Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dritëro Agolli: Ja ku po gabojnë Edi Rama dhe Ben Blushi

Shko poshtë

Dritëro Agolli: Ja ku po gabojnë Edi Rama dhe Ben Blushi Empty Dritëro Agolli: Ja ku po gabojnë Edi Rama dhe Ben Blushi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 10:59 pm

Dritëro Agolli: Ja ku po gabojnë Edi Rama dhe Ben Blushi

Dritëro Agolli: Ja ku po gabojnë Edi Rama dhe Ben Blushi Dritoroo-agolliFlet patriarku i PS-së
Ikona e Partisë Socialiste, Dritëro Agolli, nuk e ka bojkotuar garën për zgjedhjen e kreut të ri të opozitës. Duke mos u mjaftuar me votën e dhënë, babai i së majtës ka kritikuar hapur disa nga vendimet politike të ndërmarra nga Rama por edhe qëndrimin e Ben Blushit. Agolli e këshillon Ramën, që në këtë mandat të dytë, të bëjë dallimin mes administrimit të Bashkisë së Tiranës dhe drejtimit të Partisë Socialiste. Ndërkohë, dje, socialistët votuan për kreun e ri të tyre. Sot pritet që Rama të shpallet fitues.Një nga ikonat e Partisë Socialiste, Dritëro Agolli ka folur dje gjatë votimit për zgjedhjen e kreut të ri të opozitës. Shkrimtari i madh i shikon në një këndvështrim ndryshe nga të tjerët përgjegjësit e humbjes së zgjedhjeve, dhe nuk e cilëson kreun e socialistëve Edi Rama si shkakun kryesor të kësaj disfate. Ai shprehet se asnjë koalicion apo parti nuk fitoi votat e nevojshme për fitoren e zgjedhjeve, në këtë mënyrë sipas tij, këto zgjedhje nuk kanë pasur humbës. Në lidhje me “divorcin” e Partisë Socialiste me Parlamentin, themeluesi socialist thekson se bojkoti nuk mund të zgjasë pa fund dhe nuk është zgjidhja e duhur. Ndërsa për grupin anti- Rama ai thotë se “nuk mund të jesh kundër bojkotit me bojkot”.
Si i vlerësoni zgjedhjet e 28 qershorit? Ai ishte Edi Rama shkaku kryesor për humbjen e zgjedhjeve?
Mund të thuash i humbur, por mori dy tri vota pak më shumë. Një humbur nuk formon dot qeverinë. Kështu që nuk mund ta akuzosh dhe të flasësh që është një humbës i madh Edi Rama.
Çfarë mendoni për bojkotin e Partisë Socialiste? Është veprim i duhur apo i gabuar?
Kjo parti e ka të domosdoshme për të shkuar në parlament, sepse nuk mund të merren vendime. Dhe kjo është punë kohe. Kjo është një kërkesë për të verifikuar veten, nëse janë bërë vërtet këto çrregullime, abuzime në votime. Por kjo nuk duhet të zgjatë shumë.
Si ju duket qëndrimi i të ashtuquajturve grupi anti-Rama?
Grupi ndryshe hedhë parulla dhe nxitë socialistët që të bojkotohen zgjedhjet në parti, nga një anë je kundër bojkotit nga ana tjetër je më bojkotin. Moralisht ky është një veprim më i keq sesa për të bojkotuar parlamentin
Si e shihni garën Rama-Lakrori?
Fatmirësisht ka dy kandidatë, se mund të ndodhe që ka një kandidat. Unë mendoj se të dy kandidatët janë njerëz me përvojë në ndërtimin e partisë.

Këshilla e Agollit për Ramën
Dritëro Agolli nuk e bojkotoi votimin e kryetarit socialist. Sidoqoftë, duke parë gjendjen e lidershipit ai ka dashur të këshillojë Edi Ramën, që në këtë mandat të dytë, të bëjë dallimin mes administrimit të Bashkisë dhe udhëheqjes së Partisë. "Partia duhet të ketë një drejtim tjetër lloj nga ekzekutivi, nga organet shtetërore. Duhet që kryetari i partisë të jetë më i afërt me njerëzit, më kokëulur, të shprehë dashurinë ndaj të gjithëve", tha Dritëro Agolli.
Këshilla e Agollit për Blushin
Patriarku i PS-së gjithashtu dha edhe një këshillë për Lëvizjen e Mendimit Ndryshe. “Grupi ndryshe hedhë parulla dhe nxitë socialistët që të bojkotohen zgjedhjet në parti, nga një anë je kundër bojkotit nga ana tjetër je më bojkotin. Moralisht ky është një veprim më i keq sesa për të bojkotuar parlamentin”, deklaroi Agolli.
Marrë nga “Top Channel”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi