Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta-Pacolli, koordinim për njohjet e reja të Kosovës

Shko poshtë

Meta-Pacolli, koordinim për njohjet e reja të Kosovës Empty Meta-Pacolli, koordinim për njohjet e reja të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 30, 2009 2:42 pm

Meta-Pacolli, koordinim për njohjet e reja të Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta në takimin qe pati me Presidentin e AKR-së, Behxhet Pacolli, rikonformoi angazhimin e përbashkët në fushën e lobimit për pavarësinë e Kosovës.


Meta-Pacolli, koordinim për njohjet e reja të Kosovës Meta-pacolli1
Nga takimi Meta-Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur të martën në një takim të veçantë Behgjet Pacollin, kryetar i Partisë Aleanca për Kosovën e Re, takim i cili u përqendrua në shkëmbimin e mendimeve lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe lobingun për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.
“Rikonfirmoj rëndësinë e madhe që ka forcimi i bashkëpunimit të të gjithë institucioneve të Kosovës dhe të politikës në Kosovë me BE dhe SHBA, me qëllim që krahas kësaj përpjekjeje të jashtëzakonshme që po bëhet për forcimin e institucioneve të reja demokratike të këtij shteti të ri, njëkohësisht dhe paralelisht po punohet edhe për përqasjen sa më të shpejtë drejt standardeve evropiane të të gjithë këtyre institucioneve të reja. Kosova është një rast unik ku është krijuar një shtet i ri i cili, njëkohësisht po përgatitet edhe për t’u integruar në BE”, tha Meta pas takimit.
Duke shprehur optimizmin e tij për procesin e pandalshëm të zhvillimeve në Kosovë dhe njohjen e mëtejshme ndërkombëtare të saj, Meta konfirmoi angazhimin për të koordinuar hapat me institucionet e Kosovës dhe faktorë të tjerë relevantë për vazhdimin e lobingut. Po ashtu, shprehu bindjen se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, i ka kontribuar paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin tonë, dhe se Kosova ecën e sigurt përpara drejt konsolidimit të shtetit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit ne strukturat evropiane e euroatlantike.
Pacolli, nga ana e tij, falënderoi Metën, për ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për Kosovën, në konsolidimin e shtetit të pavarur e sovran, si dhe të njohjes së saj ndërkombëtare.
“Unë e konsideroj punën e z. Meta si madhështore, kryesisht me vizitën e tij në Kombet e Bashkuara me diplomacinë ndërkombëtare që shkon drejtpërsëdrejti në interes të njohjeve të reja për Kosovën. E di se 80 përqind e punës së kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka qenë e koncentruar ekskluzivisht për Kosovën për njohjet e reja për Kosovën. Ne duhet të punojmë më shumë me ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe me institucionet shqiptare, të gjejmë mënyrën më të lehtë për të pasur njohje edhe më të mëdha, pasi duhet ta shohim Kosovën shumë shpejt të radhitur me kombet e gjithë botës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Pacolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi