Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Julia Gjika

Shko poshtë

Poezi nga Julia Gjika Empty Poezi nga Julia Gjika

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 23, 2010 3:15 am

Poezi


Poezi nga Julia Gjika U1_JuliaGjika2

Julia Gjika



NUK JAM BISHE, POR NJERI



Nganjëherë në xhungël kthehet njerëzimi.

Unë nuk jam as luaneshë, as panterë.

Jam njeri.

Kam ardhur të këndoj.

Në se këngën time s’e pëlqeni,

më lini të shkoj.

Mos më vini në shënjën e harkut të shigjetës.

Nganjëherë në xhungël kthehet njerëzimi.

Jo, unë nuk jam luaneshë as panterë.

Jam njeri, këndoj dhe nuk ulërij,

Përkëdhel nuk kafshoj.





GRUAJA NUK E DI SA VLEN



Burri ngre një tra me krahët e tij të fuqishëm.

Të gjithë e duartrokasin forcën e tij.

Burri është trari i shtëpisë,

lufton fëmijën e parë t’a ketë djalë, në krah t’i dalë.

Gruas si merimagës nuk i numurohen punët.

Nuk është më pak e zonja në mbajtjen e catisë:

Nga shpirti i saj del shpirt,

pa treguar muskujt, pa treguar mendjen,

të gjitha i bën dhe s’ndihet.

Brenda qerpikëve mban diamante,

dashurinë, vetmine, dyshimet,

vuajtjet, krenarinë e saj aty e mban.

Nga gëzimi derdh lot qielli i syve të saj.

Gruaja nuk e di sa vlen,

kur ja kujtojnë, hutohet.





ENDRRA E DRURIT TE MADH



E tmeroi ëndrra mbretin Nabuko:

Një dru i madh në mes të dheut,

me majën që arinte qiellin,

u shemb nga urdheri i një shenjti.

U pre druri, u këputën degët

Foletë e zogjve u prishën.

Pema s’bënte më hije,

ku gje e gjallë të clodhej.

Mbeti një cung,

që lagej nga shiu e rihej nga era.

Për të spjeguar këtë ëndërr

mbreti Nabukodonatzar

thiri astrologët dhe Danielin, mendimtar

-“Ti je druri i madh o mbret,

tha Danieli,

Perëndia të dërgoi këtë shenjë,

mbretëria dhe ti do të shkatëroheni.”

Kështu ra Babilonia,

mbretin e dëboi njerëzia,

ra kryelartësia.

Mbreti Nabuko me mendje të prishur,

u bë një derrar.

Vonë kuptoi kush ishte Mbreti i Vërtetë.

Zgjati duart drejt qiellit, u lut për t’u bërë i drejtë,

për t’i dhënë fund mëkateve,

për të patur mëshirë ndaj të varfërve.

Të penduar, Zoti e ngriti nga pluhuri

e riktheu në fron.

Shume tunden e shkunden pushtetarët

në vendin tim.

Para se të bëhen derrarë të mjerë,

duhet të njohin nga kush e kanë fuqinë

dhe si ta përdorin.





ME MIRE HESHT



Asgjë mos bëj jashtë masës.

Nganjëherë, është më mirë të heshtësh,

se të flasësh.

E tepërta e can thesin – thosh Sanco Panco.

Mendimi duhet punuar si brumi,

që gjuha të thotë fjalën e matur,

ndryshe të qeshin.

Vath në vesh:

Kur s’ke gjë për të thënë,

më mirë hesht.





NGA DICKA E GJALLE DEGJOJA NJE ZE



Kur dimri largohej nga qyteti im,

dhe shkriheshin akujt nëpër pellgje.

Kur ujrat rrëshqisnin nga malet me nxitim,

nga dicka e gjallë dëgjoja një zë.

Tinguj vinin nga thellësi e tokës.

Sytë i mbërtheja në kopësht,

drurin e qershisë përgjoja.

Kur era shkonte e vinte,

si alarmi i zjarrfikseve që nuk ndalet,

deri në pushim të zjarreve,

bënte të shpërthenin petalet.

Fytyra e mbrekullise buzëqeshte kudo,

pranvera mikluese.





LULKUQET ME GRURIN VALLZOJNE



Caji në gotë ka lëshuar aromën e malit

dhe ngjyrën e kuqe.

Tej ndër fusha,

grunjërat vallzojnë me lulkuqet.

Eshtë e pamundur të riten lulkuqet,

pa kallinjtë e grurit pranë.

Sic është e pamundur,

vdekjen nga jeta ta mbash larg.

Brenda kurmit të saj, lulkuqja,

Belholla, petalebuta,

helmin fsheh.

Përpunohet droga nga dor’ e fshehtë.

Rriten pranë e pranë:

Buka për jetën dhe helmi i vdekjes

në arat që punon njeriu.

Caji në gotë ka lëshuar aromën e malit

dhe ngjyrën e kuqe.

Atje tej grunjërat vallzojnë,

dehur nga lulkuqet.





VARRET BUZE RRUGES



Gurët e varreve buzë rrugës rinë drejt,

me fytyrë nga perendimi.

E hirta e pllakave ka marë reflekse,

nga blerimi i ri.

Gëzimi shndrit ne pikat e veses.

Eshtë thyer heshtja e varreve buzë rrugës,

nga kori i zogjve,

nga ata që mbjellin lule të reja.

Të ikurit vite me pare

në varret buzë rrugës,
i kujton jeta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi