Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Injorimi i elitës shqiptare është baras me tradhti

Shko poshtë

Injorimi i elitës shqiptare është baras me tradhti Empty Injorimi i elitës shqiptare është baras me tradhti

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 9:48 pm

Injorimi i elitës shqiptare është baras me tradhti

Alisetar Ramadani
Opinione nga Diaspora

Çdo parti politike apo lider i saj që injoron elitën shqiptare, siç janë intelektualët, profesorët, akademikët e saj tregon qartë se të njëjtit nuk kanë asgjë të përbashkët me politikën që bëjnë përpos interesit personal.
Aktivistët e diasporës shqiptare dënojnë ashpër këtë mospërfillje dhe nga të njëjtit kërkojmë që të mbushen mend ose të mos merren më me politikë. Vula e provokimeve sllave, që kohëve të fundit doli përmes një të ashtquajture enciklopedi maqedoanse, është provokim i pafalshëm dhe si e tillë ka qëllime afatgjata dhe e bërë me qëllim të caktuar, prandaj reagimet e elitës shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe shteti që ende quhet Maqedoni janë me vend dhe si të tilla diaspora shqiptare i përkrah pa rezervë.
Me sa mund të them nga ajo që shprehet në mërgatën tonë, jam I bindur se aktivistët e diasporës shqiptare janë kundër çdo dialogu me palën sllave, nëse ndërkombëtarët, që janë të instaluar në shtetin që ende quhet Maqedoni, duan të bisedojnë me ata, le të urdhërojnë dhe t’i vënë në binarë! Ne nuk duam më të tregojmë mirëkuptim për njerëzit që na quajnë të egër, të rënë nga mali dhe okupatorë të tokave tona pellazgo-ilire.
Duke u nisur nga fakti se mbrojtja më e mirë është sulmi, sllavofolësit e shtetit të quajtur Maqedoni janë duke e shfrytëzuar këtë moto me ndihmën e disa shqipfolësve në dëm të shqiptarëve. Kjo mënyrë duhet të ndërpitet menjëherë dhe të dëgjohet zëri i elitës shqiptare, ndryshe konsiderojmë se mospërfillja e saj është tradhti kombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi