Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'Azilkëkruesit' në Zvicër janë të sigurt

Shko poshtë

'Azilkëkruesit' në Zvicër janë të sigurt Empty 'Azilkëkruesit' në Zvicër janë të sigurt

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 30, 2009 10:00 pm

'Azilkëkruesit' në Zvicër janë të sigurt

Nuk ka marrëveshje në mes të Bernës dhe Prishtinës


'Azilkëkruesit' në Zvicër janë të sigurt Zyrich
Cyrihu


Bernë, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Naim Malaj, në muajin gusht kishte deklaruar se "në fillim të muajit shtator në Bernë do të nënshkruhet një marrëveshje mes Bernës dhe Prishtinës, për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në Kosovë". Madje, sipas tij, në muajin shtator në Bernë do të vijë ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, i cili edhe do nënshkruante këtë marrëveshje. Pavarësisht kësaj dhe deklaratës së ambasadorit Malaj se "shqiptarët e Kosovës nuk kanë më arsye që të kërkojnë azil në Zvicër" autoritet e Bernës, të mërkurën i kanë deklaruar ndryshe kombëtares "Bota sot". Pyetjes sonë që i bëmë me telefon ministrit Zenun Pajaziti, se për çfarë arsye nuk ishte në Bernë gjatë këtij muaj, për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ai, për kombëtaren "Bota sot" tha se "gjithçka është gati për nënshkrimin e kësaj marrëveshje me Bernën. Ndërsa, në pyetjen se kur do të ndodhë marrëveshja për kthimin e azilkërkuesve tanë nga Zvicra, ministri ynë, duke mos precizuar ndonjë datë, u shpreh se "ka mbetur vetëm formaliteti për nënshkrimin e saj. Kjo ceremoni do të bëhet më vonë". Ndryshe nga Prishtina zyrtare z.Jonas Montani, nga Zyra për Migracion në Bernë, i deklaroi gazetës tonë se "së pari, nga Berna askush nuk ka thënë se marrëveshja mes Prishtinës dhe Bernës do të zhvillohet në fillim të shtatorit, apo se vjen ndonjë ministër i juaji në Zvicër. Dhe se dyti, një marrëveshje e tillë nuk do të ndodh pa pëlqimin e Këshilli Nacional...."
Me këtë rast duhet përkujtuar se Këshilli i Evropës ka kërkuar nga autoritet zvicerane që të mos nguten me procesin e riatdhesimit të azilkërkuesve nga Kosova. Ndërkaq znj. Susanne Bolz, zëdhënëse e një organizate joqeveritare (OSAR) në Zvicër, ka kritikuar ashpër autoritet zvicerane, duke kërkuar nga to që të kenë konsideratë ndaj kësaj kategorie njerëzish pa staarrëveshje e tillë nuk do të ndodh pa pëlqiminin e Këshilli Nacional....." Do përkujtuar se Këshilli i Evropës ka kërkuar nga autoritet zvicerane që të mos nguten me procesin e riatdhesimit të azilkërkuesve nga Kosova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi