët thonë se ne nuk duhet ta mëshironim Jezu Krishtin.
Që nga ajo kohë populli ynë është shpërndarë si rëra në shkretëtirë duke kërkuar gozhdën e katërt, e cila nuk u gjet kurrë. Romakët e kërkuan për disa orë dhe prandaj kryqëzimi i Krishtit u bë të premten në muzg, kur duhej të ishte bërë të paktën në drekë. Unë i kam parë ikonat e kryqëzimit në kishat e Janinës. Të gjitha e vizatojnë Krishtin mbi kryq me duar të hapura dhe me këmbë të mbledhura dhe asnjeri nuk e di se atij ia mblodhën dy këmbët bashkë, sepse kishin vetëm tri gozhdë. Nga një për secilën dorë dhe vetëm një për të dy këmbët. Kurse dy të kryqëzuarit e tjerë, që i rrinë Krishtit majtas dhe djathtas, i kanë këmbët e hapura dhe të varura në gozhdë të ndryshme. Kemi qenë gjithmonë të dhembshur, thoshte Bilali dhe mbante Ibrahimin në prehër.
Muhamedi e shikonte duke buzëqeshur dhe e pyeste: Po pastaj si u bëtë myslimanë? Nuk kishim rrugë tjetër, thoshte Bilali duke kaluar dorën e gjatë mbi flokë. Kur na përndoqën nga Jerusalemi, shumë nga ne u shpërndanë në shkretëtirë dhe shkuam në Arabi. Edhe aty kishte çifutë, por ne u shtuam më shumë se ata sepse lëkura jonë e duron diellin dhe vapën pasi është më e trashë se ajo e të bardhëve. Muhamedi ka qenë i zeshkët si ne. Në qoftë se jevgu nuk do ta kishte fshehur gozhdën e Krishtit bota nuk do të kishte myslimanë, e ne do ishim bërë të krishterë siç u bënë romakët. Por unë them se më mirë që u bë kështu pasi edhe ne duhej të kishim fenë tonë, e cila e ndalon kryqëzimin e njeriut me gozhdë dhe nuk e pranon kryqin si shenjë.
Muhamedi shikonte Bilalin dhe mendonte se që kur kishte ardhur ai fshati ishte bërë më i zhurmshëm, por edhe më i pasur. Një fshat pa myslimanë dhe pa jevgj do ishte shumë monoton. Paridit i ishte shëruar plaga, por megjithatë ecte duke çaluar me një palë pantofla të leshta nëpër shtëpi. Fatimja pastronte shtëpinë me fshesë dhe në drekë gatuante musaka pa mish dhe sallatë me karota të ziera. Jani mbante Ibrahimin dhe kur vinte Bilali shkonte në bodrum. Sara i hekuroste këmishët Paridit, ndërsa Ana shikonte Ibrahimin e vogël dhe i thoshte Muhamedit: Ky i ngjan më shumë Bilalit se babait. Muhamedi qeshte dhe duke ngritur kokën nga qielli i thoshte: Jo të gjitha degët e arrës janë njëlloj të gjata.
Në darkë, shtëpia ishte e qetë. Jani dhe Fatimja flinin herët, ndërsa Bilali merrte gruan dhe shkonte në kasolle.

Një natë, Paridi trokiti fort në shtëpinë e Arianit Komnenit dhe Sara u zgjua nëpër gjumë. Këtu është Muhamedi, e pyeti. Jo, tha Sara. Ka dalë që në drekë dhe nuk është kthyer, tha Paridi duke djersitur në këmishë.
Muhamedi nuk u duk në shtëpi as të nesërmen. Jani me Paridin shkuan në pyll, por nuk e gjetën. Bilali doli në fushë dhe e thirri fort. Zëri i tij mbuloi hapësirën, u përplas në pemë dhe u kthye prapë. Muhamedi nuk u përgjigj, ndërsa Paridi nuk fjeti gjithë natën. Rrinte ulur në stil dhe shikonte nga rruga. Sa herë lëvizte ndonjë hije, ngrihej në këmbë. Kur u gdhi, shkoi të flinte dhe Ana Komnena e zgjoi afër drekës kur i solli kulaçin me mjaltë dhe një këmishë të pastër. Paridi ishte i uritur dhe hëngri edhe kulaçin e Muhamedit. Ana Komnena e shikonte nga pasqyra duke i varur këmishën në karrige. Pse e hëngre kulaçin e Muhamedit, e pyeti. Paridi hante pa e pasur mendjen. Edhe po të vijë sot do jetë i lodhur dhe nuk do ketë fuqi të hajë, i tha dhe u afrua te pasqyra. Muhamedi nuk erdhi as të nesërmen. Paridi dukej i këputur dhe flokët i ishin bërë si gjembat e iriqit kur bie shi.
Bilali erdhi në shtëpi pasdite, mori Ibrahimin në prehër dhe u ul në stolin ku rrinte Muhamedi. Dielli i binte në kurriz dhe lëkura shpërndante erën e thartë të rrëshirës. Ku mund të jetë Muhamedi, e pyeti Paridi duke u afruar. Fytyra e tij ishte e verdhë dhe dukej si një njeri që i bën të njëjtën pyetje kujtdo që takon. Në moshën e tij, përveç vdekjes, vetëm një grua mund të të largojë nga shtëpia, i tha Bilali me zë të ulët. Paridi e pa i habitur. Ibrahimi nuk donte të rrinte në prehrin e Bilalit dhe vrapoi mbi plloça kur pa turirin e iriqit që doli duke nuhatur. Bilali e ndoqi nga pas duke bërtitur me zërin e tij të zakonshëm dhe Paridi u fut në shtëpi.
Në mbrëmje, shtëpia u qetësua. Ai doli në oborr dhe u ul në stol. Fshati flinte dhe asnjë hije nuk kalonte përpara shtëpisë. Iriqi vrapoi ngadalë nëpër plloça, i mori erë këmbës së Paridit që nuk lëvizte dhe pastaj shkoi tek arra e vogël dhe fjeti duke mbuluar turirin e kuq në tokë. Paridi mbështolli këmbët në stol dhe u fsheh në errësirë. Iu kujtua se si numëronte me gishta duke pritur babanë dhe Aliun, ditën që kishin vajtur në pyll për të kapur lepuj. Po të vijë Muhamedi do t’i dukem si një iriq që numëron gjembat e veta, mendoi dhe ndjeu këmishën e lagur nga vesa.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:58 am

Në mëngjes, Jani e gjeti atje. Sytë i kishte të mbyllur dhe i ngjante Ibrahimit në vitet e fundit. Dukej i bardhë dhe i menduar. Shko të flesh, tha Jani, do ta pres unë Muhamedin. Paridi nuk i hapi sytë, por lëvizi këmbët e mpira dhe i shtriu në tokë. Ti beson se do të vijë, e pyeti. Jani ngriti kokën nga rruga. Ana Komnena po vinte me një trastë me kuleç dhe një këmishë të pastër që e mbante me kujdes. Jam i bindur që do të vijë, foli Jani. Ka thënë se do të ndërtojë një xhami për babanë dhe nuk mund të zhduket pa mbajtur premtimin. Paridi hapi sytë kur ndjeu erën e kulaçit që afrohej. Mua nuk ma ka thënë këtë, por e besoj, tha Paridi. Muhamedi është marrë gjithnjë me gjëra të panevojshme. Jani u ul pranë tij në stol dhe trupat e tyre u prekën. Muhamedi e dinte që unë do martohesha me një jevgë, tha me zë të ulët. Paridi ktheu kokën. Kur bëra ushtarin prej druri që doje ti dhe një Skënderbe për Aliun, ai më kërkoi një tokë të rrumbullakët, së cilës unë i dhashë formën e fshatit. Ai e pa gjatë fshatin e gdhendur, pastaj e ktheu nga të gjitha anët dhe më tha se disa njerëz të zinj me çanta të mëdha do të ngrinin shtëpi te fusha e bagëtive dhe unë do të shkoja atje, siç shkova. Jani e kishte zërin të shuar dhe gryka i ngjante me një ibrik të bllokuar. Po tjetër çfarë të tha, e pyeti Paridi. Më tha se shtëpia jonë do bashkohej me shtëpinë e Mihalit, se shtëpia e Arianitit do bëhej shkollë dhe se Petro do mbytej në det.
Paridi pa shtëpinë e madhe dhe ndjeu trupin e Janit që po djersinte shumë dhe u ngrit. Djersa rridhte si një rrëshirë nga një trung i vetmuar. Donte ta pyeste Janin akoma për Muhamedin dhe tokën e rrumbullakët, por Ana Komnena ishte afruar dhe po hynte në oborr. Iriqi që kishte dalë në diell ngriti kokën, kur Ana e puthi Janin në faqe. Mban era rrëshirë, tha ajo dhe rrudhi hundët. Jani qeshi, ndërsa Paridi mori kulaçin dhe filloi të hante. Mos e ha më kulaçin e Muhamedit, i tha Ana dhe hyri në shtëpi të varte këmishën e ngrirë.

Në drekë, Hana shkoi te shtëpia e Arianitit. Sytë jeshilë i shkëlqenin. Kishte veshur një fund të gjatë dhe të ngushtë dhe flokët i kishte krehur me kujdes. Në vesh kishte varur dy vathë të vegjël ngjyrë ulliri, të cilët e tregonin më të dobët, por dhe më të zbehtë. Sara po priste trëndafilat në oborr. Duart i kishte mbathur me lecka që të mos ia shponin gishtat. Hana i rrinte pas kurrizit duke ngritur nga toka degët e këputura të trëndafilit dhe Sara ndjeu që ajo donte t’i thoshte diçka.
Pse je veshur kështu, e pyeti duke i parë vathët. Hana u skuq dhe ktheu kokën nga dera sikur donte të sigurohej se asnjeri nuk po i dëgjonte.
Muhamedi është në shtëpinë time dhe do të martohet me mua. Sarës iu dobësuan duart dhe ndjeu një gjemb që i shpoi gishtin. Je çmendur, e pyeti duke hapur sytë. Muhamedi është njëzet vjet më i vogël se ty. Edhe ti ishe njëzet e pesë vjet më e vogël se Ibrahimi kur u martove, tha Hana duke folur shpejt. Sara thithi gishtin e gjakosur dhe u ul në oborr, aty ku rrinte Mihal Komneni dhe përpara tij edhe Arianiti. Hana mbeti në këmbë si një nxënëse që mezi pret të largohet me vrap për në shtëpi, pasi t’i kenë dhënë leje. Jakën e këmishës e kishte të ngrirë dhe në qafë i shtrëngohej një shall i hollë, i tejdukshëm. Damarët i ishin fryrë, ndërsa sytë jeshilë i ishin errësuar si një pyll në një ditë pa diell.
Muhamedi është nipi i burrit tënd, tha Sara dhe kjo e bën këtë martesë edhe më të papranueshme. Hana u ul dhe sytë iu varën nga ënjtja. Ti ke jetuar shumë vjet me mua dhe me Vasilin dhe e di shumë mirë se sa kam vuajtur për të pasur një fëmijë. Vasilit i vinte turp që nuk më mbarste dot, ndërkohë që i vëllai i tij u bë me shtatë djem. Muhamedi më tha se ai do martohet me mua dhe në moshën time kjo është mundësia e fundit për të pasur një familje. Sara e shikonte se si i dridhej qafa nën shall dhe ndjeu që u përlot.
Kur babai kishte ikur ajo kishte jetuar mbi dhjetë vjet në një shtëpi me Hanën dhe Vasilin. Dashuria e tyre, nëse kishte ekzistuar, ishte shuar qetësisht si një mangall në dhomën e një të sëmuri të pashpresë. Mungesa e fëmijës i kishte bërë si një vëlla dhe një motër që jetonin nën një çati duke pritur një kukull për të shtyrë kohën. Vasili kishte shkuar disa herë në Janinë për të takuar një doktor dhe gjithmonë kthehej me fytyrë të çelur, mbyllej në dhomë me Hanën dhe numëronte ditët. Kur Hana kontrollonte të brendshmet në fillim të muajit, ai e priste pas derës, si një fajtor dhe pastaj shkonte në pyll nga ku kthehej i shkatërruar. Shija e vezëve të prishura të Hanës i rrinte gjithë kohën në gjuhë. Hana qante në dhomën e saj, ndërsa Sara lexonte në kuzhinë duke bërë sikur nuk kuptonte. Njëherë Vasili i tha Hanës se kishte vendosur të bëhej mysliman sepse ndoshta kjo e ndihmonte të pillte si gjithë burrat e tjerë, por pastaj kishte ndërruar mendje dhe kishte thënë se perëndia është një dhe jo dy, prandaj, nëse ajo e kishte ndëshkuar, ai nuk kishte shpëtim, pavarësisht se do falej nga perëndimi apo nga lindja e shpirtit. Fetë janë pozicionet që zgjedhin njerëzit për të parë perëndinë, i kishte thënë Hanës. Të krishterët i rrinë perëndisë në perëndim, myslimanët në lindje. Ç’ndryshim ka nëse ne të dy bashkohemi në dhomë apo në qilar? Pulën dhe gjelin lëri në rrugë apo shtriji në krevat njëlloj do ta bëjnë vezën. Çoji në kishë apo mbylli në xhami prapë njëlloj do ta bëjnë atë që kanë për të bërë. gruaja e Ibrahimit donte një vajzë, por Ibrahimi bëri vetëm djem edhe si i krishterë, edhe si mysliman.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:58 am

Vasili vdiq përpara se të lindte Ana dhe ndoshta kishte të drejtë, mendoi Sara duke shtrënguar gishtin që i rridhte. Ibrahimi bëri një vajzë, por jo kur ndërroi fenë, por kur ndërroi gruan.
Hana ishte ulur në gjunjë dhe priste. Ishte tre vjet më e madhe se Sara, por vetmia ia kishte mbushur cepat e syve me rrudha të imëta, të cilat ajo i fshinte me pudër. Megjithatë ishte akoma e bukur dhe e freskët, ndonëse fliste pak dhe sillej si një mobilie, siç thoshte Komneni. Sara qeshi me vete duke menduar se, po të martoheshin, Hana do dukej si një mobilie dhe Muhamedi do t’i rrinte sipër si një tas me hurma. Hana ishte halla e saj, por atë ditë dukej si një çupëlinë që kërkon leje të martohet.
I vuri dorën mbi kokë dhe e pyeti: Ia kërkove ti Muhamedit të martoheshit? Jo, tha Hana. Ai erdhi në shtëpinë time një pasdite. Ka ardhur Bilali në shtëpi, më tha, dhe dola se ai bën shumë zhurmë. Biseduam derisa u err, por ai nuk po lëvizte dhe më pyeti nëse mund të flinte në shtëpinë time. Ai është nipi i Vasilit dhe unë nuk mund t’i thoshja jo. mirë, i thashë, por a i ke lajmëruar vëllezërit. Nuk e kanë mendjen tek unë, më tha, njëri ngrohet me Fatimen, tjetri me vajzat e fshatit. Fillova të qesh dhe i rregullova krevatin. Natën m’u duk sikur dikush m’u fut në dhomë dhe po më shihte.
Në mëngjes, Muhamedi ishte zgjuar përpara meje dhe e gjeta duke parë nga dritarja. I bëra për të ngrënë dhe pimë kafe me sheqer. Mendova se në drekë do ikte, por ai mori një nga librat e Arianitit dhe filloi të lexonte i ulur në divan. Unë fshija shtëpinë dhe herë pas here hyja në dhomë. Ai ngrinte kokën, më buzëqeshte dhe lexonte prapë. Mendova se do hante drekë dhe pastaj do ikte dhe bëra fasule me pastërma dhe një kek me mollë. Kur u ulëm në tavolinë, Muhamedi hante ngadalë dhe më shikonte në sy. Unë ngrija sytë dhe ai qeshte. Gjithmonë e kisha parë si një fëmijë të çuditshëm dhe të urtë, por atë ditë m’u duk si një burrë dhe u skuqa duke menduar. Kur mbaruam drekën, Muhamedi u ul prapë në divan dhe mori librin. Unë shkova në dhomë dhe dëgjoja pas derës fletët e librit që lëviznin në heshtje. Lëvizja e fletëve nuk ishte rregullt dhe dora e Muhamedit më dukej e shqetësuar. Qëndrova në dhomë deri në muzg. U vesha dhe shkova te Muhamedi, i cili rrinte në errësirë me librin në prehër. Do dal pak, i thashë duke menduar se edhe ai do ikte. Muhamedi ngriti kokën dhe më tha: Unë do lexoj edhe pak. Ndeza qirinjtë një nga një dhe e afrova shandanin pranë tij. Sytë e kaltër të Muhamedit më shikonin, por unë u përpoqa të tregohem e sigurt dhe i thashë duke qeshur: Vajti vonë, edhe ty të presin në shtëpi. Në këtë fshat njeriun e pret vetëm gruaja ose fëmijët, tha Muhamedi qetësisht. Unë nuk kam as grua, as fëmijë. Unë u skuqa, por qirinjtë ishin larg meje dhe ai nuk e shikonte pështjellimin tim.
Dola dhe erdha deri afër shtëpisë tënde. Doja të hyja brenda, por nuk ndihesha mirë dhe e dija që fytyra do më tradhtonte. Kisha pranuar në shtëpi një fëmijë dhe tani atje më priste një burrë. E ndieja që kur të kthehesha diçka do të ndodhte dhe kisha frikë. Më dukej sikur për herë të parë në jetën time kisha lënë takim me një burrë. Me Vasilin nuk e kisha provuar këtë dobësim të trupit sepse ne na martuan familjet dhe u takuam vetëm në dhomën e gjumit ku ai më priste duke u dridhur nga turpi dhe unë u zhvesha siç më kishin mësuar. Çdo gjë që kam bërë me Vasilin ma kishte mësuar nëna më parë, por askush nuk më kishte thënë si duhet të sillesh me një burrë që të vjen në shtëpi. Mbeta një copë herë përpara derës, por nuk trokita. Ishte errësuar dhe hëna ecte si një hap mbi kalldrëm. Edhe unë eca, pa e ditur se ku po shkoja. Kalova nga kisha dhe pashë kambanën që ishte mbushur me yje. Kur u afrova te shtëpia e Ibrahimit, në oborr dallova Paridin, i cili ishte ulur në stol dhe kishte mbledhur këmbët poshtë vetes. Oborri ishte i qetë, ndërsa Paridi priste në errësirë. Pret Muhamedin, mendova dhe u fsheha pas një muri duke e parë. Herë pas here Paridi kthente kokën dhe unë i shikoja fytyrën e zbehtë dhe të lodhur. Flokët i kishte të pakrehur dhe mjekra kishte nisur t’i nxinte. Një herë vendosa t’i afrohem dhe t’i them se Muhamedi ishte në shtëpinë time, por kjo m’u duk si tradhti. Nuk isha mësuar të tradhtoja një burrë që ditën e parë. Kisha pak ftohtë dhe u ngjesha pas gëlqeres së murit për t’u ngrohur. Kur qirinjtë në dhomën e Janit dhe të Fatimes u shuan, Paridi u ngrit dhe shkoi tek arra e vogël. Zgjati dorën dhe që aty lëvizi diçka. Ishte iriqi. Paridi ia ngacmonte turirin me një degë të thyer dhe iriqi ngrihej në të dy këmbët si një lepur i uritur. Kafshonte degën dhe përplaste kokën pas gjembave kur e kuptonte se dega nuk hahej. Paridi ia afroi degën disa herë, por më në fund iriqi u struk dhe nuk u zgjat më nga gënjeshtra e tij. E kuptova se Paridi donte të vriste kohën dhe vendosa të kthehem në shtëpi.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:58 am

Muhamedi ishte në divan dhe kur unë hyra ai u ngrit dhe më tha: Mirë se erdhe. Mua m’u duk e pasjellshme që ai më uronte mirëseardhjen në shtëpinë time dhe i thashë se kisha parë Paridin që po priste në oborr i shqetësuar. I the që unë jam këtu, më pyeti Muhamedi që dukej sikur kishte shtatë hije pas degëve të shandanit. I tregova që nuk i kisha thënë, por ai duhej të ikte sepse unë nuk mund të bëja sikur nuk dija gjë, ndërkohë që të gjithë ishin në merak. Muhamedi afroi kokën te shandani dhe sytë e tij të kaltër morën shkëlqim prej guri. Unë kam ardhur për të mos ikur, më tha. Unë qesha si një njeri që nuk e kupton atë që ka dëgjuar, por me sa duket e qeshura ime atij iu duk si shprehje kënaqësie dhe i dha më shumë siguri. Por, tani që e mendoj, atë çast më duket sikur Muhamedi nuk kishte nevojë për guxim sepse ai kishte ardhur të më thoshte diçka që e dinte prej kohësh. Dua të martohem me ty, më tha dhe unë pashë flakët e qirinjve që ngatërroheshin me njëra-tjetrën si gishta që më mbulonin fytyrën. Mbeta pa frymë dhe i thashë: Je çmendur, unë nuk martohem me kalamaj.
Muhamedi filloi të qeshte dhe u ul në divan. Unë për këtë kam ardhur. Kam vite që pres të rritem dhe nuk jam më një kalama, siç nuk je ti një plakë. Unë jam burrë dhe ti je një grua që duhet t’i japësh fund vetmisë dhe të kesh familjen që të është mohuar nga fati. Unë ndjeva një të skuqur në faqe dhe në sqetulla dhe m’u duk sikur ai po tallej me jetën time. U afrova dhe i bërtita të dilte jashtë, por Muhamedi nuk lëvizi. Më shikonte qetësisht dhe unë u ndjeva shumë e dobët. Shkova në dhomë dhe u shtriva në krevat. Hijet e qirinjve më ndoqën nga pas duke hyrë nën derë. Fillova të qaj sepse m’u duk vetja një plaçkë e lagur që e kanë varur në mes të fshatit për t’i treguar kalimtarëve se vetmia është një sëmundje që nuk shërohet në diell. Gjithë jeta ime më kaloi përpara syve. Kisha menduar gjithmonë të martohesha, por vitet kishin ikur pa kuptuar dhe unë e kisha humbur besimin se fshati mund të më jepte një burrë, i cili ishte shfaqur atëherë kur ndoshta nuk më duhej më. Trupi im ishte flashkur si një i zier gjatë dhe ndoshta aftësinë për të bërë fëmijë e kisha humbur, si një gjë të panevojshme. Përse mund të më duhej një burrë, përveçse për të kaluar ditët e mbetura?
Shkova te dritarja dhe pashë rrugën. Nga dhoma tjetër nuk dëgjohej asgjë, por fryma e Muhamedit i lëvizte qirinjtë që hynin në dhomën time, duke u lëkundur. U afrova te pasqyra dhe pashë veten. Në errësirë rrudhat përreth syve dukeshin më të thella. Flokët më ishin hapur si leshterikë të tharë dhe pa e pasur mendjen mora një krehër dhe nisa t’i rregulloj. Pastaj u shtriva dhe më zuri gjumi duke mos menduar. 
Sot në mëngjes ndihesha më mirë. Lëkurën e kisha më të qetë dhe rrudhat kishin humbur lartësinë. Nuk ia vlen të mërzitesh, thashë me vete. Pavarësisht se Muhamedi është njëzet vjet më i vogël, prapë është një burrë. M’u kujtua nëna ime që thoshte se një grua nuk plaket deri ditën që djemtë e vegjël në rrugë kthejnë kokën për ta parë.
U vesha shpejt dhe dola. Muhamedin e gjeta atje ku e kisha lënë. Fytyra e tij ishte e bardhë, por nuk dukej i lodhur. Nuk e pyeta nëse kishte fjetur, por bëra mëngjesin me çaj dhe e shtrova në tavolinë. Hëngrëm të dy pa folur. Nuk e shikoja në sy, ndërsa ai pinte çajin ngadalë si një njeri që nuk e pret asgjë jashtë shtëpisë.
Kur do ikësh, i thashë. Muhamedi dukej edhe më i qetë dhe nuk u ngut të përgjigjej. Kur të martohem me ty, më tha. Vendosa ta përballoja atë bisedë qetësisht, pa u skuqur dhe pa u nervozuar si një grua e pjekur, e cila duhet të arsyetojë propozimet që i vijnë. Pse do të martohesh me mua, e pyeta. Muhamedi la gotën e çajit dhe kaloi dorën mbi mbulesë sikur donte të më tërhiqte vëmendjen për ato që do të thoshte. Unë nuk kam më një familje, më tha. Jani u martua, dy vëllezër kanë vdekur dhe dy të tjerë ikën në Janinë. Babai vdiq, ndërsa Paridi jeton në legjendat greke. Ditën që Sara iku nga shtëpia e kuptova se isha rritur dhe duhet të krijoja familjen time. Ti më ke pëlqyer që kur kam qenë i vogël. Një ditë, kur po hanim drekë me Mihalin dhe Metodin në shtëpinë e Arianitit ti u mërzite kur unë thashë se ditën që njerëzit nuk do mund të lindin më njerëz, si ti, atëherë nuk do ketë më as njerëz dhe as perëndi sepse perëndia nuk jeton dot pa njerëzit kurse njerëzit jetojnë pa perëndinë, por jo pa njëri-tjetrin. Ti u ngrite nga tavolina dhe më the se ti nuk kishe lindur për faj të Vasilit, xhaxhait tim, por me një burrë tjetër ndoshta do të lindje. Që atë ditë kam menduar se ai burri tjetër duhet të isha unë. Kishe veshur një fustan të ngushtë ngjyrë vishnje që të tregonte të qartë dhe hyjnore si një perëndeshë e palumtur me njerëzit. Dole jashtë duke fshirë lotët dhe unë të ndoqa me sy. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë dhe bukuria jote është pasuruar. Tani je e bukur si një grua dhe e pjekur si një nënë. Unë e njoh veten time. Grave në moshën tënde mund t’u ngjaj i vogël, por vajzave të reja i dukem si një plak që rri në stolin e shtëpisë dhe lexon qiellin si një filxhan. Nuk dua të martohem si një plak, por si një fëmijë që rritet në krevatin e gruas së vet.
Muhamedi pushoi dhe unë kalova dorën mbi rrudhat e mia, por nuk i gjeta. Ai më kishte përkëdhelur me fjalë dhe vajza që jetonte brenda së kaluarës sime u ngrit nga tavolina dhe shkoi në dhomë të provonte fustanin ngjyrë vishnje që kisha vite pa e veshur. U zhvesha, dola lakuriq përpara pasqyrës, pashë gjinjtë e mi të fryrë me një thith të zi në mes, lëshova flokët mbi supe, pashë një nishan në supin e majtë, këmbët e bashkuara te kofshët e forta dhe u ngopa me erën e freskët të sqetullave të mia me push të zi. Vesha fustanin dhe kuptova se trupi im nuk kishte marrë ujë të tepërt, si një barkë që kalon rininë duke u endur nëpër një det të vetmuar. Isha e re dhe e bukur si një mobilie që zbukuron shtëpinë e kujtimeve të veta. Sytë jeshilë rrinin mbi trup si mbi një livadh dhe isha gati të dilja në rrugë që të gjithë ta shijonin rininë time.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:59 am

Sigurisht që nuk i bëra të gjitha këto marrëzi në prani të një burri që donte të më bindte se nuk ishte një fëmijë, por imagjinoja veten time me fustanin vishnje, ndërkohë që Muhamedi më shikonte me sy të hapur si një gotë profetike e mbushur me qiell. Sikur të ishe aty, do të dukesha si një nuse që e kanë mbajtur për pesëmbëdhjetë vjet nën duvak dhe që më në fund ia heqin për t’ia çuar burrit në dhomën ngjitur. Plakat e shtëpisë e kontrollojnë dhe habiten kur shohin se duvaku ia ka mbajtur fytyrën të paprekur nga pluhuri i viteve. Unë u skuqa mbi tavolinë siç do skuqej çdo nuse që pret ta zbulojnë dhe pastaj ta përdorin. U drodha lehtë dhe mora ngjyrën e çajit në gotën e Muhamedit. Megjithatë, e ndalova të skuqurën që më vinte nga këmbët dhe e kuptova se Muhamedi kishte të drejtë kur thoshte se mund të isha një nënë e pjekur. Të ndalosh të skuqurën kërkon një teknikë të caktuar, e cila fitohet vetëm me përvojë.
Ti je nipi i burrit tim, i thashë Muhamedit dhe kjo quhet një martesë brenda familjes që askush nuk e pranon. Muhamedi qeshi sepse e kuptoi që kisha filluar të shoshitja anët e bardha dhe të zeza të martesës, si një jelek, i cili në stinë të ndryshme mund të vishet nga të dyja anët. Kisha tradhtuar veten, gjë që më pëlqeu, sepse kjo mungesë përvoje më bënte të ndihesha më e re.
Në këtë fshat kanë ndodhur çudi më të mëdha se kjo, tha Muhamedi. Babai yt u martua me hallën e vet, ndërsa Sara u martua me babanë tim që ishte njëzet e pesë vjet më i madh se ajo dhe kishte gjashtë djem. unë ula sytë dhe flokët më shpuan kokën. Muhamedi kishte të drejtë, por fataliteti i asaj që tha më ngurtësoi. M’u duk vetja si një kukull, e cila imiton kukulla të tjera që janë kalbur në bodrum. Pse ndodh kjo me ne, e pyeta Muhamedin. Ai më pa gjatë në sy dhe e ngrohu dorën mbi gotën e çajit. Vijat e pëllëmbës iu veshën me avull që ai e fshiu sikur po largonte një mjegull. Ne të gjithë jetojmë si heronj të fantazisë njerëzore, më tha. Unë jetoj si profet, Arianiti besonte se ishte Abraham, Isak Komnenit i dukej vetja si Jezu Krishti, Sali Benishi besonte se Aishja e tij i ngjante gruas së Muhamedit, Bilalit i duket vetja si jevgu që vodhi gozhdën e kryqëzimit, Ana është e bindur se do bëhet princeshë si Ana Komnena e vërtetë dhe Niko ndryshoi emrin që të jetojë si Paridi. Bota rri në vend sepse ne besojmë se shpirti i dikujt tjetër jeton në trupin tonë dhe kjo na bën dembelë. Bota ka mijëra vjet që nuk ndryshon sepse secili nga ne kujton se një shpirt më i ndritur do t’i tregojë rrugën e duhur. Na duket sikur ecim, por në fakt ndjekim hapat e dikujt që ka kaluar përpara nesh dhe kthehemi aty ku u nisëm. Por fshati ynë është i vogël për të mbajtur gjithë këta heronj dhe disa duhet të ikin që të vijnë disa të tjerë. Arianiti iku që babai im të bëhej Ibrahim, pastaj iku Isaku që të vinte Bilali me gozhdën e tij. Edhe martesa jonë është pjesë e këtij cikli, prandaj është e paarsyeshme ta shmangim, tha Muhamedi që dukej sikur po lexonte në fytyrën time. Unë nuk e mbajta dot të skuqurën që më doli mbi lëkurë dhe u ngrita nga tavolina. Doja të qaja dhe shkova në dhomë, por nuk nxora lot. Avulli i çajit më kishte veshur faqet. U kreha dhe vura vathët e ullirit që më freskuan trupin. Qafën e kisha qull dhe vura një shall. Dola nga dhoma. Muhamedi ishte në tavolinë. Çfarë do për drekë, e pyeta. Ai më pa me ëmbëlsi dhe sytë e tij m’u dukën si dy hurma. Oriz me kanellë si ai që bën Sara, më tha. Unë u ftoha, si një nuse e re pa duvak dhe erdha te ti të pyes si bëhet orizi me kanellë.
Sara qëndronte në diell dhe lëkura i ishte thekur, ndërsa Hanës i ishte hapur shalli duke folur dhe i kishin dalë damarët që zgjateshin nën mjekër duke u zgjeruar dhe zbrisnin poshtë në kraharor. Sara kishte mbetur pa frymë duke lexuar hartën e zemrës së saj të ftohtë. Kishin jetuar bashkë për një kohë të gjatë dhe ajo kishte menduar se Hana e kishte humbur ndjeshmërinë. Por me sa duket vetëm e kishte fshehur ashtu siç bën një mobilie, që tregon lustrën, por jo drurin që e ka bërë. i kujtohej dita kur Hana ishte martuar me Vasilin. Ajo rrinte në krah të nuses, ndërsa Thanasi në krah të dhëndrit. Kur kishin dalë nga kisha, Arianit Komneni ishte afruar, e kishte puthur Hanën dhe i kishte thënë diçka në vesh. Gjergji që vinte pas çiftit kishte ndalur hapat dhe Arianiti kishte ikur duke parë Vasilin. Çfarë i the Hanës në vesh, e kishte pyetur ajo në mbrëmje. I thashë që ishte e bukur si një hënë që ndriçon ditën, kishte thënë babai. E si ndriçon hëna ditën, e kishte pyetur Sara. Hëna ndriçon kur dielli që i rri përballë është i dobët, kishte thënë babai duke parë Vasilin.
Hana rrinte në oborr dhe rrezatonte mbi plloçat e verdhë të mesditës. Ç’do bësh, e pyeti Sara. Do bëj oriz me kanellë, u përgjigj Hana. Sara qeshi dhe mendoi se nuk kishte më arsye ta pyeste se ç’do bënte me martesën. Hana mezi priste të kthehej në shtëpi duke i çuar Muhamedit pajën me oriz në një pjatë të zbukuruar me kanellë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:59 am

Thirri Ana Komnenën që erdhi duke tërhequr gërshetin e zi nëpër shtëpi. Shko thuaji Paridit se Muhamedi është në shtëpinë e Hanës dhe nuk do vonohet. Çfarë bën Muhamedi në shtëpinë tënde, pyeti Ana duke parë vathët prej ulliri. Hana u përtyp, por Sara nuk e la të fliste. Muhamedi është kthyer në tokën katrore, it ha Sara. Ana u nis me vrap duke e parë Hanën me bisht të syrit.
Muhamedi shkoi në shtëpi të nesërmen. Dukej i menduar dhe ecte ngadalë. Paridi i kishte krehur flokët dhe mbante një këmishë të hekurosur. Iriqi kishte dalë në oborr, ndërsa kokën pa qafë e mbante të zgjatur nga rruga. Bilali sapo kishte ardhur. Kur pa Muhamedin, doli nga shtëpia dhe thirri me zë të lartë: Muhamed, të trashëgohesh! Muhamed, të trashëgohesh! Iriqi u shurdhua nga zëri i tij i lartë dhe gjembat iu shkurtuan, ndërsa Muhamedi u ul në stol. Jani dhe Paridi erdhën ta takonin. Jani kishte përveshur mëngët duke punuar në bodrum, ndërsa Paridi ishte i zbehtë dhe i ftohtë. E shikonin Muhamedin në sy dhe prisnin. Pse nuk na the ku do shkoje, e pyeti Paridi. Muhamedi vuri duart mbi gjunjë dhe shikoi thonjtë, siç bënte kur ishte i vogël. Po t’u kisha thënë se ku do shkoja nuk do më linit të martohesha. Po Hana ka pranuar të martohet me ty, vazhdoi Paridi që rrinte në këmbë. Hana do vijë të jetojë në shtëpinë tonë, u përgjigj Muhamedi. Jani pa Paridin dhe i bëri shenjë të qetësohej, por ai dukej si një kalë që nuk ndalon dot. Pse nuk jetoni në shtëpinë e Hanës, e pyeti. Muhamedi ngriti kokën dhe pa Janin në sy. Shtëpia e Hanës do shembet dhe do bëhet xhami. Paridi u ngurtësua, iu afrua stolit dhe i tha Muhamedit: Kjo është njëlloj sikur të ndërtosh shtëpi në det. Kjo është njëlloj sikur të mos ndërtosh një varkë në det, tha Muhamedi. Bilali që dëgjonte pas kurrizit të tyre erdhi dhe e puthi Muhamedin në faqe. Do më lësh mua të këndoj ezanin e parë, e pyeti me sytë që i ndrisnin. Muhamedi e pa me qetësi dhe duke u ngritur i tha: Pse jo? Zëri yt është më i fortë se kambana e kishës. U fut në shtëpi, ndërsa Bilali i shkoi pas, deri te dera. Jani me Paridin mbetën në këmbë duke e ndjekur Muhamedin me sy. Ai dukej si një pemë që shëtiste në oborr. Iriqi ishte afruar te stoli dhe i merrte erë vendit ku ishte ulur Muhamedi. Paridi uli kokën dhe flokët i ranë mbi sy. Po iki, i tha të vëllait, nuk ka më vend për mua këtu. Jani i hodhi dorën në sup, por nuk foli. Fatimja kishte dalë në oborr me një pjatë kabuni që ia dha Bilalit dhe ky ia çoi Muhamedit duke kënduar, sikur po bënte prova.

Kur Hana erdhi në shtëpi, Paridi iku të jetonte në shtëpinë e Arianitit. Sara dhe Ana Komnena u gëzuan që ai vendosi të jetonte me to dhe në darkë e prisnin të dyja në oborr, ndërsa çdo mëngjes i bënin kulaç me mjaltë. Sara i tha se mund të kthehej kur të donte në shtëpi, por nuk duhej të sillte vajzat e fshatit aty. Paridi pranoi. Nganjëherë shkonte në pyll dhe kur kthehej, Sara ia pastronte pantallonat e mbushura me gjethe.
Hana solli në shtëpi krevatin e madh ku kishte fjetur me Vasilin dhe bashkë me Sarën e vunë në dhomën që shikonte nga arra e vogël. Hana kishte sjellë me vete edhe një palë perde të rënda që e mbulonin dritaren dhe degët e arrës binin aty duke vizatuar hije. Bilali bashkë me djalin e tij ngarkuan të gjitha plaçkat dhe sëndukët e mbushura me enë, me qirinj e peceta dhe shtëpia e Hanës u boshatis për disa ditë.
Natën e parë që Hana dhe Muhamedi fjetën bashkë, Fatimja dëgjoi një zhurmë dhe doli në oborr. Muhamedi rrinte i ulur në stol dhe shikonte hënën. Ishte i mbuluar me djersë dhe dukej sikur qante. Iriqi ishte zgjatur nga ai duke lëpirë buzët. Pas pak, Hana doli me një këmishë nate të bardhë dhe e thirri Muhamedin që u ngrit dhe i shkoi pas duke e mbajtur kokën nga rruga. Ajo i kishte lëshuar flokët dhe dukej e ashpër, si një nënë që thërret djalin në shtëpi. Fatimja u kthye në dhomë dhe i tha Janit: Muhamedi po qante në oborr. Jani i vuri dorën mbi bark dhe e afroi nga vetja. Ngrohtësia e trupit të Fatimes ia fryu lëkurën. Burri e kupton moshën e gruas në krevat, i tha dhe ia kaloi dorën poshtë barkut të freskët dhe të lagur.

Pas disa javësh, Muhamedi thirri Andrean, djalin e Naumit që erdhi duke djersitur. Tëmthat i ishin thinjur, ndërsa muskujt i ishin shëndoshur. Muhamedi e priti në oborr. Andrea shikonte shtëpinë që kishte ndërtuar me të atin duke e matur me sy. Më duket më e vogël, i tha Muhamedit duke ecur përmbi plloça. Është ndërtuar për një familje, tani jemi dy, tha Muhamedi. Kur u afruan te shtëpia e Hanës, Andrea ndaloi. Shtëpia ishte shumë afër kishës dhe ai e mati largësinë me hapa. Muhamedi rrinte në diell dhe shikonte hapat e gjatë të Andreas, i cili pasi ecte pak, ngrinte kokën nga kambanorja dhe pastaj nga çatia e shtëpisë së Hanës.
Nuk kam ndërtuar kurrë një xhami përballë kishës, sesi më duket, tha Andrea duke u futur nën hijen e kambanores sikur donte të mbrohej. Si të duket, e pyeti Muhamedi. Andrea u mendua dhe ngjeshi shpinën pas murit të kishës duke e parë Muhamedin në sy. Më duket sikur po e ndajmë fshatin në mes si një bukë misri, i tha.
Drita i hyn njeriut nga dy sytë dhe zëri nga dy veshët. Edhe Zoti kërkon dy dyer për të ardhur në fshat, tha Muhamedi. Andrea tundi kokën dhe doli nga hija e kishës. E kujt është kjo shtëpi, e pyeti. E gruas time, u përgjigj Muhamedi. Andrea ngriti vetullat dhe i erdhi afër. Çfarë i ke premtuar që ta dha për xhami? Muhamedi shtyu derën e shtëpisë dhe dhoma e madhe e oxhakut u hap përpara tij si një bark gruaje i boshatisur. Eci dhe hapat ngritën pluhur mbi çimento. I kam premtuar një fëmijë, i tha Andreas duke hapur dritaren. Andrea, që ishte pas kurrizit të Muhamedit, ndali hapat dhe qetësia doli nga dritarja në rrugë. Po nëse nuk lind ai fëmijë? Nuk e di, foli Muhamedi. Nuk ka profet që nuk gënjen.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:00 am

Andrea u zgjat nga dritarja dhe kambanorja e kishës iu duk shumë afër, aq sa hijen e saj prej peme nuk e nxinte dhoma. Babai i kishte thënë se ajo kambanore nuk ngjante me asgjë tjetër sepse kishte përmasat e trupit të Arianit Komnenit. Zakonisht Naumi i bënte kambanoret dy herë më të larta se kisha, por Arianit Komneni nuk bindej. Ai kishte vizatuar disa lloj kambanoresh, të gjata dhe të holla, pastaj më të ulëta dhe të trasha, me zgavër të rrumbullakët ose katrore, me shkallë nga jashtë dhe nga brenda, derisa kishte gjetur një të mesme, e cila besonte se do t’i pëlqente Arianitit dhe që mund të ndërtohej duke hipur në skela jo shumë të larta, si ato që përdorte David Selenica në Voskopojë. Ia kishte vënë Arianitit përpara, por ai kruante mjekrën dhe nuk vendoste. Për disa ditë punimet u ndërprenë. Arianiti ecte me hapa të mëdha përpara mureve të pambaruara të kishës, e cila i ngjante një beli pa trup. Naumi e shikonte dhe thyente gurë nga mërzia.
Një natë, Arianiti i kishte thënë Naumit se e kishte gjetur formulën e gjatësisë së kambanores. Ma thuaj, kishte pritur Naumi. Mendo sikur kambana të jetë një shishe me ujë e kthyer nga toka. Po e mendoj, i tha Naumi duke parë poshtë. Në qoftë se shishen e lidhim si kambanë, por me grykën poshtë dhe pastaj e tundim majtas-djathtas, atëherë uji do të derdhet nga të dy anët duke u hapur si krahë në ajër. Lartësia e kambanores duhet të jetë sa largësia mes pikës së fundit të ujit nga e djathta dhe pikës së fundit nga e majta. Bukur, tha Naumi, por nuk e provojmë dot sepse duhet të ngremë një skelë dhe të derdhim ujë, duke mos pasur një pikë në ajër ku të lidhim shishen. Por edhe nëse vendosim ta bëjmë këtë eksperiment, sa e lartë do të jetë skela?
Arianit Komneni kishte kaluar dorën mbi flokët e bardhë siç bënte zakonisht kur donte të thoshte diçka që e kishte vendosur me kohë. Bëjmë një provë në përmasa më të vogla, tha. Skela do jetë e gjatë sa unë.
Të nesërmen ndërtuan një skelet dërrasash në lartësinë e Arianit Komnenit dhe duke i hapur një vrimë lart kaluan aty një litar në të cilën lidhën një shishe. Grykën e shishes e lidhën me spango dhe kur Arianiti bëri shenjë Naumi filloi ta tundte. Uji u derdh majtas, pastaj djathtas duke bërë pellgje të vogla në tokë. Arianit Komneni mati largësinë mes dy pellgjeve dhe duke e mbledhur me gjatësinë e trupit të vet dhe pastaj duke i shumëzuar të dyja bashkë, me disa herë i dha Naumit lartësinë e kambanores.
Kur kambanorja mbaroi, Naumi i tha Arianitit: Kjo kishë ka përmasat e tua. Arianiti Komneni hapi krahët në ajër dhe tha: Po ta mbushnim shishen me verë, kambana do tundej si e dehur dhe kisha do ishte më e madhe.
Andrea doli jashtë dhomës dhe Muhamedi e ndoqi. Sa të lartë ta bëj minaren, e pyeti. Muhamedi tregoi kambanoren me gisht dhe tha: Aq sa ajo aty. Andreas i kaloi një buzëqeshje mbi fytyrë. Ti je më i shkurtër se Arianit Komneni, i tha. Ç’do të thuash, e pyeti Muhamedi që nuk e dinte historinë e ndërtimit të kambanores. Andrea ngriti kokën lart dhe tëmthat e thinjur u zverdhën në diell. Kjo kishë është bërë si një kostum, i tha. Babai mati përmasat e trupit të Arianit Komnenit dhe e ndërtoi kishën duke qepur gurë me gozhdë. Asnjeri nuk mund ta bëjë dot më këtë ndërtim sepse formulën e ekuilibrit mes lartësisë, gjatësisë dhe gjerësisë e dinë vetëm ata të dy. Muhamedi u afrua dhe filloi të shikonte kishën. Kambanorja kishte një kupolë të rrumbullakët që dukej si kokë njeriu. Suvaja kishte rënë vende-vende edhe trarët skeletikë kishin dalë në diell si damarë që ngrohen.
Bëje me përmasat e trupit tim, tha Muhamedi pa e parë Andrean në sy. Andrea u afrua dhe i vuri dorën në gjoks. Zemra e Muhamedit nuk ndihej. E rrotulloi duke e parë nga koka te këmbët dhe duke e vendosur në drejtim të kambanores, e cila i dilte Muhamedit mbi kokë. Ti i ke këmbët e shkurtra dhe minareja do duket si një burrë i parritur, tha Andrea. Kam lindur gjashtëqind vjet më vonë prandaj dukem më i vogël, tha Muhamedi duke i kthyer shpinën kishës.
Andrea e shembi shumë shpejt shtëpinë e Hanës. Bilali dhe i biri mblodhën gurët në një cep dhe trarët e thyer i dogjën. Fshati u mbush me hi dhe era e djegur hyri në çdo shtëpi. Kur dolën themelet, djali i Bilalit filloi të gërmonte me duar dhe gjeti një unazë të vjetër që ia dha Muhamedit, por atij nuk i pëlqeu dhe Bilali e vuri në gisht. Andrea vendosi t’i forcojë themelet dhe ditën që u vu guri i parë i xhamisë Bilali theri një qengj. Gjakun e shpërndau nëpër themele duke kënduar me zë të lartë. I biri mbante nga këmbët e lidhura qengjin që jepte shpirt, ndërsa Muhamedi u zverdh dhe shkoi në shtëpi. Çfarë ke, i tha Hana. Muhamedi u ul në stol dhe shtriu trupin. Sytë i ishin zmadhuar dhe ishte mbushur me djersë të ftohta. Më vjen për të vjellë, tha. Hana i solli një limon të prerë dhe ia vuri në hundë. Muhamedi teshtiu fort dhe iriqi u fsheh nën stol. Bilali që punonte me Andrean nuk vinte më pasditeve dhe shtëpia ishte më e qetë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:00 am

Hana gatuante, lante, hekuroste, spërkaste oborrin dhe ndryshonte vendin e plaçkave të veta në sënduk. Kur i mbaronte të gjitha, ulej mbi krevat dhe thurte rroba fëmijësh. Në darkë vishte këmishën e natës dhe e priste Muhamedin me qirinj të fikur. Sa herë që bashkoheshin, nën çarçafë, ajo shikonte në ëndërr një djalë të vogël me sy të kaltër, i cili rrinte i ulur në stol dhe numëronte gjembat e një iriqi prej druri. Muhamedi ishte i imët, me këmbë të holla, të cilat ishin gjithmonë të ftohta. Hana ia vinte dorën mbi bark dhe gjurma e gishtave të saj mbetej aty, si një njollë e kuqe. Edhe kur Hana e puthte ai mbushej me pulla të kuqe dhe e lyente lëkurën me një vaj karote që ia sillte gruaja e Bilalit. Kam frikë ta puth se bëhet si domate, i thoshte Hana Sarës që qeshte. Unë do doja ta kisha burrin kastravec, por jo domate, thoshte Sara duke e ngacmuar. Domatja nuk po mbin akoma, thoshte Hana dhe sytë i fryheshin duke pritur me barkun bosh.
Natën, Muhamedi ngrihej dhe shkonte te xhamia. Hëna hynte në themele dhe dilte prej andej vetëm në mëngjes, kur ai ishte në gjumë. Ibrahimi i vogël luante në oborr duke ndjekur iriqin që ishte plakur dhe gjembat i ishin thinjur.
Një mëngjes, Ibrahimi u përplas në stol dhe vetulla iu ça mbi sy. Fatimja erdhi me vrap duke bërtitur, ndërsa Muhamedi u zverdh dhe shkoi të villte tek arra e vogël. Fytyra e Ibrahimit ishte mbushur me gjak. E pastruan, i vunë duhan, ia lidhën kokën me beze dhe djali u bë si një hoxhë i vogël. Kur ia hoqën leckën, mbi ballë i kishte mbetur një shenjë që dukej si një rrudhë me buzë të holla. Fatimja nuk e la më djalin të luante në oborr. Jani ndërtoi një gardh me dru për të ndarë oborrin dhe iriqin e mori në pjesën e tij. Stoli i mbeti Muhamedit. Shtëpia u nda në dysh si në kohën kur Ibrahimi u bë mysliman. 
Kur pa gardhin, Paridit iu mor fryma dhe i tha Sarës: Babai e bashkoi shtëpinë, ndërsa Muhamedi e ndau. Ana Komnena i zgjati Paridit kulaçin e vet të pambaruar dhe tha: Nuk ka faj Muhamedi. Shtëpinë që bashkoi babai e ndau Ibrahimi. 
Sara u ul në oborr dhe një pupël dallëndysheje i ra në pëqi. E mori në dorë dhe ngriti kokën nga qielli sikur ta kish thirrur dikush. Erdhën dallëndyshet, i tha së bijës që e kishte gojën të mbushur me kulaç dhe nuk fliste dot. 

30
Sara vendosi të nisej në Kretë kur minareja filloi të ngrihej. 
Hana numëronte ditët e muajt duke thurur me grep, ndërsa Muhamedi gdhihej nën muret e xhamisë që i maste çdo ditë me pëllëmbë. Ana ishte rritur dhe gërsheti i dukej më i shkurtër. Ibrahimi i afrohej gardhit dhe zgjaste kokën me kaçurrela sa herë që vinte Ana. Fatimja e thërriste dhe ai hynte në shtëpi duke u tundur si Bilali. Ana shikonte rrobat e fëmijës që qepte Hana dhe i thoshte: Po nuk linde, do m’i japësh mua rrobat për djalin tim? Hana ulte sytë jeshilë dhe psherëtinte. Zbrazëtia që kishte në bark i peshonte si një barrë.
Pasditet në fshat ishin të qeta dhe vetëm çekiçi i Andreas i trembte zogjtë që sapo kishin ardhur. Dallëndyshet i ktheheshin foleve të vjetra nën çati, por shpesh ato i gjenin të prishura nga dimri, ose të zëna nga dallëndyshe të tjera dhe pa u mërzitur bënin fole të reja, që i thurnin me sqep. Të vegjlit, që kishin lindur në udhëtim i fusnin aty dhe pastaj ngriheshin në ajër për t’u gjetur ushqim. Foshnjat prisnin me gojën hapur duke parë qiellin me durim.
Kur Sara i tha Ana Komnenës se do ikte, ajo u ul në krevat dhe mbuloi këmbët me duar. Faqet e kuqe iu mbushën me quka, ndërsa gërsheti iu mblodh si bisht. Do kthehesh prapë, e pyeti me sytë e përlotur. Do kthehem shumë shpejt, i tha Sara, do kthehem përpara dimrit.
Atë natë fjetën të dyja të përqafuara. Ana Komnena kishte mbështetur kokën në supin e Sarës dhe qukat i vallëzonin në tavan. Dritarja ishte hapur, ndërsa qielli varej si një perde. Sara nuk flinte. Kishte pesëmbëdhjetë vjet që e shtynte nisjen. Mihal Komneni që vinte gati çdo vit në fshat, i kujtonte katrorin magjik, historinë e Isakut dhe krahët e Dedalit duke e parë me sytë e tij me cepa që kishin filluar t’i ngjanin syzeve të Metod Antrakidit. Herën e fundit kishte ardhur pas vdekjes së Ibrahimit dhe i kishte thënë: Dallëndyshja ime tani është më e lirë. Sa ishte Ibrahimi gjallë, ajo nuk mund të nisej dhe Mihali e dinte këtë ngërç. Nganjëherë Sara mendonte se Mihal Komneni priste që Ibrahimi të vdiste dhe ajo të çlirohej, si një dallëndyshe që e mbajnë peng në tokë duke ia lidhur krahët pas stolit të oborrit.
Ishte e vërtetë se qysh kur Ibrahimi kishte vdekur ajo mendonte gati çdo ditë për Kretën. Shikonte Anën që zgjatej duke u holluar dhe kujtonte të ëmën që nuk e kishte parë kurrë. Babai i kishte thënë se Sheba kishte sy të zinj dhe flokë të thurur dhe e shikonte botën nga lart si një zog që jeton në lartësi. Kur kishin ardhur në fshat, Arianiti i kishte thënë se aty do gjenin një pyll të mbushur me zogj dhe në mes tyre do ishte dhe Sheba. Në fshat kishte pyll, por ajo kishte gjetur aty Ana Komnenën që flinte dhe merrte frymë si një pupël.
Arianiti e kishte sjellë në fshat, por po të mos kishte vdekur nëna, ndoshta, as ai nuk do kthehej. Do kishin jetuar të tre në Kretë ose në Selanik, ose në një ishull tjetër të rrethuar me det ku babai do t’i mësonte notin. Arianit Komneni do mbante kockat e babait të vet në arkën e vogël, duke pritur që turqit të ktheheshin në shkretëtirë, ndërsa Ana Komnena nuk do kishte lindur. Ose ndoshta do kishte lindur për t’i ngjarë një burri tjetër dhe jo Ibrahimit. Mund të kishte flokë të verdhë, sy jeshilë dhe këmbë të shëndosha dhe çdo mëngjes do ngrihej nëpër gjumë për të shkuar në shkollën e vajzave. Nuk do kishte gjashtë vëllezër dhe Sheba që do ishte një gjyshe me flokë të bardha dhe me gushë të mbuluar me shall mëndafshi, do t’i fliste për Testamentin e Vjetër duke i treguar historinë e vërtetë të Abrahamit dhe të Shebës, që ishte një princeshë biblike e dashuruar dhe me lëkurë të zeshkët.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:00 am

Mihal Komneni nuk do vinte në fshat bashkë me Metod Antrakidin dhe djemtë e Ibrahimit nuk do dinin të lexonin. Ata do ishin martuar qetësisht me gratë e fshatit dhe do kishin më pak ankthe. Higjiena injorancës do t’i kishte shpëtuar nga nevoja për të krahasuar fshatin me botën. Të gjithë do kishin zgjedhur fshatin përpara botës dhe Ibrahimi do ishte akoma i ulur në stolin e tij, ndërsa gratë e djemve do t’i zienin çaj dhe qumësht.
Isaku do ishte duke u endur nëpër botë si një anije që nuk gjen dot një breg, ose ndoshta do ishte fshehur në fshat derisa Thanasi apo dikush tjetër t’ia kishte dorëzuar Ali Pashës. Mihal Komneni do ta nxiste të nisej në Kretë, por Isaku do të ishte bërë baba dhe do hezitonte. Katrori magjik do ishte i paplotë, pa numra dhe Mihal Komneni nuk do ta bindte dot Isakun, por do ulej në oborr dhe do t’i tregonte përralla fëmijëve të tij.
Po ajo pse duhej të nisej në Kretë?
Edhe ajo kishte një fëmijë që duhej ta linte disa kohë vetëm, në një moshë kur vajzave të vogla u shfaqen sëmundjet e grave nëpër trup. Arianit Komneni tani duhet të kishte vdekur, sepse po të ishte gjallë, do duhej të ishte 120 vjeç, gjë që ishte e pamundur sado që t’i ngjante Abrahamit të vërtetë. Isaku, nëse akoma ishte në Ketë, duhet të ishte një burrë pesëdhjetë e pesë vjeç. Tiparet prej djaloshi endacak të Marin Kurilës do ishin plakur në fytyrën e tij dhe Isaku duhej t’i ngjante më shumë Mihal Komnenit, ditën që ajo e kishte njohur. Në qoftë se babai kishte vdekur ajo duhej ta kthente në fshat duke ia futur kockat në arkën e vogël siç kishte bërë Arianiti me të atin kur e kishte marrë në Stamboll.
Po Shebën? A duhej ta sillte edhe Shebën në fshat dhe t’i varroste të dy pranë e pranë në varrezat e krishtera, ngjitur me pyllin ku zogjtë do t’i zgjonin çdo mëngjes? Apo duhej t’i linte të dy atje, në breg të detit ku dhe ishin njohur dhe ku lindja e saj i kishte ndarë si një perde? Sepse ata ishin ndarë që ajo të lindte. Ndoshta nëna nuk do kish vdekur nëse ajo nuk do lindte, ose nuk do kishte vdekur nëse lindte një djalë siç shpresonte. Sara nuk kishte qenë qëllimi i dashurisë së prindërve, por pa dyshim kishte qenë mjeti për t’i dhënë fund asaj. Arianiti dhe Sheba nuk ishin dashuruar për të bërë një fëmijë, por ishin ndarë kur ajo kishte vendosur të lindte. Kthimi në Kretë asaj i dukej si kthim në djep. Një djep, të cilin Arianiti dhe Sheba e përkundnin pa pushim sikur kishin frikë se ajo do t’i harronte po ta zinte gjumi. Ja pse duhej të shkonte në Kretë. T’i thoshte prindërve se nuk kishin pse ta tundnin më djepin sepse kështu nuk po e linin të rritej dhe sigurisht që ata do ta dëgjonin. Ata do qetësoheshin kur të shihnin se nga djepi do dilte një grua dhe jo një fëmijë. Arianiti do ecte përpara me flokët si dallgë dhe Sheba me këmbë të vogla do ta ndiqte pas në breg të detit. Kur era e detit të rritej, ajo do ndalonte, do mbulonte flokët e zinj me një shall mëndafshi dhe Arianiti do ta priste pa lëvizur derisa të bashkoheshin prapë duke u ngjitur, siç ngjitet një gjysmëportokalli me një gjysmëlimoni duke formuar një diell të nxehtë në perëndim.
Sara i mendonte të gjitha këto dhe faqja e nxehtë e Ana Komnenës i digjte mbi faqen e saj. Para se ta zinte gjumi, futi dorën poshtë krevatit dhe preku arkën e vogël të babait. Ajo ishte e ftohtë dhe e hapur si një varr që priste të mbyllej. E hoqi dorën dhe kur e zuri gjumi nata po mbaronte.
Kur u zgjua p Ana Komnenën që rrinte në këmbë dhe e shikonte. Sytë e zinj i ishin skuqur dhe dukej sikur kishte qarë. Kishte nxjerrë arkën e vogël poshtë krevatit dhe e mbante te këmbët. Do ta marrësh me vete, pyeti. Do ta marr, tha Sara që iu duk sikur e bija e kishte përgjuar gjatë natës. Këtu do ta futësh Arianitin? Sara pohoi me kokë. Po ku do ta varrosësh? Aty ku ai ka varrosur babanë e tij, tha Sara, në varrezat e krishtera, ku kemi çuar Petron dhe Metodin. Ana kapi gërshetin me gishta dhe ngriti arkën e vogël për ta nxjerrë në oborr. Sikur ta varrosnim afër babait, tha duke ecur. Ata kanë qenë të dy Abrahamë.
Sara u ngrit nga krevati dhe bëri gati plaçkat. Kur dolën nga shtëpia Ana mbante arkën e vogël. Kaluan te kisha dhe dielli që sapo kishte lindur u fsheh pas minares së shkurtër. Andrea që ishte ngjitur në majë i përshëndeti me dorë. Hana kishte dalë në oborr dhe po i priste, ndërsa nga ana tjetër e gardhit kaçurrelat e Ibrahimit dukeshin si një ferrë që lëvizte. Hana u përlot kur i pa të dyja në oborr dhe i rregulloi gërshetin Ana Komnenës. Kthehem shpejt, tha Sara dhe iu kujtua dita kur babai e kishte lënë në shtëpinë e Hanës. Atë ditë frynte një erë e kuqe, ndërsa sot ishte një ditë e bukur dhe e qetë. Ajo po bënte të njëjtën gjë si Arianit Komneni, por me një ndryshim të vogël: Ana Komnena do ta priste, ndërsa ajo e kishte ditur se Arianiti nuk do kthehej dhe nuk e kishte pritur. Hana e puthi dhe lotët i ranë mbi gjoks. Do të të presim të dyja duke thurur rroba kalamajsh, i tha. Sara e përqafoi dhe i vuri dorën te barku sikur donte t’ia ngrohte. Kur të kthehem do jetë rritur, i tha. Hana ktheu kokën nga Muhamedi që rrinte i ulur në stol duke parë tri gratë që ngjanin si kukullat e Janit të bëra nga i njëjti dru, por në kohë të ndryshme. Edhe minareja do jetë rritur kur të kthehet Sara, tha Muhamedi duke u ngritur.
E përcollën të gjithë deri në të dalë të fshatit. Hana mbante Ana Komnenën për dore, ndërsa Muhamedi ecte pas tyre me Janin dhe Paridin. Nga larg ata dukeshin më të vegjël, ndërsa fshati dukej më i lartë. Minareja ishte ngritur si një shenjë në qiell. Sara ecte në drejtim të babait me arkën e vogël në dorë.
Ashtu kishte ardhur në fshat përpara dyzet vjetësh.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:01 am

Selaniku ishte i nxehtë dhe deti digjte tokën. Rrugët e ngushta të qytetit zbrisnin nga kodra në formë portokalli duke derdhur njerëzit në breg. Ata ngarkoheshin aty me peshq dhe mallra dhe ktheheshin prapë në kodër më të pasur, por më të plakur. Ajo mbante mend vetëm një dyqan librash të vjetër ku për herë të parë kishte dëgjuar babanë të thoshte se ajo kishte një nënë, se nëna quhej Sheba dhe se Sheba kishte vdekur. Dyqani ishte afër portit, në mes të një lagjeje çifutësh, të cilët ecnin shpejt duke iu fshehur diellit.
Selaniku kishte sinagoga, kisha dhe xhami që dukeshin nga deti si pemë të ardhura nga toka të ndryshme. Çifutët kishin mallrat, grekët kishin anijet, ndërsa turqit kishin portin. Grekët mbanin këmisha të gjera, ndërsa çifutët me rrobat e tyre gjysmë otomane dukeshin të gjithë si Sabatai Zevi. Ata kishin ardhur nga Spanja përpara treqind vjetësh dhe verandat e shtëpive të tyre mbi det i quanin varandado. Librat e vjetër thoshin se Selaniku ishte toka që mbreti Solomon i Izraelit i dhuroi mbretëreshës babilonase Sheba, derisa qytetin e mori Aleksandri dhe i vuri emrin e gjyshes së vet. Mbretëresha u mahnit nga bukuria e gjirit të Selanikut dhe ngriti aty një fortesë verore të veshur me pëlhura të freskëta mbi krevate që shikonin nga deti. Fortesa ishte akoma aty, por turqit e përdornin si një fjetore. Në drekë, kur bënte shumë vapë, ata zhvisheshin lakuriq dhe i fusnin shpatat në det për t’i ftohur. 
Sara ecte në breg të detit që nuk lëvizte dhe merrte frymë me vështirësi. Hundët i ishin mbushur me një përzierje kripe, peshku dhe ulliri, të cilat krijonin një aromë që ajo e kishte humbur përpara dyzet vjetësh. Nuk do ta merrte vesh kurrë nëse rridhte vërtet nga Sabatai Zevi, siç thoshte Mihal Komneni, por Selaniku i dukej një vend i njohur, qoftë edhe për këtë arsye. Selaniku ishte si një trup me skelet grek, me mish turk dhe me gjak çifut, i cili endej nëpër Mesdhe dhe provonte të gjitha gjellët, kryqëzohej me të gjitha racat dhe i falej të gjitha feve. Çdo perandori e kishte dashur dhe ai trup i ishte dhënë. Kur perandoritë kishin ikur, Selaniku kishte mbajtur mallrat dhe kishte dhënë armët. Sara ndihej mirë në këtë qytet që nuk luftonte.
Dyqani i librave dukej i errët dhe kur ajo u afrua, një turk i shëndoshë me çallmë nxori kokën. Sara ishte djersitur dhe kishte hequr bluzën. Llërët e bardha i ishin zbuluar dhe poshtë sqetullave i dukeshin disa qime të lagura si leshterikë. Kur e pa të zbuluar, turku mbylli derën duke folur me vete. Pas kokës së tij vareshin disa qilima të mëdhenj dhe nuk kishte libra. Sarës iu duk sikur fëmijëria nuk do dilte më nga ai dyqan. Turqit e kishin mbyllur brenda dhe ajo duhet të vazhdonte rrugën për të kërkuar më tutje.
Hoteli ishte afër. Dhoma e saj shikonte nga deti dhe prandaj ishte gjithë kohën e nxehtë. Sara futi arkën e vogël poshtë krevatit dhe doli në ballkon. Anijet prisnin si kuaj të rreshtuar mbi një qilim. Kur vinin,a to sillnin botën në qytet, ndërsa kur iknin e shpërndanin qytetin nëpër botë.
Me njërën prej tyre u nis një mëngjes, pasi kishte ecur gjithë javën në rrugët ku ishte rritur e ëma. Ishujt e vegjël ngriheshin mbi dallgë, ndërsa anija lundronte ngadalë në një rrugë të njohur. Koha ishte e qetë dhe peshkatarët nëpër ishuj ishin shtuar. Varkat e tyre të vogla e rrethonin anijen si peshq, ndërsa peshkatarët lëviznin duart dhe këmbët për t’i treguar kapitenit se po ecte mbi rrjetat e tyre. Por anija nuk ngecte nëpër rrjeta dhe kapiteni e dinte. Ai i binte borisë për t’i përshëndetur peshkatarët dhe dallgët shtoheshin nga uturima e saj.
Sara rrinte në kuvertë dhe kujtonte Arianitin. Kur e kishin bërë këtë udhëtim të dy bashkë, koka e saj nuk dilte mbi parmakun e anijes dhe babai e mbante në krahë për t’i treguar ishujt dhe peshqit. Natën, hëna kërcente mbi anije dhe vazhdonte udhëtimin me ta, duke nxjerrë kokën nga çarçafi i qiellit. Selaniku ishte zhdukur pas kurrizit të anijes dhe Azia turke që sa kishte nisur të dukej e skuqte natën si një zjarr. Ai zjarr i kishte ndryshuar jetën detit, peshkatarëve, brigjeve dhe tokës që kishin lënë pas. Që kur turqit kishin zbritur në det, çdo gjë ishte më e nxehtë dhe shpesh ishte edhe përvëluese. Botës do t’i duhej kohë t ftohej dhe Sara mendonte se, edhe kur ai zjarr të shuhej, gjurmët e tij do t’i dilnin njerëzve në fytyrë, si qukat e Ana Komnenës sa herë që mërzitej.
Një mëngjes, në mes të atij zjarri, u shfaq një njollë dhe kapiteni tha se ajo ishte Kreta. Dukej si një dru që nuk donte të digjej. Sara mblodhi plaçkat, mori arkën e vogël dhe u zgjat mbi det. Anija ngadalësoi lëvizjen dhe brigjet e ishullit u rritën. Kreta u zmadhua. Kapiteni doli në bashin e anijes për të kontrolluar bregun, pastaj hodhi spirancën në det duke lëvizur krahët me kujdes sikur donte të ndalonte lëkundjen e një djepi. Kur vuri këmbën në tokë, Sarës iu duk sikur po kthehej në shtëpi pasi kishte jetuar disa kohë në një pyll me zogj, ku e kishin çuar që të mos merrte pjesë në vdekjen e prindërve. Kishte menduar gjithë jetën për këtë ditë dhe ndoshta prandaj ishte e qetë. Babai thoshte se Kreta ishte një vend i shkëlqyer për të lindur dhe për të vdekur. Ajo kishte lindur këtu dhe nuk mund të ngatërrohej. Porti, rrugët, ullinjtë, turqit dhe grekët që shkëmbenin mallra duke bërtitur, rëra e përvëluar dhe era e peshkut të djersitur ishin aty ku i kishte lënë. Shtëpia e Terezës po ashtu.
Kur u afrua, pa arrën e madhe që e kishte mbuluar shtëpinë sikur donte ta mbronte nga zjarri që vinte nga deti. Sara trokiti dhe arra u gërvisht pas murit. Një grua me flokë të bardha hapi derën duke mbyllur pak sytë nga dielli. Duhej të ishte Tereza. Sytë i kishte të pastër dhe trupin të fortë dhe të rregullt. Sara nuk e mbante mend, por, në qoftë se kishte qenë e bukur, tani pleqëria ia kishte hequr çdo gjurmë duke ia mbuluar fytyrën me një kurorë rrudhash katrore, të cilat e tregonin të vetmuar. Kur i tha kush ishte, Tereza u përlot. E puthi disa herë në faqe, ia ktheu kokën nga dielli sikur donte të bindej që ishte ajo dhe duke e shtyrë, sikur po e mbante në krahë, e ngjiti në një dhomë të madhe që shikonte nga deti. Këtu ke lindur, i tha dhe e puthi prapë. Sara futi arkën e vogël poshtë krevatit dhe qëndroi ulur mbi shtrat, ndërsa Tereza sillej nëpër dhomë duke e parë si një kukull që e kishte humbur para shumë vitesh.
Pas pak Tereza doli. Sara hapi dritaren, por deti mezi shquhej. Gjethet e arrës ngjanin si plloça jeshile të shtruara mbi ujë. Zhurmat e portit vinin të dobëta dhe anija që e kishte sjellë nuk dukej më. Kreta peshkonte ushqimin e vet të përditshëm, ndërsa në anën tjetër të horizontit, Azia dukej si një tigan i uritur. Tereza i solli një pjatë të vogël me reçel arre dhe u ul pranë saj. Rrudhat zbrisnin mbi çarçaf dhe Sarës iu duk sikur po e preknin. Provoi reçelin duke e lëpirë lugën me gjuhë dhe një pikë ra mbi krevat. E kuptoi se po i dridheshin duart. Qetësia që kishte ndier në anije kishte mbetur po aty dhe nuk kishte zbritur bashkë me mallrat e tjera. Tereza fshiu reçelin me dorë dhe qeshi.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:01 am

Ku është babai, pyeti Sara. Tereza pa nga dritarja dhe sytë i lëngëzuan si reçeli që kishte mbetur në pjatë. Mori nënën dhe iku në mal, tha duke u ngritur. Sara ndjeu një të ftohtë që vinte nga hija e arrës. Donte ta pyeste Terezën se ç’do të thotë që babai kishte ikur në mal, në cilin mal, pse e kishte marrë nënën me vete aty lart dhe ku ishin tani, nëse ishin të dy bashkë. Imagjinoi babanë me një arkë tjetër, si ajo që kishte poshtë krevatit, duke u ngjitur në mal ngadalë, ndërsa deti poshtë shtrihej nën këmbët e tij si një qilim dasme. Arianiti ecte mbi qilim duke çuar nusen në shtëpinë e tij të fundit. Tereza iu afrua sikur donte ta uronte për martesën e prindërve. E mori me vete që të varroseshin të dy në një vend, tha. Babai erdhi në Kretë për të vdekur pranë nënës tënde, të cilën e dashuronte. Para se të vdiste na tha se donte të varrosej në mal, aty ku ishte edhe varri i vëllait të tij që kishte luftuar në Kretë. Do ta mbledh gjithë familjen në një vend, thoshte. Tani janë aty lart, të dy. Bashkë me vëllanë dhe shokët e tij.
Sara nuk kishte dëgjuar njeri t’i fliste për vdekjen si për një bashkim. Tereza ia kishte treguar bashkimin e prindërve si një martesë që bëhet pas vdekjes dhe ku ajo kishte qenë dëshmitare. U mbështet në krevat dhe mbështolli këmbët siç bënte Ana Komnena. Kur vdiq babai, e pyeti. Tereza rrinte në këmbë, ndërsa hijet e gjetheve të arrës i kishin mbirë si gjurmë në faqe. Vdiq një vit pasi erdhi këtu, tha Tereza. Jetoi në këtë dhomë dhe ditën merrte një stol të vogël dhe rrinte poshtë arrës në oborr. Një herë në javë shkonte te varri i nënës tënde dhe i çonte lule. Do kishte vdekur më herët, por priti sa u martua Isaku.
Sara mori lugën me reçel dhe e lëpiu sikur kishte ardhur nga një varrim që ia kishte lënë gojën të hidhur. Tereza nuk lëvizte. Rrudhat e saj dukeshin si rrugë në të cilat kishte kaluar babai, nëna, ajo vetë, por me sa duket edhe Isaku. Ishin të vetmet rrugë që kishin mbetur për të takuar familjen që i kishte humbur. Sara e shikonte duke ia lexuar fytyrën si një letër që babai ia kishte lënë para vdekjes. Rrudhat e saj janë pjesë e katrorit magjik, mendoi. Tereza kishte thënë se babai do kishte vdekur më përpara nëse nuk do priste martesën e Isakut dhe kjo nuk e habiti. Përkundrazi. Ishte mësuar që e vogël me zakonin që kishte i ati për të parashikuar çdo gjë, përfshi edhe vdekjen e vet. Vetëm dashuria me Shebën kishte dalë jashtë parashikimit të tij prej profeti, që nuk merret me gjëra të vogla, por të cilin gjërat e vogla e kthejnë nga rruga, për ta çuar në një botë që ai nuk e njeh. Kështu i kishte ndodhur Arianit Komnenit. Hunda e vogël e gruas që njohu në Stamboll, shalli i saj i lidhur fort në qafë, gjellët me erëza që gatuante, vetmia e saj në Lesbos, arra e shtëpisë në Kretë dhe vdekja e Shebës, ishin disa gjëra të vogla, të cilat i kishin shmangur Arianitin nga rruga. I kishte marrë në dorë, si një plak që gjen disa lodra në mes të rrugës dhe ishte hutuar pas tyre kur kishte kuptuar se ato i kishin ndryshuar jetën. Duke bërë një përpjekje për të mos iu bindur rastësisë, që shkon në të kundërt me natyrën e profetit, i kishte lënë aty ku i kishte gjetur duke i mbuluar me dhe,q ë të mos ia merrnin dhe kishte ikur në fshat për të mbaruar rrugën për ku ishte nisur para se të gjente lodrat. Por dashuria, duke qenë një rastësi e paparashikueshme, ishte po aq e papërballueshme, prandaj ai ishte nisur prapë në drejtim të atyre gjërave të vogla, të cilat i kishte zhvarrosur dhe i kishte marrë me vete në varr. Rrugën për atje e dinte Tereza.
Po Isaku ku është, pyeti Sara. Isaku u martua me motrën tënde, tha Tereza, duke e ditur se ajo që po i thoshte do ta kishte hutuar Sarën, së cilës iu njomën sytë si një reçel arre. Tereza nuk e la të pikonte dhe vazhdoi. Kur nëna jote vdiq, ti kishe nevojë për gji. Unë gjeta një vajzë të re dhe të shëndetshme nga familjet e vjetra veneciane që kishin mbetur akoma në Kretë pas pushtimit. Ajo vinte çdo ditë dhe të jepte gji. Ti e shtrëngoje fort sikur e kishe nënë dhe pije me etje nga qumështi i saj. Kur fole për herë të parë, the emrin e saj. Ajo u mallëngjye dhe që nga ajo ditë të thoshte: Vajza ime. Ato kohë ajo kishte shumë qumësht sepse kishte lindur një vajzë disa muaj përpara se të lindje ti. Vajza e saj quhet Marina dhe është martuar me Isakun. Është e gjatë, me flokë të verdhë dhe me sy të kaltër si deti i Kretës. Nuk ngjan me ty, por mua më duket sikur buzët i keni njëlloj sepse kanë marrë formën e të njëjtit gji. Arianit Komneni kur erdhi këtu në vitin 1769 dhe pa Marinën të rritur, i kërkoi së ëmës që Isaku dhe ajo të martoheshin. Nëna e Marinës pranoi duke thënë se kështu vajza e saj do martohej në familjen e motrës së vet të gjirit. Isaku dhe Marina u dashuruan që ditën që u njohën dhe tani jetojnë në shtëpinë e tyre, në anën tjetër të qytetit. Arianiti erdhi vetë në kishë ditën e dasmës dhe mua m’u duk më i bukur se kurrë. Flokët e bardhë i kishte lidhur pas kokës dhe fytyra e tij ishte e lëmuar si e një njeriu që e ka mundur kohën. Qeshte, ngacmonte priftin, i hidhte Marinës lule mbi kokë dhe i thoshte Isakut se ai dinte një sekret, se si ngjizen djemtë që natën e parë të dasmës. Nuk e kisha parë aq të qeshur as ditën që doli nga burgu. Pas disa kohësh i tha Isakut se do vdiste. Mori nënën tënde, u ngjit në mal dhe nuk u kthye më.
Sara, që e dinte si sillej Arianiti nëpër dasma, dëgjonte duke qeshur, por kur Tereza përmendi burgun u ngrys si një perçe.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:01 am

Çfarë burgu, pyeti duke u nderuar mbi krevat. Nuk të ka treguar babai për burgun, e pyeti Tereza. Jo, tha Sara, nuk më ka folur kurrë. Tereza që rrinte në këmbë u mbështet pas dritares dhe dhoma u errësua. Rrudhat katrore lëvizën dhe ajo mori frymë thellë para se të fliste. Nuk ishte e lehtë t’i thoshte një vajze që adhuronte babanë e vet, se disa ditë të jetës ai i kishte kaluar në burg dhe Tereza filloi të fliste ngadalë sikur po shtrydhte një ilaç të hidhur në gotën e Sarës.
Pak javë pasi linde ti, Arianitin e arrestuan për vrasjen e burrit të nënës tënde, Jorgo Mavromatisit. Jorgo ishte tregtar dhe kishte blerë një ngarkesë me verë që në atë kohë ishte një pije e ndaluar nga sulltani. Anija me të cilën ata udhëtonin për në Selanik ndaloi në Lesbos për shkak të kohës së keqe. Turqit kontrolluan anijen, morën verën dhe e futën Jorgon në burg. Duke pritur që ai të lirohej, nëna jote dhe Arianiti u dashuruan. Por Lesbosi është një ishull i vogël dhe njerëzit aty nuk i duan të huajt. Një burrë i thinjur dhe një grua tridhjetë vjet më e re se ai që dashurohen nuk është një ngjarje që ndodh çdo ditë në një ishull të vogël si Lesbosi, ku gratë në atë moshë mbyllen në shtëpi, ndërsa burrat vdesin shpejt. Ata duheshin si dy fëmijë dhe ecnin përdore në breg të detit. Ishulli i shikonte me zili. Kur barku i nënës tënde u rrit dikush që e dinte se Arianiti dhe Sheba nuk ishin të martuar i çoi fjalë në burg Jorgo Mavromatisit. Babai e mori vesh dhe i tha Shebës se duhej të iknin sa më parë nga Lesbosi. Morën një anije dhe erdhën në Kretë fshehurazi. Nëna jote e vuajti shumë rrugën e gjatë nëpër det dhe kur erdhi këtu ndenji gjithë kohën e shtrirë në këtë shtrat. Ishte në një moshë të madhe dhe trupi i saj i pamësuar nuk e mbante dot barrën. Jorgo Mavromatisi, që kishte paguar njerëz për t’i ndjekur, e mori vesh dhe u bë si i çmendur. Pas disa kohësh, u pagoi turqve shumë para, u lirua nga burgu dhe erdhi në Kretë pak pasi nëna jote kishte vdekur. E gjeti Arianitin dhe e akuzoi se ai i kishte vrarë gruan që t’i merrte pasurinë dhe se vajza që kishte lindur ishte e tij. Arianiti i tha se ai dhe Sheba ishin dashuruar duke pritur që ai të lirohej dhe vajza ishte e tyre, por Jorgo, i cili kishte gjithë pasurinë nga familja e Shebës, nuk donte të bindej. Arianiti kërkoi t’ia zbuste marrëzinë dhe i tha se ai nuk kishte asnjë pretendim për pasurinë dhe pronat e Shebës në Selanik dhe se Jorgo mund t’i mbante të gjitha, por ai prapë nuk u bind duke e ditur se pasuria do trashëgohej nga ty si vajzë e vetme. Rrinte në tavernë duke pirë dhe pasi dehej vinte përpara shtëpisë dhe i thoshte Arianitit se do ta vriste. Babai yt dilte në këtë dritare dhe shikonte të dehurin pa iu përgjigjur, ndërsa ti flije si një foshnjë e paditur. Unë e kaloja natën tek arra e madhe, duke u dridhur. Nganjëherë Arianiti më thoshte se në fillim kishte ndier një brerje ndërgjegje, kur i kishte marrë gruan një burri që e njihte, por tani ishte bindur se Jorgo e donte Shebën vetëm për paratë. Ndoshta Sheba e dinte këtë dhe prandaj nuk bënte fëmijë me Jorgon, më tha njëherë, por pastaj ndërroi temë dhe më pyeti se ç’mendoja unë për pushtimin e Kostandinopojës, sepse, sipas tij, edhe nëse nuk do ishte pushtuar nga turqit, Kostandinopoja do të ishte rrëzuar nga mëkati i vet për shkak të mohimit që i bëri Romës dhe sidomos Greqisë së lashtë. Kostandinopoja gaboi kur e ndau krishterimin në dy pjesë dhe prandaj dështoi. Jezu Krishti nuk vdiq në Jerusalem, por në Kostandinopojë, thoshte duke parë nga deti, pasi aty mori fund ëndrra e tij për një botë të krishterë.
Pas vdekjes së Shebës ai rrinte shumë në shtëpi dhe mua më dukej si një njeri që vdekja e detyron të ndryshojë mendim për botën. Kur Jorgo vinte në mbrëmje, ai rrinte pas dritares dhe mendohej gjatë duke të ruajtur, si një ujk që nuk do të rrezikojë asnjë qime në një betejë të panjohur që mund ta lërë foshnjën e vet jetime. Jam i bindur se po të mos ishe ti, ai kishte dalë në rrugë dhe do ta kishte vrarë Jorgo Mavromatisin. Dhe Jorgo nuk ia kurseu këtë mundësi.
Një natë ai shtyu fort derën e shtëpisë dhe hyri me forcë. U ngjit nëpër shkallë duke mbajtur në dorë një thikë të gjatë dhe duke sharë Arianitin si vrasës. Mbante erë të keqe dhe sytë i kishte të skuqur si gjak. Arianiti doli dhe u përpoq ta qetësonte, por ai i drejtonte thikën dhe i thoshte se kishte ardhur për të marrë vajzën e tij. Unë hyra në mes të të dyve për t’i ndarë, por Jorgo shkalloi edhe më keq. Një çast, pashë që ngriti dorën për ta goditur Arianitin dhe e shtyva me sa fuqi kisha. Ai ra nga shkallët dhe pas një ore dha shpirt në oborr. Vdekja e tij nuk mund të fshihej sepse, nga zhurma e madhe dhe të thirrurat, komshinjtë kishin dalë nëpër dyer dhe kishin dëgjuar çdo gjë. Njerëzit u mblodhën përpara shtëpisë dhe pas pak erdhën edhe ushtarët turq. Unë qaja, por Arianiti nuk më la të flisja. I doli ushtarëve përpara dhe tha se e kishte vrarë ai Jorgo Mavromatisin. Unë nuk qava më, por atë natë u plaka dhe lotët m’u bënë rrudha.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:02 am

Turqit e morën Arianitin dhe e mbajtën dy vjet në burg derisa të gjithë komshinjtë dëshmuan se ai ishte i pafajshëm, pasi Jorgo kishte dashur ta vriste. Arianiti pranoi se e kishte shtyrë Jorgon në fund të shkallëve, duke më mbuluar mua që isha vrasësja e vërtetë. Ato dy vjet që ai qëndroi në burg, unë dhe nëna e Marinës të ushqyem derisa babai u lirua, të mori ty dhe të çoi në fshat. Kur u nis më tha: Do kthehem prapë. Unë e prita duke numëruar rrudhat përpara pasqyrës.
Kur Tereza fliste, Sara ishte shtrirë në krevat nga pesha e fjalëve që dëgjonte. Jastëku ishte i ftohtë dhe i lagur. Ajo dëgjonte dhe qante pa zë. Në atë dhomë kishte jetuar një baba që ajo nuk e kishte njohur. Rrudhat katrore në fytyrën e Terezës ishin të thella dhe të dhimbshme. Po të mos kishte ardhur Arianiti në Kretë ndoshta fytyra e saj do kishte më pak rrudha, mendoi Sara dhe ktheu kokën nga muri që të thante lotët. Babai dhe nëna ishin ndarë që ajo të lindte, por jo vetëm kaq. Në fillim nëna ishte ndarë nga një burrë tjetër që kujtonte se ajo ishte vajza e tij e ligjshme. Babai i kishte thënë se ata të dy ishin dashuruar si dy zogj që dimri i ka braktisur në një ishull të vetmuar, por nuk i kishte folur për xhelozinë vrasëse të Jorgo Mavromatisit. Mihal Komneni, që gjithnjë i justifikonte sekretet e Arianitit, do thoshte se ajo nuk ishte një histori që i duhet treguar një fëmije. Por Mihali nuk i kishte parë rrudhat e Terezës mbi të cilat historia kalonte nga një brez në tjetrin. Tereza rrinte në këmbë si një dëshmi, ndërsa ajo ishte shtrirë në krevatin ku kishte lindur, gjë që e kishte çuar nënën në varr dhe babanë në burg. Nuk ndihej fajtore, por e pafuqishme, si një fëmijë që vret për të lindur, sepse zgjidhje tjetër nuk mund të kishte. Çdo fëmijë do ta bënte këtë i shtyrë nga nevoja për të lindur. Pafajësia e saj mund të ishte vrasëse por, para së gjithash, ishte njerëzore. Sara e dinte që kur u nis se Kreta do t’i mësonte një sekret, por jo në këto përmasa. Katrori magjik tani i dukej si një lule e vizatuar me shkumës, përpara pemës së rrudhave të egra që ajo dhe babai i saj kishin vizatuar në kokën e Terezës.
Ndjeu keqardhje për këtë grua, së cilës ata ia kishin ndryshuar jetën. Ajo nuk kishte krijuar dot një familje të vetën, por kishte mbajtur një derë hapur në ishull, që Arianiti të kthehej dhe të vdiste, në paqe. Por edhe pas vdekjes së tij, Tereza nuk e kishte mbyllur derën e shtëpisë. Kishte pritur me durim që ajo të rritej, atje larg në fshat dhe që një ditë të vinte dhe ajo t’i tregonte se babai i kishte fituar betejat e jetës së vet duke humbur njerëzit e dashur herë pas here. Tereza ishte një prej tyre. Ajo kishte humbur jetën e vet duke pritur që Arianiti të vendoste të vdiste. Ajo ndoshta e kishte dashur Arianit Komnenin, por edhe nëse nuk e kishte dashur si një grua, nuk i kishte rezistuar dot magnetit të tij. Nuk ishte e para dhe as e fundit. Sheba kishte vdekur e tërhequr nga ai magnet, ndërsa Sara rrinte shtrirë në krevat dhe ndiente kokën që i rrotullohej si një planet rreth yllit të Arianit Komnenit që shkëlqente akoma mbi malet e Kretës.
Ishte errësuar dhe yjet kishin çelur mbi gjethet e arrës. Tereza rrinte si një hije që pret ta shohin. Sara u ngrit dhe e përqafoi. Nuk mund t’i jepte më shumë sepse Tereza nuk kërkonte më shumë. Kishte dyzet vjet që e priste. E shtrëngonte me rrudhat e saj dhe Sarës i dukej sikur po ecte në një pyll, e mbështjellë me lëvore pemësh. Nata kishte dalë nga deti dhe Kreta ishte e errësuar. E zuri gjumi dhe ndjeu Terezën që e mbuloi me çarçaf, pastaj mori pjatën me reçel dhe iku. Luga, që ishte ngjitur në pjatë nga lotët e saj, nuk lëvizi. Dritarja ishte e hapur dhe dallgët që vinin deri tek arra nuk ngjiteshin dot lart. Sara pa në ëndërr Isakun që i mësonte notin duke e mbajtur nga krahët. Ajo zhytej në det dhe Isaku e ngrinte, pastaj zhytej prapë dhe Isaku nuk e ngrinte. Arianiti rrinte në breg dhe i thoshte Isakut: Është akoma e vogël, mos e lër vetëm.
Kur u zgjua në mëngjes, pjata e reçelit ishte e mbushur. Sara e kishte gojën të ëmbël nga ëndrra. U zgjat në dritare dhe pa detin ku kishte notuar gjatë natës. Kreta kishte dalë në port duke pritur botën që vinte me anije. Tereza hyri në dhomë dhe i solli një gotë ujë. Rrudhat e saj ishin më të çlodhura dhe ngjanin si rrugë, të cilat mbyllen pasi kalon njeriu i fundit. Dielli që hynte nga dritarja ngjitej nëpër ato rrugë për t’i shkuar në sy.
Kam lajmëruar Isakun, foli Tereza, duhet të jetë duke ardhur. Sara pa fytyrën e saj dhe ndjeu lëkurën që iu mblodh si një rrudhë. Dalim ta presim, i tha Terezës. Zbritën të dyja në oborr dhe u ulën nën hijen e arrës. Tereza e hapi derën e shtëpisë dhe nga rruga dukeshin fëmijët që shkonin në det. Të gjithë dinin not dhe Sara u ndie e plakur.

Isaku erdhi në drekë. Kishte veshur një këmishë të bardhë me jakë të gjatë dhe pantallona të zeza që shkëlqenin si luspa peshku. Ngjante si Mihal Komneni, por sytë jeshilë i lëviznin shpejt si kapriciot e Marin Kurilës.
Sara u ngrit në këmbë dhe mbeti pa lëvizur nën hijen e arrës, si një fëmijë i turpëruar. Isaku u afrua dhe e përqafoi. Mbetën ashtu të dy, ndërsa Tereza i shikonte dhe po të mos kishte rrudha do t’i dukeshin lotët. Isaku e largoi Sarën nga vetja dhe i pa fytyrën në diell. Nuk ke ndryshuar, i tha dhe e përqafoi prapë.
Kur u ngjitën në dhomë hapat e mëdhenj të Isakut shkundën pluhurin e shkallëve të vjetra. Tereza solli reçel dhe i la vetëm. Isaku hante reçelin duke mos ia hequr sytë Sarës.
Nuk ke ndryshuar fare, tha për herë të dytë dhe Sarës iu duk sikur i tha: Të kam parë. Zgjati kokën nga ai duke mbledhur buzët dhe Isaku filloi të qeshte. Buzët i ke si të Marinës. Besoj se të ka thënë Tereza se unë jam martuar me Marinën, motrën tënde të gjirit. Edhe ajo i mbledh buzët si ty kur habitet. Kur isha në fshat nuk më bënin përshtypje buzët e tua, por tani që i krahasoj me ato të Marinës bindem se e keni pirë qumështin nga një shishe. Sara u ndie edhe më e vogël. Gjithë ditën kishte pasur ndjesinë që po plakej, por ardhja e Isakut ia kishte hequr si me dorë. Ky njeri është pjesë e fëmijërisë sime, mendoi, prandaj ndihem e vogël.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:02 am

E di që ke qenë në fshat, i tha Isakut, por pse nuk më ke takuar? Nuk donte Arianiti, tha Isaku që filloi të fliste ngadalë dhe sytë e lëvizshëm të Marin Kurilës iu errësuan pak. Mua më ndiqnin turqit pasi ika nga Voskopoja dhe erdha në fshat për t’u fshehur. Arianiti më mbajti në bodrumin e shtëpisë dhe kur ti luaje në oborr, unë dilja në dritaret e dhomave dhe të shikoja. Kishe një gërshet të gjatë, sy të zinj dhe faqe të kuqe. Doja të të takoja, por Arianiti nuk më la. Po e takove nuk do ikësh dot, më tha, por unë besoj se ai e dinte se nëse unë do lidhesha me ty dhe me fshatin as ai nuk do ikte dot, siç e kishte vendosur.
Pse e kishte vendosur, pyeti Sara. Isaku u mbështet fort në karrige dhe këmisha e bardhë iu mbush me hijet e gjelbra të gjetheve të arrës. Donte të vdiste në Kretë, pranë nënës tënde. Ardhja ime në fshat e shpejtoi këtë gjë sepse ndoshta ai do kishte ikur më vonë, kur ti të rriteshe edhe pak. Ato ditë Gjergji u bë mysliman dhe Arianiti e lexoi këtë si një shenjë se koha për të ikur kishte ardhur. Më bindi që të niseshim të dy, megjithëse ishte i dyzuar për të të marrë me vete apo jo. por rruga ishte e vështirë dhe ai kishte frikë se mua mund të më arrestonin turqit duke kaluar nga Janina në Selanik. Nëse ty të arrestojnë, më tha, kur unë të vdes Sara do mbetet vetëm. U mendua dy ditë. Erdhi në bodrum dhe mua m’u duk si një gjeneral që jepte urdhrat e fundit. Nisemi nesër në mëngjes, më tha. Sara do rrijë me Hanën. Ti hajde me mua. E pyeta se ku do shkonim dhe ai më pa i çuditur. Në Kretë, tha, ku tjetër. Do më varrosësh mua dhe do jetosh i lirë.
Unë dola nga fshati natën dhe e prita pas kodrës. Atë ditë frynte një erë e kuqe. Arianiti të mori për dore dhe të la te shtëpia e Hanës. Kur erdhi, ishte i bardhë në fytyrë, por i vendosur. Do ecim shpejt, tha, dua të vdes. Unë e shikoja dhe habitesha se si ai mbante hapin tim. Kaluam në Janinë dhe pas dy javësh gjetëm një anije në Selanik. Kur hipëm në anije, ndryshoi. Fytyra iu çel dhe rrinte në kuvertë sikur numëronte ishujt. Tek ai ishulli aty, më thoshte duke treguar një copë tokë të vogël dhe të shkretë, i mësova Sarës notin. Tek ai ishulli tjetër me pemë të larta, që duket si një kokë njeriu e paqethur, i thashë Sarës se do shkonim në pyll të takonim nënën. Kurse atë ishullin atje larg, që duket si një kuti e mbushur me arra, Sara nuk e pa se e kishte zënë gjumi në krahët e mia. E lidhte gjithë udhëtimin me ty. Edhe po të m’i mbyllin sytë, më thoshte, e gjej rrugën nëpër këto ishuj si Minotauri në labirintet e Kretës.
Natën, kur ishujt humbnin në errësirë, më tregonte historinë e jetës së vet. Udhëtimet në Stamboll, kryengritjen e Halil Patronës dhe njohjen me Shebën në Lesbos. Nuk e donte Lesbosin dhe thoshte se, në qoftë se nuk do kishin ndaluar në atë ishull, Sheba nuk do kishte vdekur. Por as Sara nuk do kishte lindur, thoshte, dhe unë nuk di kë të zgjedh mes të dyjave. Kur erdhëm këtu ndryshoi mendje dhe mua m’u duk se iu kthye dëshira për të jetuar. Do pres sa të martohesh ti, më tha kur e pyeta.
Marina në atë kohë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Nuk kishte nevojë që ai të më bindte sepse unë u marrosa kur e pashë dhe ia thashë Arianitit. Në këtë ishull ose vdes, ose lind, më tha. Ai priti sa u martuam dhe ditën e dasmës sonë qeshte si një fëmijë. Trupi i ishte dobësuar, por këmbët e gjata e mbanin dhe dukej sikur ecte mbi dy pemë që i kishte sjellë nga fshati. Pas një viti lindi djali im dhe unë i thashë se doja ta quaja Arianit. Babai yt nuk foli, por unë e ndjeva se kjo gjë i pëlqeu. Nuk ka vend në Kretë për dy Arianitë, më tha duke qeshur. Është koha për të vdekur.
Arianiti i vogël lindi me flokë të zinj dhe këmbë të gjata. Sot është njëzet e shtatë vjeç sa ç’isha unë kur erdha në Kretë. I mban flokët e gjata dhe Tereza thotë se i ngjan babait tënd sepse nuk di vetëm atë që do bëjë vetë, por di edhe atë që do bëjnë të tjerët. Kur Arianiti e pa të mbështjellë me pelena e puthi dhe tha: Arianit Komneni do jetojë deri ditën që turqit do kthehen andej nga kanë ardhur. Të nesërmen më thirri dhe më tha: Erdhi koha. Ishte veshur me rroba të reja dhe flokët i kishte lidhur me një fill të zi.
Shkuam te varrezat ku ishte nëna jote dhe e morëm. U ngjitëm në mal. Poshtë nesh deti dukej si një gjithësi dhe askund nuk dukej tokë. Në majë të malit ishte një fshat i braktisur dhe afër tij ishte një pllajë mbi të cilën ishin disa gurë varresh. Ishin njëmbëdhjetë shqiptarët që babai i Arianitit kishte dërguar në Kretë për të ndaluar pushtimin e turqve. Mes tyre, e dija që ishte edhe vëllai i tij, që i kishte pasur sytë jeshilë si unë dhe si babai i Arianitit. Kur shkuam në fund të pllajës, Arianiti ndaloi dhe më tha: Këtu do më varrosësh bashkë me Shebën. U ul në gjunjë dhe pastroi një nga një dhjetë gurët e varreve që ishin aty. Ia kalonte dorën sipër dhe dukej sikur u fliste të gjithëve. Njëlloj si ditën e fundit në fshat, m’u duk si një gjeneral që ka ardhur të takojë ushtarët e vet. Unë rrija në këmbë si i ngrirë dhe ai më tha: Njëri nga këta është vëllai im. Qeshi pak me vete dhe shtoi: Pati dy herë më shumë fat se unë. I kishte sytë jeshilë dhe vdiq duke luftuar.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:02 am

Unë mora lopatën që kisha marrë me vete dhe hapa një gropë të vogël për eshtrat e Shebës dhe pastaj edhe një gropë më të madhe për trupin e Arianitit. Ai shikonte detin, ndërsa unë djersija në diell dhe qaja. Nuk e kuptoja nëse po bëja një mëkat apo një detyrë. Sido që të ishte, nuk mund të kundërshtoja sepse për këtë gjë më kishte marrë me vete. E kundërta do ishte një tradhti. Kurrë nuk e kisha menduar se do hapja varrin e gjyshit tim që rrinte i qetë duke më pritur dhe herë pas here kthente kokën nga unë sikur maste përmasat e gropës me sy. Po priste të mbaroja unë që të vdiste.
Unë punova një kohë të gjatë dhe më dukej sikur çdo vonesë ia zgjaste atij jetën. Kur mbarova, u ula në buzë të greminës. Nuk ishte lartësia, por ankthi i asaj që po bëja që ma mori mendjen dhe sytë m’u errësuan aq sa për një çast m’u duk sikur do bija në fund të detit. Arianiti kishte marrë eshtrat e Shebës të futura në një thes dhe po i vendoste qetësisht në gropën e vogël. Unë shikoja detin poshtë këmbëve që vareshin në ajër dhe nuk e ktheja kokën. Kisha turp, si një njeri që përgjon një takim dashurie. Dëgjoja lëvizjen e duarve të Arianitit që pasi kalonin mbi trupin e Shebës, i ngrinin eshtrat, një nga një. Duart e tyre bashkoheshin si në një përqafim. Kur e mbuloi varrin e saj më thirri. Ishte i qetë dhe i heshtur si çdo njeri që vdes kur të dojë. Tani ik, më tha, dhe eja nesër të më mbulosh.
Unë i putha duart, por nuk ika. U fsheha në një nga shtëpitë e braktisura dhe fillova ta shihja. Arianiti qëndroi gjatë në buzë të greminës. Trupi i thatë i lëkundej nga era dhe unë mendova se do hidhej në det. Dikur lëvizi dhe eci nëpër pllajë sikur kërkonte diçka. Gjeti një gur të madh gjithë nyje, e këqyri nga të katër anët, e ngriti dhe e vuri mbi varrin e mbuluar të Shebës.
Pastaj mori një gur tjetër dhe e afroi te varri i tij. U mendua një copë herë duke parë detin. Një tufë dallëndyshesh kaluan mbi mal. Arianiti ngriti kokën dhe mua m’u duk sikur qeshi. Dallëndyshet u rrotulluan disa herë dhe pastaj u sulën në drejtim të detit duke u ndarë si copat e një pasqyre. Ai mori një gur të vogël me majë dhe filloi të shkruante diçka mbi gurin e Shebës. E mbaroi, i kaloi dorën sipër për t’i hequr pluhurin dhe shkroi diçka edhe mbi gurin e tij.
Kur ra muzgu, u ngrit në këmbë dhe qëndroi disa çaste pa lëvizur. M’u duk sikur po falej. Dielli ishte ulur shumë në perëndim dhe një hënë e pastër si një pjatë me qumësht po ngrihej mbi greminë. Arianiti eci në drejtim të varrit të vet dhe u shtri aty bashkë me diellin që u zhyt në det. Unë u rrëqetha. Doja të ulërija, por kisha frikë mos e ngrija nga varri. E dija që po të më dëgjonte do dilte që andej dhe do më qetësonte. Mund ta bëja, por nuk kisha guxim t’ia prishja vdekjen. Mbeta gjithë natën në shtëpinë e braktisur. Që aty, deti shihej pjesërisht, ndërsa hëna e kuqe dukej si një mollë e kafshuar.
Kur zbardhi, prita sa dielli u ngrit plotësisht dhe u afrova me hapa të vegjël drejt gropës së Arianitit. Ai kishte kryqëzuar duart mbi gjoks, ndërsa sytë i kishte mbyllur. I vura dorën mbi ballë, por ai nuk lëvizi. Edhe nëse ishte gjallë nuk do t’i hapte sytë. Mora dhe me duar dhe ia hodha sipër me kujdes duke i mbuluar në fillim trupin dhe pastaj fytyrën. Ai nuk i lëvizi qepallat as kur dheu i kaloi mbi sy. Unë nuk qaja dot. Duhet ta mbaroja detyrën time deri në fund. Ai varrim kishte qenë i tmerrshëm, por Arianiti e kishte parashikuar deri në detaje dhe prandaj ishte i përsosur. Po të ishte gjallë në ato çaste, ndoshta tallej me mua kur ndiente dorën që më dridhej duke kaluar ngadalë mbi trupin e tij. Ndoshta thoshte me vete: Pse e mora me vete këtë frikacak?
Pasi e mbulova, ngrita gurin që ai kishte zgjedhur dhe që rrinte aty duke më pritur. Sipër tij shkruhej: 1770. Ishte viti që kishte zgjedhur Arianiti për të vdekur. Në varrin ngjitur me të kisha parë një numër të ngjashëm. I hodha një sy. Aty shkruhej: 1670. ishte viti i vdekjes së të vëllait dhe dhjetë burrave të tjerë që kishin vdekur njëqind vjet përpara në Kretë. Pranë varrit të Arianitit ishte varri i vogël i Shebës që dukej sikur kishte mbështetur kokën tek ai. Lexova atë që kishte shkruar: ti më jep nxehtësi. Dukej si një letër dashurie dhe unë e dija ç’do të thoshte. Ishte një varg i Safos që Sheba ia recitonte Arianitit kur dashuroheshin në Lesbos. Qëndrova dhe pak në majë të pllajës derisa dielli filloi të më digjte kurrizin.
Arrita në shtëpi pasdite. U shtriva në dhomë dhe fillova të qaja me vete. Marina më pyeste, por unë nuk dija si t’ia tregoja atë që kisha bërë në mal. Një muaj nuk dola nga shtëpia. Sytë e palëvizur të Arianitit me dilnin çdo çast përpara. Po sikur të ishte gjallë kur unë e mbulova me dhe?
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:03 am

1. 
Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej në pazar dhe çlodhej në kishë. Por ishte e diel dhe jo të gjithë punonin. Ishte një ditë pazari dhe jo të gjithë shkonin në kishë. Fshatarët kishin ditën e tyre të punës. Qytetarët kishin ditën e kishës dhe të pazarit. Gratë dilnin nga mesha e mëngjesit, shkonin në pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin në shtëpi. Kur ato vonoheshin pas gjërave të panevojshme, fëmijët i prisnin me gojë hapur. Burrat pinin duhan në hije dhe shikonin gratë. Kafshët rrinin në diell dhe, duke pritur të shiteshin, shikonin burrat. Ata që kishin vapë freskoheshin në liqen. Por qyteti ishte në mes të maleve dhe jo të gjithë dinin not.

Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratë që kishte fituar dhe u nis.
Xhamia ishte në të dalë të qytetit. Në dimër ajo rrugë ishte e pushtuar nga balta, por atë ditë bënte zheg dhe toka digjte mbi kokë dhe nën këmbë. Dera e xhamisë ishte e mbyllur. Ai trokiti me një gur mbi portën e vogël. Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokën e rruar. Alekum Selam. Mirëdita, i tha ai. Dua të bëhem mysliman. Urdhëro, e ftoi imami. Je i pari që vjen sot. Të krishterët merren me tregti të dielave. U fut brenda dhe pati ftohtë. U ulën të dy përballë njëri-tjetrit mbi një rrogoz, i cili në anën e tij dukej më pak i përdorur. Xhamia ishte bosh. Dielli hynte me zor nga katër kamare të vogla, të shpërndara nga një në çdo faqe muri. Në një cep të errët mezi dukej një tenxhere e madhe dhe pranë saj bukë dhe disa kokrra ullinj. Je në shtëpinë e Zotit, i tha imami, si për t’i thënë mos u habit. A ha Zoti ullinj, qeshi ai duke u përpjekur ta ngrohte xhaminë me shaka. Imamit nuk i lëvizi asnjë muskul. Ullinjtë i ha unë. Doktorët thonë se bëjnë mirë për veshkat.

Pse do të vish në Islam, e pyeti thatë imami, pa e lënë të vazhdonte udhëtimin e tij nëpër muret bosh të xhamisë. Aliu iu përgjigj se nuk kishte ndonjë shkak, por mendonte se Islami është një gjë që duhet provuar. Unë fitoj sa për t’u ushqyer, nisi të shpjegonte. Nuk kam ndonjë arsye të veçantë. Islami është feja e Perandorisë dhe unë e respektoj si një shtetas i rregullt. Nga Islami vijnë ligjet, taksat, ushtria dhe drejtësia. E këto nuk mund t’i zbatosh si duhet po nuk njohe burimin e tyre të vërtetë. Shpejt ose vonë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Babai më ka thënë që punën e sotme mos e lër për nesër. Unë zgjohem herët në mëngjes, si kafshët që shes dhe shëroj, prandaj nuk e kam vështirë të falem në oraret që përcakton feja juaj. Njoh shumë të tjerë që do të ishin bërë myslimanë në qoftë se do të kishin regjimin e bagëtive.
Sa vjeç je? Tridhjetë e nëntë i mbusha në korrik. Ka myslimanë të tjerë në fshatin tënd? Jo, tha ai, unë do të jem i pari. Njeh ndonjë mysliman tjetër? Kroi kokën dhe u kujtua. Njoh Ali Tepelenën. Ç’është ky, tha imami. Aliu është kusar. I zë pritë karvanëve dhe grabit ushqime, mallra dhe kafshë, që pastaj i shet. Kohët e fundit ka marrë një titull nga Stambolli dhe trimat e tij e thërrasin dervenxhi. Tani kontrollon rrugët dhe grykat nga kalojnë karvanët dhe i ka bërë zap gjithë kusarët e tjerë. Askush nuk vjedh dot pa lejen e tij. Para disa muajsh u fsheh në shtëpinë time se e ndiqnin ushtarët e Kurt Pashës për ta vrarë. Kuajt i sjell tek unë për t’i shëruar dhe prandaj jemi njohur. A të ka folur Aliu për Islamin? Po. Njëherë ai më tha se sikur Muhamedi të ishte shqiptar, grekët do ta kishin vrarë atë. Imami nuk lëvizi, por diçka mërmëriti. Në qoftë se Muhamedi do të ishte shqiptar, grekët do të ishin çifutë dhe çifutët nuk e vranë dot Muhamedin. Megjithatë, Muhamedi nuk mund të ishte shqiptar. Të gjithë profetët kanë lindur në shkretëtirë aty ku nuk ka ujë dhe nuk ka dimër. Ne kemi shumë ujë dhe shumë dimër.
Imami futi dorën poshtë rrogozit dhe nxori një libër të verdhë me shkronja të mëdha arabe. Ky është Kurani. Është libri me porosi që Allahu i dha Muhamedit përmes të dërguarit të tij, engjëllit Xhebrail. Këtu tregohet se çfarë duhet të bëjë një mysliman. Dhe po ashtu se çfarë nuk duhet të bëjë. Mos harro se gjërat që nuk duhet të bësh, janë më të rëndësishme se ato që duhet të bësh. Kurani është libri i ndalimit dhe jo i lejimit. Ti nuk mund ta lexosh Kuranin, por unë do të të them disa gjëra, të cilat, nëse i pranon, do të të dallojnë ty nga të tjerët, nga të pafetë.
Islam do të thotë paqe. Paqja mund të mbretërojë mes njerëzve nëse ata i dedikohen Allahut dhe ndjekin rregullat që ai ka përcaktuar. Këto rregulla Zoti ia tha Muhamedit që ky t’ia thoshte njerëzve. Muhamedi shkroi Kuranin, megjithëse deri 40 vjeç nuk dinte as shkrim, as këndim, njësoj si ti sot. Kjo është një nga dëshmitë se ai ishte i dërguar i Allahut, porositë e të cilit për herë të parë i erdhën rreth vitit 610 kur ai jetonte në Mekë, me gruan e tij Hatixhe. Gjatë jetës së tij Muhamedi pati shumë gra të tjera. Kur ai vdiq, në prehrin e gruas së tij më të dashur Aishes, Meka, Medina dhe shumica e Arabisë kishin pranuar Islamin. Kurani i ka njohur të gjithë profetët e tjerë përpara Muhamedit, përfshi Musain, profetin e çifutëve dhe Isain e të krishterëve. Por Muhamedi është profeti i fundit. Prandaj dhe Islami është feja e vetme e Allahut. Qëllimi i profetëve të tjerë ka qenë të paralajmëronin dhe të bënin gati botën për misionin e Muhamedit, kështu që të krishterët e kanë detyrim që të kthejnë fenë e tyre në Islam. Jezu Krishti po të ishte gjallë do t’i bashkohej fesë së Muhamedit.
Imami ndaloi dhe e futi Kuranin nën rrogoz. Këto që po them duhet t’i dish sepse të krishterët e fshatit do të të prozvalin dhe do përpiqen të të poshtërojnë kur t’u thuash se je mysliman. Mos u mërzit. Të gjithë profetët janë sharë nga fshati i vet. Ti më the se do të bëhesh mysliman. Unë të pyeta pse. Më the se Islami është një gjë që duhet provuar sepse herët apo vonë të gjithë do të vijnë në Islam. Kjo është e vërtetë. Një ditë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Por jo për arsyet që the ti. Unë do të t’i jap arsyet, ti do t’i jetosh dhe më pas do t’ia japësh të tjerëve.
Islami ka pesë kushte. Nëse ti i pranon, atëherë je mysliman. I pranoj, tha ai me një frymë. Ishte ftohtë dhe drita e diellit nga kamaret e xhamisë kishte nisur të dobësohej. Duro, i tha imami. Do të t’i them një nga një. Ngrihu në këmbë.
Ai u ngrit dhe pas tij u ngrit dhe imami. Gjysma e fytyrës i ndriçohej akoma nga drita e pasdites. Gjysma tjetër po kridhej gradualisht në errësirë. Islami dhe Krishterimi janë si hëna dhe dielli, mendoi ai. Të dyja kanë marrë përsipër të ndriçojnë botën, por kur njëri ikën vjen dita dhe kur ikën tjetri vjen nata. Tani jam në muzg. Dielli me hënën po ndërrojnë vendet si Krishterimi me Islamin në shpirtin tim. Deri në fund të jetës do të përpiqem të kuptoj kush është dielli dhe kush është hëna nga të dy, u zotua ai me vete dhe u përqendrua prapë tek imami, fytyra e të cilit kishte hyrë në hije.
A pranon se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i tij?
Bota është më e qetë tani që e udhëheq vetëm një Zot. Në kohën e grekëve të lashtë kishte shumë zota që bëheshin xhelozë për njëri-tjetrin dhe bota ishte lëmsh. E pranoj, tha ai.
A pranon t’i falesh Allahut, pesë herë në ditë namaz? E pranoj, por ç’më ndodh nëse falem gjashtë herë? Nuk të ndodh gjë, i tha imami, por nuk duhet ta bësh. Në fillim Zoti i tha Muhamedit se myslimanët duhet të faleshin pesëdhjetë herë në ditë, por Musai, profeti i çifutëve i tha Muhamedit t’i kërkonte më pak falje sepse kjo do të ishte e lodhshme për besimtarët. Pas shumë kërkesave që bëri Muhamedi, numri i faljeve u vendos të ishte pesë. Kjo në saje të çifutëve që bëjnë tregti edhe me faljet për Zotin. Ka pasur të drejtë Musai, i tha ai. Pesëdhjetë herë në ditë do të thotë që mos bënim asgjë tjetër, por veç të faleshim. Allahu na i njeh dobësitë tona, prandaj korrigjon ndëshkimet, sqaroi imami dhe vazhdoi.
A pranon të mbash ramazan? Ç’është ramazani, pyeti ai. Ramazani është muaji i nëntë i vitit. Është muaji kur Muhamedit iu shfaq për herë të parë engjëlli me porositë e Allahut. Ky është dhe muaji i agjërimit, muaji kur myslimanët i dedikohen Zotit të tyre, duke mos ngrënë, duke mos pirë dhe duke mos i prekur me dorë gratë e tyre. Ramazani përbën agjërimin kryesor, ndërsa gjatë vitit Islami ka edhe shumë lloje të tjera agjërimesh, si agjërimi i muajit të shabanit, agjërimi i gjashtë ditëve të muajit sherval, që është muaji që vjen pas ramazanit, agjërimi i ditës së ashures, agjërimi i xhumasë, i ditës së premte etj. këto do t’i mësosh me kohë dhe unë do të të kujtoj herë pas here, por mos harro se agjërimi i ramazanit është kusht për ty si për çdo mysliman tjetër. Gjatë ramazanit as duhet të shash, as të bërtasësh, as të zihesh, as të shpifësh apo të theshmosesh. Nëse të godasin, mos u kthe dorë dhe thuaju se je në agjërim. Agjërimi është shkëputja e njeriut nga kërkesat e trupit, nga stomaku dhe epshet që ndjellin gratë. Ramazanin do ta nisësh pas disa ditësh, sapo të shikosh hënën e re të muajit shtator. Po në qoftë se ka re si ta dalloj hënën, pyeti ai. Asnjë re nuk mund të ndalojë takimin e një myslimani me Zotin e vet, u përgjigj imami. Të krishterët hanë diçka kur agjërojnë, pyeti prapë ai. Si mund të duroj një muaj pa ngrënë? Të krishterët agjërojnë 40 ditë rresht përpara Pashkës dhe po ashtu gjatë vitit kanë agjërime të tjera. Megjithatë, ti mund të hash dy herë në ditë. Do hash diçka të ëmbël, mundësisht hurma me ujë kur perëndon dielli, dhe ky është iftari. Pastaj do falësh namazin e mbrëmjes. Ndërsa në mëngjes, kur fillon agimi, gjithnjë përpara namazit të parë, mund të fusësh një kafshatë në gojë dhe ky është syfyri. Agjërimi është sakrifica më e madhe që një mysliman bën për të respektuar Zotin e vet. Kur agjëron, ti i thua Allahut se nuk ke ardhur në jetë vetëm për të mbushur stomakun tënd me mish kafshe dhe për të fryrë barkun e sat shoqeje me mish njeriu. Po lopët, viçat, delet dhe qengjat e mi a duhet t’i detyroj të mbajnë ramazan, tha ai pafajësisht. Imami bëri një ngërdheshje si i bezdisur e megjithatë vazhdoi. Agjërimi është një sakrificë e ndërgjegjshme. Ty nuk të kontrollon kush nëse ha, nëse pi apo nëse kënaq gruan tënde. Gjatë agjërimit je përballë Zotit dhe ndërgjegjes tënde. Kafsha ka shpirt, por nuk ka ndërgjegje, prandaj vetësakrifikimi i saj nuk parashikohet në Kuran. As Muhamedi nuk e detyronte devenë e tij, Kasun që të agjëronte. Kafshët e tua nuk do të bëhen myslimane sepse edhe para kësaj dite nuk janë të krishtera, shtoi imami. E pranoj, tha ai. E pranoj ramazanin. Kur t’i them gruas se është një kusht ajo do të më kuptojë, kurse kafshët e mia nuk do kuptojnë asgjë dhe do vazhdojnë të më duan njëlloj. Vazhdojmë, nxitoi imami duke parë diellin që fshihej pas dritareve. Pas pak duhet të jap ezanin.
Kushti i katërt i islamit është dhënia e zekatit. Zekat do të thotë që t’u japësh të varfërve ushqim, rroba dhe t’i ndihmosh. Zekati nuk është lëmoshë, por është ndarje pasurie. Muhamedi mendonte se i varfri ka të drejtë të përfitojë nga pasuria e të kamurit. Zakonisht zekati shpërndahet pas sakrificës, pas agjërimit, pra në fund të ramazanit. Mund të japësh edhe para. Ai u mendua një copë herë dhe tha: Në fshat ka shumë të varfër. Nëse unë u jap të gjithëve zekat ç’më mbetet për vete? Ramazani më duket më i arsyeshëm se të detyron të kursesh, kurse zekati paska shumë harxhe. Po a nuk do varfërohem unë një ditë duke i falur vazhdimisht të tjerëve pjesë nga pasuria ime? Atëherë ti do të jetosh duke u ushqyer nga zekati që do të shpërndajnë të tjerët, u përgjigj imami. Ky është Islami. Jep pasuri që të marrësh paqe. A e pranon këtë kusht? Imami po humbte durimin. Atij iu duk se, sikur të rezistonte dhe pak imami do ta nxirrte jashtë duke mos e përzgjedhur si mysliman. Megjithatë, vendosi të bëjë edhe një përpjekje. Përmbushja e këtij kushti, siç ia kishte përshkruar imami, nuk e bindte. Si mund të falte nga një dele, apo një viç në fund të çdo agjërimi? Ti më the se që të bëhem mysliman duhet të plotësoj kushtet e Islamit, guxoi ai të pyeste imamin. Po, i tha imami, ashtu është. Që unë të bëhem mysliman duhet të jap zekat, apo jo? po, tha imami i çuditur nga ngulmimi. Po ai që përfiton zekat a duhet të jetë mysliman? Besoj se po, u përgjigj imami i hutuar. Në fshat unë jam myslimani i vetëm dhe nuk e di sa kohë do të vazhdojë të jetë kështu. Të gjithë të varfrit e fshatit janë të krishterë. A duhet t’i fal pasurinë që Allahu ma dha mua atyre që nuk i falen Allahut? Imami nuk foli, pro instinktivisht vuri dorën mbi Kuranin e mbuluar me rrogoz. A duhet të përfitojnë zekat të krishterët, këtë dua të them, përfundoi ai kur kuptoi se kishte fituar superioritet logjik që në ditën e parë të abetares islame. Këtë nuk e di, i tha imami që u ndie keq. Ndoshta duhet të presësh derisa në fshat të vijnë myslimanët e tjerë. E pranoj, shpejtoi ai. Pranoj se do filloj të jap zekat ditën që në fshat një i varfër do të bëhet mysliman. E pranoj kushtin. Ka akoma? Edhe një, u çlirua imami.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:04 am

Isaku mbaroi dhe futi në gojë një lugë reçel. Ishte i qetë, megjithëse sytë i mbante në tokë sikur kishte frikë të shikonte Sarën. Ia kishte varrosur babanë, por nuk ia kishte vrarë. Cili djalë apo nip nuk do ta kishte bërë atë që bëri ai? Në atë rast, detyrën dhe mëkatin i ndante një fill shumë i hollë si ai që kishte lidhur Arianiti te flokët, por pesha e detyrës ishte më e rëndë se pesha e mëkatit dhe ajo e kishte shtyrë Isakun të hapte varrin e gjyshit të gjallë me lopatë. Ai shkonte një herë në vit në mal dhe pastronte varrin duke fshirë me dorë pluhurin që ngjitej nga gremina dhe duke këputur barin që dilte mbi tokë si flokët e gjatë të Arianitit. Ai nuk besonte se i ngjante gjyshit dhe kur mbushi pesëdhjetë vjeç iu duk vetja i vjetër. Po të vdiste ai, varri i Arianit Komnenit do harrohej. Mendoi t’i bënte një pllakë të madhe guri dhe t’ia shkruante emrin sipër, siç bënin të gjithë me njerëzit e vdekur, por hoqi dorë.
Arianiti kishte zgjedhur të varrosej në majë të malit, jo rastësisht. Mund të varrosej me Shebën në çdo varrezë të Kretës dhe të rrinin aty sa të donin pranë qindra grekësh apo venecianësh që shekujt ia kishin caktuar si komshinj. Mes tyre mund të kishte të varfër, të pasur, të rinj, pleq, fëmijë, gra, marinarë, tregtarë, poetë, princa, luftëtarë apo tradhtarë. Këtë short e hidhte perëndia dhe të gjithë e pranonin. Por pikërisht këtë gjë nuk donte Arianiti. Perëndia nuk mund t’i caktonte ditën e vdekjes dhe aq më pak shokët e varrezës. Ai donte t’i zgjidhte të vdekurit me të cilët do të kalonte pjesën tjetër të jetës. Dhe i zgjodhi. Zgjodhi njëmbëdhjetë shqiptarët që mbetën në ishull duke mbrojtur krishterimin nga turqit. Koha dhe fati i kishin lënë ata anonimë dhe Arianiti ishte pajtuar me këtë harrim. Nuk kishte rrugë tjetër për të ndenjur me ata burra në përjetësi. Ata e pranonin, por pa emër. Arianiti kishte marrë me vete Shebën dhe kishte lënë emrin. Harresa do ishte më e ëmbël dhe më e durueshme me Shebën aty afër. I kishte vënë vetes një numër njëqind vjet më të madh se numrin që kishin varret e atyre burrave, si për të thënë se lufta e tyre e përbashkët kishte zgjatur njëqind vjet.
Arianit Komneni donte që bota ta dinte këtë detaj të jetës së vet. Bora, që kalonte çdo ditë poshtë varrit të tij hipur në anijet që vinin dhe iknin në Kretë, dikur do ndalej aty, ndoshta kur turqit të iknin. Nuk ishte pak po t’i nderonin si njerëz që luftuan njëqind vjet si të ishin profetë sepse vetëm profetët bënin luftëra aq të gjata. 
Ndërsa Isakun e kishte marrë atje lart për diçka tjetër. Kishte një njeri që ai duhej ta priste në ishull dhe t’i tregonte varrin. Bota mund ta harronte profetin, por ajo nuk mund ta harronte babanë. Kjo ishte Sara dhe ajo kishte ardhur.
Tani rrinte përballë tij me këmbët mbledhur dhe me faqet e skuqura siç e kishte parë për herë të fundit në oborrin e shtëpisë, duke pritur që Arianit Komneni dhe Ali Tepelena të ndanin fshatin me marrëveshje mes Krishterimit dhe Islamit. I mungonte vetëm gërsheti i zi që duhej ta kishte lënë në shtëpi.
Sara lëvizi dhe mori një lugë reçel. Duhej të ishte e hutuar sepse kishte marrë lugën e tij. Fytyra i ndriçohej nga dielli i fortë i drekës aq sa Isaku mezi e dallonte. E dija që do vdiste kështu, foli Sara me buzët e ngjitura me reçel. Isaku e pa me habi dhe iu duk se ajo kishte qenë në mendimet e tij. Babai nuk erdhi rastësisht në Kretë, vazhdoi Sara. Edhe sikur ti të mos vije në fshat nga Voskopoja, ai do të ikte një ditë për të varrosur veten dhe nënën në atë vend. Bashkë me Mihalin i kemi bashkuar me dhjetëra herë copat e katrorit të jetës së tij për të kuptuar magjinë e Arianit Komnenit. Kur babai iku nga fshati unë mbeta në mjegull. Ai nuk më tha ku do shkonte dhe unë nuk e dija nëse do isha e aftë ta gjeja se ku kishte shkuar. Në qoftë se një ditë do të më gjesh do të thotë se do të të duhem. Kaq më tha dhe iku. Unë u martova, linda një vajzë dhe babai u largua edhe më shumë nga unë. Kujtimi i tij filloi të dilte ngadalë nga jeta ime si një hije që del nga dhoma kur hyn dielli. Vajza, familja dhe fshati e mbushnin gjithë ditën dhe natën time. Por, pasi erdhi Mihali, filloi të kuptoj se kisha mbetur si një pemë, e cila ushqen gjethet e veta duke harruar se ushqimi i vjen nga rrënjët. Mihali më fliste për babanë dhe mua m’u duk se në të vërtetë ai zë vinte nga rrënjët, duke më kujtuar se nga kishte ardhur në fshat trungu i pemës sime. Mihali më shtynte dhe unë ndihesha e pasigurt deri ditën që zbuluam katrorin magjik që ti dhe babai kishit vizatuar në kishë. E ndërtuam atë katror duke bashkuar të vërtetat e pjesshme që dinim dhe çdo gjë u bë e qartë. Ju ishit në Kretë dhe kishit ikur bashkë. Unë zbulova babanë, ndërsa Mihali zbuloi djalin.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 6 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 6 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi