Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta me komente

Shko poshtë

Xun Çetta me komente Empty Xun Çetta me komente

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2009 2:19 am

Më 22.10.09.



Përshëndetje të ndëruar/a—pjesë nga debatet në facbook--



Xun Çetta me komente 8720_100170806669725_100000304171597_1813_1018694_s


Ju përshëndet Xuni


Shtrova si temë dhe Komenti im. 20.10.09-





Kosovarë apo Shqiptar,flamuri i Kosovës apo ai Kombëtar,një apo dy shtete Shqiptare ???.



O po e dimë se aty ku ka synuar faktori ndërkombëtar aty do dal ajo politikë,por e jona është që duke ecur dhe shfrytëzuar ato pak kthesa pozitiva,për asnjë moment të mos harrojmë realitetin e shkelur.

Jam kategorik që të thuhet shqiptar nga Kosova e jo Kosovarët,më dhimbje por më arsyet politiko-diplomatike e pranoj edhe flamurin e Kosovës dhe të qenurit dy shtete,për aq sa ato nuk trashën në kurriz të bashkimit nesër.

Tjerët kanë ngritur zërin plotë 45 vite kundër padrejtësive në kohën kur tjetri qeshej me idealin dhe rezistencën e tyre,por a ma më në fund ndodhi diqka për ta parë se kishin të drejtë... Edhe tani,politika sado e pa dëshirueshme dhe aspak reale,ajo do ta bënë të vetën por njëkohësisht rezistenca do të mbijetoj...

Dy shtete shqiptare mase edhe nevojitën dy vota për progresin e politikës ndërkombëtare në vend se një votë...

Ju lutëm,Serbia për plotë 45 vjet i mbajti dy krahina për ta dominuar edhe më votë federatën e ish Jugosllavisë,ngase aty ku votonte Serbia më 25 vota si republikë aty votonin e dhe dy krahinat e saja satelit më nga 15 vota që gjithsejtë bënin 55 vota për Serbinë karshi 25 votave të Kroacisë apo Slovenisë etj.

Ne nuk jemi edhe aq të marr as në politikë e aq më pakë në diplomaci edhe pse jemi idealistë dhe realistë të politikave dhe diplomacive ndërkombëtare ,këtë duhet ta dinë burokracia jonë politike e cila na mbyti në të gjitha kohët...Në veçanti tani këtë realitet ka nevojë ta dinë edhe faktori ndërkombëtarë i cili nuk po ndryshon diqka në përzgjedhje.

Sot nuk janë vitet e luftës së ftohtë dhe as fillimi i proceseve demokratike i viteve 90-ta kur një politikan a diplomat e Shqipërisë vizitonte Beogradin ,ai gabimisht e ndiente veten sikur është në Washington Jo,jo tani po ngritët edhe burokracia por mjerisht jo e moralshme sa dhe si duhet ndaj viktimave të sajë.

Ju lutëm bëni komente njëri tjetrit duke na dhënë diqka e jo vetëm të marrim nga tjerët.



Ismet Mehmetasj.



Ismet Mehmetaj commented on your status:

Bashkimi do te ndodhe Xun, heret a von ai do behet.
I pelqeu kujt a si pelqeu. Do behet federata shqiptare, do behet.






Syle Mujaj commented on your status...-----

Dienstag, 20. Oktober 2009 14:05:01



Syle Mujaj commented on your status:

Shteti eshte aparati, nuk me pengojne edhe nese ja vejne edhe dy tre "yjezi" edhe tjere por vetedija shqiptare -kombetare eshte shqiponja e kombit, ketu po behen probleme si te ishim fisi i ZULUVE, ne kufi ne kontakt zyrtar me ndonje shtet tjeter apo neper zyrkat e pushtetareve, mund ti vendosin "yjzit", por ne jeten qytetare, martesa, gezime, hidherime, kremtime ne festa per zgjedhje partiake duhet te vendoset shqiponja dy krenare e te kuptohet se a kane feste, ahenge , hidherim apo proteste shqiptaret, kurdit anglezet, ashkalinjrt apo serbet, pra shqiptaret i dallon vetem shqiponja e kombit tone ne kete buqkurush aparati ta quajsh shtet




Xuni

Ok po kuptova



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 20.10.09--

Ardian Gjini –çfarë kishe bërë ti po të ishe nëc vendin tim ?.



Xuni.

Vetë pyetja tregon se ju mundoheni të bëni vetëm mirë.

Si përgjigje të shkurtë nës ma lejon do ju them një këshillë e cila nuk të qon në dështim personal edhe kur pa fajin tuaj mund të dështon partia.

Gjithë here kur donë të thuash,apo veprosh diqka,mbylli sytë,harroje se po e thuan apo vepron ti,mendoje sikur ta kishte thënë tjetri,a do i kishe kundërshtuar atij. Kjo është masa e vetëkontrollit në mendime dhe veprime si deputet.



Ismet Vorfaj.

Nuk isha marre me politik, edhe pse ka pare aty!



Agim Vuniqi .



Ardiani dëshiron me vu kontakt te drejtperdrejt me qytetare gje qe eshte shume afirmative per politiken kosovare, fundja detyra e tij eshte me percjell mesazhin e qytetarit ne parlament, cuditerisht shumica e komentatoreve ne vendese te percjellin seriozisht kete mesazh ata e interpretojne shtrembet, pra humbin shansin te participojne ne procesin e vendimarrjeve ne parlament, sigurisht qe ne rastin konkret edhe vet Ardiani do t'i permendete konkretisht nga banka e parlamentit kerkesat e tyre, ashtu sic ndodhe kudo ne shtetet demokratike. Do t'iisha i manget nese nuk do te sugjeroja Ardianin bile per dicka, e di qe nuk keni zyre per pranim te qytetareve, por mund t;i shfrytezoni lokalet e partise per te pritur grupe qytetaresh per t'i degjuar hallet e tyre, kjo eshte sidomos e nevojshme per mergimtaret, por edhe femijte e tyre qe jane te shkolluar ne perendim t'u jepni mundesine e hapjes se takimeve te perhershme per te degjuar idet e tyre...



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Ismet Mehmetaj.

A është kush në fb,që dezinfekton fjalët...

Xuni.

Po Ismet,por kjo si proces shkon shumë gradualisht dhe konkretisht :

Këshilla të pa ndashme ati apo tjetrit qe të mos infekton fjalorin e vet.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Video nga Plazhi i pushimeve ---

Komentet .



Xuni---

Ide e përsosur,i qoftë halla pushimi dhe rrezitja në plazh atij qe ka mbuluar kokën po edhe tjetrit i cili ka mbuluar trupin



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



20.10.09-

Daut Demaku .

SHKALLA MË E LARTË E KULTURËS NJERËZORE është të jesh kombëtar i vërtetë. Thuaj gjermanit, a je kombëtar dhe shihe reagimin! Kombëtarja është e lidhur me VETËDIJEN. Por dua ta bëjë një nënvizim: çështje kombëtare sot është – faktikisht shumë e rrezi...kuar, sepse: TË GJITHË RUHEN PREJ ARMIKUT, POR MË TË MENÇURIT RUHEN EDHE PREJ MIKUT.



Xuni.

Bravo,ashtu o i admiruari Daut,merru edhe më këto gjëra se damari juaj nuk vyshkët edhe kur merresh me periferinë sa për të i akumuluar masat .



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 20.10.09. Tema nga Xuni .



http://www.kosova-sot.info/?p=8607#comment-330



Rreziqet politike në Ballkan
EULEX në tender, verbëria politike e Serbisë dhe blloqet politike ndër shqiptarë në Titistë-Enveristë, këto janë kërcënimet më aktuale, të cilat rrezikojnë ta trazojnë Ballkanin



,,Kosova Sot” 6 Tetor, 2008



Nga Xun Çetta, Luzern

Nëse EULEX nuk merr masa ndaj lëshimeve politike çfarë ka bërë UNMIK-u në Kosovë, dhe nëse nuk ndëshkon politikanët tonë tmerrësisht të korruptuar dhe pa parime shtetformuese, me arsye apo pa të, formohet bindja se, ky institucion, ashtu si çdo gjë tjetër në Kosovë, po i nënshtrohet tenderimit politik. Konkurrues do të dali Qeveria e Serbisë, ajo e Kosovës, dhe vetë UNMIK-u. Kërcënimi i Serbisë me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, nuk është asgjë tjetër veçse blerje kohe,zgjatje e problemit të Kosovës dhe akumulim i konflikteve të reja në Ballkan.
E bën këtë Serbia,duke u mashtruar në politikanë tanë të korruptuar dhe lakueshmëri të EULEX-it, ashtu siç arriti me UNMIK-un, por njëkohësisht e di fare mirë Serbia, se populli dhe vetë vullneti i qytetarëve në Kosovë është ai i cili nuk lejon dështimet politike,nuk lejon as lëndim të proceseve e lëre më të zhbëhet çlirimi i Kosovës, edhe pse e zënë peng nga shumë faktorë, siç u cekën më lartë.
Serbia do të duhej ndërruar optikën dhe t'i shikojë proceset ndryshe, nga ç'i shikonte në kohën e Milosheviqit,në të kundërtën, edhe Presheva,Bujanovci dhe Medvegja do ia tregojnë rrugën asaj. Ky do ishte vetëm një paralajmërim për hir të dhembjeve çfarë po shkaktojnë konfliktet, të cilat po përfundojnë më luftëra të përgjakshme më vonë, dhe mjerisht dhimbjet po vazhdojnë edhe më shpërdorimet çfarë po u bëhen fitoreve në luftë.
Politikanët e korruptuar në Kosovë, të klanit të djathtë, të majtë apo të qendrës,do të duhej t'i shmangen konfliktit të qëllimshëm politik, çfarë po mbjellin në popull, për ta sunduar më lehtë atë, dhe kështu po përçajnë popullin në Titistë-Enveristë. Kjo plagë akoma pa u shëruar mirë, pa e shijuar mjekimin qe po na jep koha, falë mundit dhe sakrificave tona,ka filluar dhe hapet. Ngacmimi i plagëve nuk po vjen me përkëdhelje të Enveristëve dhe as ,,niezhno" nga Titistët, por me akuza,sulme, e çka jo tjetër mes popullit, në të njëjtën kohë kur Enveristë e Titistë nga lartë janë bërë një, dhe shpërdorojnë të arriturat tona si popull.
Përçarja po shkon aq larg sa që po identifikohen edhe ndarësit e rinj te një populli me format si :ata dhe këta,pra të Shqipërisë dhe popullit të Kosovës. Një politikë e tillë andej dhe këndej kufirit do të ndikojë, por jo aq sa të dështojë referendumi në të ardhmen. Ajo do të jetë dita, e cila përcakton se kush ka bërë më shumë e kush më pak për integrimin e kombit tonë unik, dhe drejt bashkimit evropian dhe proceseve euroatlantike.
Vetëvendosja e popullit të mashtruar disa herë politikisht, edhe përse si pasojë e këtyre mashtrimeve,tani në distancë politike nga Lëvizja për Vetëvendosje,pa dyshim është mekanizmi, i cili detyrimisht do ta mposhtë përpjekjen dhe vetëmashtrimet e Serbisë për zhbërjen e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës. Askush më mirë dhe më me arsye nuk i beson këtij realiteti se sa vetë Serbia, e cila e di fare mirë dhe e njeh vendosmërinë e këtij populli.
Po kjo forcë do t'i mposhtë egot politike dhe përfitues të paligjshëm të këtyre proceseve. Vetë faktori ndërkombëtar do jetë në anën e kësaj force dhe të drejtës për vetëvendosje.
Aktuale është që të sfidohen rreziqet politike afatshkurtra në Ballkan, si :
EULEX në tender,verbëria politike e Serbisë dhe blloqet politike ndër shqiptarë në Titistë-Enveristë, këto janë kërcënimet më aktuale, të cilat rrezikojnë ta trazojnë Ballkanin.
Lum ai, i cili e ka ndërgjegjen e pastër të ballafaqohet më secilin prej nesh. Lum ai, i cili e ngrit zërin me fakte dhe argumente ndaj keqpërdorimeve dhe thartësirës politike, pa u frikësuar nga klane a parti të atyre dobësive.
Mjerë ai, i cili është rob i këtyre dobësive. Mjerë ai qyqar, i cili u përkulet politikave të ditës dhe momentit për interesa karriere dhe përfitimeve, të cilat po e shkatërrojnë vendin,po humbin imazhin shtetformues të Kosovës. Mjerë ata, të cilët me këto forma vijnë në pushtet dhe kështu nuk bëjnë strategjitë e shtetit të tyre, por edhe gjithherë bëjnë politikat e shteteve tjera, në kurriz të shtetit të tyre. Qoftë mallkuar ai, i cili, më gëzim pret humbjen e politikanëve në dëm të Kosovës,vetëm për të ardhur vet, ardhje kjo, jo si rezultat i punës, por i mospunës së humbësit paraprak.



Reagim :

Syle Mujaj commented on your status...‏



Dienstag, 20. Oktober 2009 13:21:27



Syle Mujaj commented on your status:

Te kam thene Xun se te qelet e verteta eshte e mire por i ka veshtersite veta, me Halilin mund te bisedohet shtruar e pa doreza per te gjitha te mirat qe e presin kosoven tone te vogel, Halil Matoshi eshte nje Dialektike prodhuese e mendimit te avansuar, nuk ka faj i done shqiiptaret disi te behen si anglez por q`ti bejsh kur nje popull i dal freskt nga pushtimi shekullor eshte ende i pergjumur e "politikane e rastit", nuk po kane nge e ju duhet vetem ta mjegullojne koken e popullit pa me te voglin sqarim: qka eshte Kombi, qka eshte aparati shteteror se "a vertet u qliruam!", Debatimet e hapura qei mungojne Kosoves time te vogel. Ne Kosove te kete liri mendimi duhet te ushqehet duhet te edukohemi, se problemi me nuk eshte me pushtuesin, problemi eshte ne vehten tone, ky qlirim i duhet qytetarit te Kosoves dhe ky qlirim eshte me i veshtiri, do te qlirohemi edhe nga vetvetja, Halili ketu e ka qellimin, me Halilin mund te shkohet perpara, por qysh te qlirohemi nga profiter e matrapaz qe pa pike meshire apo per interesa te tyre materiale-ekonomike ja drejtojne gishtin njeri tjetrit edhe neper studio e TV se Kosoves,po e gerryejne Kosoven ende te plagosur, po vrapojne nuk e mendojne se qdo gje dihet kush ishte neper burgje kush ishte shpiun, kush e organizoj levizjet studentore, kush organizoj mbrojteje kush krijoj guerile kush e krijoj UçK-en, kur u nisen vullnetaret e pare, kush u vra rruges edhe pa mberrit ne Kosove, kush e çliroj Kosove, "kush e kush thote se i bana te gjitha"!, Pra tranzicioni po durojka gjitheqka, fatebardhesisht qe po kalone e priten DEBATIME KONKRET PER RRJEDHAT e te drejteperdrejta do ti dihemi se jane te shkruara te gjitha, nuk eshte vone..., kete po e kerkon vete Toka e Kosoves, e kerkojne femijet tane qe u kemi borgj, e verteta fizike duhet te thuhet me qdo qmin me qdo fakture. Nisem nga vetvetja jone, si ish te burgosur, qe fare kush sot nuk po na e vare, as nga qeveria as nga partite, qe vetem lypin pushtet mbi popull. Jemi shume, mbi 10.000 veta qe edhe ne e kerkojme vetem nje MOS TE DEFORMOHET E VERTETA MBI RRJEDHAT E NGJARJEVE", kerkojme se paku per hire te deshmoreve te kete te drejte edhe ne media edhe ne shkrim,Ishte periudhe shume dinamike , skim me pushtues serb ne trojet tona, tash e kemi me lehte mungon vete guximi qytetar, Halil Matoshi i vetmuar me mjeshtrin e tij te veqante te debatimit civilizues mendoj se eshte i interesuar ti bije ketij "thumbi" i bjen qdo dite, Ti ndihmojm Halilit deshta te theme vehtes tone...Pershendetje nga Syla




Xuni-----

Përshëndetje Sylë



Asnjëhere nuk ke qenë më në nivel se tani,asnjëherë nuk ke trajtuar gjërat pak më të kapshme se tani,asnjëherë nuk kam mundur të pajtohem më ty kaq lehtë se tani,asnjëherë nuk ke shkruar duke analizuar nevojën qe po preferon tjetri tani e sa kohë siç ke bërë tani por:

Halili nuk po kërkon atë fizikun mbi realitetin e ngjarjeve për çka ti po thuan dhe kërkon rregullisht këto kohët e fundit o Sylë. Halili pikërisht thelbin e kishte të apeli i harresës,pra si të harrohet historia o Sylë,një vend pa histori aj humbë po si të mos kishte ekzistuar kurrë,aq më tepër ne në rrethanat që jemi në Ballkanin e trazuar. Është krim i secilit nga ne po ta mbulojmë më plafin e harresës një histori kaq të pastër për çlirim siç ka populli ynë. Ti tani nuk ke pse të më sqaron dhe ngjyrosësh gjërat tjera aq të mira që ka Halil Matoshi. Unë atë e njoh për së afërmi shumë më mirë se ti nëse nuk ma merr për keq,a këtë realitet do ta pranonte edhe vet Halili kundër të cilit nuk jam,por nuk pajtohem më bërthamën e mbrapsht të problemit tonë për të cilin flasim..



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Kjo e prishi temën dhe iku Halili o sylë,ja përse :



Xuni--

Ju lutëm z.Matishi dhe Matoshëve Tjerë :



Më tregoni nëse dini se kur do ta kemi lirinë e shtypit për të i thënë realitetet ashtu siç janë ,kur do të jemi të barabartë si klasa të ndara ,kur do ta kem hapësirën në gazeta si ju dje në ,,Zëri i Rinisë”në ,,Alternativa”të Lubjanës,në ,,Rilindje”në ,,Expres” pastaj RTK e në gjitha programet i pranishëm ku edhe tani keni mbetur duke ftuar ti Baton Haxhiun e shumë tjerë si ai dhe ai ty e shumë tjerë si ti dhe kështu në rotacion.

Tani ju lutëm t`pakten mos ftoni në këtë mënyrë për harresa të dhimbshme ngase krimi nuk po ndalët ai po vazhdon.

E ke lehtë të na sjellësh artikuj sa nga ato gazeta ,tani nga ,,Koha Ditore”e të ngjashme ngase të gjitha hapësirat i keni pushtuar dhe tani doni të na ftoni për harresë dhe verbëri që të mos i thëmi gjërat nga arkivi ...

Edhe këtë faqe të lirisë tonë të vetme për të thënë diqka po doni të na pushtoni më bartje artikujsh nga pamfletet e juaja gazetareske ku arkivi i gjitha këtyre lojërave po pret ditë tjera.



(PS. Halili dallon dukshëm nga Baton Haxhiu për shumë çka por janë i një klase të privilegjuar publicistike dhe të dirigjuar deri diku një lloj. Batoni vazhdon akoma më i fuqishëm dhe ke inati ipja hakun ai po bënë një punë të cilën duhët çmuar më ato programe në TV Klan Kosova por mos ta harrojmë faktin se jush janë ata që mbajnë klanin e vjetër gjallë ???. sot është lehtë të bëhesh kaq i mbarë bile po i thyejnë këmbët duke ta marr patriotizmin nga dora,por dihen të gjitha dje ashtu si këto sot )



Më 20.10.09 Sylës nga Xuni



Ja mesazhin që ta ka dërguar Halili ty Sylë,unë e kamë këtë dhe jam pajtuar plotësisht por mjerisht aij terhjeku temën bashkë më komentimet tona dhe iku pa gjurmë nga facbook-u. Halili nuk është njeri i cili ik ashtu,t`paktën në debate është dhe e di se nuk largohet apo ndoshta nuk donte të konfrontohet me ne ngase edhe aj gjurmon ata qe ne nuk do u lemë vendin më veprimet e tyre skandaloze.



Montag, 19. Oktober 2009 14:20:46



Halil Matoshi also commented on his status:

"I nderuar Sylë... edhe unë e mndoj se ne jemi veç te bashkuar, por shih se çka po i japim dhe marrim nga njeri-tjetri? Po thuajse asgjë pos deklaratave patriotike te politikanëve... Ku është tregu i përbashkët? Çka po prodhon Tirana qe nuk po e blen Prishtina? Do ta blente kujtoj unë, por s'po prodhon asgjë!? E Prishtina pos tenderëve për kushërinjt e tyre (liderëve) çka po prodhon për ta shitur në Tiranë, në Shkup... Me fjale bashkimi s vyen gje, me mirëqenie, me vlera, me treg... qeshtu e shoh bashkimin unë... Por mbetem vazhdimisht i pakuptuar, i keqkuptuar, sepse jemi mësuar vetëm me parulla... Shnet!"




PS.

Këtu Halili ka shumë të drejtë më çka do pajtohem dhe do ta ndihmoja secilin në këtë drejtim. Xuni



Ja letra të cilën ma dërgoj dhe ja dërgova në E.Mail ngase quditrishtë në E.Mailet kolektive nuk po i dërgonte disa pjesë,ku ta di unë pse po shkëputke pjesë teksti.



Halil Matoshi also commented on his status:

"O i nderuar Xun, unë nuk kam pushtuar asgjë, por e kam nje profesion dhe e beje qe 25 vjet... Sepse ato borde qe thue ti, ato gazeta e Tv e vleresojne se mund ta beje... Kaq. Por unë nuk kam kompani timen private (as gazete dhe as TV e radio) per te vendos se kush ka me shkrue e kush ka me fole. Prandaj me bjen kot ne qafe..."




Përgjigje:



Më 19.10.09.



Ju përshëndes z.Matoshi



Tani tema juaj është terhiqur nga faqja e facbooku-t,mesazhin tuaj e gjeta në postën time elektronike që ka dërguar facbook-u. Kur e hapa atë pastaj pash se as këtu nuk gjendet tema juaj në facbook për çka përgjigjën po ju dërgoj në adresën tuaj private.



Unë do isha shumë i lumtur po edhe i previligjuar sikur të më tregosh shumë troç :

A e përcaktoje ti se kënd e ke mysafir në programin që kishe apo vetëm kënd ta sillnin të tjerët ? këtë ma thaj në mënyrë qe unë të i vlerësoj gjërat edhe pak më realisht. Kjo për mua ka shumë vlerë qe ta di krejt si ka shkuar puna ,e pastaj gjithsesi do ta dija se kush ishin dhe vazhdojnë të jenë edhe tani ata që i bëjnë këto rokada .

Unë me ty Halil njihem më gjatë. Pra njihem nga një takim publik në Pejë 1990 ku qendrove mirë para masave,Njihem nga një takim dhe në konak me Diogardin tek familja Gervalla e të nesërmen në një tubim në CH Delamont ,pastaj njihem dhe janë video incizime dokumentar nga shoqata ,,Migjeni “ Lubjanë,njihem e njihem me x e y raste por të mos futëm tani andej.

Unë mendoj se po më tregova realisht në atë çfarë pyeta,atëherë nuk jeni ju pushtues mediash por janë ata që diktojnë duke përzgjedhur në këtë formë.



Ju përshëndet Xuni



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx---------xxxx-----------xxxxxxxxx



Tema nga Gazetarui Ilit Berisha –
O Popull Ku Jeni? Se I Mori Greku Gjithe Bregdetet Shqiptar



(PS .Tema vazhdon nga dërgesat e kaluara para pak ditë-Xuni )

--

Bujar Cani also commented on Gazetari Ilir Berisha's link:

Dienstag, 20. Oktober 2009 13:13:18

Pershendetje Xuni



Une jam dakort ne disa ide qe sqaron ne debatin tend dhe te mbeshtes por ne disa te tjera jo vetem qe nuk jam dakort por edhe te kundershtoj me forcen e argumentit.Dihet boterisht qe Sali Berisha e rrethi i tij familjar klanor e nepotik nuk arrin dot te bej shtet ligjor ku te gjithe qytetaret te jene te barabarte para ligjit.E morri pushtetin ne vitin 1992 ja dorzuan ne pjate me konturet e nje shteti te ngritur ne kembe dhe a e dini cfare shteti beri, beri nje shtet policor nje shtet qe ndiqte e perndiqte opoziten e qytetaret qe ngrinin zerin kundra Sali Berishes vodhi e shkateroi gjithe pasurine e akumuluar per 50 vjet dhe vodhi edhe parate e shqiptarve e te emigranteve dhe e dorzoi shtetin me benevreke ushtaresh helmeta dhe pushke druri.E mori prape pushtetin ne vitin 2005 ne saje te lojes te ndyre te Fatos naos e Ilir metes dhe per 4 vjet shtoi korrupsionin vjedhjet trafiqet trysnine ndaj prokurorise gjykatave administrates publike shtypit e mediave dhe ku e la Shqiperine te fundit e rajonit e shqiptaret gjithmone mbas dyeve te ambasadave ne pritje te nje vize te mallkuar.Beri zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2005 dhe dihet si i beri keto zgjedhje i vodhi i manipuloi vuri gjithe makinen shteterore ne sherbimin e vet dhe ne fund e derfomoi rezultatin e tyre e tashti nje kerkese te drejte te opozites per hapjen e kutive te votimit me te drejten e ligjit qe ja jep ai nuk i hap se po ti hapi do te qelbe gjithe dynjane me poshtersite qe ka bere ne kutine e votimit.Vetem me mos futjen ne parlament hapjen e kutive te votimit zbardjen e tragjedise se Gerdeit ku u vrane 26 njerez zbardhjen e vjedhjes se shekullit te rruges Durres-Kukes ku ka nje autor e te pandehur e ky eshte Lulzin Basha zbardhja e rolit qe ka Damir Fazllic ne politiken e ne afaret koruptive ne vendin tone e se fundi skandali i faljes se ujerave i vijes detare Greqise me prapaskene te paster politike e ekonomike dhe demaskimi dhe ndalimi me force i kesaj marrveshje antikombetare .Ja perse i dashur Xun duhet hequr kjo qeveri e paafte e pandershme jo patriotike klanore nepotike e familjare.

Për të parë fillin e komenteve, ndiq lidhjen e mëposhtme:




Xxx



Përshëndetje z.Cani



Bujar,krejt çfarë më thuan unë jam në rrjedha të së kaluarës sikur po ndodhin sot ato. Më beso edhe më emra e mbiemra do të i thosha kontrabandistet e karburanteve gjatë luftës,do të i thosha edhe viktimat e atyre qe luftojshin këtë kriminalitet të dyfishtë,në një anë profiter të pa ligjshme në anën tjetër bëhej furnizim i atyre makinerive ushtarake qe po vrisnin rininë,popullin shqiptarë në Kosovë . Di e çfarë nuk di nga ato kohëra o i nderuar. Tani jam në tjera faza dhe nuk dua të jem i njëanshëm vetëm pse janë ato shumë fakte tjera në ditarin tim,sot po edhe dje kanë bërë 1001 të zeza edhe këta qe muarrën dhe humbën pushtetin.Të lutëm mos të mashtron mendja dhe të thuash ah sikur t`ia përkujtoja këtë e atë Xunit !!!.beso i di aq mirë dhe në detale sa që ti do thoshe ky qenka i sëmur nga iformacionët që paska.



Dëgjohemi dhe uroj gjithë të mirat Xuni



Xuni PS.

Një sqarim : karburanti gjatë sanksioneve që i ju kishën vënë Serbisë kur ishte në luftën e fundit më tjerët e jo në luftën me Shqiptarët pra Kosovën 1998-99. A vrasja e shqiptarëve ishte rutinë në pushtim.



Mittwoch, 21. Oktober 2009 14:00:50

Bujar Cani also commented on Gazetari Ilir Berisha's link:

Mire i dashur Xun une te respektoj dhe e shoh qe ti je patriot dhe je ne brendesi te rrjedhave e njgjarjeve historike qe ka kaluar e kalon kombi yne.Njeriu miku im i mire nuk vlersohet nga fjalet ne eshte patriot apo nuk eshte por nga veprat, dhe cfare ben ai ne dobi te atdheut kombit.A te duket normale ty i dashur Xun qe ne kohen kur pushtuesit serbe benin genocid te paster ne Kosove e shperngulen pothuajse gjithe popullsine shqiptare e afro 1 milion shqiptare te kosoves erdhen ne shtetin ame ne shqiperi e kur i gjithe kombi yne ishte ne lufte me Serbine,Sali Berisha ne vitin 1999-2000 dilte ne rruge bente demonstrata e protesta e kerkonte zgjedhje te parakohshme,a dukej normale kjo.Dhe me skandalozja ishte qendrimi i zotit Berisha ndaj nenshkrimit te marveshjes se Rambujes kur fuqite e medha e gjithe Europa demakratike i gjithe kombi shqiptar kerkonin firmosjen e kesaj marrveshje qe i hapte rruge pamvarsise se Kosoves Berisha kundershtonte dhe deklaronte ne menyren me skandaloze e te paturpshme se firmosja e kesaj marrveshje nga ana e delegacionit shqiptar ishte tradheti kombetare.A shpjegohen dot te tilla veprime anormale te ketij njeriu.




Xuni--





Më 21.10.09.

Ju përshëndes Bujar



Unë,pa më të voglin vullnet që të i ikim kësaj teme,tani po detyrohem ta them pikërisht këtë. Ju falënderoj për respektin dhe vlerësimet tuaja ndaj opinioneve të mia,njëkohësisht me bëhet qejfi kur tjetri më kupton kaq shpejt,të më kupton se sa jam në këto rrjedha të cilat ma morën një jetë të terë kjo është për kënaqësi.

Tani kam ca prioritete tjera dhe nuk po mund të ndalëm në vetëm një temë si psh. këtu më ju,më Altinin atje rreth aeroportit të Prishtinës se duhet apo jo të privatizohet,pastaj tjetri në anën tjetër e kështu më radhë. Besoj se më kupton dhe beson se do kisha pas dëshirë që shpejtë të i krijojmë kushtet dhe rrethanat që kur ta marrim një problem ta trajtojmë atë deri në fund dhe ja vëmë kapakun atij duke kaluar në tjetrin. Kjo do ishte më e mira,por ja se gjërat kanë marr një dinamizëm të shpejtë dhe është mirë kjo,por tani donë punë më shumë qe të mos lëmë vakum për manipulantet...



Bujar,Sala nuk ka qenë ashtu kundër nënshkrimit të Rambujes,ka qenë më i frenuar se shumë politikanë tjerë gjë kjo që mua për kundrazi më ka ardhur mirë pa u lëshuar tani në këtë temë e cila gjithashtu ka shpjegimet e veta dhe më fakte. Mos harro Bujar,ishim të vogël ne shqiptarët në fushën e diplomacisë për ta bërë NATO-n gjegjësisht politikën ndërkombëtare që ta bombardoj apo jo Serbinë,pa dallim e nënshkruam marrëveshjen apo jo. Këtu mos të na mashtrojnë politikanë tonët fluturak në diplomacinë ndërkombëtar se gjoja ata e bënë këtë !!! Jo,jo z. Cani. Ne ishim faktor madje kyq apo të them qendror,ishim më të fuqishëm se edhe vet politika ndërkombëtare,por ishim vetëm në teren ku po i thyhej kurrizi politikës ndërkombëtare dhe sehireve të tyre që u kishte ardhur fundi. Intervenimi i NATO-së ishte dhuratë pikërisht e situatës në teren si dhe vendosjes tonë për të u çliruar ose në të kundërtën të kallet ajo pjesë e Evropës pra ballkani. E përsëriti dhe më beso Bujar se ne ishim tepër të vogël,buzëqumshta në diplomaci për ta bërë faktorin ndërkombëtar që të intervenon më bombardime.



Sala ka një pikë tjetër të dobët në raport më Kosovën e qe unë kam përmbledhje filmimesh më bollëk për ta faktuar se sa telashe na ka bërë kur ai ishte Kryetar Shteti.

Ai insistoi që ne,të tërhiqemi nga Shpallja e Republikës se Kosovës më pretekst që ne të i mundësojmë faktorit ndërkombëtar që më diplomaci të bënë lojën e vet. Këtë gjë ka insistuar edhe Diogardi më Mergatën tonë në Perëndim saktësisht në Delemont të Zvicres ku është pritur aq keq jo nga masat por nga ata që i thanë troç se çfarë bëre,u kritikua aq keq sa që sapo ka përfunduar tubimi më masën,ai mori një valigje më franka zvicerane dhe iku për SHBA. Kur ka ardhur më pas në Tiranë pra Diogardi,ai mbajti një takim më vendorët në Pallatin e Kongreseve ku sapo merrte guximin të na fton që Shqiptaret të tërhiqen nga Shpallja e Republikës se Kosovës ngase Millosheviqi akoma është i fortë dhe na duhet kohë për ta zbutur. Aty jam ngritur dhe ja kam thënë të gjitha,u prish atmosfera,ikën shumë gazetar dhe kurrë nuk harroj Ardian Tepelena më pyeti : se ku i di unë këto dhe si mora guxim ti them ?.

Po të i ndërlidhësh sot këto më data ashtu siç unë i përcillësha më fanatizëm atëherë,padyshim se do ta zbulosh diplomacinë e maskuar nëse tjetri bie në ato lojëra apo më sakrificë t`i kalon ato..

Sala ka bërë thirrje që ne të kthehemi në autonomi,por kjo thirrje ishte aq afatshkurtër dhe jo të përsëritët shumë,kjo ka bërë që ne e kaluam disi,por vlenë ta them edhe një fakt se në të njëjtën kohë kam bërë përpjekje që t`i organizuar masat në sheshin e Tiranës që ta kundërshtojmë deklaratën e presidentit Berisha. Këtë iniciativë kam parashtruar para përfaqësuesit të Republikës se Kosovës në Tiranë z.Ilaz Ramailit,Ministrit të Informatave Xhafer Shatri dhe për çudi prezent ka qenë edhe zëdhënësi i Ministrisë së Rendit të Shqipërisë nëse nuk gabohem ka qenë Ndrek Gjini. Po,më kujtohet mirë pa e hapur arkivin se kjo ka qenë në shtator të vitit 1995,e di ngase që të tre kishin ardhur të më ngushëllojnë për vdekjen e babait tim Mustaf çetta të cilin mund ta lexoni fare sipërfaqësisht në albumin postmortum në facbook.



I nderuar Bujar,besoj se edhe vet po bindesh se nuk ja vlen me e zgjatë kështu copa,copa absolutisht për asnjë temë ngase kështu vetëm humbim kohën dhe nuk japim rezultate. Pra Sala,ky që është tjetër nuk bëhet,prap po të them nuk kam përcaktime e as preferenca partish por thënë të vërtetën edhe Edi ka bërë gabime të shumë natyrave dhe jo pak është fajtor për humbjen. Po si lejonte Salën që dy manifestime pra të hapjes së tunelit Kalimash dhe pastaj inaugurimin e autostradës së pa përfunduar ta shendron në fushata të PD-së më mjete të Qevesisë . Ti do me pyetshe e çfarë ka Edi në këtë mes ?. Por unë të them se t`paktën kur është bërë hapja e tunelit Kalimash e tërë Partia Socialiste ishte dashur të jetë atje e jo edhe ta fiton një ftohje nga jo pak Shqiptar nga Kosova dhe Kukësi komplet dhe ta lëshon qe aj manifestim të shëndrrohet në fushata të PD-së.



Besoj se do kemi rastin që në rrethana tjera të dëgjohemi dhe konsideroj se jemi kuptuar për kaq sa patëm rastin të shkëmbejmë mendime dhe hallet që po na rëndojnë,në dukje se individ por rëndimi më i dhimbshëm po i bie çështjes tonë kombëtare.

Po fillojnë lajmet ju përshëndes .



Miqësisht Xuni



Përgjigje ..



Bujar Cani also commented on Gazetari Ilir Berisha's link:

Përshëndetje miku im i mire Xun. Te falënderoj nga zemra për sqarimet qe me bën dhe po e shikoj qe ju jo vetëm jeni një njohës i madh i çështjes sonë kombëtare por edhe një kontribues dhe pjesëmarrës aktiv ne këto ngjarje. Edhe unë i dashur mik jam shume aktiv për problemet tona kombëtare si me shkrimet ne organe te ndryshme te shtypit si dhe kam marre pjese ne shume aktivitete për çështjen e Kosovës si dhe për shqiptaret e Maqedonisë, ne rrethin e Pejës kam shume shoke e miq sepse edhe kam punuar për rreth 2 vjet ne Kosove me fondacione ndihmash. Megjithëse me bindje jam i majte por ne radhë te pare jam nacionalist e patriot,e dua shume vendin tim Shqipërinë etnike e natyrale qe nga çamëria e deri ne Presheve dhe betohem e ulem ne gjunjë vetëm përpara flamurit dëshmorëve te atdheut e familjes, për mua do te jete dita me e lumtur e jetës sime ajo dite kur vendin tim ta shoh me NJE KOMB NJE SHTET NJE ATDHE NJE SHQIPËRI. Tung.



Xuni-----



Bujar i nderuar,ne tani nuk njihemi më për së afërmi,por kjo nuk më ka prish punë në të kaluarën dhe as sot. Puna,vepra dhe gjithë çfarë njeriu bënë më vetëdije të plotë dhe mendon se po bënë mirë,ai nuk ka nevojë më i përzgjedhur njerëzit në të majtë,të djathtë apo të qendrës dhe vetëm atëherë të komunikoj më bashkëkombës tonë,aq më pakë në kohërat çfarë kemi kaluar dhe mjerisht akoma po sorollatemi më po ato kohëra.

Bujar,ishe shumë i qartë dhe i kapshëm për të ju kuptuar,e them këtë ngase unë nganjëherë kaloj nga kuptimi në pakuptimsinë e asaj çfarë them !!! po,po më ndodh kjo e di unë ...

Ajo çfarë nuk me pëlqej nga ju ishte fakti se duke u përcaktuar si i majtë,disi le të kuptohet se vetëm djathtistët na qenkan me prirje të patriotizmit kombëtar,gjë e cila nuk është e vërtetë edhe përse gabimisht kështu e kanë trumbetuar shkencëtar të pa drejtë në konstatim .

Unë,këtë problem e kam pas dhe e kam kaluar shumë mirë më Abdi Baletën i cili atë kohë dukej si më i djathti më prirje nacionalizmi,por pas sa e sa ditësh apo muajsh e kam bindur se nuk mund të jesh në shërbim të mirëfilltë të çështjes kombëtare nëse vazhdon e thuan Xun Çetta me komente Icon_sad(Nuk e dua të mirën e majtistëve në programe dhe organizime kombëtare ngase vetëm sherrin ua shohim ) Ti z.Baleta do duhej t`i hulumtosh gjithë ata që e duan dhe e kanë në gjak çështjen kombëtare dhe mundësisht sa më shumë të tillë që i gjënë tek e majta e që ka sa të duash aq më i suksesshëm dhe i besueshëm do të dalësh.

Pra unë do të ju sqaroja gjëra e gjëra mbi krejt çfarë kam kaluar në Shqipëri e më gjërë por ja koha nuk po premton.

Ju paskeni punuar në rrethin e Pejës nga vi unë,shpresoj të takohemi dhe kam çfarë mësojë nga ju dhe anasjelltas.

Ju përshëndeti se gjithherë po qëlloni në kohë lajmesh siç edhe mund ta vërtetoni me kohën kur ju dërgova këtë përgjigje,kuptohet lajmet e RTK-së ngase ato andej maleve tona përfunduan.



Miqësisht Xuni



Përgjigje –



Bujar ju dërgoi një mesazh në privat —Lajmëron facbook-u

Përshëndetje Xun

"Unë quhem Bujar cani jam nga ....(Nuk po e publikoj ngase ishte në mesazh privat dhe jo publik siç është debati vërejtja shtes XUNI )....




Përgjigjën në mesazh :



Xuni---22.10.09--



Bujar,jam shumë më i lumtur tani më prezantimin tuaj diqka më në detale,gjë të cilën nuk e kërkova edhe më aq insistime por kjo është më e shëndetshme kur ju e bëni këtë karshi meje.

Tani e tutje komunikimet tona vetëm në E.Mail adresa private të cilat i praktikoj shumë dhe gati se facbook-u i parë për mua është ajo formë. Pra tani veç kemi kaluar në tjera nivele bisedash.



Ju përshëndes dhe mirë u takofshim .

Miqësisht Xuni



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 20.10.09—



Tema nga Altin Ahmeti..



Aeroporti i Tiranës punëson më shumë persona se Aeroporti i Prishtinës Në Aeroportin e Tiranës 280 persona marrin paga në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kompania, 200 të tjera punojnë në sigurim dhe marrin paga nga kompania kontraktuese, 120 në mirëmba...jtje, 50 punëtorë sezonal, 250 punëtorë në kontrollin ajrorë , 35 zjarrfikës etj. Por në prezentimin e sotshëm të hulumtimit të Institutit Riinvest dhe Forum 2015, “Privatizimi i Ndërmarrjeve Publike në Kosovë ”, gjatë të cilit pati pyetje dhe debat, gabimisht potencohet që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka mbipunësim të theksuar në raport me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, megjithse procesojnë një numër të njëjtë të udhëtarëve. Pas publikimit të kësaj pike ka reaguar Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, me reagimin e të cilit u pajtua edhe kryetari i Riinvest- Muhamet Mustafa, duke kërkuar njëkohësisht falje për këtë gabim në hulumtim. Me shume ne www.telegrafi.com





Xuni

E kam thënë në një temë tjetër të kësaj faqëje të facbook fare në fund dhe po e përsëriti në po këtë faqe fare shkurt dhe në fillim të kësaj tema tani ,lëri ti anash terhekjën e Muhamet Mustafës nga qëndrimet e tij.



Xuni.-Shtesa –2-



Në fund : Edhe aeroporti i Prishtinës 100% rentabil në shtetet stabile nuk do duhej të ipet me koncesion,këtë e kanë dëshmuar dhe sugjeruar edhe ekspert nga Tirana ku kanë thënë: Mos shikoni pse u shit aeroporti ,Nënë Tereza në Tiranë,aj ishte në rrethana krejt tjera dhe i pa përballueshëm për rimëkëmjen e tij ngase nuk ka qarkullimin as për së afermi me aeroportin e Prishtinës.



Xun çetta



Altin Ahmeti also commented on his photo:

U Xun Cetta merre shtruar ore burre dhe kur te vendosesh me shkru dicka informohu mire. Kete vit Aeroporti i Tiranes pritet ta tejkaloje me numer te udhetareve Aeroportin e Prishtines dhe afersisht kane pasur gjithmone numer te njejte te udhetareve. Ndersa sa i perket dhenies me koncesion, une mbaj qendrimin qe duhet te ishte dhene qe dje. Jemi vonuar ne kete proces.NUk eshte problem rentabiliteti por fakti se duhet te jesh konkurent me aeroportet e shteteve fqinje gjate viteve te ardhshme. Si kompani publike kete nuk ke mundesi ta besh. Per te qene konkurent duhen 100 milion euro investime dhe keto para aeroporti nuk i ka. Po ashtu edhe shteti i jone nuk i ka. Keto investime aeroporti do te mund ti bente vet por vetem per nje periudhe 20 vjecare qe dmth asnje fitimi nuk do ti mbetej kompanise e as shtetit. Kompania private qe do ta marre me koncesion keto i kryen per 3 vjet, paguan tatimin dhe taksa plus dhe normen qe i caktohet ne baze te kontrates. Pas 20 vitesh e dorezon. Ne cfardo varijanti prap me te fituar dalim. U Mundova me ta spjegu shkurt. Nese ke nevoje per ndonje shtjellim me te gjate lajmrohu.....




vijon


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Oct 23, 2009 2:20 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta me komente Empty Re: Xun Çetta me komente

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2009 2:20 am

Xuni-Pergjigje.



Përshëndetje i nderuar Altin



Nëse unë nuk jam i informuar dhe flas duke u thirrur në ekspert nga Tirana të po këtij problemi,atëherë nuk di se kush do ishte i informuar dhe të flet më fakte incizimesh të kësaj teme !!!. Ju lutëm nuk flas për aeroportin ,,Nena Tereza” të Tiranës sot,por për atë në kohën e para dhënies me koncesion. Nëse do më thoshe : Un,ke të drejtë,por je gjysmak në lapsin ekonomik zanat jo i juaji ky,ngase nga fakti se aeroporti i Tiranës ka qenë jo rentabil krahasuar me të Prishtinës,atëherë sot po aj aeroport kërrcnon ta kalon aeroportin tonë ...Pastaj bie pytja po ku do t`arrinte sikur Aeroporti i Prishtinës të privatizohej ???.

Kjo mënyrë i nderuar do me kishte nxitur të përgjigjëm paksa më shumë dhe më seriozisht,kuptohet për aq sa unë di dhe kosultohëm me ekspert ...



Altini -----



Altin Ahmeti also commented on his photo:

Na mbyten u Xun ekspertat. Referoju ndonjërit me emër


Për të parë fillin e komenteve, ndiq lidhjen e mëposhtme:




Xuni ..—

Jo bre Altin djali,se kur lakoj emrat,atëherë ata të mjerë duhet më i mbajtur unë ngase mbesin pa punë,e ky do ishte mbingarkim moral për mua.

Tani mos ta zgjasim ngase e di se pajtohesh edhe ti por ...





Altin Ahmeti also commented on his photo:

Leje Xun po i referohesh shkrimeve te gazetave hahah. Nejse




Xuni –



Edhe kështu nuk më fyen krahasuar me ata të cilët as nuk lexojnë dhe kthehen e ja fusin siç u thonë tjerët më thënë . Unë ju përshëndes dhe mos te merrem më me këtë



Altin Ahmeti also commented on his photo:

OK xun sja vlen mu marre per gjera qe si kemi personale






Xuni --



I nderuar Altin,nuk është prioritet i radhës në agjendën time se për ndryshe do merresha pse jo !!! Më gjëra personale dhe i ngarkuar nuk kam qenë kurrë për të vepruar edhe për çështje tjera,por e kalova një jetë të tërën në ato veprimtari. Të thuash se tani kemi institucione tonat për dallim nga koha e pushtimit kur vetëm vullnetarizmi na ka sjellur në liri,aty do ndalesha dhe përpjekesha të ju kuptoj,por gjithsesi edhe aty prap do e kisha një përgjigje jo bash për qejfi.

Uroj gjithë të mirat dhe FLM qe ma përkujton qe të u kthehem gjërave personale,por çfarë është pjekur nuk hiqet thonë nga përvojat,kjo është jeta ime Altin.



Kaltrina Shuki



wowowoow qfar debati .....



Altini-



Altin Ahmeti also commented on his photo:

Debat konstruktiv. Kemi mendime te ndyshme per nje ceshtje. NUk shof gje te keqe. Sjemi armiq me Xunin. Na mungon ni takim live. Ndryshe e kisha bind Xunin qe kam te drejte....Pa te keq



Xuni—



Pajtohëm më përgjigjën tuaj Altin dhënë provokimet të një fjalë goje dhe ju kisha preferuar jo vetëm në këtë rastë por asnjëherë mos u lësho më ata qe lëshojnë një fjalë dhe nuk thonë asgjë pa dashur ta fyej tani Kaltrinën.

Debati ynë për aq sa vazhdoj ishte ashtu siq e vlerësuat ju z.Altin,ishte në nivelin e duhur po edhe aktual ,mjerisht ngarkesat dhe jo mundësia që të ndalemi aty dhe pastaj të takohemi për një kafa ku do kalofshim edhe mëv mrë tani isha i interesuar ta ndërprejmë,e z.Kaltrina herat tjera mos të kyqët në këtë mënyrë .



Rreth temë me Altinin—22.10.09--

Lule Kelmendi also commented on Altin Ahmeti's fotografi:

Altin qeky fare koncesion ,ju qe punon ne aireport a jav rrite rrogen?Edhe zdin pse, po e perdornin kete fjale koncesion kur munde te thuhte dhenje me qera.Spaku ju punonjesit te perfitoni.Tash emra e te cileve dihen qe kan bere kete koncesion-kurrpsion jo, qe vetem airepoti Pr, qe po ju duket si baqe e babes, por edhe krejte Kosova.Aireportin do ta ndertoj , do ta perdorin dhe pas 20 vjetve te ardhesh do ta len ne gjendje sice e kan len para 10 vjeteve.Edhe ti altin do te behesh 50 vjeq-shkatrrohi bashk me aireport-hahhahhaskem cka te thojm ty per aireport se i ''vogel '' je ti.E merr qate rroge qaty ku ke zon qate vende pune e mos u merr me debate ne facebook se po te lojn pa pune o Altin zeza-hahaha r toni ta kendojn kenge '' altin zeza cka fitove -faqen e zez nje pal pishtole).Kalo nje dite te bukur....



(PS. Këtu po del se Altini qenka punëtor në aeroport por mbetat ta vërtetojmë Xuni )





Kaltrina Shuki also commented on Altin Ahmeti's photo---

Jo z.Xun fjal goje nen nje nuk ka qen se s`ma ka dëgjuar askush zërin, e dyta kometi im nuk ka qen as një onfendim për asnjërin as për juve e as për Altinin po thjesht me beri përshtypje debati dhe reagova ne at mënyrë po s`ma merr mendja qe ka qen ndonjë reagim i tille qe me me reaguar kështu. kaloni bukur z. Xun e merri gjerat me shtruat e me qete "Take it y"






xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Si temë shtruar nga Xuni Facbook 20.10.09.



Më rastin e zgjedhjeve në Kosovë edhe pse jo atyre qendrore,besoj se është më prioritet



Xun Çetta:Kush pro e kush kundër zgjedhjeve 2009?



Lajm tetor 2008

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm varen jo pak edhe nga epilogu i krizave të brendshme në LDK-në e mbetur, si krizat më aktuale, të cilat nuk mungojnë edhe në PDK dhe AAK, aty parashihen dy mundësi të vetme, këtu mundësi të tretë nuk ka!!!... Unë nuk i jap vetes të drejtë të paragjykoj epilogun, por e di se njëra nga ato dy mundësi do e dridhte skenën politike edhe në partitë tjera. Pra, duhet ditur sakësisht se kush dhe përse është pro dhe kush kundër zgjedhjeve 2009?
Opozita jo unike në emër të opozitës në tërësi!!... po çirret duke kërkuar zgjedhjet nacionale për vitin që po vjen, e në realitet është plotësisht e papërgatitur për këto zgjedhje! Është brengosëse kjo, më tepër se brengosje, kjo gjendje të krijon edhe dyshim se çfarë po fshihet pas kësaj anomalie politike. AAK-ja, e cila më tepër po bën për mbajtjën e zgjedhjeve në vitin qe po vjen, se sa që merret me organizimin, konsolidimin dhe bashkimin e një force të gjërë opozitare, me të drejtë apo pa të drejtë kjo na shtyn të dyshojmë në seriozitetin e saj për të ndryshuar diçka në politikën e vendit tonë.
Pozita nuk po merret me këtë problem, ajo po bën politikë selektive me opozitën e përçarë dhe individë me ndikim në këto fusha tërësisht të minuara për kohën që po përjetojmë. Kështu pra, pozita tërësisht në heshtje po punon dhe tërë mundin, paranë, energjitë që i kanë mbetur, po i investon në organizimin e zgjedhjeve, pa e theksuar këtë asnjëherë publikisht. Madje, edhe para kohës çfarë kërkon AAK-ja, e cila po e ndezë zjarrin e këtyre zgjedhjeve, për ta ngrohur pozitën me rezultatin e po atyre zgjedhjeve.
Shtrohet pyetja: përse pozita, të paktën publikisht, mbetet kaq e heshtur ndaj zgjedhjeve 2009, duke na lënë të kuptojmë nëse vërtet i interesojnë apo jo vetë asaj, zgjedhjet, e që janë obligative sipas pakos së Ahtisarit. Përgjigja është fare e thjeshtë dhe plotësisht e kuptueshme.
Është fakt se buxheti i vitit 2007, deficitin, e kishte si pasojë të paaftësisë se ish- Qeverisë së dështuar. Ajo, si duket, ishte në pritje të shpërdorimit të tenderëve. Kjo ka bërë që buxheti i vitit 2008, bashkë me shumë projekte në paketë, të ngritet, për t’u dukur ndryshimet pozitive të kësaj Qeverie, e posaçërisht në dy Ministri, siç janë Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ajo e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Ky fat i Qeverisë aktuale, rezultat i fatkeqësisë se Qeverisë se dështuar, tani po shoqërohet me aftësitë e kësaj Qeverie që mos të përjetojë deficit, e që buxheti i këtij viti, me çdo kusht të përfundojë në suficit. Dyshohet se kjo Qeveri, në mënyrë të pa dukshme, me ndihmën e këshilltarëve të jashtëm, dhe jo atyre vendorë, ka filluar ta prek edhe buxhetin e vitit 2009, vetëm e vetëm që të vazhdojë ky trend, të pakten në dukje, si kohë e ndryshimeve pozitive. Pra, pa u larguar nga tema, kjo është ajo çështja se përse pozita, komplet në heshtje, madje edhe brenda vetvetes e heshtur, është e interesuar që zgjedhjet e 2009 të mbahen patjetër, duke dashur kështu të fitonte edhe pikët e fundit me qëndrimin pro këtyre zgjedhjeve.
Kjo vetëm sa për kurtoazi politike ndaj elektoratit. Zgjedhjet e vonuara dhe këto forma investimesh, çfarë u tha më lartë, pa dyshim se humbin perspektivën e fitorës se kësaj Qeverie në të ardhmen, aq më shumë kur 10 % i tenderëve nuk po shfrytëzohet për partinë krejt siç e ka planifikuar ajo.
Këtu po perfitojnë klanët e caktuara. Kjo Qeveri tani është e interesuar që ta rrahë hekurin sa është i nxehtë, i cili më vonë, pa dyshim se do t’i ftohët dhe i bëhet akull. Është një dozë frike për vonesën e zgjedhjeve.
Në Ballkan, uniforma e pushtetit, para popullit pa bukë, dhe përplot servilizëm, edhe mund ta trashë atë, por frikën nga kjo na e heq fakti se emërimet e pushtetarëve po bëhen tmerrësisht imorale dhe pa kritere shtetëformuese. Po anashkalohen njerëzit, të cilët pa dyshim e përmbysin qerren e qeverive imorale. Këto dhe shumë çështje tjera kanë bërë që makineria votuese, pra zgjedhjet, të mos japin rezultate të duhura.
Kjo ka bërë që përqindja e daljes në votime, të jetë për herë e më e ultë. Tani vjen deri te dilema që të krijohet ndonjë bojkot total apo në të kundërtën të jemi më të zëshëm para këtyre dobësive dhe shkurtpamësive politike të qeverisë, e të cilat po i kushtojnë shtrenjtë procesit drejt ardhmërisë sonë.
Njerëzve të ndershëm, pa dallim partish dhe veprimtarëve me përvoja në këto fusha të politikës së dhembshme ballkanike, u ka mbetur: Jo të vrapojnë pas popullit për ta kërkuar votën, ngase këtë e kanë bërë dhe po e bëjnë përfituesit e shpërdoruesit e shumtë, por këta-veprimtarët dhe të ndershmit, serish të bëjnë ashtu si në të kaluarën. Pra, të bëhet krejt çfarë është e mundur që shpërdoruesit e votës së popullit dhe, fitoreve që po i shpërdorojnë, si matrapazë e puthadorë të ndryshëm, të diskriditohen, të zhveshën nga maskat e tyre dhe të luftohen me fakte bindëse para se të imponohet përmbysja e dhembshme, jo demokratike, e cila pa dyshim kompromenton vendin tonë.
A nuk kanë konstatuar këta politikëbërës se njeriu i ndershëm më lehtë dhe më me guxim merr përgjegjësitë të bëhet kryetar apo kryeministër i ndonjë shteti perëndimor, ta zëmë, i Amerikës, se sa kryetar apo kryeminister i Kosovës! Përse pra, për arsye se atje kanë institucione të qëndrushme dhe nuk ndodh siç ndodh tek ne, kur vjen kjo apo ajo parti, administrata dhe institucionet pastrohen nga paraardhësit e tyre, dhe kështu kurrë nuk bëjmë institucione të qëndrueshme dhe profesionalisht të padështuara, pra, është frikë e njeriut të ndershëm të futet në këto aventura shtetërore?! Zgjedhjet e vitit të ardhshëm varen jo pak edhe nga epilogu i krizave të brendshme në LDK-në e mbetur, si krizat më aktuale, të cilat nuk mungojnë edhe në PDK dhe AAK, aty parashihen dy mundësi të vetme, këtu mundësi të tretë nuk ka!! Unë nuk i jap vetes të drejtë të paragjykoj epilogun, por e di se njëra nga ato dy mundësi do ta dridhte skenën politike edhe në partitë tjera. Pra, duhet ditur sakësisht se kush dhe përse është pro dhe kush kundër zgjedhjeve 2009?!


,,Lajm”,Prishtinë



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 20.10.09-

Valmir Bacaj-



Njoftim: Nesër me date 21.10.2009 ne ora 13:00 te lokali Antika ne Kline, ne kuader te fushates per zgjedhje lokale 2009, AAK-ja mbane tubimin e madhe me qytetare te Klines.I pranishem ne kete tubim eshte edhe i madhi Ramush Haradinaj. Ndersa per pje...sen argetuese do te perkujdeset kengetari i mirenjohur Meda. Ju mirepresim!



Xuni---

Kujdes i nderuar Valmir se ftesa juaj nuk po i pranon as konfirmimet e as komentet,t`paktën tek unë jo ku si koment e pata :



Urime Valmir urime,uroj të merrni nuse të mirë më Meden e famshëm këngëtar ,por krushqit mos i leni më hekë keq,e jo të kënaqet vetëm dhëndëri ngase kur del vera shihet .se a keni punuar për shtëpinë apo vetëm për ta martuar dhëndrin.



PS.

Ftesa ishte e Altin Bacajt afishuar nga unë Xuni për ta lajmëruar atë për defektin si dhe ta komentoj ftesën



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Agim Gashi --



Zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë njoftuar se mbrëmë vonë, në rrethana të pasqaruara dhe nga persona tash për tash të panjohur, është thyer zyra e këtij subjekti politik në Drenas.
Sipas zyrtarëve të Degës së AAK së në Drenas, ky sulm me qëllime të paracaktuara politikisht, ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, AAK e ka dënuar fuqishëm sulmin në selinë e partisë dhe ka kërkuar identifikimin e menjëhershëm të tyre dhe marrjen e masave ligjore.
Ndër të tjera, zyrtarët e AAK së vlerësojnë se pavarësisht këtyre sulmeve, siç thonë nga rivalët politik në Drenas, por edhe në qendra të tjera të vendit, ndëshkimi më i madh ndaj veprimeve të tilla të ulëta me motive të dobëta do të jetë vota e qytetarëve të Kosovës.




Nga Agim Gashi-



Thyhet zyra e LDK-së në Skënderaj
Mbrëmë në Skënderaj është thyer një dritare zyrës së degës së LDK-së në këtë qytet. Siç njoftoi përmes telefonit kryetari i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Skënderaj, Idriz Mecinaj, në dritaren e thyer me një gur, ishin të vendosur flamuj "dardanë" dhe partiakë. Gjithashtu Mecinaj tha se të gjithë posterët e LDK-së të vendosur dje nëpër disa pika në qytet janë shkyer brenda një ore.




Agimi-

Thyhen zyrat e PDK-së në Vranidoll

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Prishtinë fton organet e rendit dhe hetuesisë që të punojnë në zbardhjen e rastit, ndërsa autorët e këtij veprimi të ndëshkohen sipas ligjit.

Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, natën midis të shtunës dhe të dielës, janë thyer dhe demoluar zyrat e Shtabit Zgjedhor të nëndegës së PDK-së në këtë fshat, njoftojnë burimet tona nga terreni. Një akt të tillë e kanë konfirmuar edhe aktivistët e kësaj partie nga ky lokalitet. “Siç njoftojnë aktivistët tanë nga ky fshat, natën e kaluar nga persona të paidentifikuar janë thyer zyrat e Shtabit Zgjedhor të Nëndegës së Vranidollit”, njofton PDK-ja me një komunikatë për opinion. Me të marrë këtë lajm, Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Prishtinë, ka reaguar duke dënuar ashpër këtë akt, siç e quan ajo, qyqar dhe vandal, të realizuar nga një dorë e panjohur deri më tash. Shtabi zgjedhor i fton të gjithë qytetarët që të tregojnë kulturë demokratike zgjedhore dhe me sjelljet e tyre të dëshmojnë se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme shtetërore e institucionale që të garantoj një proces elektoral civilizues e demokratik. Shtabi i Degës së PDK-së në Prishtinë fton organet e rendit dhe hetuesisë që të punojnë në zbardhjen e rastit, ndërsa autorët e këtij veprimi të ulët, të ndëshkohen sipas ligjit, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të




Agim Gashi –

Fillim i keq është ky. Ne shqiptarët nuk do të mëhemi me demokraci edhe shekuj të tërë!



Xuni--

O Agim mos t`ia thyejnë kokën njëri tjetrit se sa për zyre nuk po qanë kokën kush sot jo.



Agimi---

Agim Gashi commented on your status:

Njëherë thyhen zyrat pastaj u vie radha kokave. Nga frika e kam i dashur Xun. Bile ti më kupton.




Ismet Mehmetaj

Ismet Mehmetaj also commented on Agim Gashi's post:

Une kam menduar se Kosovar je o Agim. Qudi qe na dole Shqiptar. (ishte Shaka)




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Më 21.10.09--

Mehdi Hyseni also commented on his photo:

Edhe nga ana ime përshëndetje Xun




Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Fahri Musliu--

Mos debato me injorantët mbi gjërat të cilat për herë të parë i dëgjojnë nga ti. Danillo Kish, shkrimtar)



Xuni---

Po të i përmbaheshim kësaj filozofie,kurrë nuk do të ishim kaq të vonuar dhe përbuzur nga njeritjetri. Përvoja nxjerrë dhe len këto mesazhe,lum ai që u përmbahet.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Koço Danaj..

Ne 2 Janar 1913 qeveria e Ismail Qemalit i deklaronte Konferences se Londres se: Sanxhaku I Camërisë ka 75 mijë shqiptarë, nga të cilët 18 mije shqiptarë të greqizuar. Ai ndahet ne disa Kaza nga te cilat: Kazaja e Reshadijes me 16 mijë shqiptarë, Ka...zaja e Margëllëçit me 26 mijë shqiptarë, Kazaja e Filatit me 20 mijë shqiptarë, Kazaja e Paramithisë me 13 mijë shqiptarë (Nga Platforma e Shqiperise Natyrale)



Përshëndetje z.Danaj



Tani një rrugë e dy punë thonë tek ne. Unë për momentin nuk po mund të vi andej,por librin tuaj ku është Platforma e plotë e Shqiperisë natyrale ju lutëm ma rezervoni pa dallim çmimit dhe i preferoj tjerët që ta porosisin këtë rezervim.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 21.10.09.



Pandeli Majko--

Dua të shoh votën time! [HQ]



Xuni---Kom.

Përshëndetje z.Majko



Edhe unë dua të ju shoh në seancat parlamentare duke kërkuar votën tuaj dhe të tjerëve,në të kundërtën kam frikë se po reflektoni mosbesimin nga mos uniteti juaj,kështu keni filluar të kuptoheni ju lutëm



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 21.10.09

Syla Mujaj në video me dy mace -



Xuni--

Do kisha mundësi ta komentoj në 10 variante por koha nuk premton ishte më shumë kuptim



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx





Hamdi Nuhiju—22.10.09---

pikërisht më 18 dhjetor 1919, nën kryesin e Nexhib be Dragës, në Shkup, u ngrit Organizata politike “Xhemijeti” (arabisht: shoqëri, shoqatë, organizatë, bashkim),"-Prof.Dr.Muhamed Pirraku



I ndëruar Hamdi,na dërgo diqka më shumë nga Muhamet Pirraku,kam materiale po edhe vepra nga ai,pikërisht edhe nga kjo që thoni,por do doja ta di për cilin material e ke fjalën,nga ke marrë atë shkëputje.



Hamdi Nuhiju--

E kam marr nga teksti me i ri i profesor Muhamed Pirrakut GAZETA "HAK" E SHKUPIT (1920-1924), hyn ne profilin tim e ke te tere.Eshte teksti me i ri nga profesori i nderuar.Lexim te kendshem.



Xuni—



FLM Shumë se vërtetë më bëre nderë. Unë nuk e kisha lexuar këtë në,,Koha” tani po e sheh se sa të shkapërderdhur jemi në përcjelljen e të gjithave por fatmirësisdhtë po lëvizin njerëzit. Muhamet Pirraku pikërisht këto ditë ka vrapuar për ca hulumtime të reja historike e që ka qenë aspak i stimuluar nga institucionet shtetërore,edhe para sa muajsh ishte në Kroaci po në shpenzime private.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Nga,Malesia E Madhe—Video pamje nga Restorant Krojet e Vuthajve.



Xuni –22.10.09--

I lumt investitorit,jo vetëm përse ai e ka bërë një investim të nivelit të lartët dhe kohës,por kryesisht duhet çmuar dhe vizituar atë restorant në trojet tona për arsye se po të kishte investuar në nivel të tillë diku tjetër ku ka gjiro,pra standard jete,ai do kishte fitime kolosale. Jo vetëm se mendoj por e besoj se patrioti ka llogaritur edhe në humbjet e tija personale fillimisht në një vend të braktisur dhe pa standard jete,por ka menduar mirë në fitimin e përgjithshëm kombëtar që në atë vend të shkohet edhe nga larg e lere më se duhet jetuar aty.

Uroj suksese Xuni



Përgjigje -

Malesia E Madhe also commented on his link:

Xun ju falënderohem për fjalët e bukura si i shkruani ! nëse është fati i mirë unë dot jam ne verë ne Vuthaj dhe po te premtoj se do te prëgadis për ju një specialitet i cili i përket kësaj treve e quajtur MAZË te zieme ne mënyrë tradicionale siç ma ka mësua Nëna ime .
Unë do të u mire prese ne Krojet e vuthajve jeni te mire se ardhur, se restorantin do ta çelim veç ditëve te verës, me nderim dhe respekt për ju Xun dhe mbar popullin shqiptar kudo që gjinden ne Trojet Etnike apo dhe ne diasporë , me nderim vëllazëror për ju S. GjonBala Malsia e Madhe

Përgjigje—Xuni-22.10.09-




Përshëndetje dhe të nderuar qofshi z.GjonBalaj



Unë,u ndjeva i nderuar me ftesën tuaj dhe vlerësimet që keni për mënyrën e shkrimeve të mia.

S`pari më vjen mirë qe ju qenkeni në botën tonë të tretur larg e më larg si gurbetçar !!! Pse më erdhi mirë më fatin tuaj në fatkeqësi ? Pikërisht pse çështja materiale nuk është rreziku i humbjes suaj... Ju i nderuar nuk jeni fatkeq derisa fatkeqësinë e keni sfiduar më fatin e investimit thjesht patriotik në ato vise, Kjo duhet të u bënë krenar.

Unë,tani gjithashtu jetoj në Mergim,këtu në Zvicer dhe e di çfarë është malli për vendin tonë.

Në viset tona nen Mal të Zi për herë të parë kam qen si i ri në vitin 1974,bash tek krojet e Ali Pashës siç quheshin dhe tek uji i ftohtë pastaj në një fshat tek Dedushajt kam qenë në vitin 1980,më një fjalë kam mallin tim përveq si troje tonat unë kam edhe kujtimet ngase isha fizikisht në ato vende ku pushon shpirti ,,Paradizë” po e them në gjuhën gati internacionale ngase tingëllon më shumë.

Tani z.GjonBaslaj po ju përshëndes por jo më premtim të prerë se do dal patjetër,por se do bëj gjithë çfarë është e mundur që verës të takohemi atje tek Restoranti juaj Krojet e Vuthajve

Deserti pas specialitetit atje është uji i zotit ku akoma nuk e ka prekur helmimi i gazrave kimike,këtë më së miri e dini ju i nderuar.



Gjithë të mirat për ju andej uron Xun çetta



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Xuni shtroj si temë sapo u dha lajme në RTK-22.10.09..



Tragjedia në Hungari në lumin Tica 16 Shqiptar nga Kosova viktimat e karvanit të ikjes nga atdheu,karvan ky i cili nuk po ndalët.



Milot Rexhepi commented on your status:---pas pak

Nëse është e vërtete tragjedia ne Hungari, shtrohet pyetja a duhet te jap dikush përgjegjësi ne këtë vend?




Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Tema e Shtruar nga Negjmedin Syla :



Vajzat po na martohen .tash me dhënduer nga Beogradi .e kufinjt - trojet -oborret,po na coptohën .haj medet haj...shiko:--Artikullin



Qazim Doda...---



Merreni me mend, nje pele ne amerike kushton me shume se njeqind femra (86) shqiptare qe po i shiten sebise, ekonomia e tregut nuk po kuptohet, me mire eshte me u marre me tregtine e pelave te amerikes se sa me magjupet e shqipnise qe po flasin kinse na jane shqiptare, mos e merrni me gjakenxehtesi se kjo tregeti eshte bere gjithemone.



Kadri Smajli----



Selaudin em vjen keq qe je pa foto nji nejri fantom kur shenon dicka nuke shte aspak vertet



Selaudin Syla---

Pse po cuditeni, gruja e sali berishes eshte vet gjysem serbe, e lindur ne shkoder me emrin Slobodanka Rama eshte bija e Nexhat dhe Milica Rama, mbas disa vjet prej presiojn i regjimit e Xhaxhit e ndroj emrin te Liri



Xuni---



Ju lutëm o të diskutohet shumë më qetë dhe gjakëtohtësi në këtë temë gjithsesi e dhimbshme por jo të flitet pa analizuar të gjitha rrethanat,ose të fshihet tema. I nderuar Qazim,kur dhembë plaga edhe ndihma duhet kërkuar jo si i tërbuar,unë e di se ti këtu ke dhimbje por jo të qmendësh nga kjo.



Qazim Doda also commented on Nexhmedin Syla's link:--pas një ore--

Ah Xun, është vështire te pajtohesh me këtë trafikim te fëmijëve shqiptare-ne këtë rast vajzave shqiptare. Te shiten këto vajza te reja te shkiet e stara Rashkës është nënçmimi me i madh qe po i behet kombit, këto oragnizata qe merren me shitjen e tyre janë te licencuara ne Shqipëri. Ti e din Xun se ne kemi jetuar ne te njëjtën kohe ne Shqipëri dhe e kuptojmë varfërinë e tejskajshme qe mund te ekzistoje ne disa familje, por prape se prape nuk është mire te tolerohet shitja e fëmijëve shqiptare ne stara Rashka, armiqësia e jone me serbet nuk ka mundësi te përfundoje derisa gjeneratat tona te ekzistojnë. Unë këtu nuk po flas si një analist për cka jamë i përgatitur por po flas si një shqiptar qe në këtë rast e ndiej veten te poshtëruar nga shkiet.




Kadri Ismajli also commented on Nexhmedin Syla's link:

Tema e shitjes TRAFIKIMIT është njëra nder pengesat me te mëdha për tu anëtarësuar ne EU kujdes pra ju që keni ndikim ne Shqipëri mundet te qohet rasti deri ne fund ..
Kurse edim se dashnija s`njeh kufij po kësaj radhe ndoshta dhe Varfëria s`njeh kufij por jo me shkuar ne GJAK te SHOVENIT qe dot doja te them qe nuk jam qe te kthehet me shovinizëm por mos te lejohet ne atë mënyrë te prbuzën ku qe pa dëshirën e tyre shiten në SERBIN qe as pak ma te mirë se ka standardin se Shqipëria medet dhe vaj halli për ata Prind (kuptohet ) nëse janë shqiptar me respekt Kadriu




I nderuar Qazim---Më 22.10.09--



Pa humbur kohë dhe pa radhitur aq shkronja unë më parë të thash se e kuptoj dhimbjen tuaj. Tani këtë nuk po e përsëriti,por të them se të gjithë kriminelët e këtij rrjeti i kemi në rigjistër dhe jo pak individ nga institucionet shtetërore janë involvuar në këtë kriminalitet.

Tani si në humor me shpresë se nuk me keqkupton po ta them një gjysmë arsyetimi të kriminelëve të këtij rrjeti të cilët jo troq por aty donë të dalin:

Kur shqiptarët,kryesisht ish oficer ushtarak martoheshin më femrat serbe ne thoshim : Ja sa të mençur janë serbët dhe politika e tyre,kështu më ato lakuriçosje po na i merr meshkujt dhe bënë për veti ata. Tani kur është dredhur në të kundërtën !!! ne prap ndihemi të mundur nga Serbia dhe politika e tyre,por mos e merr krejt aq dhimbshëm këtë biznes të pist me mallin e po asaj vlere. Ne kemi arsye të ngritjes si shqetësimit tonin në pjedistal me fatkeqësitë e sa e sa femrave patriote dhe të ndershme të cilat paramilitar dhe ushtar e polic serb na i kanë dhunuar keq në kohë lufte dhe shumë prej tyre mbetur shtatëzëna dhe kanë lindur me gjak krimineli ku foshnjat sot në shekullin XXI janë si në ilegalitet për shumë arsye nëse vërtetë janë arsye ato.

Se,ne mund të pajtohemi më Serbinë dhe popullin e sajë si fqinj i yni madje edhe sot më gjeneratën e tmerrit që përjetuam,edhe kjo është e mundur,madje do ishte finalja ku nga e keqja fillon e mira e Ballkanit.

Serbia ka vetëm një mundësi të kalon nga fati i saj i mjerë në të cilin është në raport me Shqiptarët dhe konkretisht :

Të gjitha partitë e tyre pra Serbe të djathta të majta dhe të qendrës ta njohin Pavarësinë e Kosovës dhe të drejtën e shqiptarëve nen Serbi për vetëvendosje.

Kaq dhe asgjë tjetër nuk i duhet asaj për ta marr rrugën drejtë BE-së pa ato ngarkesa të cilat nuk do ta lënë kurrë të qetë dhe as të udhëtoj andej. Ndihmat çfarë i bëhen tani asaj me liberalizim vizash ku ajo si gjelat po udhëton para neve si viktimë,këto janë vetëm joshje e rrejshme politike,mashtrime këto të cilat do i kushtojnë më së shumti vet BE-së.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi