Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Faqja 2 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:11 am

Dikush duhet të përpiqet të bëjë të kundërtën e Skënderbeut. Përderisa ti mendon se ai dështoi, dikush që bën të kundërtën e tij mund të ketë sukses. Në qoftë se njëri prej nesh bën paqe pa kushte me Islamin në emër të gjithë myslimanëve shqiptarë atëherë mund të arrijmë atë që nuk e kemi pasur kurrë, shtetin tonë, tha ai duke mbyllur sytë kur fliste.
Gabohesh, foli Arianiti. Njeriu nuk e ndryshon dot historinë siç nuk mund të ndryshojë fytyrën e vet. Qindra burra kanë menduar si ti, përfshi edhe Ibrahimin, i cili beson se duke u bërë mysliman mund të mbetet një shqiptar qe e fiton bukën e përditshme në paqe me pushtuesin e vet. Kjo është një paqe e gënjeshtërt që nuk i jep njeriut lumturi, as në këtë botë dhe as në tjetrën, nëse ajo ekziston. Skënderbeu e humbi paqen me veten kur u bë mysliman që i vogël, në oborrin e Sulltanit dhe vuajti edhe më shumë kur u kthye në Shqipëri dhe u bë prapë i krishterë për të bindur shqiptarët e tjerë ta pranonin si mbretin e tyre. Skënderbeu e ndiente se shqiptarët nuk e besonin megjithëse ata iu bindën dhe luftuan bashkë me të duke shpresuar më kot në triumfin e një turku mbi turqit e tjerë. Shqiptarët e kanë parë gjithmonë Skënderbeun si turk prandaj kurrë nuk e besuan me të vërtetë. Por as turqit nuk e besuan Skënderbeun. Të parët sepse ai u bë mysliman dhe të dytët sepse ai u bë i krishterë. Duke kaluar ylberin e Zotit, Skënderbeu u bë i pabesueshëm. Shqiptarët e dinin se ai luftonte për pushtet dhe kjo është një ambicie që ata i lodh dhe nuk i inkurajon për një kohë të gjatë. Prandaj, qëllimi i tij mbaroi ditën që ai vdiq, sepse nuk kishte krijuar një bindje të trashëgueshme. Sot, shqiptarët mund ta duan paqen me turqit, por turqit nuk e duan më këtë sepse ata e dinë që shqiptarët mund t’i nënshtrosh më kollaj pa iu dhënë favoret që garanton paqja. Për faj të Skënderbeut, sot as turqit dhe as evropianët nuk i besojnë më shqiptarët. Në rrugët e historisë sonë gjithmonë kanë ecur burra, të cilët nuk kanë ditur ku shkojnë. Unë mendoj se këtu ka një dorë hyjnore, e cila vendos që shqiptarët të udhëhiqen nga njerëz, të cilët në fund munden nga dilemat e tyre. Ka popuj, të cilëve Zoti nuk i ka dhënë akoma asnjë rrugë, siç janë çifutët. Ka të tjerë, të cilëve ai ua ka përcaktuar rrugën, siç janë të krishterët dhe turqit. Por ka raste kur Zoti vendos të luajë me njerëzit sepse kjo me sa duket i shërben si çlodhje në mes të punëve të shumta që ka.
Kur isha i vogël, unë merrja dy milingona që i vija një hap larg një copë bukë për të kuptuar se kush prej tyre dhe pse do ta gjente rrugën drejt ushqimit. Për çudinë time, të dyja e gjenin bukën me të njëjtën shpejtësi dhe në të njëjtën kohë dhe kurrë nuk më ka qëlluar ndryshe. Milingonat janë një racë, së cilës Zoti i ka dhënë vetëm një drejtim. Por ky nuk është rasti i shqiptarëve. Milingonat kanë më shumë fat se shqiptarët sepse janë më të vendosura. Zoti ka vendosur t’i lërë shqiptarëve dy rrugë dhe argëtohet kur sheh që atje lart se si ata lodhen dhe nuk e zgjedhin dot rrugën që duhet. Deri më sot të gjithë kanë zgjedhur rrugën e gabuar.
Kështu i ndodhi edhe Skënderbeut. Historia do të kishte ecur ndryshe në qoftë se në vend të Skënderbeut do të kishte qenë dikush tjetër, i cili nuk vinte nga oborri i Sulltanit dhe të cilit shqiptarët do t’i kishin besuar bashkë me pushtetin dhe fenë e tyre, deri në atë kohë të papërlyer. Siç tregon historia, edhe venecianët dhe Papa në Romë këtij njeriu i besonin më shumë dhe do ta kishin ndihmuar të krijonte një mbretëri të krishterë, e cila mund t’i rezistonte kohës jo vetëm si kujtim, por si një gjë e gjallë.
Aliu kroi kokën dhe iu duk sikur milingonat e historisë po i vraponin nëpër flokë. Kush ishte ky njeri, pyeti ai.
Ky ishte Arianit Komneni, tha Arianit Komneni. Unë kam emrin e tij. Atij i thoshin edhe Gjergji, por këtë emër e mban im bir i madhi. Aliu nuk pati nevojë t’i kërkojë plakut më shumë sepse ky filloi t’i tregonte për historinë e familjes së vet. Duke dëgjuar, Aliu pati ndjesinë se po jetonte në një kohë tjetër, e cila e ndriçonte kohën e tij ashtu si dielli ndriçon hënën duke perënduar.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:11 am

Komnenët e kanë qeverisur Perandorinë e Bizantit për më shumë se njëqind e pesëdhjetë vjet. Grekët thonë se ata janë grekë, por unë dua të besoj se janë një racë me shqiptarët që jetojnë sot në Voskopojë. Ata kanë folur dhe kanë shkruar greqisht pa dyshim dhe e kanë drejtuar perandorinë deri kur Kostandinopoja u pushtua dhe u përdhunua nga kryqëzata e krishterë dhe kur Komnenët ikën të përndjekur nga qyteti. Njëri prej tyre, Mihali, i cili ishte nip i Teodorës, vajzës së perandorit të parë Komnen, erdhi në vitin 1204 në Shqipëri dhe u vendos në Janinë. Për shkak të emrit të madh që kishte familja e tij ai u bë princ dhe Janina ishte kryeqytet i kësaj principate dhe unë dua të besoj se kjo është e para mbretëri e pavarur e shqiptarëve. Komnenët e mbajtën principatën e Janinës deri në vitin 1318 me princin e fundit Thoma Komneni, i cili u vra nga djali i motrës së tij. Thoma Komneni, la pas një djalë, i cili, për t’i shpëtuar hakmarrjes së kushërinjve të tij, u fsheh në malësitë që ndajnë Vlorën me Gjirokastrën, në një fshat që quhej Arianit. Aty u martua me një shqiptare nga një derë e mirë e fshatit dhe jetoi pa kërkuar ofiq dhe pushtet derisa vdiq.
Djali i tij, që trashëgoi emrin Arianit, si dhe emrin e fisit, ishte Arianit Komneni, i cili lindi ndoshta në vitin 1400. ky bëri krushqi me një nga vajzat e familjes së madhe të Muzakajve, të cilët i shtrinin zotërimet e tyre nga Korça deri në Gjirokastër.
Arianit Komneni ishte prijësi i munguar i shqiptarëve. Në qoftë se Skënderbeu nuk do ta kishte mashtruar me mënyrën tipike turke, shqiptarët do të kishin gjetur tek ai mbretin e tyre, me prejardhje nga perandorët e Bizantit dhe kjo lidhje nuk do t’i kishte ndarë më ata nga krishterimi evropian dhe sot ne do të jetonim në një mbretëri të krishterë. Arianiti ishte një luftëtar i madh. Ai filloi i pari luftën kundër turqve në vitin 1432, dhjetë vjet përpara se Skënderbeu të kthehej si mysliman në Shqipëri për të ndërruar rrjedhën e gjërave. Arianiti nuk humbi asnjë nga betejat e tij me turqit dhe kryengritjet e tij vazhduan gati gjashtë vjet me radhë nga Voskopoja në Tepelenë, nga Gjirokastra në Elbasan, derisa Sulltan Murati u detyrua t’i njohë zotërimet e tij përgjatë lumenjve të Shkumbinit dhe të Vjosës. Kur Skënderbeu erdhi në Shqipëri, Arianit Komneni ishte kryezoti i Shqipërisë dhe pa dyshim princi, të cilin shqiptarët respektonin më shumë. Skënderbeu e kuptoi se pa mbështetjen e tij nuk mund të kishte sukses dhe në fillim ai u vu nën urdhrat e Arianit Komnenit, i cili vendoste për gjithçka. Arianiti besoi se Skënderbeu mund t’i printe luftërave kundër turqve duke qenë i stërvitur prej tyre si një ushtarak i zoti. Besimi që kishte ndaj tij si luftëtar e bindi ta mbështeste si kapedan të parë, kur në Lezhë u mblodhën gjithë princat e Shqipërisë në vitin 1444. në të vërtetë kjo ishte besëlidhja e Arianitit. Përfaqësuesit e familjeve të mëdha shqiptare erdhën për të shpallur Arianit Komnenin si sundimtar dhe mbrojtës të tyre dhe kërkuan që nën flamurin e tij të luftonin të gjithë bashkë kundër turqve. Por Skënderbeu iu lut Arianitit t’ia ngarkonte atij këtë mision duke i premtuar se në qoftë se do t’i mundnin turqit dhe Shqipëria do të shpallej shtet i pavarur, Arianiti do të ishte mbret i saj. Arianiti pranoi dhe bindi edhe princat e tjerë të vendit, të cilët nuk donin të pranonin një mysliman si Skënderbeu për të parin e tyre. Me ndihmën e ushtrisë që kishte krijuar Arianiti dhe që tani e drejtonte ai, Skënderbeu filloi t’u merrte turqve territore, të cilat më parë kishin qenë në zotërimin e Arianit Komnenit. Ky i kërkoi që këto toka t’i ktheheshin, por Skënderbeu nuk pranoi dhe filloi t’i qeveriste vetëm. Kur Skënderbeu u rrethua herën e parë në Krujë në vitin 1450, ai i kërkoi ndihmë Arianitit. Gjyshi im thoshte se kur të dy burrat u takuan në Durrës, Skënderbeu i kërkoi falje Arianit Komnenit duke i thënë se do t’ia kthente të gjithë tokat dhe sapo të iknin turqit ai do thërriste gjithë princat siç kishin vepruar në Lezhë për ta shpallur Arianit Komnenin mbret të Shqipërisë. Arianiti nuk e besoi Skënderbeun, por megjithatë i premtoi ta ndihmonte me para dhe ushtarë për të përballuar rrethimin. Arianit Komneni në atë kohë nuk kishte djem nga martesa e tij me Maria Muzakën dhe kishte frikë se nëse vdiste apo e vrisnin, askush nuk do të trashëgonte emrin dhe pronat e tij të shumta. Skënderbeu ia dinte këtë dobësi dhe e shfrytëzoi bukur duke i kërkuar dorën e së bijës, Donikës me qëllim që ta zbuste dhe të garantonte aleancën me të. Arianit Komneni i mençur pranoi dhe i tha Skënderbeut: Edhe në qoftë se unë nuk bëhem mbret i Shqipërisë një ditë nipi im do të bëhet. Skënderbeu djallëzor, për shkak të edukatës turke që kishte marrë, ia ktheu: Në qoftë se ti më pengon mua të bëhem Mbret i Shqipërisë djalin tim nuk e pengon dot.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:12 am

Rrethimi i Krujës u thye dhe po atë vit Skënderbeu u martua me Donikën, por marrëdhëniet me vjehrrin e tij të fuqishëm nuk i përmirësoi. Arianiti e humbi përfundimisht besimin te Skënderbeu kur më vonë mori vesh se ky i kishte ofruar Krujën Venedikut duke kërcënuar se në rast se ata nuk e ndihmonin, ai do t’ua linte atë turqve pa bërë asnjë rezistencë. Ftohja e tyre e dobësoi Skënderbeun, i cili filloi të humbte disa beteja ndaj turqve. Më e rënda ishte ajo e Beratit për të cilën ai akuzoi Moisi Golemin, luftëtarin më të shquar të asaj kohe që ishte nipi i Arianitit dhe që ky e mbante pas dhe e thërriste djalë. Moisiu, që kishte në zotërim Dibrën, i la turqit të kalonin nëpër tokat e tij dhe këta i ranë pas shpine mbrojtësve të kalasë së Beratit duke e shkatërruar ushtrinë e Skënderbeut. Im gjysh thoshte se Arianit Komneni donte t’i jepte një mësim Skënderbeut, i cili në fund të jetës kishte pranuar se prishja e aleancës me vjehrrin kishte shënuar fillimin e rënies së tij. Por Skënderbeu ishte edukuar si mysliman dhe unë nuk besoj se atë e ka vrarë ndërgjegjja, por është e vërtetë se në qoftë se do t’ia kish mbajtur fjalën Arianit Komnenit, ne sot do të jetonim ndryshe.

7

Ndërsa Arianit Komneni rrëfente historitë e tij, Ali Tepelena nuk kishte lëvizur nga vendi duke menduar se ky plak i krishterë kishte vendosur t’i tregonte rrënjët e familjes së tij njëlloj si një rrap i moçëm që i nxjerr rrënjët mbi tokë pas tërmetit. Ndoshta mendon se madhështia e emrit të tij do të më bindë ta lë të qetë për të zotëruar fshatin, siç kishte bërë me sa duket në gjithë këto vite. Arianit Komneni ishte shumë i zgjuar, por vitet ia kishin humbur prakticitetin. Megjithatë, ky arsyetim nuk e ngopi Aliun. Nuk është llafazan, mendoi, diku do të dalë. Ali Tepelenës i kishin bërë përshtypje sidomos historitë mbi Janinën, një qytet që ai e kishte për zemër. Duke u rropatur të nguliste në mendjen e tij të re ato që kishte dëgjuar nga Arianiti, dera u hap dhe vajza e vogël me gërshet të zi u afrua tek i ati dhe i zgjati një enë të mbushur me arra të mëdha bojëkafe. Vajza doli pa ia hedhur sytë, por Aliut iu duk sikur gërsheti i saj filloi t’ia lidhte jetën me historinë e Arianitëve dhe sidomos me Janinën nga ku e kishte zanafillën historia shqiptare e Komnenëve.
Arianit Komneni e tërhoqi nga këto mendime kur i tha: Jam nëntëdhjetë e dy vjeç. Kam tre djem. I madhi quhet Gjergj si Arianit Komneni i madh. I dyti quhet Mihal si Mihali që ngriti të parën principatë shqiptare të krishterë në Janinë. I treti quhet Gjon dhe ka marrë emrin e djalit të Skënderbeut, nipit të Arianitit dhe që përbën të vetmen lidhje mes dy burrave, të cilët Islami i ndau në fe dhe krishterimi nuk i bashkoi dot në pushtet. Sara është vajza ime e vetme. Është pesëmbëdhjetë vjeç dhe besoj se pas saj nuk do kem më fëmijë.
Mori një arrë të madhe dhe, duke e shtyrë me një thikë të vogël që nxori nga poshtë velenxës, filloi ta hapte pa u ngutur. Merr dhe ti një, i tha Aliut. Arianit Komneni i Madh i kishte qejf dhe luante shumë me to. Një herë hapi një arrë më të madhe se kjo, shumë më të madhe, në dysh dhe duke lexuar fletët dhe rrudhat e saj të njoma i tregoi Skënderbeut se njëlloj si arra edhe truri i njeriut formohet nga dy pjesë. Në qoftë se nuk e di ato quhen hemisfera, i tha me modesti Aliut, i cili nuk bëri asnjë shenjë. As Skënderbeu nuk e dinte, por i tha Komnenit se kur kishte vrarë njerëz gjatë betejave shpesh i kishte rastisur të shihte tru të ndarë më dysh që i ngjanin kësaj arre. Arianiti kishte qeshur dhe i kishte thënë: Ja pra, ky është ndryshimi mes ne të dyve. Ti do ta ndash trurin në dysh, kurse unë dua ta lexoj.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:12 am

Aliu sërish nuk lëvizi dhe Arianiti vazhdoi:
Arianit Komneni nuk pati asnjë djalë me Maria Muzakën dhe kjo e mërziti shumë derisa u tërhoq nga luftërat, të cilat nuk i jepnin më kënaqësi. Besoj se përveç zhgënjimeve familjare dhe ato që gati nga gënjeshtrat e Skënderbeut, ai nuk besonte më se Shqipëria mund t’i rezistonte pushtimit turk. Me Maria Muzakën u mundua, por ajo i dha njëra pas tjetrës nëntë vajza. Kur humbi shpresat, iku në Itali dhe u martua me një italiane, e cila i dha atij tre djem. Por djemtë lindën kur Arianiti ishte në fund të jetës dhe kur mundësitë për të rivendosur pushtetin që kishte ishin zvogëluar sa nga turqit, po aq edhe nga Skënderbeu. Krushqitë që ai bëri për vajzat e tij tregojnë se ishte jo vetëm një strateg i madh, i cili synonte të zbuste gjithë pretendimet për territore që vinin nga brenda dhe nga jashtë Shqipërisë.
Siç të thashë, njërën vajzë, të madhen, ia dha Skënderbeut. Vajzën e dytë, Vojsavën e martoi me princin e Malit të Zi, Ivan Cernojeviçin, i cili ishte një nga njerëzit më të shquar të kohës së tij. Tri vajza të tjera i martoi në derën e Dukagjinëve, princave të veriut të Shqipërisë duke forcuar kështu aleancën me një nga familjet më të mëdha shqiptare me të cilat nuk kishte lidhje gjaku. Një vajzë tjetër e martoi me Gojko Balshën, edhe ky nip i Gjergj Stres Balshës së madh. Tre të tjera i dha në Itali kryesisht në Venedik dhe Napoli nëpër dyer të mëdha me lidhje politike. Ndërsa Angjelinën, vajzën e tij më të dashur që ai thoshte se i ngjante gjyshes së tij, ia dha Stefan Brankoviçit princit të Serbisë dhe stërnipit të Stefan Dushanit të madh. Kur Stefani u martua, ai sapo ishte qorruar nga Sulltani, të cilin e kishte kunat dhe thonë se Angjelina qau kur e pa ashtu dhe deri në fund të jetës e mbajti për dore.
Krushqitë e Arianit Komnenit ishin krushqi me shije perandori siç ishte në të vërtetë ai. Siç të thashë, vetëm gruaja italiane i dha atij djemtë që i kishin munguar për të mbretëruar Shqipërinë. Ata ishin Kostandini, të cilit Mbreti i Francës i fali një dukat në veri të Italisë, Arianit dhe Thomai. Ky i fundit ishte i vetmi që u kthye në Shqipëri. Me sa duket çdo derë e madhe ka tradhtarët e vet dhe Thomai qëlloi plëngprishësi i Arianitëve sepse u vu në shërbim të turqve, të cilëve u kërkoi pjesë nga zotërimet e shumta që ata i kishin marrë babait të tij. Për t’u bërë më i besueshëm, Thomai u bë mysliman dhe turqit i dhanë Himarën ku ai u bë një sundimtar mizor. Thonë se Thomai natën shkonte dhe i merrte me forcë gratë dhe vajzat fshatarëve të bregut dhe pastaj i ndante ato me ushtarët e tij. Një ditë, fshatarët u mblodhën dhe e vranë. Kjo ndodhi në vitin 1486. Djali i vogël i Thoma Komnenit ishte stërgjyshi im.
Ai bashkë me farefisin dhe të ëmën u fshehën për pak kohë sa të harroheshin zullumet e babait dhe më pas u vendosën këtu ku ngritën këtë fshat, të cilin stërgjyshi e zgjodhi pranë Janinës, duke jetuar me shpresën se kur të ikin turqit ne do t’i kthehemi historisë së Komnenëve shqiptarë, aty ku ajo nisi: në Janinë. Unë nuk e besoj më këtë ëndërr të plakur dhe jam i sigurt se as djemtë e mi nuk do t’ia arrijnë asaj dite. Islami sapo ka ardhur në këto troje dhe dita kur ai të ikë është akoma shumë larg.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:13 am

Arianit Komneni pushoi, por nuk dukej i lodhur. Pas historive që kishte dëgjuar Ali Tepelena dukej më miqësor se në fillim. Tani ai e shikonte plakun si një libër me shumë faqe dhe me sa duket kjo e zbuti, siç zbutet çdo njeri që lexon mes dy betejave. Kur kishte ardhur ta takonte, Ali Tepelena mendonte se nëse pleqësia do ta kundërshtonte, ai do ta zgjidhte çështjen e Ibrahimit me ndihmën e trimave të tij, të cilët ishin të gatshëm në çdo kohë të masakronin një fshat të krishterë. Por tani Aliu që e kishte ndjekur me vëmendje Arianitin, mendonte se duke e zbutur plakun marrëveshja e tij me fshatin do të mund të ishte më e plotë dhe më e respektueshme nga të gjithë.
Duke marrë arrën e fundit që kishte mbetur, Aliu e pyeti: Po ti Arianit si i ke jetuar këta 92 vjet?
Arianiti që duket se e priste këtë pyetje u përgjigj pa u menduar: Kam jetuar si një Komnen dhe po mendoj se si do të vdes si i tillë.
Kur linda unë, fshati kishte dy herë më pak shtëpi sesa sot. Babai drejtonte pleqësinë, e cila kryesisht përbëhej nga kushërinj ose krushqi të tij sepse siç e thashë, ky fshat u themelua nga stërgjyshi im dhe njerëzit e afërt të tij, prandaj shumica këtu jemi të një gjaku. Por babai vuajti gjithë jetën nga frika e shuarjes së fisit tonë, i cili sipas tij do rrezikohej një ditë në qoftë se ne vazhdonim të jetonim të izoluar në këtë vend. Ai pati pesë djem dhe unë isha më i vogli prej tyre. Im atë jetonte gjithë kohën me lajmet që vinin nga betejat mes të krishterëve dhe turqve, por ato vite ishin kohët kur turqit u forcuan shumë dhe pothuajse e pushtuan gjithë Greqinë, Serbinë, Hungarinë dhe shkuan deri në Vjenë falë Kara Mustafa Pashës që ishte shqiptar nga dera e qyprillinjve. Zoti e desh që ky u mund me turp në Vjenë dhe Sulltani ia preu kokën. Mos ishte për meritë të kryevezirëve shqiptarë qyprillinj Perandoria Turke do të kishte marrë tatëpjetën me kohë e me vakt. Historia do shpjegojë se pse shqiptarët e kanë mbajtur në këmbë Turqinë me jeniçerë dhe vezirë të mëdhenj, të cilët kurrë nuk kuptuan se ky përbindësh me trupin në Azi kishte ardhur të ushqehej në Evropë duke mbajtur me thonj vendin e tyre, pa e lënë të rritej.
Siç të thashë, babai jetonte në fshat, por mendjen e kishte gjetkë. Kur turqit filluan luftën për pushtimin e Kretës, të cilën e mbajtën të rrethuar për 25 vjet, babai mendoi se nëse thyhej ky front, turqit nuk do të ndaleshin më siç po ndodh në të vërtetë edhe sot. Ai ishte i bindur se krishterimi dhe sidomos Venediku, nuk do ta linte Kretën të binte në duar të turqve dhe kërkoi të kishte pjesën e vet në këtë fitore, prandaj dërgoi atje vëllanë tim të madh në krye të dhjetë burrave nga fshati. Asnjëri prej tyre nuk u kthye i gjallë pasi Kreta u pushtua nga turqit në vitin 1669, njëqind vjet përpara. Si për të bindur tim atë se shqiptarët vrasin shqiptarët për një copë dhe të huaj, Kretën e pushtoi një qyprilli tjetër, Fazil Pashai. Im vëlla atë kohë ishte 18 vjeç dhe bashkë me të në Kretë u vra edhe gjyshi i Ibrahimit që sot është bërë mysliman dhe që nuk kupton se eshtrat e të ndjerit, gjyshit të tij, tani po lëvizin atje ku dergjen. Babai u trishtua nga vdekja e vëllait tonë të madh, por besimi se aleanca e krishterimit mund ta detyronte Islamin të tërhiqej në Azi, aty ku Zoti ka parashikuar territoret e tij, nuk iu venit për asnjë çast.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:13 am

Në vitin 1704 babai vendosi të shkojë në Turqi. Ne nuk e kishim ditur se ai mbante lidhje me një degë tjetër të Komnenëve në Itali. Ata e lajmëruan se në përkujtim të pesëqindvjetorit të rënies së dinastisë Komnene që ndodhi në vitin 1204, të gjithë trashëgimtarët e tyre të shpërndarë nëpër botë kishin vendosur të mblidheshin në Stamboll. Do nisem të takoj kushërinjtë e mi, të cilët, kur turqit të thyhen një ditë, do qeverisin prapë Evropën, thoshte babai dhe kjo ia ktheu gëzimin që kishte humbur prej vitesh. Mirëpo kur po nisej, ai i kishte kaluar shtatëdhjetë vjeç dhe nuk kishte fuqinë e rinisë për të kryer një udhëtim aq të gjatë dhe të vështirë. Nëna këmbënguli që ai të merrte një nga djemtë me vete për ta ndihmuar dhe ai më zgjodhi mua.
Pas dy muajsh arritëm në Stamboll pasi u hodhëm nga Janina në Voskopojë e Kostur dhe prej andej përfunduam në Selanik ku i hipëm një anieje tregtare që na çoi në qytetin e shenjtë. Kur anija jonë iu afrua portit, mbi të cilin xhamitë e Stambollit ngriheshin si direkë, sytë jeshilë të babait u errën. Kam ardhur të ta heq perçen e dashur, pëshpëriti babai me vete, sikur t’i drejtohej një gruaje që e kishte thirrur për ndihmë.
Takimin e Komnenëve e kishte organizuar Gjergj Brankoviçi, i cili punonte si agjent tregtar në një shoqëri angleze, por që në fakt ishte shumë i lidhur me perandorët e Austrisë. Brankoviçi ishte pinjoll i sundimtarëve të Serbisë, të cilët kishin lidhur krushqi me Komnenët, gjë që e bën krushk me ne, por dhe me Skënderbeun, i cili martoi djalin e tij me Irenën, vajzën e princit Llazar Brankoviç. Kur babai ia shpjegoi këtë lidhje, Gjergj Brankoviçi u mrekullua dhe e quajti babanë një vëlla të rigjetur në mes të detit. Është koha për t’u rikthyer në lavdinë tonë, tha ai në fjalimin që mbajti gjatë meshës së kujtimit të Komnenëve në një kishë të vogël greke që shikonte nga deti. Krishterimi humbi përballë turqve për shkak të përçarjeve të veta, por tani ne duhet të bashkohemi nën një flamur të krishterë pavarësisht se jemi shqiptarë apo serbë, apo grekë. Ky ka qenë ideali i Komnenëve të mëdhenj, të cilët ngritën Perandorinë më të madhe dhe më të ndritur të botës. Perandoria e Bizantit ishte e tillë sepse arriti të bashkojë nën një pushtet tre elementë që në rast se pajtohen prodhojnë qenien perfekte: një shpirt grek, një mendje romake dhe një trup mysliman. Ky është ekuilibri më i përsosur që ka parë historia. Çfarë nuk mund të arrijë një njeri që është i fortë si mysliman, i ndjeshëm si grek dhe i mençur si romak? Gjithçka motra dhe vëllezër, kushërinj dhe pinjollë Komnenë. Me këtë koktej pushtetesh, racash dhe dijesh do të ndërtohet Bizanti i ri, themeli i të cilit pa dyshim do të jetë Ballkani dhe çatia e tij do të jetë Evropa. Ne sot jemi mbledhur këtu në Kostandinopojë për të nisur mbledhjen e gurëve të këtij themeli. Le t’i marrim gurët nga Serbia, nga Moreja dhe Rusia, nga Vjena dhe Venecia, nga Jerusalemi dhe Parisi, nga Athina dhe Janina e t’i bëjmë bashkë sepse kështu shtëpia jonë do ketë vend për të gjithë. Komnenët e mbledhur nga gjithë këto vende u frymëzuan dhe e mbështetën një nga një Gjergj Brankoviçin.
Babai i përlotur tha vetëm dy fjalë: Komnenë të nderuar, mirë se erdhët në ëndrrën time!
Më vonë, Gjergj Brankoviçi na shpjegoi se me ndihmën e perandorëve habsburgë po mendohej organizimi i një kryengritje të madhe të të krishterëve në Serbi, Greqi, Shqipëri dhe Bullgari, e cila duke u mbështetur nga Austria, Venediku dhe më pas edhe nga Rusia, do të synonte rënien e perandorisë së lodhur turke në pak kohë. në fakt kjo ishte arsyeja e vërtetë e këtij takimi në Stamboll. Të gjithë mendonin se forcimi i Austrisë dhe Rusisë si Fuqi të Mëdha dhe luftërat e brendshme në Perandorinë Osmane e favorizonin ringritjen e krishterimit. Komnenët nisën t’i japin informacione për mundësitë që kishin për të mbledhur para dhe njerëz, ndërsa Gjergj Brankoviçi me një hartë të Ballkanit përpara caktonte me ngjyrë të kuqe pikat ku fillimisht do të ndizeshin zjarret.
Ato kohë në Stamboll takuan Komnenë nga të gjitha vendet përfshi edhe një stërnip të Skënderbeut, i cili quhej Anton Kastrioti që ishte një burrë i shkurtër dhe i hollë dhe që jetonte në Itali. Edhe Skënderbeu ka qenë i shkurtër, i tha ai babait kur u takuan. Por si ai, thirrjes së Brankoviçit i ishin përgjigjur edhe shumë kontë italianë dhe dukesha bullgare, pasanike greke dhe princa rusë, pinjollë të familjeve mbretërore transilvane, krushq të familjeve mbretërore franceze dhe suedeze si dhe një dukë i gjatë dhe bukurosh, i cili na tha se rridhte nga Huniadi, mbreti i Hungarisë dhe që megjithëse nuk kishte lidhje me Komnenët kishte ardhur të ndihmonte krishterimin. Kur rrinim me këta njerëz, të cilët kishin humbur lavdinë e dikurshme, por sidoqoftë kishin ruajtur pasuritë dhe pronat që i lejonin ta shijonin luksin e Stambollit, mendoja për fshatin tonë të varfër. Po ne pse nuk jemi me tituj si gjithë këta Komnenët e tjerë, pyeta babanë. Në tokën tonë nuk mbin fisnikëria, m’u përgjigj ai, por dukej se kjo diferencë me kushërinjtë e tij nuk e shqetësonte shumë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:14 am

Përgjatë një viti, Gjergj Brankoviçi bëri plane për të filluar kryengritjen e tij dhe ndihmat e Austrisë dukej se nuk i mungonin. Në gazetat austriake Brankoviçi ishte shpallur Kont i Perandorisë së Shenjtë. Ai na tregonte se si njerëz të caktuar nga vetë Perandori po rekrutonin me para luftëtarë në gjithë Ballkanin dhe pritej vetëm të ndizej fitili nga Vjena. Atëherë, i thoshte ai babait me sytë që i shkëlqenin, do të nisemi dhe ne dhe ti do të drejtosh kryengritjen në Shqipëri. Disa muaj më parë kishte ardhur në krye të Turqisë Sulltan Ahmeti, i cili njihej si një njeri që harxhonte shumë para për të zbukuruar xhamitë dhe pallatet e tij në stilin francez. Stambolli ndihej më i lirë nga dhuna e sulltanëve të mëparshëm dhe artistë evropianë me gjithë gratë e tyre të pambuluara bridhnin lirshëm nëpër qytet. Nuk e kam parë kurrë tim atë më të qeshur se ato kohë. Stambolli po kthehej në Kostandinopojë, më thoshte dhe pothuajse përditë shkonte në kishë ku lutej për fatin tonë. Por atë vit bëri një dimër i tmerrshëm dhe Stambolli u mbulua nga dëbora dhe ngricat. Duke mos hequr dorë nga rituali i tij i lutjeve në kishë babai mori një plevit. Gjatë një muaji të vështirë unë i shërbeja dhe i jepja çaj të nxehtë, ndërsa ai fliste për betejat e mëdha të Arianitëve dhe më tregonte vende me emra malesh në Shqipëri, në të cilat fillimisht duhet të shiheshin kryengritësit e Gjergj Brankoviçit sipas planeve që ai hartonte nga krevati i Stambollit. Ai ishte një muaj gjeografie për mua. Mësova me dhjetëra emra malesh, luginash, kodrash, lumenjsh dhe fshatrash, të cilat babai më detyronte t’i përsërisja në formën e një itinerari ushtarak. Shqipëria e vogël m’u duk si një dhomë e madhe në të cilën unë dhe babai i zhvendosnim si mobilie malet dhe kodrat e shumta. Shqipëria është e vogël, por është krijuar për të fshehur ushtri, thoshte babai, sytë e çuditshëm jeshilë të të cilit filluan të ngatërronin gjeografinë e mobilieve nga fundi i muajit. Unë nuk kisha ndenjur kurrë aq shumë me tim atë. Besoj se edhe ai zbuloi ato ditë tek unë një djalë, të cilin ëndrrat e tij nuk i kishin dhënë mundësi ta njihte. Sikur të kisha pasur një vajzë do doja ta martoja me një djalë si ty, më tha para se të vdiste. E varrosa me ndihmën e disa grekëve në varrezat e krishtera të lagjes Fanar të Stambollit.
Kur mbeta vetëm, Gjergj Brankoviçi, i cili kish shumë miq me influencë në Stamboll më ndihmoi të punoja si pastrues në shtëpinë e Dragomanit të Madh. Dragomanët janë përkthyesit zyrtarë të Portës së Lartë dhe këtë titull gjithnjë e kanë mbajtur grekët. Ky ishte njeri me influencë dhe me sa duket ishte i përfshirë në heshtje, për shkak të frikës nga turqit në komplotin që Gjergj Brankoviçi donte të organizonte në Ballkan. Aty punova dy vjet dhe mësova turqisht, por arrita të shkruaj edhe greqishten, të cilën e dija shumë pak kur u nisa nga fshati. Ndërkohë, shpresat për t’u kthyer në Shqipëri po më linin. Nuk kisha asnjë lajm nga fshati dhe nuk dija si të lajmëroja vëllezërit dhe nënën për vdekjen e babait. Gjergj Brankoviçi më thoshte se gjërat po vonoheshin për shkak se Rusia, që kishte bërë paqe me Turqinë në dëm të Austrisë, po i sabotonte përpjekjet e tij kryengritëse në Ballkan. Një natë, në shtëpinë e Dragomanit u mblodhën në mënyrë sekrete Gjergj Brankoviçi, disa grekë si dhe ambasadori rus, i cili donte të informohej për mundësitë dhe seriozitetin e lëvizjes së Brankoviçit. Paqja mes Rusisë dhe Turqisë ishte vënë në dyshim në Krime dhe rusët kishin nisur të sabotonin stabilitetin e Portës së Lartë. Mirëpo Gjergji, i cili besonte se mund të manovronte mes interesave të Fuqive të Mëdha u gënjye. Rusët e tradhtuan atë te turqit dhe Gjergji u arrestua për gjashtë muaj. Kur u lirua, u kërkuan të largohej si i padëshirueshëm për të mos u kthyer më në Stamboll. Para se të ikte, më tha se rrugës për në Serbi ai mund të kalonte nga Shqipëria dhe në qoftë se doja mund të shkoja me të. Natyrisht që nuk kishte rast më të mirë për mua për t’u kthyer në fshat. U nisëm një ditë të përvëluar korriku kur hurmat djersinin dhe rrushi digjej në pazarin e Stambollit. Unë kisha qarë gjithë natën mbi varrin e babait tim, të cilit i premtova se do të kthehesha ta merrja sa më shpejt.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:14 am

Gjergj Brankoviçi nuk mund të kalonte nëpër territoret e Perandorisë Turke që shtriheshin në tokë nëpër gjithë Greqinë Veriore. Vetëm gadishulli i Moresë ishte akoma nën sundimin venecian dhe fillimisht shkuam atje me një galerë që transportonte pambuk. Brankoviçi kishte miq në More, të cilët i thanë se mund ta ndihmonin të kthehej, por vetëm duke kaluar nëpër Itali pasi rrugët e tjera mund të ishin të pasigurta për një njeri të arrestuar për komplot dhe të padëshirueshëm për turqit. Ballkani i jugut ishte i pasigurt për një komplotist. Kështu që pas disa javësh në More gjetëm një anije që shkonte në Napoli, i hipëm dhe u nisëm. Napoli sapo ishte pushtuar nga austriakët, të cilët kishin ndihmuar Brankoviçin dhe ky u ndie më i qetë nga kjo rrugë. Komandanti i trupave austriake të Napolit e priti mirë Brankoviçin dhe i ha një letër me anë të së cilës ai mund të kalonte territorin italian për të mbërritur në Vjenë. Napoli ishte një qytet që nuk flinte ose më saktë ditën flinin marinarët dhe punonin napolitanët, natën këta flinin, ndërsa marinarët pinin dhe gëzonin.
Në Napoli rashë me një grua për herë të parë. Një natë, Gjergj Brankoviçi u zhduk nga hoteli ku ne flinim dhe në të gdhirë u shfaq i dehur bashkë me një grua rreth të dyzetave, e cila e mbante për krahu. Gruaja i kishte lyer sytë me ngjyrë blu dhe mbante një fund të gjerë që e tregonte shumë të shëndoshë. Këtu te ne kësaj femre nuk do ia hidhte njeri sytë, por në Italinë e Jugut kanë shije tjetër për gratë. Ata i duan gratë të shëndosha, me vithe të dala dhe me pak bark mbi të cilin burrat ndihen si mbi një dyshek. Kjo grua, pasi vuri Gjergj Brankoviçin në gjumë në krevatin ngjitur me timin, hoqi fundin e saj të gjerë dhe u fut në krevatin tim. Atë natë m’u duk sikur më doli një zog nga barku dhe puplat e tij më mbuluan të tërin dhe më vunë në gjumë. Një prift që takova njëherë në More më ka thënë se njerëzit përpara se të vdesin kujtojnë ditën e parë që kanë hyrë në kishë sepse ky imazh i afron ata me Zotin. Nuk e di sa është e vërtetë, por di që para se të vdes do doja ta kujtoja edhe një herë ngritjen e fundit të asaj gruaje.
Pasi ikëm nga Napoli, unë dhe Brankoviçi kemi fjetur nëpër hanet e Italisë ngarkuar me plaçkat dhe kujtimet e ditëve në Stamboll. Rruga jonë kaloi nëpër Romë dhe duke u endur nëpër kalldrëmet e këtij qyteti kuptova se çfarë e kishte yshtur Arianit Komnenin dhe familjen e tij të linte Shqipërinë dhe të vinin në Itali. Nuk besoj se ishte vetëm frika nga turqit. Italia, dhe mbi të gjitha Roma, është ndoshta i vetmi vend ku mund të jetosh duke ndjekur gjurmët e veprave të mëdha të lashtësisë, por dhe të krishterimit. Natyrisht edhe ato të ndjekin ty. Në Romë mund të kuptosh se si krishterimi ishte lindur për të çuar më tej oreksin për drejtësi të Perandorisë Romake dhe se si kjo perandori nuk do mund të bashkohej me krishterimin në qoftë se nuk do të ishte ushqyer nga pasioni për të bukurën, që kishin grekët e lashtë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:14 am

Kur arritëm në Italinë e Veriut, Gjergj Brankoviçi trokiti te disa miq, të cilët na ndihmuan të kalojmë kufirin pasi pritëm tre muaj të shkrinte bora mes alpeve të Italisë dhe Austrisë. Disa ditë i kaluam në Milano në qiellin e së cilës nuk pashë asnjë ditë me diell, por në këtë vend pashë një pikturë për herë të parë në jetën time. Ishte një beze e madhe e vendosur në një kornizë druri të trashë dhe me brazda. Tregonte predikimin e Shën Markut në Aleksandri. Shën Marku ka qenë njëri nga apostujt besnikë të Krishtit dhe ndoshta i vetmi që nuk e vuri në diskutim natyrën e tij hyjnore. Pas vdekjes së Jezuit ai shkroi ungjillin e tij dhe themeloi krishterimin në Aleksandri. Në pikturë ai është gjysmë i zhveshur me flokë të verdhë dhe me një hundë të gjatë dhe flet i hipur mbi një shkallare në mes të një sheshi të madh. Pas tij ka disa burra të heshtur dhe të veshur me kapela të zeza që duhet të jenë grekë, çifutë ose romakë. Ndërsa përpara tij qëndrojnë arabë me çallma të bardha dhe mjekra të gjata. Arabët diskutojnë me njëri-tjetrin me sa duket për ato që thotë shenjti. Në mes të këtij sheshi të gjerë ngrihet madhërishëm një tempull i rrumbullakët që i ngjan kishave të sotme, ndërsa pas saj është qyteti i ndërtuar nga arabët e i mbushur me minare të larta. Në cep të sheshit një deve mban kokën lart duke parë nga Shën Marku. E gjithë piktura kishte një ngjyrë pjeshkë, por pasi e pashë me kujdes kuptova se e vetmja ngjyrë që i mungon është jeshilja. Sa do të doja ta kishte parë im atë. Me siguri do ta kishte quajtur: Bota siç duhet të jetë. Myslimanët dhe kafshët mësojnë krishterimin.

Pasi shtymë dimrin atje, arritëm në Vjenë në prillin e vitit 1708, por gjërat kishin ndryshuar. Austria nuk kishte më nevojë për Brankoviçin dhe askush nuk denjoi ta priste. Kërkesave të shumta të Gjergj Brankoviçit për të ngjallur interesin e një lëvizjeje ballkanike, e cila do t’i merrte turqve territoret e pushtuara në favor të tyre, austriakët iu përgjigjën me një fletë arresti. Gjergj Brankoviçi mundi ta zbuste arrestin pasi takoi një kushëri të largët të perandorit, i cili kishte ndërmjetësuar përpara dhjetë vjetësh mes tij dhe austriakëve. Arresti u anulua, por jo dëbimi nga Vjena. Përfunduam në një fshat të humbur të Austrisë ku, pas disa muajsh, Gjergj Brankoviçi dha shpirt i zhgënjyer nga lojërat e Fuqive të Mëdha, të cilat ishin tallur me kryengritjen e tij.
Gjatë kësaj kohe unë kisha mësuar pak gjuhën gjermane dhe duke u njohur me fshatarët, i punova tokën për gati një vit një familjeje, së cilës i kishte ikur djali në ushtri. Ky ishte kapiten këmbësorie në Bosnjë dhe i binte violinës që unë e pashë për herë të parë kur ai erdhi në shtëpi për pak kohë. i ati i mbyllte veshët kur i biri i binte violinës, ndërsa mua ato tinguj m’u dukën si e qara e djalit tim që nuk kishte lindur akoma, por që me sa duket ishte gati në barkun tim. Kapiteni, kur u kthye në shërbim më mori me vete.
Bashkë me ushtrinë austriake u afrova deri në Raguzë. Gjatë ditëve që qëndrova atje mësova notin. Ushtarët austriakë dilnin në breg të detit dhe një peshkatar tullac u mësonte atyre si të notonin. Kur më tregonte se si t’i përplasja krahët dhe këmbët dhe si të nxirrja frymën mbi ujë për të mos u mbytur, peshkatari më pyeti se nga isha dhe kur i thashë se jam nga Shqipëria më tha: Do ta mësoj notin se ju keni det dhe ju duhet, por ti mos ia mëso këtë gjë gruas dhe as vajzës tënde sepse në qoftë se ato lahen njerëzit do t’i quajnë të përdala. Në Raguzë gratë nuk laheshin. Kur i pyeta ushtarët austriakë ata më thanë se peshkatari nuk ua kishte thënë atyre të njëjtën gjë. Ndoshta ai mendonte se gratë e tyre duhej ta mësonin notin.
Pas disa javësh në Raguzë, më hipën në një anije, e cila më solli në Shkodër. Atje desh vdiqa nga uria sepse nuk gjeta as punë dhe as strehë për një muaj rresht. Shkodra ishte një vend ku turqit i trajtonin të krishterët si skllevër dhe ku unë pata shumë ftohtë atë dimër.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:15 am

Që të mos zgjatem, në 1709 përfundova në Janinë dhe erdha në fshat ku të gjithë e kishin humbur shpresën se do të kthehesha. Nëna ishte plakur dhe tre vëllezërit e mi ishin martuar dhe kishin bërë fëmijë. Ashtu bëra dhe unë. U martova me Hënën, një vajzë shumë të bukur, por të imët dhe të dobët, stërgjyshi i të cilës kishte ardhur bashkë me stërgjyshin tim nga bregdeti dhe bashkë kishin ngritur fshatin. Ata nuk ishin Komnenë, por gjithmonë kishin jetuar besnikërisht nën hijen e madhështisë së fisit tonë. Është e bukur si diell, por nuk ka shumë mish dhe do të ketë gjithmonë ftohtë si hëna, thoshte nëna për gruan time. Atë vit lindi Gjergji dhe brenda dhjetë vjetësh Hëna lindi dhe dy djem të tjerë, por ajo thoshte se ne duhet të kishim nëntë djem siç kishte Arianiti i Madh nëntë vajza. Nuk mund t’i ngjaj kaq shumë Arianitit, i thosha unë. Fshati ynë është i vogël dhe nuk do gjejmë nuse për kaq shumë burra. Fshati ishte i qetë në ato vite dhe ne kishim ujë, bukë dhe të mbjellat nuk munguan. Unë i gëzohesha familjes sime që shtohej, ndërkohë që nëna ime zvogëlohej nga mosha dhe hidhërimi i humbjes së babait. Para se të vdiste, ime më më tha se e vetmja gjë që do të donte ishte të shtrihej në një varr me babanë, që unë e kisha varrosur në Stamboll.
Në vitin 1730, kur djemtë ishin rritur, vendosa të kthehem në Stamboll për të sjellë eshtrat e babait në fshat. Shko merre, më tha Hëna, sepse nëna e pret.
U nisa në verë dhe duke kaluar gjithë rrugën që kishim bërë bashkë me babanë përpara 25 vjetësh arrita në Stamboll në shtator, pa e ditur se ç’po ndodhte aty.
Stambolli ishte një ferr. Kishte shpërthyer një kryengritje jeniçerësh dhe gjithë qyteti ishte në flakë. Jeniçerët që ishin rebeluar kundër vezirit të madh vidhnin, përdhunonin gra dhe masakronin nëpunësit e shtetit. Në krye të tyre ishte Halil Patrona, një shqiptar. Halil Patrona që kishte punuar disa kohë në një banjë turke si masazhier, sepse i kishte duart e forta, kishte hyrë në ushtri dhe ishte bërë i pari i jeniçerëve për shkak të egërsisë dhe oratorisë së tij të ashpër frymëzuese. Ditët e para, duke përfituar nga fakti që njihja Stambollin ku kisha ndenjur gati pesë vjet, u fsheha te një familje greke që bashkë me mua kishte punuar për Dragomanin. Një natë jeniçerët e bastisën lagjen dhe na rrahën të gjithëve si të dehur. Unë i thashë se nuk isha grek, por kisha ardhur rastësisht në Stamboll nga Shqipëria dhe kështu më shpunë te Halil Patrona në të gdhirë. Në vitin 1730 unë isha një burrë mbi të pesëdhjetat, i gjatë, me shpatulla të gjera dhe me mjekër të errët dhe shumë të dendur. Halil Patrona ishte më i ri se unë, por dukej shumë më i madh. Ishte i shkurtër, por këmbët e tij të trasha dhe të forta e tregonin më të gjatë. Kokën e kishte të rruar, por ngjyra e mjekrës tregonte se qimja e tij duhej të ishte e kuqe. Halil Patrona ishte kuq. I thanë se i kishin sjellë një shqiptar dhe më priti në bodrumin e një taverne të madhe nga ku drejtonte gjithë bastisjen e Stambollit që ai e quante revolucion. Çdo minutë atje vinin jeniçerë të zbathur që sillnin ora muri si dhe argjend e bizhuteri grash që i shtrinin mbi tavolina në mënyrë që Halili të mund t’i shijonte. Më pyeti turqisht në ishte e vërtetë që isha shqiptar dhe i thashë po. nga cili vend je, më tha. I tregova se isha nga një fshat afër Janinës. Unë jam nga Vlora, më tha. Kam ardhur i vogël në Stamboll. Patrona që ishte tmerri i Stambollit, kishte dy sy të vegjël, por të ëmbël. Mua m’u duk njerëzor kur po fliste për origjinën e tij dhe e pyeta shqip nëse ishte mysliman apo i krishterë. Unë jam jeniçer, ma ktheu turqisht dhe pastaj më pyeti se pse isha në Stamboll. Kur i thashë se unë jetoja në Shqipëri, por kisha ardhur për të marrë trupin e tim eti më tha se edhe ai kishte një djalë, por nuk e dinte nëse i biri do arrinte t’ia gjente trupin kur të vdiste, sepse jeniçerët, tha, nuk kanë varr si gjithë të tjerët, ata ose copëtohen, ose mbeten në fushë të luftës dhe ushtria nuk mund t’i tërheqë dot sepse kur vdes jeniçeri, betejën e ka fituar armiku.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:15 am

Unë mbeta gati dy javë në bodrumin e Halil Patronës. Megjithëse ishte zot i atij kaosi më tha se nëse dilja në qytet ndoshta nuk do të kthehesha dot i gjallë. As që bëhej fjalë për të zhvarrosur trupin e babait dhe për ta transportuar nga varrezat në port. Ato ditë, duke fjetur mbi një tavolinë të vogël prej druri kuptova se sa e kalbur ishte nga brenda karrigia e Islamit turk, këmbët e së cilës megjithatë kishin qindra vite që na shtypnin. Halil Patrona dhe shokët e tij, kur u lodhën duke grabitur dhe vrarë kaluan në kërkesa të forta ndaj Sulltanit, të nxitur edhe nga disa islamistë fanatikë, të cilët kishin qenë gjatë gjithë kohës kundër stilit evropian dhe artistik të qeverisjes që kishte ushtruar Sulltan Ahmeti. Vitet e fundit, Ahmeti III, siç e quanin, i kishte shtuar shpenzimet për zbukurimin e Stambollit dhe kishte nisur madje të vizatonte portretet e sulltanëve në muret e xhamive, gjë që islamistët e konsideronin një blasfemi të rrezikshme. Ahmeti ishte i dashuruar me lulet dhe për t’u tallur me jeniçerët, të cilët i urrente, i vuri ata të mbillnin kopshtet e Stambollit me tulipanë që ishte lulja që ai dashuronte dhe e quante simbol të sulltanatit të tij gjithë ngjyra. Do t’ia shkul fletët atij tulipani pederast, bërtiste Halil Patrona, sa herë që i thoshin se trupat e qeverisë kishin marrë lagje të ndryshme të Stambollit nën kontroll. Një natë, kur nuk e zinte gjumi, më tregoi se familja e tij kishte qenë e krishterë dhe Halilin e vogël e kishin marrë turqit si devshirme, siç kishin bërë me qindra djem që i marrin dhe sot si taksë nga familjet e krishtera. Atij i kujtohej deti i Vlorës dhe thoshte se ai ishte më i pastër se deti që lagte Stambollin. Llagapin Patrona ai e kishte marrë kur i kishte shërbyer një gjenerali francez, i cili kishte jetuar shumë vjet në Stamboll duke ndihmuar sulltanin të ngrinte armatën e bombardierëve. Ai më mësoi t’i drejtohesha patron dhe kështu më mbeti ky llagap, tha Halili. Ky njeri u soll shumë mirë me mua deri në fund. Nga dita në ditë unë e shihja sesi egërsohej sepse me sa duket po kuptonte se revolta e tij nuk do mund ta rrëzonte shtetin. Vazhdimisht i vinin habere për marrëveshje nga Sulltani, por Halil Patrona i kërkonte shkarkimin e vezirit të madh, të cilin e konsideronte si armik të perandorisë dhe si një njeri të dështuar.
Një ditë në mëngjes më zgjoi nga gjumi dhe më tha të bëhem gati për t’u nisur. Ku të shkoj, i thashë unë. Nisu për Shqipëri, tha ai. Kemi lejuar një anije greke bashkë me konsullin grek që të dalë nga porti, shko dhe ti me ta. Dua të marr eshtrat e tim eti, i thashë, nuk mund të iki duarbosh në fshat. Ik sa nuk është vonë, më tha. Porti do mbyllet dhe unë nuk mund të të strehoj më se duhet të dal dhe të rregulloj ca punë dhe nuk e di a do kthehem më. Kur u ndamë, më dha një nga unazat që jeniçerët e tij kishin vjedhur ato ditë nëpër shtëpitë e qytetit. Unaza ishte shumë e madhe, me fushë të bardhë mbi të cilën skuqte një hurmë prej rubini. Merre këtë, tha, sepse dua që diçka nga unë të kthehej andej nga kam ardhur. Ma futi në gisht dhe iku. Njerëzit e tij më shpunë deri në port dhe pas dy muajsh u ktheva në fshat nga Selaniku dhe Voskopoja. Sulltan Ahmeti dha dorëheqjen për shkak të Halil Patronës pas 27 vjet qeverisje. Sulltani i ri, që erdhi në krye të Perandorisë, në fillim e mashtroi dhe në nëntor të atij viti ia preu kokën Halil Patronës.
Por këto unë i mësova kur shkova në Stamboll për herë të tretë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:15 am

8

Kur u ktheva në fshat, njëri nga vëllezërit kishte vdekur. Djemtë m’u dukën më të mëdhenj dhe në mungesën time kishin nisur të punonin tokat tona. Fshati më zgjodhi kryetar të pleqësisë jo vetëm sepse ne e kishim traditë familjare, por edhe sepse si një njeri që kisha parë botën dhe kisha mësuar gjuhë, besonin se unë mund ta drejtoja me urtësi në trazirat që vinin nga të katër anët. Siç të thashë, gjatë udhëtimeve të mia, kisha ndaluar në Voskopojë, ku kisha zënë miq. Në Voskopojë, bashkë me babanë, kishim fjetur në një manastir dhe atje ishim miqësuar me murgun Grigor, i cili më vonë u bë tipografi i parë i shtypshkronjës. Shtypshkronjën unë e pashë vetë kur u nisa për në Stamboll për herë të dytë më 1730. Ajo ishte një makinë e madhe e zezë që Grigori mezi e komandonte me duart e tij të dobëta. Kur fletët me bojë të zezë dilnin prej andej, Grigori dhe ndihmësi i frynin derisa thaheshin dhe pastaj i prisnin me disa thika të posaçme, gjersa ato vinin në madhësinë e një libri. Shtypshkronjën e kishin blerë në Venedik disa pasanikë voskopojarë, për të shtypur librat e Akademisë së tyre. Mirëpo rrugët e tregtisë së Voskopojës, nga Selaniku dhe Rumania filluan të bllokoheshin nga bandat myslimane të Korçës dhe Beratit, të cilat e plaçkitnin herë pas here qytetin, duke grabitur tregtarët dhe karvanët e tyre. Shtypshkronja u bllokua për gjashtë muaj sepse karvanët që sillnin letër nga Rumania u vodhën dhe letra u dogj. Grigori më dërgoi fjalë dhe më kërkoi ta ndihmoja për të sjellë letër nga rruga e Janinës, e cila ishte më e sigurt. Për shumë vjet porosisja letër, e cila vinte nga Venediku në Raguzë dhe prej andej në Durrës nga ku ne e merrnim dhe e nisnim në Voskopojë.
Kur shkova në Raguzë takova në breg të detit sërish peshkatarin që më mësoi notin dhe për disa vjet ai punoi për ne, si agjent në Raguzë, ku siguronte shkarkimin dhe nisjen e letrës prej liri dhe pambuku, të cilën e ruante si shami nga uji. Për gati dhjetë vjet u mora vetë duke ndjekur karvanët që shpesh vidheshin nga kaçakët, por po aq shpesh edhe kuajt ngordhnin apo shkisnin nëpër humnerat e ngrira.
Kur Hëna u sëmur, unë i lashë karvanët dhe me to filloi të merrej im bir Gjoni, që ka një aftësi të madhe për t’u marrë vesh me tregtarët e letrës në Venedik si dhe për të bërë miqësi me hajdutët e rrugëve. Djalin e dytë, kur u ktheva nga Stambolli, e çova në Akademinë e Voskopojës. Ai është akoma atje.
Hëna lëngoi dy vjet në shtrat dhe Gjergji, që gjithmonë kishte qëndruar me të, i shërbeu si një vajzë. E lante, e ushqente, e krihte, e zbukuronte për festa dhe e ledhatonte, por një natë nga ethet e saj, Hëna i thirri: bir kam ftohtë. Djali iu shtri te këmbët për ta ngrohur, por e ëma nuk u kthye më. Kur e varrosëm binte shi. Gjergji nuk qau, por që atë ditë ndryshoi dhe u ftoh me botën sikur të kishte trashëguar dimrin nga trupi i së ëmës. Shkoi në pyll, rrethoi një vend me gurë dhe ndezi një zjarr të madh me shkarpa të thata, sikur donte të thante lotët. Zjarri vazhdoi tri ditë dhe Gjergji duke parë zjarrin qante për të ëmën. Hiri i drurëve të djegur u rrit deri në lartësinë e gurëve dhe atje ka mbetur edhe sot e prandaj atë vend e quajnë Guri i Hirit.
Pasi vdiq Hëna, unë iu kushtova. Drejtua vijën e ujit, ndërtuam disa çezma, shtruam kalldrëm dhe ngritëm një kishë të vogël që prifti e vizitonte një herë në muaj, por që ne na mjaftonte për t’u lutur, për pagëzime, për dasma dhe morte. Gjoni ndiqte karvanët e letrës, Mihali jetonte në Voskopojë, ndërsa Gjergji ngrysej dhe gdhihej duke punuar tokën, si i marrë. U martua me Kostandinën, vajzën jetime me sy jeshilë, që ishte lindur dhe rritur në shtëpinë tonë pasi edhe babai i saj u vra në Kretë. Por as gruaja dhe as toka nuk e ngrohën dhe tim bir dhe vetëm pas shumë vitesh martese atij i lindi një vajzë që ia vuri emrin Hana në kujtim të nënës që e kishte dashur aq shumë. Vajza që tani është gruaja e Vasilit, vëllait të Ibrahimit, i kishte sytë jeshilë si e ëma dhe flokët e zinj si i ati. Kur shikoja sytë e saj jeshilë mua më kujtohej babai.
Kur Hana mbushi dy vjeç, u nisa për herë të tretë në Stamboll, në vitin 1753. Megjithëse isha gati 76 vjeç ndihesha i fortë dhe besoja se do t’ia dilja një aventure të re sepse Turqia ishte qetësuar në ato vite dhe unë isha më i pjekur dhe më i pasur. Mendoja, pra, se me përvojë dhe me para mund t’i kapërceja rreziqet që kisha hasur në dy udhëtimet e mia të para.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:16 am

Në Stamboll qeveriste Osmani III, të cilin njerëzit e konsideronin si një Sulltan të ngathët dhe dembel që i kishte kufizuar liritë e të krishterëve, por edhe ato të myslimanëve. Osmani i kishte ndaluar gratë të dilnin në shëtitoret dhe lulishtet e qytetit dhe Stambolli në ato kohë ishte një qytet i zymtë burrash. Po ashtu, me një ferman të veçantë ishte ndaluar pirja dhe tregtimi i verës për të gjithë. Mirëpo pranë portit në Stamboll, aty ku mblidheshin marinarët, tregtarët dhe kontrabandistët, mund të gjejë nën banakë verë sa të doje dhe pronarët e tavernave i blinin me bakshishe të mira kontrollet e rrepta të qeverisë. Taverna nga ku, përpara njëzet vjetësh, Halil Patrona drejtoi bastisjen e qytetit, ishte nga më të zhurmshmet. Hija e Halilit të tmerrshëm që rrëzoi Sulltanin e Tulipanëve ishte zhdukur dhe pronari i ri nuk kishte aspak qejf t’ia kujtoje ato ditë terrori. Aty gjeje verë, femra, duhan dhe mund të takoje tregtarë dhe nëpunës të korruptuar me të cilët mund të zgjidhje çdo hall. Një të diel pasdite, me ndihmën e një mbikëqyrësi të varrezave dhe dy turqve të vegjël që pagova për zhvarrosjen, nxora eshtrat e babait, të cilat i pastruam një nga një nga dheu dhe krimbat e viteve. Babai kishte qenë një burrë shtatlartë dhe kockat e tij të gjata mezi u futën në një arkë të vogël të dyllosur dhe të lyer nga brenda me qirinj të shkrirë, të cilën e mbaja poshtë krevatit ku flija. Pa vështirësi, mora një dokument me emrin dhe datën e vdekjes së babait që ishte i domosdoshëm për të kaluar doganën turke. Tani më duhej të gjeja një anije për t’u kthyer. Por Stambolli ishte një qytet që mund t’i falte akoma kënaqësi një shtatëdhjetegjashtëvjeçari të mbajtur dhe të fortë si unë, që e dinte mirë se kjo ishte hera e fundit që vinte në këtë qytet. Prandaj nuk kisha ngut dhe ditën shëtisja në rrugët dhe lagjet e Stambollit, ndërsa natën i jepesha verës së ndaluar dhe miqësive të shpejta, si të gjitha miqësitë që ngjizen në pranverë.
Një nga këto net të gëzueshme u njoha me një tregtar grek, Jorgon Mavromatisin, i cili më tha se kishte ardhur të blinte verë në Stamboll dhe për disa ditë do të nisej bashkë me ngarkesën për në Selanik. Pavarësisht nga konsumi i tavernave të natës, fermani i Sulltanit e kishte kufizuar shumë shitjen e verës dhe tregtarëve të Stambollit i kishin mbetur mijëra fuçi, të cilat kishin nisur t’i shisnin badihava për të zbrazur magazinat. Ky ishte një rast i mirë për të udhëtuar aq më tepër që unë kisha lidhur miqësi me grekun dhe gruan e tij çifute Sheba që ai e kishte marrë me vete në një udhëtim që ajo e konsideronte turistik.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:17 am

U nisëm më 29 maj 1753.
Pikërisht atë ditë, treqind vjet më parë turqit kishin pushtuar Kostandinopojën.
Të tre: unë, greku dhe e shoqja ishim mbi kuvertë kur anija u shkëput nga porti i Stambollit. Shtëpitë e bardha, të shtrira në të dy kodrat mbi Bosfor filluan të zvogëlohen ndërsa minaret e shumta holloheshin në largësi, aq sa dukeshin si shtiza, të cilat gratë i ngulin mbi qëndisjet e tyre, që të mos humbnin nëpër shtëpi.
Çfarë do të mund ta kishte ndaluar Sulltan Mehmetin të mos e pushtonte këtë qytet para treqind vjetësh, thoshte Jorgo, duke parë në horizont. Asgjë, përgjigjej Sheba, që dukej sikur fliste me vete. Kostandinopoja kishte rënë shumë vjet përpara se të vinin turqit, që kur perandorët e saj kuptuan se krishterimi ishte një farë që nuk mund të hidhte rrënjë në Azi. Ata u dembelosën derisa hoqën dorë, siç bën çdo njeri që provon më kot të mbjellë një qiparis në shkretëtirë. Myslimanët, të cilët nuk kërkojnë diell, por vetëm hije, e mbuluan shkretëtirën me çallmën e tyre dhe një cep i saj kaloi detin dhe mbeti këtu. Në përgjithësi, Sheba i jepte një shpjegim poetik historisë gjë që nuk e bindte burrin e saj, i cili, për shkak të natyrës së tij tregtare, besonte se çdo dështim e ka burimin në paaftësinë për t’i ofruar dikujt një marrëveshje të leverdishme shkëmbimi. Krishterimi dhe Islami mund ta kishin ndarë botën me marrëveshje, këmbëngulte Jorgo, por pas një mijë vjetësh kaluar në qejf dhe intriga, bizantinët ishin aq të lodhur sa ç’është një tregtar, i cili, pas një nate të gjatë me verë dhe femra, në mëngjes ia këput gjumit dhe nuk shkon në Pazar. Po të ishin vendosur fatet e botës në Pazar, siç thua ti, çifutët do kishin një perandori të përjetshme, thoshte Sheba duke psherëtirë dhe rregullonte shallin e verdhë që ia merrte era. Udhëtuam kështu për gati një javë nga Bosfori në Canakala. Deti ishte i qetë dhe brigjet që shtriheshin në të dy anët e anijes sonë të krijonin përshtypjen sikur po lundronin në një lumë të shurdhët. Natën nxirrnim karriget mbi kuvertë dhe pinim verë me havjar dhe fruta të thata dhe arra të vogla të lyera me bojë që Sheba i kishte blerë në Stamboll.
Jorgo dhe Sheba kishin pesë vjet që ishin martuar, por muaji i mjaltit, siç thoshin ata, akoma nuk kishte mbaruar. Ai kishte pasur një histori të shëmtuar me gruan e parë me të cilën ishte ndarë. Jorgo ishte pesëdhjetë e pesë vjeç, ndërsa Sheba i kishte kaluar të dyzetat, por lëkura e saj e zeshkët dhe hunda e vogël e tregonin më të re. Nuk kishin fëmijë dhe vazhdimisht Sheba bëhej nervoze kur i shoqi, për ta qetësuar, thoshte se zakonisht fëmijët lindin pas muajit të mjaltit. Kur të arrijmë në Selanik kjo fara e hurmës do të ketë mbirë në barkun tënd, i thoshte Jorgo duke ndarë një hurmë përgjysmë që ia afronte asaj te goja.
Sa kaluam ngushticën e Canakalasë qielli u prish. Dallgët mbushën kuvertën dhe fuçitë e verës ulërinin si të dehura nga era e tyre. Kapiteni tha se anija ishte shumë e ngarkuar dhe se duhej të ndalonim diku për të pritur përmirësimin e motit. Ishulli më i afërt ishte Lesbosi dhe në mëngjes, pasi kishim lodhur zorrët gjithë natën, ankoruam me vështirësi në qytetin e Mitilinës. Në mes të shiut dhe vetëtimave të Egjeut zbritëm nga anija, të lagur deri në mish. Sheba dhe Jorgo futën paratë e tyre në një qese të vogël, por plaçkat dhe dhuratat që kishin psonisur në Stamboll i rregulluan me kujdes dhe i lanë në anije. Edhe unë e lashë baulen time me të tyret, ndërsa arkën me eshtrat e tim eti e mora me vete. Pasi gjetëm një hotel të vogël, kapiteni i anijes erdhi dhe kërkoi Jorgon. Të duan në port, i tha. Doganierët po kontrollojnë anijen. Jorgo u nis me të shpejtë dhe pasdite Sheba erdhi e irnosur në fytyrë dhe më tha se i shoqi kishte përfunduar në burgun e qytetit. Gjatë kontrollit të anijes, doganierët kishin gjetur ngarkesën e verës. Lesbosi ishte ishull i pushtuar nga turqit dhe fermani i Sulltan Osmanit, që më kishte njohur me Jorgo Mavromatisin, në një tavernë ku pihej verë kontrabandë, ishte në fuqi. Për Jorgon, kapitenin dhe tetë marinarët u lëshuan urdhër arrestet që u zbatuan menjëherë. Anija dhe vera u sekuestruan. Shebën nuk e lanë të merrte as baulet e veta me rroba dhe unë falënderova Zotin që kisha marrë me vete arkën ku prehej babai im. Kur ajo u përpoq t’i bindte autoritetet e limanit se vera ishte nisur për në Selanik dhe jo për në Lesbos ata i thanë se kjo e bënte njëlloj fajtor burrin e saj, sepse edhe Selaniku ishte nën hyqmin e Portës së Lartë dhe fermani i Sulltanit vepronte dhe atje. Jorgo Mavromatisi u dënua me tre vjet burg për shkelje të fermanit si dhe për mashtrim me dashje të doganës turke. Të tjerët morën dënime më të vogla pasi dëshmuan se Jorgo nuk u kishte treguar se fuçitë ishin të mbushura me verë, por me vaj ulliri.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:17 am

Mitilina ishte një qytet i vogël që shihte nga brigjet aziatike dhe grekët që ishin aty prej kohësh kishin humbur njerëzillëkun dhe ishin bërë mizorë si turqit që i mbanin ata të robëruar. Sheba u trondit nga burgosja e Jorgos, por si një çifute e shkathët, e ushqeu veten me shpresën se do të mund ta blinte lirimin e tij me para. Pas disa ditësh në hotel, ne vendosëm të banojmë në një shtëpi, në të cilën zumë me qira dy dhomat e katit të dytë, ndërsa të zotët u ngushtuan në të parin.
Për dy muaj, pa u lodhur, Sheba harxhoi një pjesë të parave që kishte, me dhurata dhe bakshishe për të gjithë turqit dhe grekët që ajo mendonte se mund të ndikonin në uljen e dënimit të Jorgos. Grekët i merrnin paratë duke i thënë se ato ia jepnin turqve, ndërsa turqit i thoshin Shebës se ajo duhej të priste dhe pak që fermani i verës të anulohej, pasi edhe në Stamboll ai kishte krijuar shumë pakënaqësi. Bashkë me të, prisja dhe unë, duke fjetur mbi eshtrat e babait që i mbaja poshtë shtratit. Sheba nuk ma kërkoi kurrë, por unë mendoja se do të ishte poshtërsi që ta lija atë grua vetëm në një ishull armiqësor që i kishte marrë burrin. Kur ajo shkonte të takonte Jorgon, të cilit i thoshte se duhej të bënte pak durim sepse fermani mund të zhbëhej nga dita në ditë, unë shkoja buzë detit dhe shikoja anijet që kalonin përballë. Në këtë ishull nuk mund të bëje miq, por mua më dukej se grekët aty ishin mësuar me njerëz si ne, që shpenzonin para duke pritur lirimin e të burgosurve dhe kjo i kishte bërë ata më të pashpirt.
Lesbosi është ishulli i parë, pasi kalon ngushticën e Canakalasë për të dalë në Egje. Edhe Bizanti, edhe Perandoria Turke e kishin përdorur shpesh ishullin si vend internimi. Perandorë të mundur dhe sulltanë të rrëzuar ishin sjellë në Lesbos gjatë shekujve dhe shumë kishin vdekur atje në mjerim dhe harresë. Unë nuk dija asgjë për historinë e këtij vendi. Një natë të nxehtë korriku, duke shëtitur përgjatë bregut të mbushur me gurë të bardhë dhe leshterikë, Sheba më tregoi për Safon, poeteshën e shquar të Greqisë së lashtë, e cila e kishte bërë të njohur Lesbosin. Safoja dashuronte gratë dhe prej emrit të këtij ishulli, një grua që dashuron një grua, quhet lezbike. Pas dy muajsh që kaluam bashkë Sheba ishte më e çlirët. Për shkak të moshës dhe pa e kuptuar, unë kisha fituar aftësinë për të dëgjuar gjë që nuk e kam pasur në rininë time. Sheba më tha se aftësia për të dëgjuar, sipas çifutëve, ishte cilësi e njerëzve që duan të njohin botën. Edhe unë këtë kam bërë, i thashë. Kam njohur botën duke ndjekur babanë tim. I tregova Shebës historinë e familjes sime. I thashë sesi u vendosën Komnenët e parë në Shqipëri, pastaj sesi emigroi Arianit Komneni në Itali bashkë me nëntë vajzat dhe djemtë e tij, pastaj sesi babai im u nis në kërkim të Komnenëve në Stamboll dhe në fund sesi unë vetë u nisa në kërkim të tij. Kur unë flisja, sytë e zinj të Shebës nguleshin fort mbi ballin tim, sikur aty ajo donte të gjente një arsye të veprimeve të mia. Më ndërpriste vazhdimisht dhe më pyeste:
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:17 am

Pse Arianit Komneni i dha Skënderbeut për grua Donikën dhe jo një nga vajzat e tjera, pse njëri nga djemtë e Arianitit u kthye prapë në Shqipëri, pse babai më mori mua me vete në Stamboll dhe jo një nga vëllezërit e tjerë, pse unë nuk i mora eshtrat e babait që kur lashë Stambollin për herë të parë me Gjergj Brankoviçin? Unë nuk kisha përgjigje për pyetjet e saj, por fillova të mendoj seriozisht se sikur Komnenët të mos ishin vendosur në Janinë, por diku tjetër para pesëqind vjetësh, se sikur Skënderbeu të ishte martuar me një nga vajzat e tjera të Arianitit të madh, sikur babai të mos më kishte marrë mua me vete në Stamboll, por një nga vëllezërit e mi, se sikur unë ta kisha kthyer babanë e vdekur në varrezat e fshatit, ndoshta historia ime do të kishte qenë ndryshe. Mund t’i kisha kursyer vetes shumë dhimbje dhe fatkeqësi, i thashë Shebës. Aspak, tha ajo. Mos e ngushëllo veten. Madje edhe takimin me mua nuk do ta kishe shmangur dot edhe sikur në vendin tënd të ishte njëri nga vëllezërit e tu. Besoj se historia është një kalë i bardhë që e zbret çdo njeri atje ku e ka marrë, por për shkak të shpejtësisë njeriut i duket sikur ndërron vend. Ty akoma nuk të ka zbritur dhe unë shpresoj të takohemi një ditë që të më tregosh se ku të la, më tha Sheba duke buzëqeshur me dinakëri si një njeri që di fundin e një përralle dhe që e shtyn një fëmijë që ta gjejë vetë atë duke i bërë pyetje të vështira. Po më fsheh fundin e përrallës sime, i thashë, duke iu përgjigjur edhe unë me një vështrim të ëmbël mosbesues. Fundin duhet ta gjesh ti vetë, m’u përgjigj. Por unë besoj se në tregimet çifute të Testamentit të Vjetër gjendet kuptimi i asaj çfarë po jeton bota sot. Testamenti i Vjetër është një histori që tregon sesi janë ndarë popujt e botës dhe që atëherë nuk janë bashkuar dot më. Ndërsa Testamenti i Ri është një përpjekje naive për ta bashkuar botën, por në të vërtetë, ai e ndan më keq se i pari, pasi përfundon me një vrasje të papritur, të cilën po e vuajmë të gjithë.
Sikur unë të kisha shkruar Testamentet, nuk do t’i shtoja asgjë tjetër përveç një shënimi në fund: këto përralla i tregohen njerëzve jo për t’i vënë në gjumë, por për t’i zgjuar nga gjumi, më tha ajo një ditë, kur, duke u endur nëpër plazhin e Lesbosit, më tregoi sesi familja e saj kishte ikur nga Spanja në vitet 1400 kur inkuizicioni i krishterë atje masakroi me mijëra çifutë. Ata që nuk pranuan të bëhen të krishterë u larguan dhe familja ime që ishte një nga këto u vendos në Selanik.
Gjyshi i saj kishte qenë rabin në sinagogën e Selanikut, ndërsa i ati ishte marrë me tregti. Të dy kishin vuajtur nga një dobësim i trashëguar kockash që kthehet në paralizë kronike dhe ajo si vajzë e vetme i kishte shërbyer të dyve për shumë vjet në shtëpi, duke u privuar nga miqësitë e rinisë që mund t’i jepnin një martesë me dashuri. Jorgo Mavromatisi kishte shërbyer si ndihmës i të atit dhe pas vdekjes së tij kishte ndjekur biznesin e familjes. Për shkak të udhëtimeve tregtare, Jorgo nuk rrinte shumë në Selanik. Një ditë kur ishte kthyer, pa lajmëruar, kishte gjetur në shtëpi gruan e tij greke me vëllanë e tij dhe ishte ndarë. Ai i kërkoi Shebës të martoheshin dhe ajo e vetme, në moshën tridhjeteshtatëvjeçare, nuk kishte pasur zgjidhje më të mirë. Kur e pyeta nëse kishte qenë e lumtur nga martesa me Jorgon, ajo më tha se po të kishin pasur një fëmijë do të kishte qenë edhe më e lumtur. Por në qoftë se Jorgo nuk lirohet shpejt, fëmija im nuk ka për të lindur kurrë, tha ajo, duke fshehur sytë nga unë.
Mbrëmjet tona në Lesbos ngryseshin me biseda për historinë, fetë dhe vendet që kishim parë, ndërsa mëngjeset ishin të mbushura me takimet që Sheba kishte nëpër zyrat e turqve dhe kafenetë e ndërmjetësve grekë. Shpresat për lirimin e Jorgo Mavromatisit sa vinin e zbeheshin, por kjo nuk e plogështoi Shebën, të cilën ky qëllim e bëri edhe më të devotshme. Nga fundi i tetorit, në ishull zbarkoi dimri. Dallgët nazelie të Egjeut përplaseshin në liman dhe stërkalat e tyre vishnin xhamat e shtëpisë ku banonim. Shëtitjet tona në breg u rralluan, për t’iu kushtuar darkës së thjeshtë që Sheba e gatuante duke fshehur nën leshterikë të pastruar dhe gjethe limoni kufizimet e tepruara të kuzhinës së fesë së vet. Pastaj rrinim ulur të dy, me karriget nga deti, dhe kalkulonim të ardhmen e jetëve tona. Në një nga këto net, ajo mbështeti kokën mbi supin tim dhe për një kohë mbeti ashtu me sy mbyllur. Aty e kuptova se marrëdhënia me këtë grua ishte një ishull ku Zoti më kishte ndaluar për të pasuruar jetën time. Për dhjetë ditë rresht ne e përsëritëm këtë skenë çdo natë dhe në çdo detaj të saj pa ndryshuar asgjë, aq sa një ditë Sheba më tha se po e përsërisnim veten si në lutjen e mbrëmjes. Ndoshta ajo dhe lutej ashtu, ndërsa unë mendohesha nën dritën e një qiriu të vendosur mbi dritare, i cili shpesh më dukej si një fanar mbi det. Shikoja dritën e qiriut që zgjatej mbi dallgë dhe përpiqesha të gjeja se në cilin vend do të ndalonte.
I ftohti i nëntorit kapërceu nga deti dhe hyri në dhomën tonë, gjë që na afroi më shumë dhe kur, duke e mbështjellë Shebën me krahun tim, e putha në buzë ajo reagoi siç reagon çdo njeri ndaj një gjëje që e pret prej kohësh.
Atë ditë bëmë dashuri në qetësinë tonë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:18 am

Bashkimi i një burri shtatëdhjetegjashtëvjeçar me një grua dyzetetrevjeçare nuk është si bashkimi i zakonshëm dhe i përditshëm i çdo burri dhe çdo gruaje tjetër. Ai i ngjet bashkimit të një gjysme limoni të tharë me një gjysmë portokalli të pjekur, të cilët, pasi ngjiten për një kohë të gjatë nga lëngjet e tyre, nga një anë duken si një diell i kuq në perëndim dhe nga ana tjetër si një hënë e verdhë në agim. Por ngado që ta kthesh këtë rruzull ai fal ngrohtësi. Një varg i pashpjegueshëm i Safos që Sheba e kishte shumë të dashur thoshte: ti më jep nxehtësi. Këtë kishim bërë unë dhe Sheba në acarin e jetës sonë. Kishim kërkuar nxehtësi te njëri-tjetri. Kjo nxehtësi po e ngroh akoma dhe sot jetën time.
Natën e krishtlindjeve Lesbosi u zbardh nga dëbora. Unë kisha blerë peshk, karkaleca, zogj deti dhe mish qengji. Sheba më kishte thënë se atë natë do gatuante si greke dhe tavolina jonë ishte më e pasur se kurrë. Po pinim verë me arra duke shijuar dëborën që shkrihej mbi det, kur Sheba më tha se priste një fëmijë. Qau derisa e zuri gjumi, por kur ajo fjeti, pashë që fytyra e saj ishte kredhur në paqe. Unë mbeta zgjuar deri kur u zgjua dhe ajo. E pyeta se çfarë mendonte të bënte me barrën e saj, por ajo ishte e vendosur dhe më tha se nuk e çonte ndër mend të hiqte nga trupi i saj një krijesë, të cilën kishte vite që e priste. Nuk guxova t’i kujtoj rrezikun e martesës së saj me Jorgon, për shkak të fëmijës, sepse ajo më tha se gjithnjë kishte dashur një fëmijë dhe jo një martesë jetime. Jorgo nuk do të lirohet edhe për disa vjet dhe unë nuk mund ta shtyj jetën time duke e pritur e vetme. Kur të lirohet do t’ia shpjegoj dhe ai le të vendosë si të dojë, më tha. Ç’do t’i thuash, e pyeta. Do t’i them se fjala e tij shkoi në vesh të perëndisë. Një farë hurme mbiu në barkun tim, siç e parashikoi Jorgo kur u nisëm nga Stambolli.
Në fund të janarit barku i Shebës filloi të rritej dhe faqet e zeshkëta iu skuqën. I nisën të vjellat dhe për disa ditë nuk u ngrit dot nga shtrati. Pas disa javësh ajo do të dukej edhe më e shëndoshë dhe barra e saj nuk do mund të fshihej më. Ndoshta duhet të ikim nga Lesbosi, i thashë. Njerëzit këtu e dinë që ne nuk jemi të martuar dhe lidhjen tonë do ta quajnë një turp, gjë që mund të ndikojë edhe në sjelljen ndaj Jorgos. Në Lesbos e dinin se Sheba priste të shoqin e burgosur, ndërsa unë isha prezantuar si xhaxhai i saj. Qyteti i Mitilinës ishte shumë i vogël dhe pa dyshim që fjala do t’i arrinte një ditë Jorgos në burg çka do të ishte një tragjedi e re për të. Për këtë arsye nuk mund të thërrisnim një doktor, i cili mund të kujdesej për barrën e Shebës. Shkojmë në Selanik, i thashë, por ajo më kundërshtoi. Nuk mund të shkoj në Selanik në këtë gjendje në mes të dimrit. Do rrezikoja veten dhe fëmijën. Udhëtimi në det do të më vdesë. Shkojmë në Kretë, i thashë. Është ishulli më i afërt dhe udhëtimi deri atje në mot të mirë nuk mban më shumë se një ditë. Atje kam dhe eshtrat e vëllait të madh. Sheba nuk u mendua shumë. Shkojmë, më tha, atje ka kohë që të presin.
Pas disa ditësh ajo e mori veten dhe koha u përmirësua. Gjeta një anije, mora Shebën dhe arkën me babanë tim dhe u nisëm. Deti nuk e mundoi shumë Shebën, e cila atë ditë ishte e qeshur dhe më tha se me siguri do të lindte një djalë. Nga e kupton, e pyeta. Nga ty, m’u përgjigj me ledhati. Ti i ngjan Abrahamit me këta flokë të bardhë, me trup të drejtë dhe sy të mëdhenj që nguleshin në vendet ku ai u end deri në fund të jetës për të kërkuar një copë tokë për varr. Abrahami në fillim pati vetëm djem. Gruaja e tij Sara vuajti shumë vjet dhe u mbars në moshë të thyer atëherë kur i kishte humbur shpresat. Ti je Abrahami im dhe djalin tonë do ta quajmë Isak si djalin e tij, thoshte Sheba e lumtur duke mbushur flegrat dhe barkun e saj me ajrin e pastër të Egjeut. E di ç’do të thotë Isak? Mbylla sytë për t’i thënë jo. Isak do të thotë i qeshur, në gjuhën që fliste Abrahami, i cili e quajti të birin kështu sepse ditën që mori vesh që mund të lindte një fëmijë, gruaja e tij qeshi shumë gjatë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:18 am

Pasdite ullinjtë e zinj të Kretës u ngritën mbi det. Kreta konsiderohej si Ishulli i Madh dhe askund më shumë se këtu nuk ishin përplasur në shekuj grekët me turqit. Kreta iu mor bizantinëve grekë nga venecianët latinë që në vitin 1204, vit kur Komnenët lanë skeptrin e tyre dhe ikën nga Kostandinopoja. Kreta është vendosur mbi det, në një mënyrë të tillë saqë duket sikur thotë: Nga unë kalon rruga për në perëndim. Turqit e kuptuan se duhej ta pushtonin me çdo çmim për të ecur më tutje. Ata vuajtën njëzetepesë vjet në rrethimin e Kretës, por në vitin 1669 gjetën një Sulltan të zgjuar dhe mizor, që e pushtoi. Ky ishte një shqiptar, Fazil Pasha Qyprilliu.
Vëllai im vdiq në mbrojtjen e këtij ishulli sepse babai besonte se rënia e Kretës nuk do t’i ndalte më turqit dhe pati të drejtë. Im vëlla vdiq kur ishte tetëmbëdhjetë vjeç dhe unë nuk kisha lindur akoma. Ia thosha të gjitha këto Shebës, e cila më ndiqte me vëmendje. Kur mbarova, më kapi dorën dhe më tha: Këtu ke humbur një Komnen, por do të gjesh një Komnen tjetër. Ia afrova dorën te barku dhe m’u duk sikur fëmija lëvizi për të më përshëndetur.
Në kryeqytetin e Kretës, në Kandi, hymë kur dielli po binte në det. Atë natë fjetëm në një hotel pranë portit dhe të nesërmen gjetëm një shtëpi të bardhë me një oborr të mbushur me limona, të cilëve një arrë e madhe ua jepte diellin me kursim. Sheba e rregulloi dhomën tonë, ndërsa unë e futa babanë tim poshtë krevatit prej hekuri, ku flinim.
Ato shtatë muaj ajo ndenji më shumë shtrirë në atë krevat dhe unë blija ushqime dhe gatuaja shpesh për të dy. Grekët e Kretës ishin shumë më miqësorë se në Lesbos dhe Tereza, e zonja e shtëpisë, u kujdes me pasion për Shebën. Ne u deklaruam si të martuar dhe ajo bëri kryqin kur i thamë se prisnim një fëmijë pas shumë vjetësh. Doktori që thirra për të vizituar Shebën më tha se ajo nuk duhej të lëvizte shumë pasi për shkak të moshës, barra e saj nuk ishte ngjitur siç duhet. Sheba nuk u trishtua për asnjë çast e bindur të duronte çdo sakrificë për fëmijën tonë. Kur unë dilja, ajo qëndiste rrobat e djalit me shtizat dhe pëlhurat që ia kishte gjetur Tereza dhe hante arra të thata me mjaltë nga pema e shtëpisë. Këto janë arrat e vjetshme, thoshte Tereza, por kur të lindësh do pikojnë arrat e njoma dhe unë do t’i bëj reçel.
Për gati tri javë unë u enda nga mëngjesi në mbrëmje duke pyetur në qytet dhe në fshatrat rrotull tij për vëllanë tim. Askush nuk dinte se disa shqiptarë kishin ardhur për të luftuar në ishull, derisa një ditë në një kafene afër portit më thanë të takoja një plak, i cili mund të kujtonte ndonjë gjë. E gjeta kollaj shtëpinë e tij që duhej të ishte shumë më e vjetër se i zoti. Plaku më tha se kishte dëgjuar për disa ushtarë shqiptarë që kishin ardhur gjatë luftës në Kretë, por unë duhet të shkoja në një fshat malor nja dy orë nga qyteti me kalë. Një mëngjes e lashë Shebën me qëndisjet e saj dhe u nisa. Mali për ku isha drejtuar ishte një vend i tharë nga dielli aziatik që e rrihte përjetësisht dhe nuk kishte shumë ujë. Nga lartësia deti dukej si gjithësi sepse askund nuk shihje tokë. Fshati kishte pak shtëpi dhe ishte shumë i varfër. Atje më thanë se në një pllajë që binte mbi det ishin disa varre, të cilave askush nuk i kishte dalë për zot. E sigurt ishte se nuk ishin të fshatit. Një nga burrat e paktë që takova erdhi me mua për të më treguar rrugën. Në një cep të pllajës afër një gremine që binte si një vetëtimë mbi det ishin disa gurë për të cilët burri më tha se ishin varre. Ishin dhjetë gurë të zinj që të vendosur një nga një formonin një gjysmëharku si në një valle. Shqiptarët kishin qenë njëmbëdhjetë. Mbi gurin e fundit dalloheshin disa numra të shkruar keq në madhësi të ndryshme, të cilat dukej sikur i kishte gërvishtur shpejt e shpejt një dorë që dridhej në panik, 1670. Këto ishin numrat. Gurët e tjerë ishin memecë. Hodha sytë përreth sikur kërkoja një shenjë të vëllait tim, por humnera ishte e shurdhët. Duhet të jetë një datë, foli burri pas kurrizit tim. Ashtu duket i thashë. Por Kreta u pushtua në vitin 1669 nga turqit dhe në 1670-n lufta kishte mbaruar. Ndoshta këto janë vrarë të fundit, tha burri.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:19 am

1. 
Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej në pazar dhe çlodhej në kishë. Por ishte e diel dhe jo të gjithë punonin. Ishte një ditë pazari dhe jo të gjithë shkonin në kishë. Fshatarët kishin ditën e tyre të punës. Qytetarët kishin ditën e kishës dhe të pazarit. Gratë dilnin nga mesha e mëngjesit, shkonin në pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin në shtëpi. Kur ato vonoheshin pas gjërave të panevojshme, fëmijët i prisnin me gojë hapur. Burrat pinin duhan në hije dhe shikonin gratë. Kafshët rrinin në diell dhe, duke pritur të shiteshin, shikonin burrat. Ata që kishin vapë freskoheshin në liqen. Por qyteti ishte në mes të maleve dhe jo të gjithë dinin not.

Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratë që kishte fituar dhe u nis.
Xhamia ishte në të dalë të qytetit. Në dimër ajo rrugë ishte e pushtuar nga balta, por atë ditë bënte zheg dhe toka digjte mbi kokë dhe nën këmbë. Dera e xhamisë ishte e mbyllur. Ai trokiti me një gur mbi portën e vogël. Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokën e rruar. Alekum Selam. Mirëdita, i tha ai. Dua të bëhem mysliman. Urdhëro, e ftoi imami. Je i pari që vjen sot. Të krishterët merren me tregti të dielave. U fut brenda dhe pati ftohtë. U ulën të dy përballë njëri-tjetrit mbi një rrogoz, i cili në anën e tij dukej më pak i përdorur. Xhamia ishte bosh. Dielli hynte me zor nga katër kamare të vogla, të shpërndara nga një në çdo faqe muri. Në një cep të errët mezi dukej një tenxhere e madhe dhe pranë saj bukë dhe disa kokrra ullinj. Je në shtëpinë e Zotit, i tha imami, si për t’i thënë mos u habit. A ha Zoti ullinj, qeshi ai duke u përpjekur ta ngrohte xhaminë me shaka. Imamit nuk i lëvizi asnjë muskul. Ullinjtë i ha unë. Doktorët thonë se bëjnë mirë për veshkat.

Pse do të vish në Islam, e pyeti thatë imami, pa e lënë të vazhdonte udhëtimin e tij nëpër muret bosh të xhamisë. Aliu iu përgjigj se nuk kishte ndonjë shkak, por mendonte se Islami është një gjë që duhet provuar. Unë fitoj sa për t’u ushqyer, nisi të shpjegonte. Nuk kam ndonjë arsye të veçantë. Islami është feja e Perandorisë dhe unë e respektoj si një shtetas i rregullt. Nga Islami vijnë ligjet, taksat, ushtria dhe drejtësia. E këto nuk mund t’i zbatosh si duhet po nuk njohe burimin e tyre të vërtetë. Shpejt ose vonë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Babai më ka thënë që punën e sotme mos e lër për nesër. Unë zgjohem herët në mëngjes, si kafshët që shes dhe shëroj, prandaj nuk e kam vështirë të falem në oraret që përcakton feja juaj. Njoh shumë të tjerë që do të ishin bërë myslimanë në qoftë se do të kishin regjimin e bagëtive.
Sa vjeç je? Tridhjetë e nëntë i mbusha në korrik. Ka myslimanë të tjerë në fshatin tënd? Jo, tha ai, unë do të jem i pari. Njeh ndonjë mysliman tjetër? Kroi kokën dhe u kujtua. Njoh Ali Tepelenën. Ç’është ky, tha imami. Aliu është kusar. I zë pritë karvanëve dhe grabit ushqime, mallra dhe kafshë, që pastaj i shet. Kohët e fundit ka marrë një titull nga Stambolli dhe trimat e tij e thërrasin dervenxhi. Tani kontrollon rrugët dhe grykat nga kalojnë karvanët dhe i ka bërë zap gjithë kusarët e tjerë. Askush nuk vjedh dot pa lejen e tij. Para disa muajsh u fsheh në shtëpinë time se e ndiqnin ushtarët e Kurt Pashës për ta vrarë. Kuajt i sjell tek unë për t’i shëruar dhe prandaj jemi njohur. A të ka folur Aliu për Islamin? Po. Njëherë ai më tha se sikur Muhamedi të ishte shqiptar, grekët do ta kishin vrarë atë. Imami nuk lëvizi, por diçka mërmëriti. Në qoftë se Muhamedi do të ishte shqiptar, grekët do të ishin çifutë dhe çifutët nuk e vranë dot Muhamedin. Megjithatë, Muhamedi nuk mund të ishte shqiptar. Të gjithë profetët kanë lindur në shkretëtirë aty ku nuk ka ujë dhe nuk ka dimër. Ne kemi shumë ujë dhe shumë dimër.
Imami futi dorën poshtë rrogozit dhe nxori një libër të verdhë me shkronja të mëdha arabe. Ky është Kurani. Është libri me porosi që Allahu i dha Muhamedit përmes të dërguarit të tij, engjëllit Xhebrail. Këtu tregohet se çfarë duhet të bëjë një mysliman. Dhe po ashtu se çfarë nuk duhet të bëjë. Mos harro se gjërat që nuk duhet të bësh, janë më të rëndësishme se ato që duhet të bësh. Kurani është libri i ndalimit dhe jo i lejimit. Ti nuk mund ta lexosh Kuranin, por unë do të të them disa gjëra, të cilat, nëse i pranon, do të të dallojnë ty nga të tjerët, nga të pafetë.
Islam do të thotë paqe. Paqja mund të mbretërojë mes njerëzve nëse ata i dedikohen Allahut dhe ndjekin rregullat që ai ka përcaktuar. Këto rregulla Zoti ia tha Muhamedit që ky t’ia thoshte njerëzve. Muhamedi shkroi Kuranin, megjithëse deri 40 vjeç nuk dinte as shkrim, as këndim, njësoj si ti sot. Kjo është një nga dëshmitë se ai ishte i dërguar i Allahut, porositë e të cilit për herë të parë i erdhën rreth vitit 610 kur ai jetonte në Mekë, me gruan e tij Hatixhe. Gjatë jetës së tij Muhamedi pati shumë gra të tjera. Kur ai vdiq, në prehrin e gruas së tij më të dashur Aishes, Meka, Medina dhe shumica e Arabisë kishin pranuar Islamin. Kurani i ka njohur të gjithë profetët e tjerë përpara Muhamedit, përfshi Musain, profetin e çifutëve dhe Isain e të krishterëve. Por Muhamedi është profeti i fundit. Prandaj dhe Islami është feja e vetme e Allahut. Qëllimi i profetëve të tjerë ka qenë të paralajmëronin dhe të bënin gati botën për misionin e Muhamedit, kështu që të krishterët e kanë detyrim që të kthejnë fenë e tyre në Islam. Jezu Krishti po të ishte gjallë do t’i bashkohej fesë së Muhamedit.
Imami ndaloi dhe e futi Kuranin nën rrogoz. Këto që po them duhet t’i dish sepse të krishterët e fshatit do të të prozvalin dhe do përpiqen të të poshtërojnë kur t’u thuash se je mysliman. Mos u mërzit. Të gjithë profetët janë sharë nga fshati i vet. Ti më the se do të bëhesh mysliman. Unë të pyeta pse. Më the se Islami është një gjë që duhet provuar sepse herët apo vonë të gjithë do të vijnë në Islam. Kjo është e vërtetë. Një ditë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Por jo për arsyet që the ti. Unë do të t’i jap arsyet, ti do t’i jetosh dhe më pas do t’ia japësh të tjerëve.
Islami ka pesë kushte. Nëse ti i pranon, atëherë je mysliman. I pranoj, tha ai me një frymë. Ishte ftohtë dhe drita e diellit nga kamaret e xhamisë kishte nisur të dobësohej. Duro, i tha imami. Do të t’i them një nga një. Ngrihu në këmbë.
Ai u ngrit dhe pas tij u ngrit dhe imami. Gjysma e fytyrës i ndriçohej akoma nga drita e pasdites. Gjysma tjetër po kridhej gradualisht në errësirë. Islami dhe Krishterimi janë si hëna dhe dielli, mendoi ai. Të dyja kanë marrë përsipër të ndriçojnë botën, por kur njëri ikën vjen dita dhe kur ikën tjetri vjen nata. Tani jam në muzg. Dielli me hënën po ndërrojnë vendet si Krishterimi me Islamin në shpirtin tim. Deri në fund të jetës do të përpiqem të kuptoj kush është dielli dhe kush është hëna nga të dy, u zotua ai me vete dhe u përqendrua prapë tek imami, fytyra e të cilit kishte hyrë në hije.
A pranon se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i tij?
Bota është më e qetë tani që e udhëheq vetëm një Zot. Në kohën e grekëve të lashtë kishte shumë zota që bëheshin xhelozë për njëri-tjetrin dhe bota ishte lëmsh. E pranoj, tha ai.
A pranon t’i falesh Allahut, pesë herë në ditë namaz? E pranoj, por ç’më ndodh nëse falem gjashtë herë? Nuk të ndodh gjë, i tha imami, por nuk duhet ta bësh. Në fillim Zoti i tha Muhamedit se myslimanët duhet të faleshin pesëdhjetë herë në ditë, por Musai, profeti i çifutëve i tha Muhamedit t’i kërkonte më pak falje sepse kjo do të ishte e lodhshme për besimtarët. Pas shumë kërkesave që bëri Muhamedi, numri i faljeve u vendos të ishte pesë. Kjo në saje të çifutëve që bëjnë tregti edhe me faljet për Zotin. Ka pasur të drejtë Musai, i tha ai. Pesëdhjetë herë në ditë do të thotë që mos bënim asgjë tjetër, por veç të faleshim. Allahu na i njeh dobësitë tona, prandaj korrigjon ndëshkimet, sqaroi imami dhe vazhdoi.
A pranon të mbash ramazan? Ç’është ramazani, pyeti ai. Ramazani është muaji i nëntë i vitit. Është muaji kur Muhamedit iu shfaq për herë të parë engjëlli me porositë e Allahut. Ky është dhe muaji i agjërimit, muaji kur myslimanët i dedikohen Zotit të tyre, duke mos ngrënë, duke mos pirë dhe duke mos i prekur me dorë gratë e tyre. Ramazani përbën agjërimin kryesor, ndërsa gjatë vitit Islami ka edhe shumë lloje të tjera agjërimesh, si agjërimi i muajit të shabanit, agjërimi i gjashtë ditëve të muajit sherval, që është muaji që vjen pas ramazanit, agjërimi i ditës së ashures, agjërimi i xhumasë, i ditës së premte etj. këto do t’i mësosh me kohë dhe unë do të të kujtoj herë pas here, por mos harro se agjërimi i ramazanit është kusht për ty si për çdo mysliman tjetër. Gjatë ramazanit as duhet të shash, as të bërtasësh, as të zihesh, as të shpifësh apo të theshmosesh. Nëse të godasin, mos u kthe dorë dhe thuaju se je në agjërim. Agjërimi është shkëputja e njeriut nga kërkesat e trupit, nga stomaku dhe epshet që ndjellin gratë. Ramazanin do ta nisësh pas disa ditësh, sapo të shikosh hënën e re të muajit shtator. Po në qoftë se ka re si ta dalloj hënën, pyeti ai. Asnjë re nuk mund të ndalojë takimin e një myslimani me Zotin e vet, u përgjigj imami. Të krishterët hanë diçka kur agjërojnë, pyeti prapë ai. Si mund të duroj një muaj pa ngrënë? Të krishterët agjërojnë 40 ditë rresht përpara Pashkës dhe po ashtu gjatë vitit kanë agjërime të tjera. Megjithatë, ti mund të hash dy herë në ditë. Do hash diçka të ëmbël, mundësisht hurma me ujë kur perëndon dielli, dhe ky është iftari. Pastaj do falësh namazin e mbrëmjes. Ndërsa në mëngjes, kur fillon agimi, gjithnjë përpara namazit të parë, mund të fusësh një kafshatë në gojë dhe ky është syfyri. Agjërimi është sakrifica më e madhe që një mysliman bën për të respektuar Zotin e vet. Kur agjëron, ti i thua Allahut se nuk ke ardhur në jetë vetëm për të mbushur stomakun tënd me mish kafshe dhe për të fryrë barkun e sat shoqeje me mish njeriu. Po lopët, viçat, delet dhe qengjat e mi a duhet t’i detyroj të mbajnë ramazan, tha ai pafajësisht. Imami bëri një ngërdheshje si i bezdisur e megjithatë vazhdoi. Agjërimi është një sakrificë e ndërgjegjshme. Ty nuk të kontrollon kush nëse ha, nëse pi apo nëse kënaq gruan tënde. Gjatë agjërimit je përballë Zotit dhe ndërgjegjes tënde. Kafsha ka shpirt, por nuk ka ndërgjegje, prandaj vetësakrifikimi i saj nuk parashikohet në Kuran. As Muhamedi nuk e detyronte devenë e tij, Kasun që të agjëronte. Kafshët e tua nuk do të bëhen myslimane sepse edhe para kësaj dite nuk janë të krishtera, shtoi imami. E pranoj, tha ai. E pranoj ramazanin. Kur t’i them gruas se është një kusht ajo do të më kuptojë, kurse kafshët e mia nuk do kuptojnë asgjë dhe do vazhdojnë të më duan njëlloj. Vazhdojmë, nxitoi imami duke parë diellin që fshihej pas dritareve. Pas pak duhet të jap ezanin.
Kushti i katërt i islamit është dhënia e zekatit. Zekat do të thotë që t’u japësh të varfërve ushqim, rroba dhe t’i ndihmosh. Zekati nuk është lëmoshë, por është ndarje pasurie. Muhamedi mendonte se i varfri ka të drejtë të përfitojë nga pasuria e të kamurit. Zakonisht zekati shpërndahet pas sakrificës, pas agjërimit, pra në fund të ramazanit. Mund të japësh edhe para. Ai u mendua një copë herë dhe tha: Në fshat ka shumë të varfër. Nëse unë u jap të gjithëve zekat ç’më mbetet për vete? Ramazani më duket më i arsyeshëm se të detyron të kursesh, kurse zekati paska shumë harxhe. Po a nuk do varfërohem unë një ditë duke i falur vazhdimisht të tjerëve pjesë nga pasuria ime? Atëherë ti do të jetosh duke u ushqyer nga zekati që do të shpërndajnë të tjerët, u përgjigj imami. Ky është Islami. Jep pasuri që të marrësh paqe. A e pranon këtë kusht? Imami po humbte durimin. Atij iu duk se, sikur të rezistonte dhe pak imami do ta nxirrte jashtë duke mos e përzgjedhur si mysliman. Megjithatë, vendosi të bëjë edhe një përpjekje. Përmbushja e këtij kushti, siç ia kishte përshkruar imami, nuk e bindte. Si mund të falte nga një dele, apo një viç në fund të çdo agjërimi? Ti më the se që të bëhem mysliman duhet të plotësoj kushtet e Islamit, guxoi ai të pyeste imamin. Po, i tha imami, ashtu është. Që unë të bëhem mysliman duhet të jap zekat, apo jo? po, tha imami i çuditur nga ngulmimi. Po ai që përfiton zekat a duhet të jetë mysliman? Besoj se po, u përgjigj imami i hutuar. Në fshat unë jam myslimani i vetëm dhe nuk e di sa kohë do të vazhdojë të jetë kështu. Të gjithë të varfrit e fshatit janë të krishterë. A duhet t’i fal pasurinë që Allahu ma dha mua atyre që nuk i falen Allahut? Imami nuk foli, pro instinktivisht vuri dorën mbi Kuranin e mbuluar me rrogoz. A duhet të përfitojnë zekat të krishterët, këtë dua të them, përfundoi ai kur kuptoi se kishte fituar superioritet logjik që në ditën e parë të abetares islame. Këtë nuk e di, i tha imami që u ndie keq. Ndoshta duhet të presësh derisa në fshat të vijnë myslimanët e tjerë. E pranoj, shpejtoi ai. Pranoj se do filloj të jap zekat ditën që në fshat një i varfër do të bëhet mysliman. E pranoj kushtin. Ka akoma? Edhe një, u çlirua imami.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:20 am

E vërteta ishte më e frikshme se humnera që kisha afër. Me sa duket grupin e shqiptarëve të ardhur vullnetarisht në ndihmë të Kretës e kishin sjellë të ruante mbi këtë mal, që në atë kohë duhet të ketë qenë pikë strategjike, sepse nga këtu mund të kontrollojë gjithë detin. Në qoftë se turqit do të vinin nga lindja, shqiptarët do përballeshin të parët me ta. Por turqit erdhën nga perëndimi dhe humnera nuk i la të ngjiteshin mbi pllajë për t’i dalë qytetit të Kandisë nga prapa. Që këtu shqiptarët kanë parë anijet turke poshtë në det, por nuk kanë mundur të kuptojnë se kush po e fitonte luftën atje poshtë pasi kur është rrethuar qyteti ata duhet ta kenë humbur lidhjen me grekët. Kandija u pushtua më 1669-n dhe grekët që nuk u vranë, u dorëzuan. Ndoshta dikush prej tyre u tregoi osmanëve se një grup shqiptarësh i priste lart në mal. Lufta mbaroi me kapitullim, por shqiptarët nuk e mësuan dot as kur vdiqën. Ata kanë qëndruar këtu nuk di se sa kohë në acar, në erë, në shi dhe nën zheg duke pritur të bënin atë për të cilën kishin ardhur: të luftonin. Kur turqit janë ngjitur nëpër mal për t’i kapur dhe i kanë rrethuar nga të tre anët, përveç humnerës, ata e kanë kuptuar se ishin të pashpresë dhe duke luftuar, kanë varrosur njëri-tjetrin ndërsa gurët duhet t’i kishin bërë gati paraprakisht. Asnjeri prej tyre nuk dinte të shkruante dhe prandaj varret i lanë pa gojë. I fundit që ka mbetur prej tyre dhe që nuk mund të varroste dot veten është hedhur në det pasi ka shkarravitur katër numra si për të dëshmuar se shokët e tij u vranë nga turqit, pasi u lanë të vetëm nga grekët. Ku ta dish nëse do të dorëzoheshin po të mësonin se lufta kishte mbaruar, mendova dhe ula kokën. Si ta merrja vesh se cili nga këta të dhjetë ishte vëllai im? Kishte vdekur i pari? Apo i dyti? Apo ishte i gjashti, guri i të cilit ishte më i vogël sepse edhe vëllai kishte qenë më i vogli nga burrat? Apo ishte i dhjeti, ai mbi gurin e të cilit katër numrat ishin shtrirë siç shtrihet çdo ditë veriu, jugu, lindja dhe perëndimi mbi horizontin e botës. Apo ishte vëllai ai që e kishte lënë këtë gjurmë mbi librin e pambaruar të luftërave mes krishterimit dhe islamit, dhe pastaj ishte hedhur në humnerë? Kushdo qoftë prej tyre unë nuk mund ta ndaja nga shokët. I putha gurët një nga një dhe u çova në këmbë si në një varrim. Shkula një grusht bar të njomë dhe e hodha mbi humnerë. Fijet e barit ranë ngadalë në boshllëk dhe mua m’u duk sikur ato ishin njëmbëdhjetë.
Kur mbërrita në shtëpi, në darkë, Sheba po më priste. I tregova i ngashëryer historinë e vëllait tim. Nga të gjithë djemtë vetëm ai kishte trashëguar sytë jeshilë të babait dhe ndoshta prandaj ky e donte mbi të tjerët. Sa do të doja t’i merrja të dy bashkë në fshat, i thashë Shebës. Nuk mund t’i merrje të dy, më tha ajo, duke më përqafuar. Arka që ke poshtë krevatit është e ngushtë për dy burra të mëdhenj. Kur po më mbylleshin sytë nga gjumi mendova se Sheba kishte të drejtë. Arka ishte e vogël për dy burra, fshati ishte i vogël për Komnenët, Shqipëria ishte e vogël për shumë fe dhe bota ishte edhe më e vogël për kaq shumë luftëra.

Doktori na tha se Sheba duhej të lindte në korrik.
Ky muaj në Kretë është një torturë. Deti qëndron me javë pa asnjë dallgë dhe qielli të rri mbi kokë si një çallmë e përvëluar. Megjithëse i mbanim dritaret hapur, Sheba djersinte dhe mezi e rrotullonte barkun e madh në krevat. Një ditë në drekë ajo filloi të bërtiste nga dhimbjet dhe Tereza vrapoi të lajmëronte doktorin, i cili erdhi duke dihatur nga vapa. Të dy, me Terezën u futën në dhomë, ndërsa mua më nxorën jashtë. Një burrë në moshën time i humb emocionet e një babai nervoz dhe e përjeton lindjen e një fëmije si një gjysh i heshtur. Unë u futa poshtë hijes së arrës dhe që atje dëgjoja përgatitjet e doktorit dhe përplasjet e enëve prej bakri që Tereza kishte sjellë nga kuzhina e shtëpisë. Megjithëse nuk kishte erë, klithmat e Shebës arrinin t’i lëviznin gjethet e arrës. Gati një orë mbeta ashtu ngurtë, ndërsa djersa më rridhte si rrëshirë nga trungu im i vjetër. Nuk lëviza as kur një piskamë fëmije zbriti deri tek unë nga dritarja e hapur e dhomës. Fëmija qante shtruar, duke përmbushur me korrektesë detyrën e parë që kishte në këtë botë: të qante. Por zhurmat që vinin nga dhoma nuk pushuan. Dëgjoja doktorin që thërriste fort, lëvizte akoma më fort dhe shtypte shumë më fort sikur donte të disiplinonte lëvizjet e gjymtyrëve të Shebës.
Pastaj u bë qetësi.
Mua m’u duk sikur zhurma e madhe që dëgjoja kapërceu dritaren, rrëshqiti nëpër lëkurën e arrës, kaloi rrugën dhe u zhyt në det pa më folur. Pak më vonë pati prapë një zhurmë, por kjo ishte e qara e fëmijës. Ishte e vetmja zhurmë që mbeti brenda në shtëpi. U ngjita lart dhe trokita në derë me dorën time prej gjyshi. Tereza doli me një fëmijë në krahë që e kishte mbështjellë me një çarçaf rozë. Është vajzë, tha. Të të rrojë. Po e ëma, pyeta unë. Tereza u kthye nga foshnja dhe uli kokën. Pas saj doli doktori, i cili më tha se Sheba kishte vdekur gjatë lindjes. Gruaja jote bëri një sakrificë, më tha. Ishte në një moshë delikate.
Duke varrosur Shebën, mendoja e të gjithë ata që kishin udhëtuar me mua kishin vdekur dhe kjo nuk mund të ishte një rastësi. Kishte vdekur babai që erdhi me mua deri në Stamboll, pastaj Gjergj Brankoviçi, me të cilin shkova deri në Vjenë, më pas gruaja ime që erdhi me mua deri në fshat për të më sjellë tre djem dhe tani Sheba me të cilën erdha në Kretë, te vajza ime. Me sa duket Zoti kishte vendosur që unë ta vazhdoja i vetëm udhëtimin tim, që nuk kishte mbaruar. Sheba e dinte fundin e përrallës sime. Para se të vdiste ajo kishte parë vajzën e saj dhe në mes të kllapisë i kishte thënë Terezës: Abrahami dhe Sara tani janë bashkë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:20 am

Sara është vajza që solli arrat, tha Arianit Komneni. U ushqye nëntë muaj me arra në barkun e të ëmës dhe vazhdon t’i ketë qejf. Kur Sheba vdiq, unë vazhdova të rrija në shtëpinë e Terezës. Nuk mund të lëvizja nga ishulli me një foshnjë të sapolindur. Sara kishte nevojë për një nënë, të cilën unë nuk mund t’ia zëvendësoja. Tereza gjeti një vajzë të re, e cila sapo kishte lindur dhe që pranoi t’i jepte qumësht Sarës nga gjiri i vet. Babai i saj ishte venecian i mbetur në Kretë, ndërsa e ëma greke. Vajza vinte çdo ditë dhe ushqente Sarën. Kur ajo ikte, unë e vija në gjumë. Kur qante, e tundja në krahë. Tereza kujdesej për ta pastruar dhe për ta larë gjë që unë nuk e mësova dot. Në shtator, kur era e vjeshtës u kthye në Kretë, e nxorëm për herë të parë Sarën nga shtëpia. Por bota nuk i pëlqeu fare sime bije, e cila filloi të qante e zhgënjyer. E vura nën hijen e arrës ku u qetësua dhe fjeti shumë gjatë. Kur mbushi nëntë muaj Sara filloi të fliste. U lidh shumë me venecianen e re që i jepte sisë dhe një ditë e thirri me emrin e saj. Kur u bë dy vjeç kishte muaj që ecte nëpër shtëpi dhe zbriti vetë në oborr, shkoi tek arra dhe atje e zuri prapë gjumi.
Ndërkohë, unë kisha nisur të mendoja për t’u kthyer në fshat. Vajza ishte rritur aq sa të përballonte udhëtimin nëpër detet e pabesë të Greqisë. Fillova të përgatitem dhe në shtator zura një anije që nisej për Selanik. I shpjegova vajzës se do të hipnim në anijen që ajo shikonte çdo ditë nga dritarja dhe do shkonim në një vend shumë të bukur me pyje dhe zogj. Sarës kjo i pëlqeu dhe natën ëndërronte sikur po nisej në një përrallë. Mblodha plaçkat tona dhe disa nga gjërat më të dashura të Shebës, mes të cilave një çantë të vogël lëkure ku futa një lodër të Sarës, disa arra, si dhe ndërresa për të. Tereza na dha një reçel me arra të njoma që ishte akoma i ngrohtë kur u fut në kutinë e teneqesë. Ia kisha premtuar Shebës, tha ajo, dhe përqafoi vajzën. Kur mora arkën e babait, e cila prej tre vjetësh rrinte poshtë krevatit, Sara më tha: Baba pse nuk më fut mua brenda në arkë dhe kur të shkojmë në pyll ta hapësh që gjithë zogjtë të tremben. Zogjtë nuk frikësohen nga kukullat, i thashë. Po pse do e marrësh me vete arkën atëherë, vazhdoi ajo. Që kur ti të rritesh të më fusësh mua këtu brenda dhe të më marrësh kudo me vete, i thashë. Aaa, u llastua ime bijë. Ti e do arkën për vete prandaj nuk ma jep mua.

U nisëm në fund të shtatorit dhe era e shtyu anijen tonë ngadalë nëpër Mesdhe deri në Selanik. Rrugës, Sara më pyeste për peshqit, për pëllumbat, për dallgët dhe për ishujt e vegjël që takonim rrugës. Natën flinte pranë meje duke shtrënguar një kokërr arre nga të Kretës në grushtin e saj të njomë. Kur kaluam pranë një ishulli shkëmbor, pamë disa njerëz që po laheshin në breg. Ata i gëzoheshin dallgëve, të cilat i ngrinin lart dhe pastaj i zhysnin aq sa Sara frikësohej se mos nuk dilnin më nga deti. Nuk kanë frikë ata se i merr deti baba, më pyeti pa i hequr sytë nga kokat e vogla që dilnin mbi dallgë. Nuk kanë frikë sepse po bëjnë not, i thashë. Çfarë do të thotë not? Not do të thotë të puthesh detin. Po ti di not, ngulmoi ime bijë. Di, i thashë unë. Do ma mësosh dhe mua notin baba? M’u kujtua peshkatari tullac i Raguzës dhe për herë të parë pas katër vjetësh fshati m’u duk më afër se kurrë. Do ta mësoj, i thashë. Do ta mësoj patjetër.
Në Selanik ndenjëm dy javë. Sheba më kishte folur për një kushërirën e vet të afërt, të cilën e gjeta në një dyqan librash të vjetër. Kur dëgjoi për vdekjen e Shebës dhe gjithë historinë tonë ajo filloi të qante. Nuk mund të ikja pa ju lajmëruar, i thashë dhe i tregova vendin ku e kisha varrosur në Kretë. Gruaja puthi Sarën dhe ne ikëm. Por vajza e kishte dëgjuar gjithë bisedën time duke bërë sikur luante me librat, poshtë një tavoline të madhe me këmbë hekuri. Rrugës më pyeti se kush ishte Sheba. Është mamaja jote, i thashë. Po pse nuk erdhi me ne në pyll, tha vajza. Ajo në pyll është, iu përgjigja unë dhe një lëmsh m’u ngjit në fyt dhe më mori frymën. Sheba është në pyll, i thashë, por asnjeri nuk e di se ku. Do pyesim zogjtë dhe do ta gjejmë. Po si do ta njoh unë mamanë, tha Sara. Do ta njohësh se edhe ajo ashtu si ty, mban në dorë një kokërr arre, i thashë dhe nuk fola më.
Kur arrita në fshat unë isha tetëdhjetë vjeç ndërsa Sara tre. Kur më panë pas katër vjetësh burra, gra dhe fëmijë dolën nëpër rrugët e fshatit për të më përshëndetur. Unë i flisja të gjithëve, por nuk mund t’i takoja dot sepse duart i kisha të zëna. Me njërën dorë shtrëngoja Sarën që çapitej e hutuar pas meje, ndërsa me dorën tjetër mbaja babanë tim, i cili po kthehej në fshat pas gjysmëshekulli. Askush nuk më pyeti për arkën, por të gjithë shikonin Sarën e vogël me faqe të kuqe dhe flokë të zinj. Është vajza ime, i thosha unë dhe njerëzit qeshnin për të mos më vënë në vështirësi, por me siguri mendonin se unë po tallesha. Sara nuk kishte parë ndonjëherë fshat dhe kur më pyeti se ku ishim i thashë se kishim arritur në pyll. Të nesërmen e nxora babanë nga arka dhe e varrosa pranë nënës sime. Rrini vetëm, u thashë. Unë po iki. Keni kohë të çmalleni derisa të kthehem. Pastaj kalova te varri i Hanës. I vura dorën sipër sikur doja ta ngrohja dhe qëndrova pa lëvizur për një kohë të gjatë. Pas shumë vjetësh e kisha bashkuar familjen time.
Për një javë rresht gjithë fshati erdhi në shtëpi për të uruar kthimin tim. Sara rrinte në dhomë bashkë me mua dhe nuk i fliste askujt, megjithatë të gjithë e përkëdhelnin dhe i jepnin sheqerka që ajo i hidhte në arkën bosh të gjyshit, të cilën unë ia kisha dhënë sipas premtimit. Vetëm një njeri nuk erdhi ta shikonte Sarën, Gjergji, djali im i madh. Kur i thanë se unë u ktheva në fshat me një vajzë të vogël që e kisha lindur me një grua tjetër, ai mori familjen dhe iku nga shtëpia. Sara tani është 15 vjeç, por Gjergji akoma nuk na flet.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:20 am

9

Arianit Komneni pushoi, mori frymë thellë dhe kaloi dorën mbi mjekrën e zbardhur, sikur kishte harruar diçka pa thënë.
Histori e bukur, por e trishtuar, i tha Ali Tepelena. Sikur ta shkruaje çdo ditë të jetës, fletët do arrinin deri në Stamboll. Disa fletë janë lagur dhe nuk mund të lexohen më, tha Komneni i menduar. Edhe kaq sa lexohet mjafton për të kuptuar se nuk ke lënë gjë pa bërë në këtë jetë.
Kam lënë, u përgjigj qetësisht Arianiti. Nuk kam vrarë.
Ndoshta ke vrarë, por nuk ma tregon mua, e shpëtoi Aliu. Jo, përsëriti Arianiti duke e parë në sy, nuk kam vrarë njeri. Aliut në ato momente plaku iu duk kërcënues dhe e ktheu bisedën me shaka. Ku i dihet! Ti je akoma i fortë dhe jetën e ke përpara. Këtë gjë e di, u përgjigj Arianiti serioz. Jeta më ka mësuar t’i zgjidh gjërat ndryshe dhe prandaj nuk kam nevojë të vras.
Po ti ke vrarë, e pyeti Arianiti. Aliu nuk u zverdh nga frika, por nga mënyra se si e pyeti njeriu që kishte përballë e që atij iu duk tallëse. Vras kur nuk më binden, i tha duke ngritur zërin. Ke ngatërruar fshat, tha Arianiti. Këtu nuk ka burra për të vrarë. Do të thuash që fshati do të më bindet, u përpoq Aliu të kapej pas fjalëve dhe sytë i shndritën. Aspak, vazhdoi Arianiti i përqendruar duke e hequr velenxën e kuqe. Kjo çështje do të zgjidhet në mënyrën time. Pa vrarë. Edhe ti e ke pranuar se vetëm kështu mund të zgjidhet, ndryshe do ta kishe zgjidhur duke vrarë dhe nuk do kishe ardhur të më takoje. Bukur, tha Aliu i dorëzuar. Kthejini Ibrahimit të drejtat që i hoqi pleqësia dhe le ta quajmë se kjo punë u zgjidh me mënyrën tënde.
Arianit Komneni u mendua pak dhe filloi të fliste. Ky fshat ka pasur sherre gjithmonë, por unë dhe përpara meje babai im, si kryetarë të pleqësisë, i kemi zgjidhur me qetësi duke u përpjekur t’i pajtonim njerëzit. Babai më thoshte se më mirë një fshat i varfër, se një fshat në gjak. Prandaj ka më shumë se gjashtëdhjetë e pesë vjet që këtu nuk ka vrasje. Vrasja e fundit ndodhi, kur xhaxhai i Mihalit vrau vëllanë e vogël të gjyshit të Ibrahimit, sepse të dy donin të martoheshin me të njëjtën grua. Ndoshta unë jam i vetmi që kam parë një vrasje sepse shumica nuk kishin lindur në atë kohë. Që hasmëria të mos vazhdonte, babai vendosi që xhaxhai i Mihalit të dëbohej nga fshati dhe kështu u bë. Dy familjet u qetësuan, por, me sa duket, nuk e harruan gjakun. Për këtë arsye Mihali dhe vëllai i tij e tejkaluan vendimin e pleqësisë dhe, si të shtyrë nga hakmarrja, shkonin çdo natë në shtëpinë e Ibrahimit duke djegur kryqe. Ata gjetën ditën kur i gjithë fshati ishte kundër Ibrahimit dhe e sulmuan. Por djali i Ibrahimit, Thanasi, nuk është i butë si i ati. Ai ka lindur për të luftuar tamam si stërgjyshi i tij, që ishte i egër dhe i fortë dhe që nuk i bënte syri dritë, arsye për të cilën, babai e nisi në Kretë në krah të vëllait tim. Në qoftë se ai do ishte kthyer gjallë nga lufta, asnjë vendim pleqësie nuk do mund ta ndalonte që të mos i merrte hakun të vëllait dhe unë them se fshati e pati një të mirë nga kjo vdekje. Siç kanë rrjedhur ngjarjet kam frikë se, nëse kjo punë nuk mbyllet me urtësi, Thanasi mund ta vrasë Mihalin, jo vetëm se ky i ka fyer babanë, por edhe për t’i marrë hakun e shtëpisë. Jam menduar gjithë këto ditë dhe prandaj nuk doja ta mblidhja pleqësinë sepse mendjet aty janë ende të nxehta dhe një vendim i shpejtuar mund të jetë i pafrytshëm.
Nuk ta tregova kot historinë time. Besoj se e ke kuptuar se gjithë jetën unë, ashtu si babai im, kam menduar se paqja dhe qetësia do të vinin për ne, ditën që Islami do të zbythej në Azi duke ia lënë krishterimit këtë copë qiell ku ne jetojmë prej shekujsh. Mirëpo, kjo nuk ndodhi dhe ne duhet ta pranojmë qiellin që kemi, megjithëse, në më të shumtën, ai është i mbuluar nga retë e Islamit që na e zënë diellin. Bota do vazhdojë të përgjaket si më parë, por unë dua t’ia kursej fshatit këtë sherr, që as perënditë nuk po e zgjidhin dot. Prandaj Ibrahimi dhe ne duhet të jetojmë nën të njëjtin qiell. Ai le të numërojë retë, ndërsa ne do presim me durim kur të dalë dielli.
Dua të them se kam vendosur t’i kërkoj pleqësisë që Ibrahimin ta pranojmë si mysliman në fshatin tonë. Ne do t’i flasim dhe do ta respektojmë. Do t’i japim bukë dhe do t’i blejmë mish. Ne do t’i çojmë bagëtitë tona që ai t’i shërojë, do t’i shkojmë në shtëpi për gëzime dhe do ta ftojmë në dasmat tona. Fshati do ketë dy varreza. Një për të krishterët dhe një për myslimanët. Çdo gjë do jetë si më parë me përjashtim të njërës.
Çfarë, tha Aliu që gjithë kohën kishte pritur që plaku dinak të kishte një kusht.
Vajzat e krishtera nuk do martohen me djemtë e Ibrahimit, foli prerë Arianit Komneni, si një gjykatës. Ali Tepelena u përtyp, ngriti dorën dhe tha: kjo është e padrejtë. Ti po i jep bukën, por nuk po i jep gjakun. Kjo është një hile dhe Ibrahimi nuk mund ta pranojë. Ai mezi pret t’i martojë djemtë. Nuk thashë që djemtë e Ibrahimit të mos martohen. Ata mund të marrin gra myslimane nga fshatra të tjera dhe t’i sjellin këtu dhe ne do gëzojmë në dasmën e tyre, u përgjigj Arianiti. Po djemtë e Ibrahimit janë të krishterë dhe gruaja e tij po ashtu, u kujtua Aliu që i erdhi turp nga vetja kur iu duk se po lutej, gjë që nuk e kishte zakon. Megjithëse djemtë mund të mbeten të krishterë çka do të jetë në nderin e tyre, fakti që i ati është mysliman i bën ata njëlloj të padëshirueshëm për vajzat e këtij fshati. Ata mund të marrin vajza të krishtera në fshatra të tjerë, në qoftë se ua japin. Por çfarë ndodh jashtë këtij fshati nuk varet nga unë.
Arianit ishte bërë cinik sepse e dinte që në këtë lojë fjalësh, Aliu ishte më i dobët se ai. Ali Tepelena e kuptoi se me marrëveshjen që i kishte afruar, Arianit Komneni kishte pranuar të shkrinte kufijtë tokësorë dhe ata të hapësirës me myslimanët, por këtë lëshim e kishte bërë për të ndaluar çdo përzierje të gjakut dhe farës së tij të krishterë me femra apo meshkuj të fesë islame. Me pak fjalë, Komneni i propozonte myslimanëve që tokë dhe qiellin ta ndanin bashkë, por jo trupin dhe shpirtin. Ai donte ta mbante të pastër qelizën e riprodhimit të racës së tij dhe mundësisht ta fuste në arkën e të atit, për ta marrë me vete kur të ikte nga kjo botë. Arianit Komneni vazhdonte luftën e Arianit Komnenit. Por me sa duket ai ndihej më i fortë se binjaku i tij, që kishte lindur treqind vjet përpara. Arianiti i parë kishte lënë tokat dhe kalatë dhe kishte ikur, ndërsa Arianiti i dytë, duke e trajtuar si kala të krishterë historinë dhe emrin e familjes, megjithëse kishte pasur mundësi të ikte, ishte kthyer për ta ruajtur atë të paprekur deri ditën e fundit. Ja pse i kishte treguar historinë e gjatë të jetës së vet dhe, ashtu siç kishte bërë Sheba, me të, ai kishte bërë me Aliun, duke i treguar të gjithë përrallën, përveç fundit.
Ky është i marrë, mendoi Ali Tepelena. Sa të jetë gjallë nuk e lëshon kalanë e racës së vet. Çdo shartim të një trupi të krishterë me një trup mysliman ai do ta konsideronte një pushtim. Por ndërkohë që ky sheh nga qielli, pushtimi ka nisur nga toka.
Si një pushtues i regjur që përpara shpatës provon dredhinë, Ali Tepelena mendoi se duhet të bënte edhe një përpjekje të fundit. Ibrahimi nuk është një mysliman si gjithë të tjerët, tha. Atë nuk e detyroi askush të kthente fenë. Shkoi vetë dhe foli me imamin dhe pasi u bind vendosi.
Arianit Komneni, i cili deri në atë çast kishte qenë i qetë dhe madje, disa herë i ftohtë në cinizmin e tij, u përflak në fytyrë si velenxa e kuqe që mbante te këmbët.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:21 am

Kujt i thua ti që Ibrahimin nuk e detyroi kush të bëhej mysliman, iu kthye ai me një zë të fortë prehistorik Ali Tepelenës. Kush mund t’i besojë këto dokrra? Ka treqind vjet që turqit i detyrojnë shqiptarët me shpatë dhe me taksa që të tradhtojnë krishterimin. Sa familje shqiptarësh kanë paguar taksën e gjakut, devshirmen dhe i kanë nisur djemtë e mitur jeniçerë në ushtrinë osmane? Sa familje të tjera detyrohen sot e mot të paguajnë një të dhjetën e të korrave të tyre haraç, që të mos bëhen turq? Sa të tjerë paguajnë taksën e tokës, xhizven, të cilën taksidarët ua rrjepin të krishterëve? A mund ta mohosh se të krishterëve nuk u merret parasysh padija te kadiu mysliman? A mund ta mohosh se familjet e krishtera detyrohen të japin fëmijët peng, që turqit t’i besojnë atyre dhe kjo quhet taksa e sinqeritetit? A mund ta mohosh se në gjithë vendin, nga Shkodra deri në Elbasan, tregtarët e krishterë nuk lejohen të hapin dyqane në pazarin e qytetit? A mund ta mohosh ti, se fshatarëve të krishterë në Vlorë u grabiten tokat nga bejlerët myslimanë? A mund ta mohosh se vajzat e krishtera detyrohen të vënë ferexhenë që dhjetë vjeç ndryshe nuk i lejojnë të dalin në rrugë? A e di se në Berat një grua e krishterë që nuk mban perçe dhe që nuk i mban duart e mbledhura kur ecën, dënohet si e përdalë nga burrat myslimanë? A e di ti se titujt dhe gradat i jepen vetëm myslimanëve, megjithëse të krishterët jetojnë në të njëjtën perandori me ta? A e di ti se sa familje të mëdha shqiptare në këto dyqind vjet u detyruan të ndërronin fenë se ndryshe do t’i kishin humbur gradat dhe ofiqet e tyre bashkë me pronat? A e di ti se pas vdekjes së Skënderbeut Sulltan Murati nxori një dekret që i detyronte gjithë shqiptarët të bëheshin synet me pahir, për të larë, sipas tij, tradhtinë e Skënderbeut? A e di që para disa vitesh një prift në Mirditë u kap dhe kur nuk pranoi të bëhej mysliman u dënua me vdekje? a e di ti se turqit i japin të drejtë vetes ta shajnë si të duan Krishtin, por po u shave Muhamedin të djegin të gjallë siç bënë me një të krishterë në Korçë?
A e di se çfarë i ndodhi Gjergjit në Janinë? Ta them unë që të kuptosh se pse Ibrahimi u bë mysliman.
Gjergji ishte shërbëtor te një efendi i pasur. Puna e tij ishte që t’i mbante të zotit çibukun dhe rrogozin e faljes. Kur i zoti shkonte në xhami të falej, Gjergji e priste te dera sepse si i krishterë atij nuk i lejohej të hynte në xhami. Efendiu, që e thërriste Gjergjin Mustafa, në sy të myslimanëve të tjerë, një ditë i kërkoi që ta fuste në xhami. Gjergji nuk pranoi, por efendiu e futi me forcë duke e kërcënuar se do ta hiqte nga puna. Kur e morën vesh myslimanët e tjerë, u bënë si të tërbuar sepse e quajtën këtë si fyerje ndaj Islamit. Gjergjin e burgosën dhe duke e torturuar i kërkuan të bëhej mysliman. Mirëpo, djali nuk pranoi dhe vdiq gjatë torturave. Por dhimbja e tij nuk mbaroi këtu, sepse turqit kërkuan që fëmijët e tij të bëheshin myslimanë. Por gruaja e Gjergjit nuk pranoi dhe që t’i shpëtonte, deklaro se fëmijët nuk i kishte me Gjergjin. Dhe natyrisht kopilët nuk meritojnë të bëhen myslimanë, apo jo? kështu shpëtuan fëmijët e shkretë që për të ruajtur fenë e tyre humbën babanë, por dhe nderin e nënës së papërlyer.
Ja, pra, pse u bë Ibrahimi mysliman. Sot, çdo burrë i krishterë jeton me frikën e Gjergjit, çdo grua e krishterë jeton me tmerrin e gruas së Gjergjit dhe gjithë fëmijët tanë janë të rrezikuar njëlloj si fëmijët e tyre. Kjo është Shqipëria myslimane. Ibrahimin e ka bërë mysliman ankthi se një ditë do t’i merrnin tokën, pastaj se do t’ia nisnin fëmijët ushtarë dhe pastaj se do t’ia vishnin gruan me ferexhe. E megjithatë asgjë nuk e justifikon atë.
Gjithë sa të thashë mund të harroheshin, në qoftë se do ishin raste të veçuara. Por e keqja është se islamizimi është kthyer në detyrim në Perandorinë Osmane. Kjo nisi që në vitin 638 me kushtetutën që Kalifi Omar i dha qytetarëve jomyslimanë të Jerusalemit dhe që sot është kthyer në themel të rendit të ri islamik që po vendoset me dhunë. Ja se çfarë thoshte qitapi i tij: Arianiti zgjati dorën dhe mori një libër të verdhë dhe të hollë, që ishte aty afër bashkë me disa libra të tjerë në përmasa të ndryshme, por që deri në atë çast Aliu nuk i kishte vënë re. Po të ishin armë do ta kisha pikasur më shpejt, mendoi dhe u përqendrua te plaku që kishte nisur të lexonte normën myslimane të Omarit.
Të krishterët nuk duhet të ndërtojnë kisha në territor mysliman. Të krishterët duhet t’i mbajnë dyert hapur për myslimanët dhe t’i strehojnë ata falas në shtëpi deri në tri ditë. Të krishterët duhet t’u lirojnë vendin myslimanëve kur këta janë të pranishëm. Ata nuk duhet të mbajnë rroba apo zbukurime të ngjashme me ato të myslimanëve. Ata nuk duhet të përdorin emra myslimanë. Ata nuk duhet të ecin mbi kuaj me shalë dhe me kapistër. Nuk duhet të mbajnë shpata, shigjeta, harqe apo armë të tjera. Nuk duhet të mbajnë kurrë në gisht një unazë me gur të çmuar. Nuk duhet të shesin verë dhe të mos e pinë atë në mexhlis. Nuk duhet të blejnë shtëpi në lagjet e myslimanëve. Nuk duhet t’i varrosin të vdekurit në varrezat myslimane. Të krishterët nuk duhet të ankohen kur kanë fatkeqësi apo të derdhi lot kur u vdesin të afërmit. Ata duhet të rrinë në këmbë kur i paguajnë taksat, ndërsa taksidari duhet të rrijë ulur. Rruga e lagjes së të krishterit duhet të jetë e ngushtë. I krishteri duhet të bëjë një shenjë në derën e shtëpisë, në mënyrë që njerëzit ta njohin dhe të mos luten për të. Kalifi nuk u mjaftua me kaq, por ai i dha të drejtë çdo myslimani që të vriste të krishterin që sipas tij i kishte shkelur këto rregulla.
Pse nuk bëhesh një ditë i krishterë që ta shijosh parajsën e Kalifit, Omar? Nejse, ti nuk ke kaq shumë shije. Por më thuaj a e kupton tani se pse u bë Ibrahimi mysliman?
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:21 am

Arianit Komneni kishte folur gjatë dhe zëri i ishte ngjitur. Fyti i tij digjte si një muskul i zhveshur nga lëkura. Gjatë atyre orëve, Aliu kishte parë sesi ai ishte shndërruar nga një luan i plakur që ushqehet me kujtimet e gjuetive të veta në një tigër të plagosur që është gati të përdorë thonjtë për të mbrojtur të vegjlit e vet. Duke folur, Arianiti kishte nxjerrë nga poshtë velenxës edhe dorën tjetër dhe Ali Tepelena pa unazën e Halil Patronës që ia shtypte rrudhat mbi lëkurën e gishtit.
Sot, gjërat nuk janë siç thua ti, tha Aliu. Ndoshta myslimanët kanë më shumë të drejta, por të krishterët e kanë rrëzuar prej vitesh kodin e vjetër të Kalifit. Omari ka një mijë vjet që ka vdekur, por ai jeton në frikën tënde. Për më tepër ti ke marrë rregullat e tij dhe i përdor tani kundër myslimanëve. Je një mijë vjet prapa, Arianit.
Po të ishte kështu, ti nuk do rrije dot ulur në praninë time, tha Arianiti dhe u ngrit në këmbë si për të thënë se biseda kishte mbaruar. Ali Tepelena u drejtua nga dera pa i dhënë dorën.
Kur doli në oborr pa një arkë të vogël në të cilën si në një arkivol, shtrihej një kukull me flokë të bardha që atij iu duk si Arianit Komneni. I ka ardhur dita, mendoi.
Kishte zbardhur, por qielli nuk ishte i pastër. Dielli ishte fshehur pas një reje dhe dukej sikur kishte turp të dilte.

10

Kur arriti në shtëpi, gjeti Ibrahimin që po e shikonte sikur priste ndonjë lajm. Do të t’i kthejnë të gjitha, foli Aliu. Do të të respektojnë, do të japin bukë dhe vend për varr. Do blejnë dhe mish nga kafshët e tua, por me një kusht. Nuk pranojnë që vajzat e tyre të martohen me djemtë e tu. Ibrahimi donte të thoshte diçka që Aliut iu duk si një pranim, por nuk e la të vazhdonte dhe i tha se do flisnin kur të zgjohej.
Ali Tepelena fjeti shumë dhe pa një ëndërr të gjatë në të cilën, Arianiti ecte nëpër Stamboll dhe me një dorë mbante arkën e të atit dhe me tjetrën shtrëngonte nga flokët kokën e tij të verdhë, që ua tregonte kalimtarëve. Ndërsa ai vetë shëtiste nëpër Janinë, pa kokë, kurse Thanasi, djali i Ibrahimit, e mbante për dore dhe i tregonte rrugën. U zgjua i lodhur dhe doli në oborr ku Thanasi po krihte jelet e kalit. Hajde të të mësoj kalin, i tha djalit dhe e mori për dore, si në ëndrrën e tij.
Thanasi ishte dhjetë vjet më i ri se Aliu, por nga shtati vinte i gjatë dhe duart e tij të njoma e mbani kalin fort. Kur u lodhën, u shtrinë të dy pranë e pranë poshtë hijes së një molle të egër dhe Aliut iu faneps fytyra e djalit që kishte dashur ta puthte, kur ishte në fshat. Çfarë të tha Arianiti, e pyeti Thanasi. Më tha që ti nuk do martohesh me vajzë të fshatit. Thanasi qeshi dhe Aliut iu duk sikur djalit i kishte pëlqyer ky vendim, a thua se e kishte shpëtuar nga një detyrim. Unë nuk dua të martohem. Dua të luftoj, tha Thanasi. As Sara nuk do të martohet. Ajo thotë se martesa të pengon të luash. Ti luan me Sarën, e pyeti Aliu. Thanasi i tha po dhe i tregoi se kur ata loznin, Arianiti rrinte në oborr dhe lexonte libra të vjetër. Kur ai e kishte pyetur një herë Sarën se çfarë kishte në ato libra, ajo i kishte thënë se babai aty lexonte se si do ishte fshati pas njëqind vjetësh. Unë i besoj Arianitit, tha djali, sepse ai i ka lexuar të gjitha ato që ndodhin. Njëherë ai më tha se një ditë do të vinte një djalë trim hipur mbi kalë, dhe do më merrte me vete në luftë, siç mori vëllai i Arianitit stërgjyshin tim në Kretë. Kur e pyeta se si do vdes, ai më tha se këtë e kisha në dorë vetë dhe librat nuk mund ta shkruanin. Aliu ngriti kokën lart për të fshehur sytë e tij të habitur nga Thanasi. Dy mollë të egra që ushqeheshin nga e njëjta degë, rrinin ngjitur sikur nuk donin të ndaheshin. Po t’i ndaje, secila do vyshkej në vetmi.
Në drekë u kthyen në shtëpi. Ibrahimi ishte në oborr bashkë me një burrë që Aliu nuk e njihte. Burri kishte një mjekër të dendur, por të shkurtër dhe të zezë dhe një trup mesatar. Dorën e kishte shumë të ftohtë dhe Aliu u pendua që ia dha të vetën. Është Gjergj Komneni, i tha Ibrahimi, ka ardhur të bisedojë diçka me ty.
U futën brenda, por burri rrinte i heshtur si një mur. Përse doje të më takoje, e pyeti Aliu. Për tokat e mia, tha Gjergji. Ky fshat është ngritur nga stërgjyshi im. Kur ai erdhi këtu kjo tokë nuk i përkiste askujt. Atij i pëlqeu ky vend sepse ka ujë dhe nuk është shumë larg qytetit. Pjesën më të madhe të tokës e mbajti për vete dhe pjesën tjetër ia ndau në mënyrë të barabartë burrave që erdhën bashkë me të nga bregdeti. Kur turqit bënë regjistrimin, pas vitit 1600, familja ime e pagoi rregullisht taksën e tokës. Por tani kam dëgjuar se turqit kanë filluar t’i marrin tokat dhe t’ia japin bejlerëve dhe pashallarëve të rinj që ndihmuan me ushtarë dhe para nëpër luftërat e shumta. Në shumë fshatra të tjerë shqiptarëve iu janë marrë tokat dhe ata punojnë si hyzmeqarë në tokat e tyre. Kam dëgjuar se ti je bej në Tepelenë dhe se ke krushqi me Pashallarët e Delvinës dhe të Beratit. Unë dua të më ndihmosh që mos ma marrin tokën. Nuk kam pasuri tjetër dhe jam gati të bëj çdo gjë që mos humb atë që kam.
Gjergj Komneni pushoi dhe ngriti kokën në pritje të Ali Tepelenës. Dukej i qetë dhe nuk i lëvizte asnjë muskul. Nuk i ngjan fare të atit nga fytyra, por përpiqet ta imitojë në burrëri, mendoi Aliu. Babai yt nuk e kishte fare këtë shqetësim, i tha ai Gjergjit. Ai më foli për punë të tjera. E ke takuar tim atë, pyeti Gjergj Komneni si i zënë në befasi. Deri sot në të gdhirë isha në shtëpinë e tij, tha Aliu. E çfarë të tha? Biseduam për shumë gjëra. Pleqësia e ka ndëshkuar Ibrahimin meqë u bë mysliman dhe unë shkova t’i kërkoj që ai vendim të ndryshojë. Por ai më foli për udhëtimet e tij të shpeshta si dhe për historinë e Komnenëve që nga koha e Skënderbeut. Më tregoi dhe për historinë e familjes suaj, për vëllanë e vrarë në Kretë, për të atin dhe për gjithë fëmijët e tij. Më tha që ti nuk i flet që kur ai u kthye në fshat me vajzën e tij, që nuk është vajza e nënës tënde.
Gjergj Komneni lëvizi kokën dhe sytë i shkëlqyen mbi ballin e tij të errët. Të ka gënjyer, tha. Unë nuk flisja me të edhe përpara se të lindte Sara. Që para vdekjes së nënës. Ai më ka martuar me motrën e vet, por unë këtë e mora vesh shumë vonë. Aliu u habit, por nuk e ndërpreu. Gjyshi im jetonte me idenë se familja jonë, si degë e Komnenëve bizantinë, duhet të merrte pjesë në fitoret e të krishterëve mbi turqit. Ai nisi djalin e vet të madh bashkë me dhjetë burra të tjerë nga fshati në luftën e Kretës, por asnjëri nuk u kthye i gjallë. Mes tyre ishte dhe një burë, i cili la në shtëpi gruan dhe vajzën e tij të vogël. Pas disa kohësh, nëna e kësaj vajze vdiq dhe ajo mbeti e vetme. Vajza ishte pesë vjeç dhe nuk kishte kush kujdesej për të. Gjyshi e mori në shtëpi, në nderim të babait të vrarë në luftë dhe vajza u rrit atje. Kur u bë për t’u martuar e kërkuan njëkohësisht dy djem nga fshati. Këta ishin xhaxhai i Mihalit dhe vëllai i gjyshit të Ibrahimit, i cili gjithashtu ishte vrarë në Kretë. I takonte gjyshit tim të vendoste se kujt do t’ia jepte dorën e vajzës. Dy djemtë pritën një kohë të gjatë, por gjyshi e shtynte nga viti në vit vendimin, por asnjëri nga djemtë nuk hoqi dorë, përkundrazi rivaliteti i bëri edhe më kërkues. Tani më shumë se dashuri ishte një garë mes të dyve. Dikur në fshat u hap fjala se njëri nga dy djemtë futej natën në dhomën e vajzës, por askush nuk e dinte se cili ishte nga këta të dy. Fjalët i bënë xhelozë të dy djemtë sepse secili mendonte se tjetri po i vidhte të dashurën me pabesi. Një ditë, dy djemtë u ndeshën dhe xhaxhai i Mihalit e vrau vëllanë e vogël të gjyshit të Ibrahimit. Dy familjet u bënë gati për gjakmarrje, por gjyshi, si kryetar i pleqësisë ndërhyri dhe i bindi që sherri të mbyllej dhe xhaxhai i Mihalit të dëbohej nga fshati për mos shkelur më kurrë këtu. Familjet ranë dakord dhe xhaxhai i Mihalit u largua duke qarë, por njëkohësisht i lumtur që iu kursye jeta.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:21 am

Ishte viti 1704. disa javë pas ikjes së xhaxhait të Mihalit, gjyshi vendosi të shkonte në Stamboll ku mori me vete dhe babanë tim që ishte djali më i vogël. Pas shtatë muajsh, vajza lindi një vajzë. Ajo nuk e tregoi kurrë se me kë e kishte pasur fëmijën dhe për shkak të historisë së saj të dhimbshme, fshati e mbylli njërin sy. Gjyshja ime e mbajti në shtëpi foshnjën ashtu siç e kishte bërë me nënën e saj. Gjyshi vdiq në Stamboll dhe babai u kthye në vitin 1709, dhe pak më vonë linda unë. Që kur fillova të kuptoj u lidha me Kostandinën jetime që ishte pesë vjet më e madhe se unë. Ajo më mbante pas dhe unë nuk i ndahesha. Kur u rritëm, të dy e kuptuam se nuk mund të ndaheshim më. U dashuruam dhe vendosëm të martohemi. Nëna ime nuk donte, por unë i thashë se në qoftë se do më ndalonin të martohesha me Kostandinën do ikja bashkë me të nga fshati dhe nuk do shkelja më kurrë këtu. Për gjashtë muaj babai nuk më foli, ndërsa unë prisja miratimin e tij për t’u martuar. Një ditë e nxora Kostandinën jashtë fshatit dhe e zhvirgjërova në pyll. Kur nëna e mori vesh, i tha babait dhe ky e lejoi martesën tonë. Ato vite babai pothuajse nuk ishte në shtëpi sepse merrej me tregtinë e letrës. Vëllezërit e mi po ashtu kishin ikur, njëri në Voskopojë dhe tjetri pas babait. Unë mbeta me nënën, të cilën e doja shumë. Para se të vdiste e pyeta se pse nuk kishte dashur që unë të martohesha me Kostandinën dhe ajo më tregoi për dyshimet e saj për të cilat tani jam bindur edhe unë. Kostandina lindi me sy jeshilë, por të tillë nuk i kishte pasur as nëna e saj jetime dhe asnjëri prej dy djemve që ishin dashuruar me të. Sy jeshilë në fshat kishte vetëm gjyshi im dhe asnjë burrë tjetër. Kur fillova të interesohem, i shtyrë nga dyshimet e mia përvëluese, mësova se xhaxhai i Mihalit, megjithëse ishte martuar dy herë, nuk kishte pasur fëmijë. Vëllai i gjyshit të Ibrahimit, kishte qenë i shkurtër dhe e shkurtër kishte qenë edhe nëna e Kostandinës, ndërsa kjo u bë e gjatë dhe kockëmadhe. Duke e ndjekur nga pas këtë ngjarje, kuptova se pse im gjysh nuk kishte dashur t’ia jepte askujt për grua, nënën e Kostandinës. Ai, me sa duket, e kishte dashur jetimen. Kur ajo u mbars, duke mos pasur mundësi të dështonte fëmijën, sepse kështu do të merrej vesh, si dhe për të mbuluar gjurmët e mëkatit të vet, duhet të ketë qenë gjyshi im që hapi fjalët se njëri nga djemtë e vizitonte të dashurën natën. Nuk e di a është penduar në fund të jetës për këtë krim. Nëna e Kostandinës vdiq pas gjyshes sime dhe e mori të vërtetën me vete në varr. Babai nuk foli kurrë me njeri për këtë gjë. Ai nuk foli as me nënën time, por unë jam i sigurt se ai e ka kuptuar të vërtetën dhe prandaj hezitoi ta miratonte dasmën time. Ndoshta, po të më kishte thënë se Kostandina ishte halla ime unë nuk do dashurohesha me të, por për këtë nuk jam shumë i bindur. Edhe ime bijë, Hana, i ka sytë jeshilë si nëna e saj dhe si askush tjetër në fshat. Tani ajo është martuar me Vasilin, vëllanë e Ibrahimit dhe akoma nuk kanë fëmijë.
Gjergj Komneni pushoi. Fytyra tregonte pamjen e një njeriu të çliruar Aliu nuk e shikonte dot në sy, por duke lidhur ngjarjet mendonte se si në këtë fshat të vogël ishte përsëritur historia e botës. Dhe akoma nuk ka mbaruar, tha me vete dhe iu kujtua Arianiti që përpara disa orësh i kishte thënë, se disa fletë nga historia e tij ishin lagur dhe nuk mund të lexoheshin. E ka lexuar Gjergji, mendoi dhe duke iu drejtuar e pyeti se kush e dinte tjetër të vërtetën. Unë, Kostandina dhe im atë. Po pse ma tregove mua? Nuk erdha të të them këtë gjë, por kur më the se im atë të kishte treguar historinë e familjes e ndjeva se duhej ta plotësoja gënjeshtrën e tij. Ti je kalimtar në këtë fshat dhe nuk ke kohë t’ia tregosh njeriu. Tani që më njeh siç jam mendoj se do të më ndihmosh të mos humb tokat që më takojnë. Përpara se të jenë të tuat ato janë tokat e babait tënd, tha Aliu. Duhet t’ia kërkosh atij jo mua. Gjergj Komneni u errësua, por nuk e dha veten. Pas atyre që kishte dëgjuar, Aliu e kuptoi se sa më shumë e shtynte drejt të atit, aq më i egër bëhej i biri. Nuk ishte hera e parë që e bënte këtë lojë me njerëz nevojtarë si Gjergj Komneni. Nuk kam ndër mend t’i flas tim ati derisa të vdes, tha Gjergji. Dhe në qoftë se unë nuk pajtohem me të, të gjitha pasuritë ai do t’ia lërë Sarës. Im atë është njeriu më dinak që mund të njohësh dhe duke e ditur se toka është gjithçka që kam, më mban të lidhur me këtë kërcënim. Atëherë bëj një djalë dhe martoje me Sarën, që të trashëgosh tokat, u tall Aliu.
Gjergj Komneni u çua në këmbë dhe mjekra e tij e shkurtër filloi të dridhej aq sa Aliut iu kujtua tërbimi i të atit një natë më parë. Unë nuk jam Arianit Komneni që marton djalin me motrën e vet. Jetojmë nën të njëjtin qiell dhe do jemi mbi të njëjtën tokë edhe për pak kohë. por mëkati i tij nuk ka Zot dhe Zoti im nuk i fal mëkatet e tij. Duke u dridhur në këmbë, Gjergj Komneni pështyu përtokë, por Aliu ia bëri me dorë si për t’i thënë se ishte një shaka dhe u përpoq ta qetësonte. Në qoftë se nuk pranon t’i trashëgosh tokat nga dora e babait tënd atëherë unë besoj se ke vetëm një rrugë, foli Aliu prerë dhe seriozisht. Po të dëgjoj, tha Gjergji dhe ia nguli sytë.
Ndiq rrugën e Ibrahimit dhe bëhu mysliman, i tha duke menduar, se Gjergj Arianiti do të tërbohej më keq dhe do zhdukej duke sharë. Por Gjergji nuk lëvizi nga vendi dhe nuk i ndau sytë nga të tijat sikur donte të lexonte fundin e fjalisë që kishte dëgjuar. Nëse bëhem mysliman a do m’i japin turqit tokat e mia, e pyeti me qetësi. Pa dyshim. Turqve do t’u vinte mirë që një djalë i një dere të madhe të krishterë merr fenë e tyre, pa ia kërkuar kush. Unë do t’i bind se tokat e Komnenëve të takojnë ty dhe askujt tjetër. Do të më besojnë po t’u them se kur yt atë dhe vëllezërit e tu ikën nga fshati, ti i punove tokat e tyre për gjithë këto vjet dhe duke qenë se familja juaj ka drejtuar gjithmonë fshatin mund të të bëjnë bej.
Në qoftë se ti më jep fjalën se do më ndihmosh e pranoj. Në qoftë se nuk ka rrugë tjetër për t’u shkëputur nga im atë e pranoj dy herë. Në qoftë se Zoti im i ri nuk i fal mëkatet që fal Zoti i tim ati, e pranoj tri herë, tha Gjergj Komneni sikur po betohej dhe sytë që iu lagën, iu thanë prapë, në çast.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull" - Faqe 2 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi