Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Osman Cak:CIKEL POETIK

Shko poshtë

Osman Cak:CIKEL POETIK Empty Osman Cak:CIKEL POETIK

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 28, 2011 10:33 pm

Osman Cak:CIKEL POETIK Osman%20caka_7

Osman Cak:CIKEL POETIK


FALEMINDERIT
Toni Blerit


Kush është o bir ky burr i dheut
Më pyeti at’ ditë mua nana plakë
Kryemintri moj nane Tony Bleri
Ku e patëm o bir ne këtë nafakë!

Në Oldham me Blerin kur u takova
Me katër maj dymijenjëmbëdhjetë
Librin e Nanës Tereze ia dhurrova
Qe e ka lind keta nane ton Kosova

Librin Nanës Tereze unë ia dhurrova
Në emër të gjith hej kombit shqiptar.

Në emër të popullit tim ia thash ca fjalë
Burr ti e hape nje faqe të re të historisë
Këtë vepër s’e harrojm’ sa t’jemi gjallë
Na ndihmove që sot ne ta gëzojmë lirinë.

Faliminderit shumë o Tony Bleri
More burr i madh i kësaj bote
Shënove faqe të re burr në histori
Populli shqiptar sot e gëzon lirinë.

Burr i madh Tony të njofti bota
Të kujtojnë o trim nanat nga Kosova
Lumja nana ej që e ka lind këtë djalë
Padrejtësisë o burr zot more i ke dalë.

Kisha dëshirë t’i ofroj diçka shqiptare
Dhurova librin e Nanës Tereze t’madhe
Po sa me kujdes e pranoj librin e shfletoj:
“Pata nderin vetë këtë Shenjtore ta takoj.


HORRAT

Një lajm më vjen nga Kosova
Jan çue në këmbë ej do horra
Çka po kerkojn’ more këto fatzi
Në secilën lagje nga një xhami.

Pse nuk ndërtoni shtëpi kulture
Por kërkoni ju more hala hule
Për juve ka përfundue historia
Me mbyll femrat nëpër shtëpia.

Jemi shqiptarë ne more ju horra
Europjanë jemi e jo nga Tarabora
Hyni në biruca more mjekërrzi
Se shum’ gjak është derdh’ për liri.


HISTORIA

Shpejt do të ndryshojë historia
Që ti shoh bashkë trojet e mija
Hej qe një shekull na kan nda
Mos me u pa more vlla me vlla.

Me dhunë na u imponue kjo ndasi
Mos me jetue ej me vllezërit e mi
Kështu armiqtë tanë ej kan veprue
Ma lehtë e kan pas me na sundue.

Në shumë mënyra ata na përçanin
Që mes veti ej ma leht të na ndanin
Për atdhetarët thonin jan’ “tradhtarë”
Për batakçinjtë thonin janë ”bujarë”.

Kështu hej me shekuj veproi armiku
Për të na prishë more mik me mikun
Ardhmëria, hej, tashmë është e jona
Se po jetojmë së bashku në trojet tona.


ÇAMËRIA

Çamëri moj e dashura Çamëri
Te kam dashur sikur syt e mij
Shume pak dikur kam lexuar
Se regjimi neve se na ka lejue.

Po te betohem ej moj Cameri
Te betohem ne keto syt e mij
Shpejt shqiponja dote fluturoj
Cameria lirin o trima dota fitoj

Jan kah fryejn do erena te mira
Dote lirohet nane shpejt Cameria
Pasha shqipen Cameri ne flamur
Ne Grekut nje dite doti vejm mur.

Te betohemi ne vorret Cameris
Nuk ja falim trojet tona Greqise
Deri sa te valoj shqipja ne flamur
Tokat tona Greku si gezon kurr.

PERVJETORI

Sot është trembëdhjetë vjetori
Studentët tanë ku po protestonin
Ishte ngrit more Prishtina dikurë
Gjëmonte dhe qielli ishte bërë nur.

Kush mendon ta harrojë historinë
Do ta mallkojë me siguri Perëndia
Kushdo që historinë do ta harrojë
Një ditë Perëndia do ta ndeshkojë.

Me studenta dhe rektor Statovci
U mbushën faqet e shtypit tërë botës
Pse sot nuk përkujtohet kjo ndodhi
Pushtetarë mos veproni me xhelozi!

Historinë shqiptarët do ta shkrujm vetë
Kuurë s’e harrojmë historinë në jete
Një popull që e harron more historinë
Kurr nuk do të presë more dite të mira.

KODRINAT TONA

Në malet tona dhe kodrina
Vendi i bukur ku unë linda
Atje lart nuk shkrihet bora
Bukuria hej e maleve tona.

Malet tona shkamb dhe gur
Ku valon shqiponja n’flamur
Këtu m’lindi nana shqiptare
Nëna e madhe hej atdhetare.

Uji ftoft buron në këto male
Ujit fusha, kopshte e livadhe
Kjo asht’ pra vendlindja ime
Ku e kam kalue rininë time.

Po të kisha krah me fluturue
Kosovë a e di sa shum’ të due
N’ gjirin tand ej do ta baj gjumin
Do të pushoj së bashku me lumin.


Murrlani

Nga veriu po fryn murlani
Shtrigat lart kan ngrit zanin
Po mendoj horrat si dikurë
Që më dhunë na përzunë.

Por kan kaluar hej ato kohëra
Nuk mbeten shkret’ këto votra
Do të ju tregoj juve ej ashiqare
Jemi bashk’ në tokat shqiptare.

O moj Serbi ej armiku i vjetër
Tani ka ardh moj një kohë tjetër
Ule kokën Serbi e mendo mirë
Për ty ka ardhë kohë e vështirë.

Oj Serbi moj ti mbesh e shkretë
Mos ndez zjarr se ty po të djegë
Nëse dhe një herë ti e ndez zjarrin
Krejt Serbijen ej ne do ta kallim.

BRENGAT SHQIPTARE

O trim i madh, ore Skënderbe
Kemi nevojë një burr për atdhe
Bani t’fala thot Ismail Qemalit
Se Ismaili na ishte pika e djalit.

Po Qemali nuk jeton ma me ne
As Azem Bejta e Shote Galica
As Idriz Seferi e Isa Boletini
Po jeton Kosova me sakrifica.

Shko o burr te Ibrahim Rugova
Simbol t’paqes hej nga Kosova
Po dhe ky burr o ka ndrrue jetë
Po në shqiptari kush na ka mbetë!

Shko shpejt hej te Adem Jashari
Po edhe këtë burr na e vrau shkau
Po kush ka mbet hej në Shqiptari
Ku asht Skënderbeu me trimat e tij!

Vetëm nji gja desha me u tregue
Sa Shqiptar’ me Turq jan’ vllaznue
Kan ndërhy mandej edhe në histori
Po kush janë vallë hej këta faqezi!

Kush janë ata vegla që jan turpnue
Që Flamurin neve na e kan ndrrue
Në vend të shqipes i kan vnu yje
Tallen me ne si me qenë shkije!

Po betohem unë në gjak e flamurë
Kështu Shqiptarin s’e lam ne kurrë
Le ta mbledhin mendjen ato horra
Se ne jemi të zotët për vatrat tona!

Po kush asht vllaznue ej me Turqi
Jan do burra që punojn në dy qeveri
Eu pasha shqipen dhe pasha kombin
S’do t’ua falim fajet n’emër të zotit !

E P I T A F

Kurrë mos këndo këngën time
Do të thuash ta ngris nga varri
Dheu do të më mbulojë por
Ndoshta do kërkosh ndjesë pse
Pse ma ke qit atë dhe mbi fjalë
A nuk deshe moj të jem gjallë?

Ndoshta lulet do të mallkojnë
Një ditë ku je ato do të thonë
Pse kurrë nuk pate mëshirë
Për atë burr dhe djalë të mirë
Pse moj me ujë nuk na freskon
Lulet pse neve s’na i gjallëron?

Po ta kisha fatin të isha gjallë
Kurr në jetë nuk ta kisha falë
Nuk e dij a kam nga xhelozia
Apo më ka rrokë mua mërzia
Pse kaq shumë na u tërbove
E me kaq dhe ti më mbulove?

Unë këtë amanet ta dërgova
Të më tretë dheu i trojeve tona
Ku kam lindur e kam ndrru’ jetë
Aty dua dhe trupi me m’u tretë
Një ditë mbi varr kur del bari
Do t’më kujtojnë djal pas djali.

Por mos harroni lus në emër t’zotit
Mos qani dhe mos lëshoni pikë loti
Unë një testamet e lash në jetë
Trupin dheu i atdheut të ma tretë
Kur mbi varrin tim do të lutet djali
Do të më freskojë aroma nga mali.

LUMTURI E DYFISHTË

S’ndalen lumenjtë e Arbërisë
Dhe shëndrit dielli i Lirisë
Nuk vajton si dikurë nëna
Dhe as ka vend më për gjëma.

Se për ne tashmë erdh lumturia
Valon flamuri edhe në shtëpia
Shumë u gëzue hej babaplak
Ra në gjunjë, e puthi at’bajrak

VAJI

Kush ia ndali dritën hanës
Loti nga syri i nanës
Kush ia ndali tymin votrës
Loti nga syri i motrës.

Kush ia pëlciti palcën gurit
Loti nga syrit i burrit
Po diellit dritën kush ia ndali
Loti i syrit të atij djali.

Nuk vajtohet po luftohet
Njeriu i fortë nuk dorëzohet
Na këshilloi neve babaplaku
Këmb’ e kryq ai ball oxhaku.

Po mblidh forcë moj fisnike
Me lot nuk ikin forcat armike
Po të betohem more babaplak
Se jemi shqiponja në bajrak

Të lutem motër mos loto
Bëhu trime dhe dil lufto
Po të betohem more vlla
Do të luftoj gjithmon me shka.

Kënga është more vaji burrit
Betohem në shtizë të Flamurit
Lot në faqe nuk do derdh kurrë
Po do të loftoj unë bab’ si burrë.

Babaplaku tha tregom ti o djalë
Po lirin pa luftue ty kush ta falë
Tha më fal pash besën babaplak
Do të luftoj të betohem në bajrak !

KOSOVA E KUQE

Ej moj Kosovë, Kosov’ e kuqe
Po shumë her’ more je ba nuse
Nuk din kush sa herë je la në gjak
Kështu ka thanë more babaplak.

Babaplak e patë thanë një fjalë
Mos harroni biro sa t’jeni gjallë
Shumë armiq more na kan mësi


Me na shtie nën thundrën e tij.

Kjo Kosovë ej tokë e Kastriotit
S’na zapton kush n’emër të zotit
Krejt kjo tokë ej me gjak është la
Pes’ shekuj me turk sa vjet me shka.

Qëndro Kosovë. ej tokë dardane
Nuk ke qen’ jetime ti ke pas nanë
Trimat tu luftun ej nëpër shkrepa
Thonë Kosovë sot, ej Tungjatjeta!

Shqiponjat e shkrepave ej ilirike
Me pushkë luftun ej forca armike
Luftën populli bir kur s’ju ka nda
Luftë me turkun e luftë me shka.

MOS KËNDO


Kurrë mos këndo këngën time
Do të thuash ta ngris nga varri
Dheu do të më mbulojë, por
Ndoshta të kërkosh ndjesë pse
Pse më ke qit at dhe mbi varr
A nuk deshe të jem ende gjallë!

Ndoshta lulet do të mallkojnë
Një ditë edhe ato do të thonë
Pse kurrë nuk pate mëshirë
Për atë burr dhe djal të mirë
Pse me ujë nuk po na freskon
Lulet pse nuk po na gjallëron!

Po ta kisha fatin të isha gjallë
Kurrë në jetë nuk ta kisha falë
Nuk e dij a e kam nga xhelozia
Apo më ka rrokë mua mërzia
Eu moj e pashpirtë e xheloze
Me dy kub dhe ti më mbulove!

Unë këtë amanet ta dërgova
Të më tret’ dheu i trojeve tona
Ku kam lindur e kam ndrru jetë
Aty dua trupi im me u tretë.
Një ditë mbi varr kur del bari
Do të më kujtojnë djal pas djali.

Por mos harroni lus në emër t’zotit
Mos qani dhe mos lëshoni pik loti
Se një testamet e lash unë në jetë
Trupin dheu i vendlindjes të ma tretë
Dhe mbi varrin tim lulet do të dalin
Do t’i japin aromë të bukur malit.

LOTI

Male kodrat ushtoni
Nanat tona mallkoni
Loti rrokulliset faqeve
Nuk bahej ma darsëm.

Varre plot nëpër lëndina
Vaj nanash e trishtima
Zemra qante orë e çast
Për këtë jetë e këtë fat.

Lulja nuk kishte aromë
Në tokën nanë Kosovë
Toka qante e mallkonte
Lumi shungullonte lotonte.

Nana ul n’gur t’oxhakut
Rrudha n’ball t’ babaplakut
Në mendime diku larg
Lutej të ndalet ky vaj.

Pesëqind vjet nën Turqi
Njëqind vjet nën Serbi
Bëlbëzonte babaplaku
Ulur rrinte ball oxhaku.

Një moment i del kllapia
Si lëshoj kurr trojet e mia
Ish betue more babaplak
Pa i la këto troje me gjak.

NDALET LUMI

Nuk dij pse nuk ndalet lumi
Nuk dij pse nuk pëlcet guri
Nuk dij sot nuk rrëzaton dielli
Nuk dij pse është vrejtur qielli!

Nuk dij pse sot vajton nana
Nuk dij pse sot ndihet gjama
Nuk dij pse sot motra vajton
Nuk dij pse babaplaku loton!

Po edhe për ne sot erdh liria
Valon lart flamuri në shtëpia
Shumë u gëzue hej babaplak
Ra në gjunjë e puthi at’bajrak.


MALLKOJNË

Sa shumë net kam andrrue
Unë si zog mali me fluturue
A kam jetë ta puthi qiellin
Me shoqëro o rreze e diellit!

Do të pushoj atje te oxhaku
Ku rrinte përherë babaplaku
Do të ngrohem unë te zjarri
A dini sa më ka marrë malli.

Vorret athua i ka mbulu bari
Që i kan fut n’gji mali Sharrit
Ndoshta varret më malkojnë
Pse unë nuk jetoj në Kosovë


ZEMRA

Po zemër a ka guri
Po lotë a ka lumi
Nuk e di unë kanë
Apo s’kanë
Vjeshtën e jetës
Terrin e natës
Dhe dritën e ditëve
I kam parë duke qarë

Çka ma thot mua mendja
Ate ma thot edhe zemra
Po zemra ime kur vajton
Jeta dhe syri po loton

Kur shpirti ka trishtim
Zemra ime ka hidhërim
Zemra dhe loti i syrit
Rrokullisen ngadalë
Shkallëve të hidhërimit

Po nuk dij a nuk kuptoj
Shpirtin
Dhe zemrat e lotët t’i bashkoj
Zemra ka trokitjet e saj
Dhe i thot syrit
Ti mos qaj !


BURRAT

Një za e lëshun malet tona
Po ku je more Ismail Vlora
Çohu një her’ e shikoje detin
Çka bëjmë ne për pushtetin.

Por ku je more Gjergj Fishta
Pushtetarët tan’ kan vu bishta
Njani thumbi e tjetri patkonit
Këto jan’ politikan n’ditë sodit.

Çohu dhe ti o Xhem’ Gostivari
Shiko çka po ban sot shqiptari
Me sllav’ udhëheqin sot shtetin
Vlla me vlla nuk flasin mes veti.

Çohu një her’ mor Adem Jashari
Me na çlirue deri te gardhi i shkaut
Nuk dinë shoket tu sa janë pasuru
Ata fare për Liri nuk kishin luftu.

Pushtetarët krekosen ndërmjet veti
Sa i mirë thonë paska qen’ pushteti
Për ata që luftuat për këtë vatan
Aspak mor juve palla nuk ju han.

Kur t’iu vjen koha atyre për vota
Krejt me gjak ej është lar’ Kosova
Duke u krekosur dhe duke u lavdu
Vetëm votat për ju me i grumbullu.

Për këtë krekosen more burrat e botës
Me mashtrue me këtë parollë popullin
I marrin votat tona të mjerët me hajni
Dhe na thonë gjoja se qenkemi fëmi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi