Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Julia Gjika

Shko poshtë

Cikël poetik nga Julia Gjika Empty Cikël poetik nga Julia Gjika

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 16, 2009 2:29 am



Cikël poetik nga Julia Gjika U1_JuliaGjika2NE RRUGE ECIN SHUME, VETEM DISA LENE GJURME NE ZEMRA
ANONIMI

Trokasin hapa,
kembe te gjata, te shkurtera
Ecin, ecin, papushim
Perballemi ne rruge, perballemi ne trena
perpara teje une
Perpara meje ti,
Hapat vrapojne pas kthesash
trokasin me nxitim
ikin , ikin e zhduken hapat
vetem disa
lene gjurme ne zemra
Fytyra, fytyra
gjithe racat
Perpara meje ti,
Perpara teje une
asnje muskul s’luan
ikin , ikin e zhduken
vetem disa, fytyren
zambak dhurojne ne zemra.
Erresira vjen shpejt
mbledh hapat dhe fytyrat mermer
hidherimin e sejcilit fsheh

NE MONEVASIA

Përballë shkëmbi,
Përballë murre të gurtë,
Fryn flladi i lehtë,
Det i kaltër përreth ledhaton.
Vë veshin, dëgjoj ,
erëra dhe dallgë perce shkumbë,
më shumë se 3000 vjet
përplasen, por shkembit
s’i bëhet vonë.
Përballë shkëmbi ,
barku i tij,
Si peshku gjigant,
ku shpëtoi profeti Jona.
Mban shtepi mbi shtepi, rrugë,
Kisha, kisha dhe këmbana,
Zotin adhurojnë.
Në krye kalaja.
shkëmb mbi shkëmb.
dyndje fisesh ka pare,
në kohët e lashta, luftra,
tani në paqe fle.
Fle dhe ëndërron.
Kalldrëmi,
Lëmuar në shekuj,
Nga hapa kureshtarësh,
nga vizitorë që s'reshtin.
Bukuria e keshtjelles ,
ri disi e fshehur.
Bukavilja mbi porta,
Nga stina prush e ndezur.
E freskët ngjyrë alle,
Kurora lulesh derdhur.
Mbi hyrjen e kështjellës
Një shtëpi,
Me dyer e dritare hapur,
ballkoni me detin përkarshi,
na fton zeri i Janit.
O miq, Miresemëardhët!
Në krah të shtëpisë një pemë,
Te verdha lulekëmbanat,
Shkëlqejnë nga rez’ e diellit.
Sa hyn në Monevasia.
Në shkëmb përplaset dallga.
Heshtjen për të zgjuar.
I dashur vjen zëri i poetit,
Ne lindëm për t’u takuar.
Monevasia perëndeshë,
E prekin shqisat tanë,
Për ta marrë me vehte.
E ngarkon memorja,
Si një pendë te arte.

Monevasia / Korrik/ 2009

BUZE DETIT NE MONOVASIA

1.

Mbi re të trëndafilta,
Dielli shkon të flerë.
Në rërën e virgjër,
Po capitet muzgu.
Fëshfërin bukavilja,
nëpër degë e fletë,
Vala rent të puthë,
Bregun pa bërë zhurmë.

Shenim:

Bukavilja, nje lule ne ngjyre manushaqe te thelle te kuqe, roze

2.

E plotë sonte hëna,
Si portokall i pjekur.
Mbi ujra e qetë fle mbrëmja,
E verdha ngjyen detin.
Një peshkarexhë lundron,
Gjith natën qetë –qetë,
Larë në flori hëne,
Në detin vaj rrëshqet.
Monevasia / Korrik / 2009

PEJSAZH NE MBREMJE

Gishtat e flladit,
me lekurën e qiellit luajnë,
Si tela në një kitarë madhështore.
Hapësira është bërë tinguj,
në ritmikën e blusë,
deti merr mbi vete, reflekset hënore.
Të florinjta valët
Vrapojnë në brigje,
Kush e kush më parë
puth këmbët e zbathura të mbrëmjes.
Gjethet nëpër pemë, tunden si zilka,
magjinë e krijuesit këndojnë zemrat.
Ajri dehet nga muzika.
Një sonatë të re po luan hëna,
me shkumën e bardhë,
e përkryer mbrëmja,
buzë detit të kaltër
në Monovasia.

Monovasia / Korrik /2009

NE BRIGJET E EGJEUT

Degjohet një këngë,
Herë përcillet nga fëshfërima e gjetheve të ullirit,
Lule landrove rozë e të bardha,
fikut të egër,
limonave e portokallave.
Herë në valëzimin e ujrave të kripura,
Në pasqyrën smerald,
Ku rrezet diellore e thyejnë,
Në copa simetrike.
Herë në rërën e nxehtë, luan me ajrin.
Gjinkallat i bashkohen me thirrje, deri në ngjirje.
Cdo mëngjes, duartrokasin të gëzuara diellin që lind.
Pas tyre gugucet e hirta,
dashuri bëjnë nëpër tela, palma e pisha.
u valëzon rreth qafës shiriti i hollë si fije peri,
me gugutë e ëmbla,
shoqërojnë diellin deri ne zenith.
Dëgjohet një këngë,
Në paqen e brigjeve.
Të mbërthen kënga,
Si Odisenë Circja.
Egjeu me brigjet e virgjëra,
Nuk të le të shkosh.

Elafonssio / Ishulli i Drerit/ Korrik /2009

KENGE PER BURRERORET

Sytë e mij cuditen.
Për një cast i mbyll fort.
Hapësirën e gjërë marr në duar,
pa lëvizur qëndroj.
Nëpër gërmadha fëshfërim e erës,
Era ngjitet në bedenat e kalasë.
më pas heshtje, paqe në Spartë.
Cdo gjë është e shkuar.
Ku janë varret?
Fytyra e gjallë e Leonidhës, ku është?
Dielli me mua po c’mallet.
Ky ajër të lehtë spartane, më bën.
Trimërinë e Leonidhës kërkoj,
Cila zemër greke s’ i këndoi?
Në emër të tokës ku lindi,
Ku u burrërua.
Në emër të ujit,
Që gjallë mban shpirtin.
Nën hijen e shigjetave perse,
Luftoi deri në pikën e fundit të gjakut.
Ku është gryka e Termopileve?
E corri zemrën e Mbretit,
zëri i Kserksit, biri i Darit,
ishte urdhëri i tij famëkeq:
“ Dorëzoni armët !”
“Eja t’i merrni !”
Ushtoi zëri i Spartanit.
Burrërorëve shpatat u shkëlqenin.
Të pastër e të krehur, nderuan Greqinë.
Dhëndurrë drejt vdekjes shkuan,
në grykën e Termopileve.
Si natë e mjerë, pa hën’ e yje,
Efialti dhe Theroni, nxinin.
Vëllanë hëngrën pas shpine.
Tradhëtia e pabesushme ishte.
Por e vërtetë.
Tri ditë ushtria perse,
Tri ditë dhe tri netë,
luftoi kundër Leonidhës,
spartanit me 300 vetë.
E humbi betejën Mbreti,
Por Sparta u ngrit lart.
E gdhendi historia e botës,
Mbret Leonidhën që nuk u zmbraps.

Sparte / Korrik/ 2009

MOS E BEJ TE QAJE ENDRREN

Mos e bëj të qajë ëndrrën,
Mos e bej shpirtin të harrojë,
Thirri të këndojnë.
O tërësi misterioze,
Sa gracka të padukshme fsheh,
Pak caste ri me zogjtë e ditës
Nga pëllëmbët bien thërime.
Sirenat rinë në thellësi të ujrave,
Mes koraleve,
Flladi shtyn valët,
para se të coptohen,
ngrihen lart me zhurmë.
Më pas një qetësi robëron.
Mos e bëj të qajë ëndrrën,
Mos e bej shpirtin të harrojë,
Eshtë e pavdekshme kudo bukuria,
Zoti kudo e krijoi.

Monevasia / Korrik / 2009

MBRETI DHE PUTHJA

Ri urtë, mos nxir zë
ti shpirt i fyer.
Janë të njohura sot, në gjithë botën
kënaqësitë e Judës.
Eshtë i njohur Mbreti dhe Puthja e Judës.
Të njohësh trishtimin e mosnjohjes,
të njohësh fyerjet,
i jep kohë Judës të jetojë edhe ca.
Mbreti nuk i ka frikë armët e Judës
edhe pse prej tyre u vra.
Ri urtë, mos nxir zë!
Kjo turmë me Judën në krye,
eshtë e përgjakshme,
larg tyre!
Ri urtë, mos nxir zë ti shpirt i fyer.
Ndiq dritën,
Shkëlqimin e shpatës së Mbretit ndiq!

ASGJEJA ESHTE KUDO

E verdha e vjeshtës
m’a bëri fytyrën hënë.
Në dhomën time, qetësia e librave flet:
Asgjëja është kudo!
Lakuriq vijmë, lakuriq shkojmë.

* * *
Dielli zbret ngadalë nëpër shkallë të arta
dhe bie në gjumë të thellë,
duke ëndërruar ditën.
më i ri ngrihet në mëngjesin tjetër.
Shtojzovallja dritë, lan hiret
në bebëzat e zjarrtë të syve të tij.
Qielli qesh.

DETI IM NUK FLE

Deti im nuk fle.
Deti im syhapur ri.
Vështron brigjet.
Në thellësi,
ruan thesare.
Deti im nuk fle.
Deti im përgjon.
erërat, përplasjet e dallgës..
Në thellësi
ruan paqen.
Deti im nuk fle.
Deti im këndon.
Në thellesi
ruan psherëtimat.
Në sy celin zambakë të bardhë.

LETRA E PADERGUAR

Ti edhe unë nuk do të jemi.
Ndaj me lejo të lutem,
Të të them dicka.
Në sirtarin tim të vjetër,
E padërguar mbeti një letër.
U bë trëndafil.
Cdo ditë i binte një petal.
Sa herë mendoja për t’a nisur,
me gjëmbin u ronit, u tha.

NJE SEKONDE NE GJUMIN E KRISHTIT

Një sekondë në dhimbjen e Birit te Nazaretit,
kuptova c’është njerëzorja.
Një sekondë në dashurinë e Tij,
kuptova c’ështe vuajtja.
Një sekondë në lotin derdhur pyjeve të Golgotës,
kuptova c’është fyerja.
Një sekondë në gjumin e Krishtit,
Pashë ëndrrën e kthimit.

UDHEKRYQET E BOTES

Këto vargje linden,
Enkas për udhëkryqet e botës..
Shpresa, statujë e kohës
pyet qiellin e paanë:
nga t’ja mbaj ???
E tërheq jeshilja në sëmaphorë
E kuqja e bën të padurushme,
Zvarrë mes të verdhës
që reflektojnë fytyra të pasigurta.
Në udhëkryqet e botës njerës
Te debuar nga Atdheu.
Pëshpërisin emrin,
Për të mos harruar veshi.
Kur shikojnë një zog,
që fluturon,
sytë e tyre fluturojnë me të,
duke e admiruar.
Një cast harrojnë,
Udhëkryqet pyesin:
Për ku i nisëm ëndrrat?

FJALA E FUNDIT

Fjala e fundit,
Kur thuhet në fillim,
Nuk mbetet kohë,
Për falje, korigjim.
Kur prêt gërshërë e gjuhës,
Përpara se të matë shtatë here,
S’ka gjëlpërë t’a qepë,
Fjalën e mirë të sjellë.
Të rrotullohet shtëpia,
Tavani mbi kokë të shëmbet,
Kur fjala e fundit,
Në fillim pa mend thuhet.

BOTE PA GJUME

Eshtë orbitur gjumi,
E kanë pushtuar drithma,
Errësira shtrin krahët,
Mbi shtretër njerëzish.
Eshtë orbitur gjumi,
Nuk fle as natyra,
Egërsirat s’flenë,
bërë sy e veshë.
Gjah ngado kërkohet
Qoftë edhe njerës.
Bota humbi gjumin,
Gjumin përtëritës,
Tokën e mundon
Cmënduri e ditës.
Sulmi për paranë
Sulmi për lavdinë
Botën lë pa gjumë
Shkatërroi njerinë
Për to vrasin vehten,
Për to vrasin gjumin
Fare pakuptuar
Po treten drejt fundit.

UNE, BANORJA E TOKES

Në ditën që krijove Zot
Unë banorja e tokës
Jetoj jashtë lirisë
E humba në ujrat e larjes së parë.
Varret e gjyshërve i humba,
në orën e arratisjes,
Bashkë me miqesitë e vjetra.
Në qiellin që krijove Zot,
I hapur, i gjërë
Pa korniza
Një hektar kaltëron
Jastëkun tim,
Ku mbijnë endrra,
Ku digjen të tjera me mijra.
Në natën që krijove Zot
Zgjuar ri ëngjelli im mbrojtës.

RRJETAT DHE GREPAT E PADUKSHEM

Një rrjet,
Një rrjetë merimangash
Një rrjetë për peshkim
A s’janë njësoj.
Mbyllen rrjetat, mbyllet rrjeti
Mbeten brenda rrjetit
Brenda rrjetave frymorë
Përpëliten frymorë
Të bukura enden rrjetat e peshkimit
Me fije mëndafshi, të hollë
Të bukura rrjetat e merimangës
Me fije të padukshme
C’është një rrjet ?
C’janë rrjetat dhe grepat e padukshëm?
Një rrjetë merimangash c’është?
Tërhiqen, tërhiqen
Mbyllen në grykë
Grep i padukshëm bën vrasje pa zhurmë.

***
Në mes qiellit dhe tokës
dita numuron orët
kënga e detit
e qepur në qiell
pikon lotë syri i mëngjesit
ku shuan etjen një pulëbardhë
në ranishten e botës pa kufi
e vetme mbetur.

Prill / 2009

DJALI

Djali im eshte i qeshur
Djali im cdo dite kthehet i qeshur
Pas puneve te dites.
Djali im ka nje mike
Me te ndan oret e lira
Djalit tim i pelqen mikja dhe natyre.
Ne cdo fundjave ngjit malin Wachuset
Ajo si manare pas e ndjek
Ne gjurme te njeri tjetrit ecin.
Ajo vjen te dielave me floke te lagur
ne oborr e prêt.
Shkojne te dy me bicikleta
Bejne mijra milje
Mijra milje dashurie
I matim ne prinderit
Ne syte e tyre.
pas lene arome rinie.

E PAFTUAR

Trokas ne kjo dere
Qe kurre s’me ka pare
E zonj’ e shtepise
Emrin tim
Ne gjuhen e lagur
e mban.
Trokas ne kjo dere
Dhe jam e paftuar
Mezi pres te hapet
Te shoh nje te shkuar.
Te shihem me te
Sekondat po zgjaten
Fytyre per fytyre
Kureshtja te matet.
Pas pak hapet dera
Nje hije leviz
Dy sy shikojne venger
Nje buzeqeshje ngrin
Kaq afer, papritur
Doren s’ma jep
Por brenda me fton
Ku luan nje qen.
Pastaj vjen nje tjeter
Cift bardhe e zi
Me floke kacurele
U bien mbi sy.
Erresire ne dhome
Nuk shoh ku shkoj
Pyes si quhen qente
Sakaq emrat harroj.
Kolltuke te erret
Dritare te mbyllura
Ajer qe s’leviz
Aty te zihet fryma.
Biseda u hoq zvarre
Si nje kembe e plagosur
U ngrita te dal
Kurioziti ishte shojtur.

DIKUR NJE SHPIRT ME KISH PUTHUR

buze nje deti
kopeshti i lulezuar
kajrafila gjithfarengjyrash.
ti i zgjodhe nje nga nje
drejt meje vije si femije i gezuar
duke mbajtur fshehur
nje dashuri qe fliste
ne butesine e petaleve
Tufa ishte kaq e madhe
Jo dymbedhjete, jo njezetekater
nga kater pale duar pushtoheshin
kisha shtangur
nje shpirt me kish puthur dikur
Vetem me nje veshtrim
buze nje deti
karafilat numuronte dashuria.

***

Jeta me dha
Kaq shume halle
Sa harrova vehten
po kurre ata qe jete me dhane.

NJE MASKE…

Nuk di c’patën yjet,
Pse u strukën,
Pas supeve të njeri tjetrit?
Pas natës u zhdukën.
Pastaj dolën retë
E pushtuan qiellin
Era rihte me forcë ajrin
Vetëtima cponte terrin.
Ika me vrap
Nga sytë këmbët
Më ndiqte një maskë
Që peng mbante hënën.
Kur shiu filloi
Sytë e maskës lotuan
Po vinte pas saj
Mëngjes i gëzuar
Maska c’ngjyrosur
kish rene e percmuar.

MERIMANGAT

Mos thuaj
Se nuk njiheni
Madje jeni nga një familje
Mos thuaj se nuk dëfreheni
Me fijet magjike
Dhe nuk zbukuroni qoshet
Rrugët tuaja janë të holla
Më të holla se maja e gjilpërës
Mendoni se ajo që projektoni nuk shihet?
Rrjeta juaj i fton të gjithë.
nuk është e lehtë
për të gjetur fijet
për t’i c’thurur
folezat, s’është e lehtë
Për të shtypur ju Merimaga
që pas ditës fshiheni
ajri qelbet.

ARMIKU ENDRRAT HELMON

Armiku ishte qënie njerëzore
Këtë e pamë me sy
Kishte zemër
Që të vriste
Edhe gjuhë kishte
Vec pillte nëpërka
Të helmonin ëndrrën.
Armiku ishte qënie njerëzore
Kishte fytyrë
Që nuk lexohej
Dhe dhëmbë të bardhë, inxhi
Që të kafshonin.

KENGA E TRASHEGUAR

Shpirti i stërgjyshërve
Që nuk i njoha
Këndon, brohoret
Brenda shpirtit tim
Në gjakun tim.
Këngë e trashëguar
zërat bashkohen në korrin e madh
nga Veriu i Globit në Jugë
Nga Lindja në Perëndim
Dallgë oqeanike e duartrokasin.
Nesër do t’i bashkohet zëri im.
Bisqe leshojnë rrënjët nëpër botë
Për të mos humbur kurrë.

MOS RREMO!

Në se rrëmon
Në gjurmë të hapit
Që puthje la,
Kur ecte lehtë
Ti vret me dashje
Një fije bari
Ti vret një lule
Që sapo cel.
Dhe toka thonjtë
T’i mban në mendje
Si fjalën vrastare
Mbajmë vath në vesh
Tokë e lënduar
Mund të të falë
Por kockat kurrë
s’do të t’i tretë.
Pra mos rrëmo
Në gjurmë të hapit
Që eci lehtë
Ku mbinte lulja
Nga gazi rritej bar i blertë.

SINQERITETI

E la zemrën në tavolinën e madhe
Dhe iku.
U turrën pa marë frymë
Vëllezër ujqër
Motra ulkonja, kunadhe
Si në darkën e fundit të Krishtit.
U përlyen deri në thonj.
Pa mëshirë
ishte sakrifikuar sinqeriteti.

NE BRIGJET E CORONADOS

Brigjet kudo jane pike takimi
Vrapon e lire shkuma e bardhe
Perkedhel cdo fryme e kembe njeriu
Mos rini pa shkelur ne Conorado!
I pakrahasushem lind agimi
perendimi i diellit i pakrahasushen
Brigjet kudo s’te lene te largohesh
Me gjithe zemer pa i dashuruar.

BUZE OQEANIT NE LONG BEACH

Papritur vjen mbremja.
Rete ulen papritur duke ledhatuar
ujrat e pergjumura.
Buzet e qiellit te zhuritura
ne gjirin e ujrave
pritjen e nje dite shuajne
Ndersa yjet dehen
ne afshin e atij kraherori madheshtor
dehet ne te cdo molekule e ajrit.
Shkrihen ne veshtrimet tona,
qiell, re, ujra oqeanike
Kjo nate nen freski palmash
nuk mund te shkoje,
pa na perpire te dyve.
Si femijet me fytyrat mbeshtetur ne ranishte
qeshim me gojen mbushur nga kokriza rere
dhe grimca diamantesh drite.
Kjo pamje na mbetet ne mendje
edhe pse i kthejme kurrizin
dallget i kemi ne veshet tane.

JULIA GJIKA
KORRIK / TETOR /2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi