Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJEOSTRATEGJIKE SERBIA ËSHTË ORVATUR T’I PËRVETËSOJË EDHE ME LUFTË DIPLOMATIKE

Shko poshtë

GJEOSTRATEGJIKE SERBIA ËSHTË ORVATUR T’I PËRVETËSOJË EDHE ME LUFTË DIPLOMATIKE Empty GJEOSTRATEGJIKE SERBIA ËSHTË ORVATUR T’I PËRVETËSOJË EDHE ME LUFTË DIPLOMATIKE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 3:17 am

GJEOSTRATEGJIKE SERBIA ËSHTË ORVATUR T’I PËRVETËSOJË EDHE ME LUFTË DIPLOMATIKE
Mr. Fejzulla ABDULLAI

GJEOSTRATEGJIKE SERBIA ËSHTË ORVATUR T’I PËRVETËSOJË EDHE ME LUFTË DIPLOMATIKE Thumbnail.php?file=fej_dop_219426960



Në kontekstin e këtij punimi nuk kemi ndonjë qëllim që të bëjmë një vështrim për të kaluarën e luftrave të armatosura që i pat bërë ky shtet për zgjerimin teritorial në logari të vendeve për rreth, por duke përdorur të dhëna burimore dhe fakte të ndryshme historike, do orvatemi që të bëjmë një vëhtrim teorik duke i nxjerë në pah aspiratat ekspanzioniste që i ka pasur Serbia, në plan të parë përfshirjen e hapsirirave shqiptare dhe caqeve me pozitë gjeostrategjike të volitshme që do t’i shkonin për shtat zhvillimit ekonomik të vendit e pastaj edhe politik që të mundej sa më lehtë të zbatonte qëndrimin hegjemon të saj. Ndërkaq, qëllimet e veta ky shtet sllav që çdoherë ka pasur politikë agresive ,kur nuk ka mundur t’i realizonte me luftë të armatosur, kalonte në luftë diplomatike, duke përfshirë gjithë strukturat shtetërore, si ato shoqërore-politike dhe ato shkencore. Pikërisht këtu është edhe qëllimi i ynë që në këtë punim të japim një vështrim të përgjithshëm për luftën diplomatike që e ka bërë politika agresive serbe për okupimin e trojeve shqiptare për të cilat ka pretenduar se i ka të veta.

Pozicionimi dhe cilësitë fiziko-gjeografike të volitshme të cilat i mundësojnë rajonit lidhje të mira natyrore me rajonet për rreth dhe më gjerë me pjesët e tjera të Evropës në perëndim e në veri dhe me ato të Azisë në lindje, qenë një parakusht mjaft atraktiv që Gadishulli Ballkanik të popullohet qysh në kohën parahistorike. Sipas konstatimeve të gjertanishme shkencore, është i paknotestueshëm fakti se këtë gadishull për herë të parë e populluan fiset parahistorike pellazgo-ilirët, paraardhësit e shqiptarëve. Në shkrimet e veta gjeografi i vjetër grek Strabon (63 para erës së re dhe 19 vjet pas e. r.), thotë se ky fis shtriheshej në pjesën perëndimore të Ballkanit, midis Danubit në veri dhe detit Adriatik në jug. Pastaj, në pjesën juglindore të Ballkanit Perëndimor, shtrirja e tyre vazhdonte gjer në Epir. Me të thënat e këtij autori antik, janë pajtuar edhe studijuesit e më vonshëm të kohës së re. Në këtë konstatim vinë edhe autorët më të dalluar sllavë në fushën shkencore, J.Cvbijiq me bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e mëvoshëm.

Në sajë të kësaj dhe të dhënave të tjera burimore, pamëdyshje mund të thuhet se paraardhësit e shqiptarëve qenë pellazgët parahistorikë dhe ilirët e mëvonshëm të ngulitur në vendet me një pozitë të përshtatshme natyrore dhe gjeostrategjike të rajonit Ballkanik, sidomos të atij Perëndimor e Qendror. Të imigruarit e më vonshëm, duke pasur për qëllim që të vendosen për një kohë më të gjatë në rajon, patën synuar që t’i përfshijnë vendet të cilët do t’u mundësonin kushte më të mira për ekzistencë dhe, nga ana tjetër, të bënin një kontrollë më të mirë të rajonit (kuptohet, vendet që qenë të populluara me popullatë më të vjetër, në këtë rast me popullatë autoktone-shqiptare). Jo vetëm kaq. Qëllimet e tyre kanë qenë që të shkojnë akoma më tutje, të kenë lidhje të përshatatshme edhe me rajonet e tjerë të mesdheut.


Në këtë drejtim më të dalluara qenë invadimet të fiseve sllavë të depërtuar nga veriu. Dyndjet e mëdha të këtyre fiseve të pacivilizuara në truallin e Ballkanit, fillojnë në shekullin e VI e të VII. Sllavët okupimin në rajon e bënë për një kohë më të gjatë dhe me luftëra mjaft të ashpërta. Megjithatë, perandori bizant Herakli-u, duke mos ditur se me çfar popull të pacivilizuar ka punë, nënvizon E. Jacques (1996), i ftoi në mbretërinë e tij që të ndihmonin në rezistencën kundër pushtuesve avarë. Por më vonë,vazhdon ky studiues amerikan, Herakli-u nuk mundi të gjejë të tjerë që ta ndihmonin për t’i kthyer sllavët në viset e tyre prej ku kishin ardhur. Këtë deshte ta bëjë pasi e pa se ky popull ka qenë mjaft i pacivilizuar dhe shkatërrues, por pa sukses. Andaj qe i detyruar (Herakli-u) që t’i vendosë në pjesën juglindore të Ballkanit, duke i shpronësuar ilirët, të cilët qenë të detyruar të vendosen në pjesën jugore të gadishullit. Të sapoardhurit gradualisht filluan të formojnë shtetetsllave (1).
Presionet e këtilla që ndodhë në shtrirjen teritoriale të popullsisë me invadimin e popujve të imigruar nga stepat ruse, popullata iliro-shqiptare qe e detyruar që të largohej në pjesët juglindore dhe qendrore të Ballkanit dhe aty të ngulitet njëherë e përgjithmonë, dhe më vonë të krijojë edhe shtetin e vet. Mirpo, popullata ilire (më vonë shqiptare) u ngulit edhe në ato vende të cilët kishin një pozitë mjaft të përshtatshme në rajon dhe njëkohësisht ishin edhe një barierë për zgjerimin territorieal të shteteve të reja sllave të cilat u krijuan në trojet ilire edhe pse pretendonin se ato janë të tyre. Në këtë drejtim nga vendet e krijuara sllave më tepër u dalluan serbët.


SËRBIA NË KËRKIM TË RRUGËVE NATYRORE
QË DO T’I MUNDËSONIN DALJE NË DET


Me ngulitjen e popujve sllavë në Ballkan, popujt e dalë prej tyre qenë të interesuar që të krijojnë njësitë territoriale-politike, përkatësisht shtetet e veta. Serbët si më të numërt, u koncentruan në Ballkanin qendror, por për fat të keq pa ndonjë dalje në det. Pozita e këtillë sipas mendimit të tyre, nuk do të shkonte për shtat në komoditetin e popullit dhe në zhvillimin perspektiv të ekonomisë së vendit. Kjo dhe shumë arsye të tjera, e shtynë qeverinë e kohës që të kërkojë në çfardo mënyre dalje në det. Synimi i tyre ka qenë që të fitohej dalje në detin Adriatik në perëndim, dhe detin Egje në jug. Nëpërmjet tyre do mundësohej që shteti i ri i formuar Sërb, të ketë lidhje me botën e jashtme. Rruga më e volitshme që do mundësonte dalje në Adriatik ka qenë ajo e Shqipërisë veripre në kufi me Malin e Zi, kurse ajo jugorja që do t’i mundësonte dalje në Detin Egje, ka qenë nëpërmjet të luginës së Moravë-Vardarit.

Shteti i ri serb i krijuar në një rrafshënaltë malore (në pjesën perëndimore të Serbisë së sotme) me kushte të vështira për jetesë, edhe pse i ka pasur lidhjet e mira natyrore, nuk ka qenë në gjendje që të zhvillohet në një shtet të madh e të fuqishëm. Ky ka qenë një ndër motivet që serbët qenë të detyruar të gjejnë një rrugëdalje tjetër, përkatësisht të bëjnë një zgjerim të vendit të tyre. Mirpo që të bëhej një zgjerim duhej të okuponin vede të tjera për rreth. Ekspanzionin e parë me qëllim të okupimit të trojeve të huaja, ata e bënë në drejtim të Kosovës dhe luginës së Moravës. Qëllimi kryesor territorial i këtij shteti ka qenë që ta ndërmarë luginën e Vardarit, së pari Shkupin e pastaj fushëgropën e Pollogut. Në këtë drejtim ata patën sukses gjatë shekullit të XIII e të XIV. Gjatë kohës së ekspanzionit të madh në shekullin e XIV, thotë Cvijiqi, serbët e patën okupuar Shqipërinë, Epirin, Thesalinë dhe pjesën perëndimore të Trakisë. Këto ishin shenjat e para që do t’i mundësonin këtij shteti afrim në rrugët të cilat do hapnin lidhje të drejtpërdrejtë detare (2).
Një ndër ithtarët kryesorë i ëndrrave dhe kërkesave sërbe për dalje në det ka qenë Jovan Cvijiq. Sipas tij dalja në detin Adriatik do sigurohej me okupimin e Bosnjë Hercegovinës dhe Shqipërisë veriore, përkatësisht vendet për të cilët mendonte se janë të populluara me popullatë serbe. Nga aspekti gjeografik, ai mendonte se kushtet janë mjaft të volitshme. Dalja në portitn e Durësit dhe Medovës në Adriatik, do mund të kryhej nëpërmjet luginës së Drinit dhe Matit. Këtij drejtimi iu pat dhënë një rëndësi majft e madhe. Bile monarkia serbe e asoj kohe për realizimin e këtij qëllimi synonte edhe përdorimin e forcës. Cvijiqi në shkrimet e veta vazhdimisht shprehej se po të mos realizohej dalja në Adriatik, Serbia do të mbetej “pa frymëmarrje ekonomike, pa mushkëri” (cituar nga Th. Murzaku, 1987). Madje ai nënvizonte se e ardhmja e zhvillimit ekonomik të Serbisë, mud të sigurohej me pushtimin e Kosovës, sepse nëpër teritorin e kësaj ane, nëpër luginën e Drinit, kalon rruga më e shkurtër për në Adriatik. Aty do mund të ndërtohej hekurudhë që do lidhte territorin serb me Shëngjinin dhe Durrësin (3).
Rëndësi e posaçme nga ana e autoriteteve politike e shkencore iu dha edhe daljes në detin Egje, nëpërmjet luginës së Moravë-Vardarit. Në fillim të shekullit të kaluar kur Perandoria Osmane ishte në falimentim e sipër, nga ana e autoriteteve serbe u parashtua pyetja se kujt do t’i takonte lugina e Vardarit në Maqedoni. Për pushtimin e kësaj lugine ka qenë e interesuar edhe Bullgaria. Prandaj ky qe edhe si shkak i konflikteve ndërmejt Serbisë e Bullgarisë gjatë luftrave ballkanike. Kjo nga fakti se Serbia ka dashur në çdo mënyrë të ketë dalje në jug. Sipas karakteristikave gjeografike, thotë Cvijiqi, kjo luginë nuk ka ndonjë rëndësi për Bullgarinë, sepse në pjesën lindore ajo është e ndarë me malin Rila, Osogovë dhe malet e tjera që bëjnë në sistemën rodope. Nga kjo mund të thuhet se lugina e Vardarit e cila paraqet një vatër konflikti në mes dy vendeve, për Bullgarinë është vetëm një anë periferike dhe nuk ka ndonjë ndikim në tërheqjen e rrymave ekonomike e tregëtare. Ekonomia bullgare më tepër graviton kah deti i Zi. Ndaj mund të thuhet se Bullgaria dhe lugina e Vardarit nuk përbëjnë një tërësi gjeografike (4).

Ndërkaq, faktet historike dhe ndrryshimet shoqërore politike që kanë ndodhur në të kaluarën histroike në Ballkan, kanë dëshumar se Serbia edhe pse ka qenë tepër e interesuar, asnjëherë nuk ka pasur rast që të ketë dalje në det, qoftë në perëndim apo në jug. Por, ç’ka bërë? Për këtë në shpjegimin e mëposhtëm.



KU U KRIJUA SHTETIT I PARË SERB


Punën intensive për themelimin e shtetit të vet, serbët e filluan me dobësimin e Perandorisë Osmane. Ndokund në gjysmën e shekullit të XVII populli serb, thotë Cvijiqi, filloi të krijojë bërthamën e shtetit të ri në pellgun e Moravës në Ballkanin qendror. Shteti i ri, nënvizon ai, nuk lindi në Rashkën e vjetër (në shpjegimin e parë thotë se u krijua aty, në Rashkë) por në marginat e mbretërisë turke, në Shumadi, ku popullata e Rashkës migroi dhe u vendos në këtë anë (X). Kjo qe popullata e njëjtë që pat krijuar shtetin e vjetër sereb. Suksesi këtu mund të shihej se aty nuk ka pasur as osmanlinj, as popullatë të islamizuar. Pastaj i tërë rajoni ka qenë një fortifikatë e vërtetë pyjore. Në vitet para kryengritjes pat ekzistuar një farë autonomie. Kurse nga ana tjetër e Savës e Danubit (mendohet në veri, f.a.) si kufi i popullit serb kanë qenë hungarezët. Edhe ky shtet, sikurse ai i mesjetës, nënvizon ky autor, pat synuar që të shtrihet në luginën e Moravë-Vardarit dhe madje të krijohet një shtet i fortë në kufijt e kësaj tërësie gjeografike. Me përfitimin e kësaj pozite, Serbia e Moravës filloi sukcesivisht të zgjerohet duke patur aspirata që t’i përfshijë edhe vendet e tjera të populluara me serbë dhe popuj të tjerë sllavë, siç ka qenë bregdeti Adriaik prej Trieshte gjer në Shkodër që përbënin një tërësi etnike, konstaton Cvijiq (5).

Me konsolidimin e shtetit serb në pellgun e Moravës, përkatësisht në Shumadi, ata më vonë kërkuan që të bëjnë një ekspansion edhe në vendet për rreth. Këtë pushteti sërb synonte ta bëjë me lindjen e idesë për krijimin e Serbisë së madhe. Kjo është periudha e fundit të gjysmës së parë të shekullit të XIX (1844),kur borgjezia sërbe e paraqiti projektin e parë “Naçertanija”. Në këtë dokument parashikohej që shteti sërb të mos ngelë në kufijt e para, por të zgjerohet akoma më tepër duke i përfshirë edhe ato troje ku, sipas mendimit të tyre, janë të populluar me sërbë. Me fjalë të tjera, motoja e tyre ka qenë, të gjithë sërbët të përfshihen në një shtet të përbashkët. Madje, t’i përfshijnë edhe ato anë të rajonit me pozitë të përshtatshme natyrore, në rradhë të parë gjeostrategjike. Qëllimet e këtilla të karakterit gllabitqar, ose të themi gjeopolitik (kjo nuk mundet ndryshe si të sqarohet, f.a.) , Serbia ndonjë herë është orvatur t’i realizojë nëpërmjet luftrave të armatosura dhe ndonjëherë me luftë diplomatike. Neve në këtë rast do përmbahemi në këtë të fudit, kur pushtetarët sërb janë orvatur që trojen shqiptare t’i përfshijnë brenda teritoreve të veta edhe me një luftë të ashpërt diplomatike.






LUFTA DIPLOMATIKE SERBE
PËR REALIZIMIN E POLITIKËS
EKSPANSIONISTE


Këtë luftë ata e patën filluar në gjysmën e dytë shek. XIX. Më e theksuar paraqitet në fillim të shekullit të kaluar, kur populli shqiptar përgatitej për herë të parë të shpallë pavarsinë e vet nga sundimi shumëshekullor osman dhe, njëkohësisht, të krijojë shtetin e vet; pastaj në mes dy luftrave botërore; dhe në fillim të këtij shekulli me popullin shqiptar të Kosovës, i cili, pas një lufte të armatosur të gjatë e të ashpërt, në fund edhe diplomatike, e shpalli shtetin e vet të pavarur e sovran, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga thundra serbe.

Fillimi i shekullit të kaluar për popullin shqiptar ka qenë mjaft vendimtar. Në këtë kohë kur sundimi shumëshekullor osman po merrte fund, qeveria shqiptare e Ismail Qemalit, në nëntor të vitit 1912, shpalli definitivisht pavarsinë dhe krijimin e shtetit shqiptar. Menjëherë pas këtij akti historik, Fuqitë e Mëdh të kohës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër e njohën shtetin e ri në Ballkan. Udhëheqësia Serbe, kuptohet, kur e pa këtë gjë, menjëherë u angazhua me të gjitha forcat e veta diplomatike të bëjë presion të madh në çvlevtësimin e vendimit të sjellë për pranimin e shtetit shqiptar nga fuqitë evropiane (njësoj siç fillo të veprojë edhe sot me çështjen e Kosovës). Në sajë të të dhënave në shtypin e asaj kohe, Serbia filloi të ankohej kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për njohjen e shtetit shqiptar. Menjëherë, pas vendimit të 17 dhjetorit 1912, një delegacion serb në Londër paraqiti një hartë ku tregoheshin dëshirat e qeverisë serbe për kufijtë e arthshëm me Shqiprinë. Sipas të dhënave të paraqitura në hartë, lugina e Drinit, Liqeni i Ohrit dhe krahinat e tjera gjer në gjrin e Vlorës i kalonin Serbisë. Po ashtu edhe Ohri, Resnja, Manastiri ka qenë e domozdoshme të hyjnë në kufijtë e shteti të ri serb. Delegacioni serb nuk mbaroi me kaq. Koferencës në Londër i paraqiti edhe një promemorie ku shpreheshin kërkesat e Serbisë për zgjerim territorial. Sipas planit serb me vendosjen e “kufijve natyralë”, viset shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit e të Kosovës, trojet shqiptare në Maqedoninë Perëndimore dhe pjesë të tjera që ndodhen brenda kufijve të shqipërisë t’i kalonin Serbisë (6). Në këtë periudhë kohore qarqet politike-shkencore , organizata të ndryshme legale dhe ilegale shoviniste me propagandë të shfrenuar antishqiptare dhe mediat serbe, filluan me të madhe të shkruajnë për cilësitë e shqiptarëve. Po i përmendim vetëm disa prej tyre.

Në këtë drejtim në historiografinë e borgjezisë Serbe mund të shihet haptazi shtrembërimi i historisë së popullit shqiptar. Aty populli shqiptar paraqitet si një popull “primitiv” dhe “i egër”, “pa histori”, “pa tradita” për t’u vetqeverisur në shtet më vete, e kështu me rradhë. Lëvizja Kombëtare Shqiptare paraqitet vetëm si një vegël e dorës së huajë.
Madje, krijimi i shtetit shqiptar paraqitet si një “krijesë” e Fuqive të Mëdha pa vullnetin e shteteve fqinj të karakterit shovinist.

Duke qenë nevoja që të shkruhet për qendrimet antishqiptare të borgjezisë serbomadhe, po i përmendim disa personalitete politike e shkencore të cilët kanë dhënë më tepër “kontributin” e vet në këtë drejtim, si: Vlladan Gjrgjeviq, ish kryeministër i Serbisë në vitin 1987-1900, Stojan Protiq, ministër i punëve të brendshme gjatë luftrave ballkanike, madje Jovan Svijiq në fushën shkencore e tj.

Ish kryeministri Vlladan Gjorgjeviq në librin e ti “Arnauti i Velike Sille” (Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha) të shkruar në fillim të vitit 1913 dhe të botuar në tri gjuhë: serbe, gjermane dhe frënge (këtë ai e bëri me qëllim që qendrimet e tij për popullin shqiptar të jenë sa më afër atyre që e pranuan shtetin e posaformuar), tregon gjerë e gjatë për cilësitë e pollit shqiptar. Ata që e patën lexuar përmbajtjen e këtij libri sigurisht kanë ardhur në përfundim të pranojnë se, ose shqiptarët janë me të vërtet një popull që nuk meriton për asgjë, ose autori është një person i çmendur. Këtë po e them me plot kuptimin e fjalës se në një vend të civilizuar, siç është Evropa, nuk mund të ekzistojë një popull i këtij karakteri si një oazë në Ballkan sepse këtë nuk e lejojnë kushtet natyrore-gjeografike në këto gjerësira hapsinore. Prandaj është shumë e sigurtë se do të ishte më i realtë përfundimi i dytë. Këtu ai nëpërmjet “dokumentave arkivore” që i cekën si argument dhe literaturës së cituar ku në tërësi autorët janë sllavë, orvatet që në mënyrë më çnjerëzore t’i paraqesë shqitarët. Në këtë botim të tij, ai është munduar të të sqarojë se çfar është kombi dhe vallë shqiptarët me të vërtet përfaqësojnë një komb. Duke sqaruar elementin e kombit, thotë se tek shqiptarët nuk ekziston ndërgjegje kombëtare, dhe se ata nuk përfaqësojnë kurrfarë kombi. Pastaj ka tentuar që edhe “shkenctarisht” të bëjë njëfarë ndarje antropologjike në mes shqiptarëve të veriut dhe të jugut. Sa i përket gjuhës, thotë se nuk kanë një gjuhë të përbashkët. Për dialektet mendon se janë gjuhë më vete, ndaj është edhe vështirë që të merren vesh në mes tyre. Për alfabetin shqip thotë se shqiptarët kanë marrë një alfabet të huajë. Nga kjo përfundon “ky politikan i madh”, se një gjuhë që s’ka shkronjat e veta nuk mund edhe të shkruhet. Nukë shtë çudi që shqiptarët në Evropë mund të jenë një komb pa kurrfarë letërsie. Shqiptarët nuk paskan cilësi të nevojshme për krijimin e një shteti, prandaj atë edhe nuk e kërkojnë. Për ndjenjat shoviniste të këtij autori racist serb, studiuesi Th. Murzaku, në studimet e veta thotë: “Ndjenjat shoviniste që e udhëhoqën Gjrgjeviqin në këtë “studim shkencor” e detyruan të humbasë çdo logjikë e sens të masës në shpifje, trillime, falsifikime etj., për të arritur në përfundime të paracaktuara se “vetëm një shtet i huaj do të mund të vinte rregull në Shqipëri”, se “shqiptarëve do t’u nevojiteshin së paku edhe 100 vjet që të kenë të drejtë të quhen komb”, se për ata nuk mund të zbatohet parimi “Ballkani popujve të ballkanit” (7).

Idetë e Gjorgjeviqit i mbron edhe St.Protiq. Kjo mund të shihet në librin e tij “Problemi shqiptar, Serbia e Austro-Hungaria” botuar në gjuhën frënge, gjermane e ruse më 1913. Në këtë botim qartë shihet se ai është duke u munduar të njollosë shqiptarët dhe lëvizjen e tyre për çlirim kombëtar.

Autor tjetër serb në fushën shkencore që ka shkruajtur tepër për diskriditimin e popullit shqiptar në kohën në fjalë, është edhe Jovan Cvijiq. Ky studiues i dalluar i kohës një pjesë të mundit të vet në studimet antropogjeografike dhe historike e ka deponuar në çështjen shqiptare. Këtë e ka bërë jo se ka pasur ndonjë qëllim që të nxjerë në pah sfidat që e kanë munduar këtë popull liridashës, por t’u tregojë qarqeve shkencore se kush janë shqiptarët dhe si duhet vepruar kundër tyre. Në analizën e veprave të tij qartë shihet se ai nuk është i realtë dhe se ekziston një farë dualizmi dhe pragmatizmi i pakapshmëm në fushën shkencore. Me këtë ai ka synuar që të japë kontributin e tij edhe në rrafshin politik për këtë etnitet autokton. Për këtë autor, nënvizon një studiues i dalluar shqiptar në fushën shkencore, se influencoi tepër në shumë çështje në kohën e thurjeve të rëndësishme historiko-politike dhe etnografike në përfundimin e sundimit shumëshekullor osmoan. Gati në ato vepra që kishin të bëjnë për rajonin e Ballkanit, ai i kishte vënë bazat gjeografike dhe gjeopolitike me karakter ekspansionist serb ndaj vendeve për rreth. Aty, kuptohet, qenë përfshirë edhe trojet shqiptare. Ai, veç të tjerave, potencon për disa cilësi superiore të popullit serb. Sipas tij “serbët janë një popull relativisht i madh me numër,… Ne jemi një popull me vetëdije më të lartë kombëtare në Ballkan”, duke u kërcënur ndaj të tjerëve nënvizon se “Serbia në pikpamje kombëtare-politike është shtet i rrezikshëm” (Cool. Madje, duke krahasuar me popujt e tjerë, thotë se ata janë me një vetëdijë më të lartë kombëtare se popujt e tjerë, ndaj duhet edhe të dominojnë në vendet e tjera duke aluduar në shumë raste për trojet joserbe (shqiptare, f.a.). Me qëndrimet e këtilla cinike dhe, mund të themi jo shkencore, më së tepërti qe koncentruar tek shqiptarët duke u mohuar qenien e tyre politike-kombëtare. I cilësonte si të paaftë për një jetë autonome dhe për të zhvilluar kulturën e vet. Shkonte akoma më tutje. Shqiptarët i konsideronte si një popull pa traditë historike, pa intelektualë, të prirur vetëm për dhunë, e kështu ngjajshëm. Dëshira e flaktë e tij ka qenë që shteti i vet (Serbia) në çdo mënyrë duhej të kishte dalje në det. Këtë, nga fakti se ai e dinte shumë mirë rëndësinë e një shteti të ketë dalje të drejtpërdrejtë në det. Kjo, sipas tij, do të mbrihej nëse ajo e merte në tërësi luginën e Moravë-Vardarit ku i sigurohej dalje në detin Egje. Nga ana tjetër, në detin Adriatik do sigurohej dalje nëse merej pjesa veriore e Shqipërisë ku kushtet gjografike mundësojnë lidhje me detin. Jovan Cvijiqi, në shumë raste, nënvizon akademik Hivzi Islami, “e vinte kufirin etnografik mbi kufirin gjeografik”. Mirpo kur bëhej fjalë për zgjerimin teritorial të Serbisë, vazhdon ky akademik, të drejtat e saj për të pushtuar Kosovën dhe Shqipërinë e Veriut, ai i përfshin në tërësinë territoriale natyrore- gjeografike të vendit të vet (9). Shkrimet e Cvijiqit u shfrytëzuan për autoritetin shkencor dhe njohjen që kishte emri i tij brenda dhe jashtë Serbisë.

Në shkollën antropogjeografike të themeluar nga vetë Cvijiqi dhe në veprat e historianëve dhe etnologëve serbë për kulturën historike-demografike të Ballkanit Qendror, ekzistojnë disa teza të trilluara pa ndonjë përmbajte shkencore. Po i përmendim disa prej tyre: 1. Para ardhjes së sllavëve në këtë pjesë të Ballkanit (në Kosovë dhe viset për rreth) ka jetuar një popullsi, e cila nuk përmendet, me ardhjen të romakëve është zhdukur në tërësi. 2. Në Kosovë dhe më gjerë nuk ka pasur shqiptarë para shek. XVII e të XVIII. 3. Invazioni i shqiptarëve qenka bërë pas ikjes së serbëve. 4. Shqiptarët vinë në territoret kombëtare serbe si uzurbatorë, plaçkitës e zullumqarë. 5. Shqiptarët nuk kanë luftuar kundër turqëve, por kanë qenë të privilegjuar dhe kurdoherë kanë qenë në anën e tyre. 6. Shqiptarët nuk janë shqiptarë të vërtetë, por vetëm serbë të shqiptarizuar e të islamizuar. Ekzistojnë edhe shumë teza të tjera që s’kanë kurfar vlerere (10).

Krijimi i një Shqiprie autonome, duke përfshirë të gjitha viset shqiptare, Serbia asnjëherë nuk do ta pranonte. Ajo çdo herë qe angazhuar në coptimin e tyre, sepse, siç shprehej ministri serb i asaj koke, Millovanoviq, kjo është një rrezik i madh për Serbinë. Për shqiptarët shprehej se shumica e tyre janë myslimanë me të meta të njëjta si myslimanët e tjerë, ndaj nuk janë të aftë të formojnë dhe të udhëheqin një shtet të civilizuar ashtu siç e kërkon Evropa moderne.

Politika propagandistike serbe ka qenë e lidhur ngushtë edhe për territorin e Kosovës. Këtë hapsirë për shka të pozitës, ata kanë tentuar në çdo mënyrë ta përfshijnë brenda kufijve të veta. Ndaj dhe jo rastësisht janë bërë trillime me emrin gjeografik të Kosovës. Këtë vend për herë të parë në vitin 1846 e quajtën “Stara Serbia” (Serbia e Vjetër).


Disa fjalë lidhur me politikën antishqiptare të makinerisë informative të kohës.- Aktiviteti politik ilegal dhe legal antishqiptar që qe zhvilluar nga organizatat shoviniste serbe në Kosovë e gjetiu, qe organizuar edhe me një propagandë të shfrenuar në mediat e shkruara të kohës. Më të dalluara qenë gazetat serbe që dilnin në Serbi: “Dnevni list”, “Politika”, “Mali zhurnall”, ”Zastava”
, “Odjek”, “Vardar” etj. Gazeta shqiptare “Shkupi” më 12 shtator të vitit 1911 shkruante se nuk ka numër të gazetës “Vardar” që të mos përmendet për të keq emri i shqiptarëve. Gazeta shqiptare në gjuhën shqipe “Shpnesa e Shqypnisë”, në qershor të vitit 1907 shkruan se Ministria e Punëve të Jashtëme të Serbisë “fabrikon përditë lajme me gënjeshtra dhe tendencioze nga Shqipënia e Veriut… me të cilën akuzon popullin shqiptar si sulmues, plaçkitës dhe kriminel me qëllim që të na paraqesin si popull të egër dhe të prapë, që nuk meriton arsimin dhe lirinë” (11). Gazeta “Kombi” në vitin 1907 nënvizonte: “Armiqtë që na rrëfejnë për njerëz barbarë dhe plaçkaxhinj nër sytë e botës qytetruar do të mbeten të gabuar… Ne nuk jemi të tillë, po përpiqemi për të shpëtuar atdheun tonë” (12).
Në këtë kohë Serbia e ka pasur përkrahjen e Rusisë. Ajo zhvilloi një aktivitet mjaft të theksuar diplomatik që edhe Italia, Franca e Anglia të angazhohen në çarmatimin e shqiptarëve. Një ministër serb, në Paris i deklaronte ministrit të jashtëm frances (23 prill 1910) se “Serbia do të ishte e kënaqur sikur të bëhej çarmatimi i plotë i shqiptarëve” (13). Populli shqiptar kur qe në momentin e çlirimit nga sundimi shumëshekullor osman, prapa krahëve po i përgatitej një robëri tjetër. Qarqet e borgjezisë agresive serbe tani, me ndonjë marëveshtje me Bullgarinë dhe me vendet e tjera fqinje në Ballkan, mundoheshin se tani është momenti për coptimin e trojeve shqiptare. Gazeta shqiptare “Kombi” shkruante “presin me gojë të hapët të marrin nga një copë pjesë, po jo nga Turqia po nga Shqipëria” (14).
Sulmet serbe ndaj popullit shqiptar nuk shterë edhe në mes dy luftrave botërore. Kjo periudhë kohore është mjaft e kobshme për popullin shqiptar sepse, Serbia me okupimin e trojeve shqiptare filloi një luftë tjetër, shfarosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e trojeve të okupuara. Për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta në këtë periudhë më së tepërti u dallua historiani dhe politikani i përbetuar antishqiptar, Vasa Qubrilloviq. Elaboratin e parë me karakter fashistoid e gjenocidal, me titull “Shperngulja e shqiptarëve”, e paraqiti në Klubin Kulturor Serb më 7 mars 1937. Këtu ai thekson se, pasi që ndjekja e shqiptarëve me kolonizimin gradual nuk ka qenë efikas, tani duhet që shpërngulja të bëhet masive duke përfshirë një numër sa më të madh. Destinacioni i shpërnguljes, sipas tij, kanë qenë dy vende: Shqipëria dhe Turqia. Sipas kushteve të volitshme që u ofroheshin, ata së pari u përcaktuan për Turqinë. Ndaj në këtë vend emigroi një numër i konsiderueshëm i familjeve shqiptare, me dëshirë apo pa dëshirë. Për realizimin e këtij proekti famëkeq, qarqet shoviniste shtetërore serbe përdorë shumë metoda të karakterit gjenocidal. Krahas me shpërnguljen e popullatës shqiptare, bëhej menjëherë kolonizim i trojeve të zbrazëta i përcjellë me reformë agrare. Sipas disa të dhënave, në mes dy luftrave botërore në Kosovë u kolonizuan 11 383 familje me 53 883 anëtarë dhe 11 729 persona të tjerë si kolonistë të rëndomtë. Supozohet se ky numër mund të ketë qenë akoma më i madh. Kolonizim u bë edhe në trojet e tjera shqiptare. Me shpërnguljen e në Turqi, me njëherë në vend të tyre u vendosën familje serbe.

Në fund të shek. të kaluar kur filloi të shpërbëhet Jugosllavia moniste dhe kur republikat u shpallë shtete të pavarura, Kosova si pjesë përbërëse, nuk mundi të mëvetësohet sepse shkëputjen duhej ta bënte edhe nga Serbia. Procesi i pavarsimit të saj qe mjaft i gjatë dhe i rëndë, i përcjellë me një konflikt të armatosur dhe me një luftë të gjatë diplomatike me Serbinë. Sërbia pasi pësoj disfata në të gjitha betejat me ish republikat, ajo më së fundi gjithë potencialin e saj ushtarak e diplomatik e koncentroi në Kosovën martire të popullit shqiptar. Ajo me këmbëngulje nuk lejonte shkëputjen e kësaj ane për të cilën vazhdimisht para botës deklaronte se Kosova është pjesë integrale e territorit të vet dhe nuk mund të shkëputet e të shpallet në mënyrë të një anshme si shtet i pavarur pa përlqimin e Serbisë. Mirpo bota përparimtare dhe liridashëse qe në anën e popullit kosovar. Mbështetja morale e politike çdo herë ka qenë e pakursyeshme. Me ngadhnjimin e konfliktit të armatosur në mes popullit kosovar të prirur me luftën heroike të Ushtërisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e ndihmuar me forcat e Aleancës Veriatlantike, në vitit 1999 Kosova definitivisht u çlirua. Mirpo pastaj u paraqit problemi tjetër. Tani Serbia, pasi e ka quajtur Kosovën pjesë integrale të vet, u angazhua në mënyrë paqësore-diplomatike që të moslejojë shkëputje. Plot nëntë vjet, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, kosovarët qenë në biseda intensive të drejtpërdrejta diplomatike me udhëheqsinë shtetërore serbe për t’u shkëputur, por, fatkeqësisht, bisedimet qenë të pasuskseshme. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndonse si organ kompetent nuk mund ta shpallë Kosovën si shtet të pavarur, pasi Rusia si aleate e fuqishme e Serbisë, me të drejtë veto, nuk e leonte këtë gjë. Më së fundi, udhëheqsia kosovare me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, por pa pëlqimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuar, në emër të popullit martir dhe liridashës më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli shtetin e vet të pavarur e sovran. Dhe me këtë Republika e Kosovës u shkëput një herë e përgjithmonë nga Republika e Serbisë.

Serbia edhe tani, pasi Kosova u shkëput, duke dashur që të tregohet para faktorit ndërkombëtar se është vend stabilizues në Ballkan, deklaroi haptaz se do të angazhohet në një luftë të ashpërt diplomatike në çvlerësimin e shpalljes së pavarsisë. Këtë ajo e cilësoi si një akt të njëanshëm sepse u krye pa pëlqimin e saj. Edhe në këtë luftë ajo e ka ndihmën e pakursyer të Rusisë aleate. Shumëherë kërkoi që KS i OKB vendimin e udhëheqsisë kosovare ta quajë si akt të një anshëm dhe ta shpallë të pavlefshëm. Së fundi me përkrahjen e aleatëve të vet, dhe me një arogancë të paparë, kërkoi poashtu nëpërmjet të KS të OKB t’i lejohet aplikimi në Gjyqin e Drejtësisë në Pragë, po ashtu me të njëjtin qëllim, që të shpallet i pavlevshëm akti i shpalljes së pavarsisë. Deri sa, në njërën anë, Serbia po bën luftë diplomatike për çvlerësimin e aktit të pavarsisë, Kosovën, nga ana tjetër, numri i vendeve që po e pranojnë si shtet të pa varur e sovran, është duke u ritur. Me fjalë të tjera, populli martir dhe liridashës shqiptar i Kosovës, definitivisht formoi shtetin e vet në themelet e paraardhësve të vet që me shekuj ishte duke e pritur, dhe s’ka forcë tjetër që tani e kthen prapa.



Referenca dhe shënime:


1. E. Jacques: Shqiptarët, vëllimi I, Popullishqiptar nga lashtësia deri në vitin 1912, Stamboll,1996.
2. J. Cvijiq: Ballkansko Poluostrvo i juzhnosllovenske zemlje , osnovi antropogeografije, Beograd 1966.
3. J.Cvijiq: Ballkanski Rat i Serbija, Beograd, 1912.
4. J.Cvijiq: Ballkansko poluostrvo i Juzhnosllovenske Zemlje, Beograd, 1966.
5. J. Cvijiq: Ibid.
(X) Për shtetin e parë serb, Cvijiqi thotë se ishte dashur të krijohet në një vend të përshtatshëm natyror ku kushtet do të ishin të volitshme për zhvillimin e një shteti të ri. Si pas tij, vënd i tillë me pozitë të përshtatshme natyrore -gjeografike dhe me lidhje të mira nga të gjitha anët, dhe ku mund të zhvillohej një shtet mjaft i fuqishëm, ka qenë lugina e Moravë-Vardarit (Shumadia). Mirpo, për fat të keq, thotë ai, kjo luginë qe e okupuar nga bizantinasit. Nga ky shkak, serbët qenë të detyruar që të zgjedhin një vend tjetër që është larg luginave të mëdha dhe rrugëve të tërthorta. Ata u kristalizuan në anët dinarike, përkatësisht në trojet ilire. Aty krijuan shtetin e parë të tyre me emrin Rashka (Rascia, përmendoret perëndimore). Ky shtet miniaturial u krijua në një vend që në pikpamje të morfoplastikës relievore, paraqet një rrafshënaltë në zonën dinarike e shtrirë prej Kopaonikut në lindje gjer në Durmitor dhe Bjeshëve të Nemura në jugperëndim dhe që është e disecuar prej luginave të Rashkës, Ibrit, Tarës, Pivës dhe Limit. Shteti i vogël i pozicionuar në këtë rrafshënaltë gjendej në rrugën kryq prej ku kanë kaluar rrugët e njohura qysh në kohën romake. Ato kanë shkuar në drejtim të Moravës, Vardarit dhe detit Adriatik. Aty patën banuar ilirët dhe serbët e ardhur të cilit me një presion të pa parë e patën asimiluar një pjesë të popullatës vendase, ilire.
6. Th. Murzaku: Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftrave Ballkanike 1912- 1913, Tiranë, 1987.
7. Th. Murzaku: Ibid.
8. J. Cvijiq: Govori i çlajci,I, Beograd, 1921 (cituar nga H.Islami, … Dukagjini, 2003).
9. H. Islami: Spastrimet etnike, politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve, Dukagjini, 2003.
10. H.Islami: Kosova dhe shqiptarët, çështje demografike, Prishtinë, 1990.
11. Shukri Rahimi: Lufta e shqiptarëve për autonomi, 1897-1912, Prishtinë, 1978 (cituar nga Th.Murzaku, 1987).
12. “Kombi”, Boston, Mass. 6 dhjetor 1907, cituar nga Th Murzaku, 1987.
13. Th. Murzaku: Vepër e cituar… 1987.
14. Th. Murzaku: Ibid.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GJEOSTRATEGJIKE SERBIA ËSHTË ORVATUR T’I PËRVETËSOJË EDHE ME LUFTË DIPLOMATIKE Empty SHTETI I KOSOVËS DHE ËNDRRA SERBE PËR THEMELIMIN E SERBISË SË MADHE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 3:20 am

SHTETI I KOSOVËS DHE ËNDRRA SERBE PËR THEMELIMIN E SERBISË SË MADHE

Mr. Fejzulla ABDULLAI

GJEOSTRATEGJIKE SERBIA ËSHTË ORVATUR T’I PËRVETËSOJË EDHE ME LUFTË DIPLOMATIKE Thumbnail.php?file=kv_lgflag_467771763



st1\:*{behavior:url(#ieooui) }


Shqiptarët e Kosovës janë pjesë e ndarë artificialisht nga trungu gjeoetnik shqiptar i ngulitur në trojet e Ballkanit Perëndimor qysh në kohën parahistorike. E kaluara historike e këtij populli është mjaft e zymtë. Ky popull kreshnik dhe liridashës çdo herë ka qenë i okupuar dhe i shtypur nga agresorët e jashtëm të cilët patën mundësi ta okupojnë Ballkanin. Kosova asnjëherë nuk ka patur mundësi që t’i shmanget okupimit të jashtëm. Në këtë pat ndikuar tepër pozicionimi i saj në pjesën qendrore të Ballkanit. Në fakt, pozita natyrore dhe rëndësia gjeostrategjike e pat tërhequr vemendejen e okupuesve të huaj, në rradhë të parë të popujve të cilët imigruan nga veriu në fillim të mesjetës. Në fillim hapsira kosovare okupohet nga romakët, pastaj nga sllavët dhe turqit osmanlinj. Të parët e të fundit kur erdhi koha u larguan prej aty njëherë e përgjithmonë, kurse sllavët, përkatësisht serbët, edhe pse për një kohë gjysëmshekullore nuk e patën nën sundimin e vet, pretendojnë se ky vend për çdo herë ka qenë i tyre, dhe tani,me fakte dhe argumenta tëfallsifikuara, mundohen që t’u tregojnë qarqeve shkencore dhe opinionit botëror se Kosova paska qenë “djepi i historisë dhe kulturës së tyre”.GJEOSTRATEGJIKE SERBIA ËSHTË ORVATUR T’I PËRVETËSOJË EDHE ME LUFTË DIPLOMATIKE Files.php?file=fej_dop_331520614



Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, në vendet e Ballkanit ndodhë ndryshime të theksuara shoqërore-politike. Popujt sllavë të ish Mbretërisë Jugosllave pas çlirimit nga okupimi fashist krijuan për së dyti shtetin e vet. Mirpo tani, në dallim prej atij në mes dy luftrave botërore, në mënyrë “vullnetare” u bashkuan duke krijuar shtetin federal jugosllav me orientim socialist. Në këtë përbërje muarë pjese gjashtë republika dhe dy krahina me status autonomie në kuadër të Serbisë. Aty, veç Kosovës, u përfshinë edhe troje të tjera shqiptare të populluara me shqiptarë, që padrejtësisht qenë ndarë nga trungu gjeoetnik në vitin 1913 nga ana e Fuqive të Mëdha të kohës.



Me kalimin e kohës u tregua se Jugosllavia me orientimin komunist që pati, nuk qe në gjendje t’i materializojë idealet e veta dhe të kriojë kushte të mira për ekzistencën e popujve për të cilët pretendohej se në këtë vend jetojnë me të drejta të barabarta, pa dallim përkatësie kombëtare dhe konfesionale. Prandaj në fund të shekullit të kaluar ky shtet tërësisht u shpërbë. Mirpo, në dallim prej vendeve të jera, shkatërrimi këtu qe me pasoja mjaft të rrënda sepse, tani doli në shesh se formimi i këtillë ka qenë vetëm një krijesë artificiale. Të gjitha republikat pas shpërbërjes u shpallë shete të pavarura e sovrane. Në kohën e fundit, përkatësisht vitin e kaluar edhe një nga dy krahinat autonome, me përkrahjen e faktorit ndërkomëtar, krioi shtetin e vet, ajo është Republika e Kosovës.

Shpërbërja e këtij shteti artficial nuk e pati fatin sikurse shtetet e tjera të rajonit, të cilët, po ashtu, e braktisën komunizmin si ideologji reaksionare e zhvillimit shoqëror. Tani lindën aspirata të tjera ndër shtetet e posaformuara nga ish republikat federale jugosllave. Në fakt çdo shtet synonte që të përfshijë në kufijtë e vet një territor më të madh. Në këtë drejtim më së tepërti u dallua Serbia e cila, duke synuar që të përfshijë një hapësirë sa më të madhe në logari të vendeve të tjera, qe shkaktare e paraqitjes së luftrave shkatërruese ndërmjet vetë popujve sllavë, e pastaj, edhe me shqiptarët e Kosovës të cilët nuk kanë dashur që në asnjë mënyrë të jetojnë nën Serbinë, sepse nuk i ka lidhur asgjë e përbashkët.



Serbia aspiratave teritoriale nuk u dha fund. Ajo çdo herë ka qenë një faktor destabilizues në rajon. Në fakt, nga kjo parashtrohen disa pyetje: Çfar ka kërkuar ky vend? Pse vazhdimisht ka synuar të marrë troje të huaja dhe me këmbngulje mundohej që ta bindë opinionin më të gjerë se shumë pjesë të territirit të vet kinse gjenden në shtetet e posaformuar nga shpërbërja e federatës jugosllave? Ose, pse ngul këmbë që në mënyrë diplomatike dhe nëpërmjet akteve të ndryshme juridike, ta quajë Kosovën si pjesë integrale të territorit të vet, kur dihet botërisht se me shqiptarët e këtij shteti të ri të posaformuar, nuk e lidh kurgjë, dhe se, Kosova, historikisht asnjëherë nuk ka qenë territor serb, e kështu ngjajshëm?



Përgjigje këtyre pyetjeve dhe pyetjeve të tjera, në vija të shkurta do t’u japim në vazhdim.



Fillimisht kur serbët u ngulitën në Ballkan në shek. e VII, baza e tyre ishte jashtë Kosovës. Ata Kosovën e pushtuan shumë më vonë. Pohimi se Kosova ishte djepi i Serbisë është i pavërtetë”, kështu thotë historiani Anglez, Noel Malcolm. Më vonë, duke mos qenë të kënaqur me madhësinë e vendit të ri, dhe me lidhjet hapsinore që i patën me vendet e tjera të rajonit, tek serbët filluan të lindin aspirata ekspanzioniste. Kështu, ata filluan të shikojnë mundësinë se në çfar mënyre do ta rritin hapësirën e vendit të posaformuar. Ekspansionet e parë territoriale serbët e bënë në shekullin e XII e XIII, kur shteti feudal serb nisi pushtimin e trojeve shqiptare në drejtim të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, që përmes tyre të dilte në detin Adriatik (Në këtë kohë Kosova mbeti nën sundmin serb plot 250 vjet). Gjatë gjysmës së parë të shekullit XIV (koha e car Stefan Dushan-it) sundimi serb u shtri për një kohë në tërë trojet shqiptare duke e dëbuar dhe asimiluar popullatën autoktone. Jo vetëm kaq. Qëllimet e tyre kanë qenë që ata territorin e vet ta shtrijnë në vendet strategjike të rajonit, përkatësisht të kenë dalje në det dhe t’i përfshijnë boshtet kryesorë rrugorë të cilët mundësojnë lidhje më të volitshme me vendet e tjera të Evropës.



Qëndrimet ekspanzioniste serbe përforcohen në gjysmën e parë të shekullit XIX, pikërisht në kohën kur janë vënë bazat e idesë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe më vonë për spastrimet etnike. Projekti i parë është “Naçertanija” e Ilija Garashanin-it e vitit 1844. Ky ka qenë një proekt sekret i qeverisë serbe, ku në emër të integrimit të popullit serb, insistohej në krijimin e Serbisë së Madhe duke përfshirë të gjithë sllavët e jugut në një shtet. Në këtë shtet, kuptohet, do të dominonin dhe sundonin serbët. Serbia e Madhe, sipas Naçertanies, nënkuptonte shtrirje të gjerë territoriale. Aty do përfshiheshin: Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Sllavonia, Sremi, Banati, Baçka, pjesa më e madhe e Kroacisë e disa vende të tjera për rreth. Synohej që Serbia e këtillë të ketë ndikim të theksuar edhe në Bullgari. Zonë e interesave serbe ka qenë edhe Shqipëria Veriore, i tërë teritiri i Kosovës dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë, sidomos ajo perëndimore, në veçanti. Andaj ajo ka qenë e interesuar që përmes lidhjeve tregëtare dhe diplomatike ta shtrijë ndikimin e vet në këto troje, pastaj të bëjë edhe okupimin e tyre.



Qëndrimet okupuese serbe vazhdojnë të përforcohen gjatë luftrave ballkanike dhe në mes dy luftrave botërore. Në këtë periudhë kohore serbët jo vetëm që synojnë të kriojnë një shtet me një sipërfaqe më të madhe, por edhe etnikisht të pastërt.



Pas një ndërprerje prej rreth 500 vjet, serbët në vitin 1912 sërisht e okupuan Kosovën, kurse para opinionit botëror tani pretendojnë se e patën çliruar nga sundimi osman. Historiani Anglez të cilin e përmendëm më lart, në studimet e tij për Kosovën mendon të kundërtën, dhe thotë: “Serbët përdorin frazën “çliruar”, por edhe vetë shifrat e tyre tregojnë se popullsia serbe ortodokse ishte më pak se 25 për qind. Shumica e popullsisë ishte shqiptare, dhe natyrisht që nuk e mirëpriste sundimin serb, kështu që “zaptim” më duket termi i duhur”, përfundon ai. Me okupimin e Kosovës në këtë kohë ajo u dha rëndësi të theksuar spastrimeve etnike. Problem kryesor i tyre kanë qenë shqiptarët. Për shfarosjen e këtij populli aty janë angazhuar të gjitha strukturat shoqërore-politike e shkencore. Në këtë drejtim më të dalluar kanë qenë Jovan Cvijiq(në fillim të shek.XX) dhe Vasa Qubrilloviq(para dhe pas LDB). I pari , në studimet e veta për ekspansionin teritorial të Serbisë çdo herë mundohej të gjente më tepër argumente se serbët historikisht, etnografikisht dhe antropogjeografikisht si popull në rritje dhe me “vetëdie më të fortë kombëtare”, paskan të drejtë që në shtetin e tyre të përfshijnë edhe vende për rreth, ku, kuptohet, dominimin politik dhe ekonomik do ta kenë vetë serbët (H.Islami, 2003). Qartë shihet se ky autor (Cvijiq-i) me qendrimet e këtilla është nisur nga faktet natyrore se, një shtet që të jetë i fuqishëm dhe të ketë komoditet për popullin e vet, patjetër duhet të ketë sipërfaqe të madhe dhe dalje në det (një paralelizëm i kulluar me hitlerizmin). Ëndra e tij ka qenë që Serbisë t’i sigurohej dalje në Detin Adriatik, duke okupuar Bosnjën dhe Shqipërinë Veriore. Nga aspekti praktik thotë se, Serbia me zgjerimin territorial do ketë mundësi të dalë në det. Pastaj ai nënvizon se përmes luginës së Drinit dhe Matit mund të dilet në portin e Durrësit dhe Medovës (dalje në Detin Adriatik). Madje nëpërmjet luginës së Moravës e Vardarit mund të sigurohet dalje në Selanik ( dalje në Detin Egje), përfundon ky studiues serb i kohës. Ky është një veprim dhe qëndrim kryekëput tendencios dhe jo real ose, me fjalë të tjera, gjeopolitik. Qëndrim të këtillë më vonë ka pasur Gjermania naziste hitleriane gjatë LDB dhe Serbia millosheviqjane në fund të shekullit të kaluar.



Ndrryshimet shoqërore-politike që u shkaktuan në Jugosllavinë e pas LDB, siç përmendëm më lartë, qenë paqësore, kurse ato në fund të shek. XX me konflikte të armatosura. Tani hegjemonizmi serb, i cili rrënjët i ka pasur qysh më parë, filloi të ringjallet përsëri. Qeveria shoviniste dhe hegjemone duke dashur që të sigurojë sa më tepër vend për shtetin e ri Serb, filloi të plasojë teza të ndryshme të pa pranueshme për republikat e tjera jugosllave të cilat ishin duke u formuar si shtete më vete. Serbët në krye me një udhëheqës ultranacionalist, që me ideologjinë e vet ka qenë gati i njëjtë me ideologjinë hitleriane të Gjermanisë naziste, për t’i siguruar vendit të vet sa më tepër hapsirë, e shfrytëzoi këtë moment. Për realizimin e planeve gllabitqare, qeverisë fashistoide serbe i erdhi në ndihmë edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve Serbe. Sipas “konstatimeve shkencore” të kësaj Akademie, pretendohej se shumë troje ku jetonin serbë në ish republikat jugosllave paskan qenë serbe, ndaj tani është koha që ato t’i bashkangjitet shtetit të ri serb. Nga ana e politikës ultranacionaliste çetnike millosheviqjane, thuhej se të gjithë serbët e ish Jugosllavisë të jetojnë në një shtet të përbashkët që do quhet Serbi. Pra, siç shihet, ky është një qëndrim kryekëput okupues i cili i detyroi republikat e tjera të cilat, duke dashur që të mbrojnë territorin e vet, qenë të dertyruara të hyjnë në një luftë të tmerrshme shkatërruese me Serbinë, që nuk e ka parë asnjëherë historia e Ballkanit.



Së fundi Serbia hyri në luftë me Kosovën arbërore për shfarrosjen e shqiptarëve nga trojet e veta shekullore. Këtë ajo e bëri nga fakti se asaj i duhej hapsira kosovare, por jo edhe jeta e përbashkët me shqiptarët. Mirpo, sipas politikës së tyre gjenocidale, kjo interpretohej ndaj botës se kinse kanë synuar vetëm ta çlirojnë Kosovën nga “separatistët” dhe “terroristët” shqiptarë. Fatkeqsisht, Serbia në të gjitha këto luftra pësoi disfata të rënda dhe nuk pati dot mundësi që të kriojë Serbinë e Madhe, ashtu siç i shikonte ëndrat e saj dhe që parashikonte në projektet sekrete të mëparshme. Ndërsa udhëheqsi i saj me ideologji hitleriane të karakterit fashistoid-gjenocidal, mbaroi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në Hagë.



Tani realizimi i ëndrës serbe kaloi në favor të kosovarëve, sepse me luftën heroike të Ushtërisë Çlirimitare të Kosovës (UÇK), Kosova u çlirua. Ndërsa me pëlqimin e faktorit ndërkombtar, u dha leja që udhëheqsia kosovare në emër të popullit paqëdashës të Kosovës, të krijojë shtetin e vet dhe, njëkohësisht, të shpallë shkëputjen definitive nga Serbia e cila e mbajti nën thundrën e vet për gati një shekull. Definitivisht më 17 Shkurt të vitit të kaluar (2008),udhëheqsia e vendit në emër të popullit liridashës kosovar, Kosovën e shpalli shtet të pavarur dhe sovran me emrin, Republika e Kosovës. Sot shtetin e Kosovës e kanë pranuar rreth 54 vende mbarë botës.



Të nderuar bashkatdhetarë!



Më lejonë që në fund, edhe njëherë popullit kosovar së bashku t’i urojmë njëvjetorin e pavarsisë duke i dëshiruar, paqë, liri dhe prosperitet në të gjitha fushat e jetës.



Rroftë pavarsia e Kosovës!

Rroftë Republika e Kosovës!



Ju faleminderit për vemendjen.



Albdreams.net
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi