Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nderi i kombit Akil Koci

Shko poshtë

Nderi i kombit Akil Koci Empty Nderi i kombit Akil Koci

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2009 12:46 am

Nderi i kombit Akil Koci

Dy fjalë përmbyllëse për Akil Kocin
nga Akademik prof.dr. Kopi Kyçyku


Nderi i kombit Akil Koci KKycyku

Akademik Kopi Kyçyku

Kur në fillimprillin e 2008-ës Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus me
seli në Bukuresht dorëzoi në Presidencën e Republikës së Shqipërisë
propozimin për dhënien profesor Akil Kocit të titullit „Nderi i
Kombit”, ose „Mjeshtër i Madh”
, rreshtoi të gjitha meritat në rrafsh
profesional e atdhetar të këtij përfaqësuesi të denjë të kulturës sonë
mbarëkombëtare.

Nderi i kombit Akil Koci Ambasadori-shqiptar-ne-londer-pergezon-profakil-kocin

Pasi përfundova së lexuari këtë libër të përgatitur për shtyp me
dashamirësi e kompetencë nga studiuesi i njohur Ndue Ukaj, m’u
përforcua bindja se profesori Akil Koci e ka hak çdo nderim të
mundshëm nga ana e dy shteteve shqiptarë dhe me gjerë.
Nderi i kombit Akil Koci Fuuru0

Më anë tjetër,e ndjej se pasthënien për këtë libër e kam të lehtë ta shkruaj
përderisa para syve më shpaloset një portret i hijshëm, i plotë e
gjithëpërfshirës, „i vizatuar” me saktësi dhe elegancë nga një
kolektiv krijuesish që e njohin nga afër Akilin-njeri dhe
Akilin-artist e sidomos veprën e tij madhore e poliedrike.

Nderi i kombit Akil Koci Akil-koci-2

„Peneli” i secilit artikullshkrues të përfshirë në libër ka dhënë me ngjyra të
freskëta diçka domethënëse: „syrin” që sheh afër hallet e njerëzve dhe
bën çmos t’i zgjidhë, por edhe larg, tek ëndërron të ardhmen e ndritur
të kombit; „veshin” e ndjeshëm që filtron tingujt e mënjanon zhurmat
dhe i gjelbëron pentagramet me melodi plot jehona të fuqishme
bjeshkësh e me butësi minuetesh; „hundën” që nuhat të mirën e të
keqen, dashamirësinë dhe smirën; „gojën” që nxjerr veç mjaltë për
miqtë e zjarr për armiqtë; „ballin” që qëndron veç lart, si krenaria e
ndershmëria shqiptare; „zemrën” që rreh veç për njerëzit…

Nderi i kombit Akil Koci Akil_koci

Është fjala,pra, për një artist me forcë emocionale krejt të pazakontë.

Në artin e tij talenti dhe mjeshtëria pleksen harmonishëm, ndaj qysh në fillim të
karrierës i bëri për vete melomanët shqiptarë e të huaj. Arritjet e
panumurta të tij janë dëshmi e zellit në veprimtarinë krijuese dhe e
kulturës së gjerë, çka gjen pasqyrim të drejtpërdrejtë në vetëdijën e
publikut.
Nderi i kombit Akil Koci Akil-koci-2
Dihet se çdo brez krijon një shije të vetën, ka një numur të caktuar
pretendimesh lidhur me stilin, mënyrën e perceptimit të artit në
përgjithësi e të muzikës në veçanti.

Nderi i kombit Akil Koci Normal_DSC01664

Nga ky këndvështrim,personalitete si Akil Koci krijojnë breza melomanësh, gjë që përbën
një fakt me domethënie të veçantë për kulturën muzikore të çdo kohe.
Falë krijimeve të tyre, kompozitorë si Akil Koci bëhen pjesë organike
e shkollës artistike kombëtare, e cila pasurohet e përkryhet
parreshtur.
Nderi i kombit Akil Koci 0
Falë këtyre personaliteteve muzika mbetet burim i pashtershëm bukurie të pavyshkur dhe altar që rrezaton edukatë e
kulturë. Mjaft të themi që një koncert me pjesë të zgjedhura muzikore,
qofshin simfonike, operistike, korale, balete, bashkë me skenografinë,
kostumet etj, është edhe histori, edhe letërsi, madje edhe filozofi.
Nderi i kombit Akil Koci Akili1
Këtë dëshmon me diapazonin e gjerë të veprave të tij Akili-kompozitor.
Por ai është edhe një studiues, hulumtues e kritik i apasionuar i
krijimtarisë muzikore në përgjithësi.

Nderi i kombit Akil Koci Fdm

Në shkrimet e shumta në këtë lëmë, Akil Koci na shfaqet si një propagandist i vlerave kulturore të
mirëfillta, i aftë të zgjojë tek artdashësit interesin për çdo element
të muzikës e sidomos të informojë me profesionalizëm spektatorin e
lexuesin, duke i ndihmuar të zgjerojnë horizontin e të krijojnë
opinione të shëndosha e serioze, me dobi për jetën artistike.
Nderi i kombit Akil Koci Normal_10
Akil Koci ka qënë përherë i vëmendshëm dhe ka dëgjuar me respekt e ndjenjë
të lartë përgjegjësie edhe zërin e atyre që dëgjojnë muzikën e tij.

Në reagimet e gjithësecilit ai sheh se sa ka ecur dhe ç’vend ze çdo
krijim në jetën e shoqërisë.
Nderi i kombit Akil Koci Esat-valla-portret-i-prof-akil-kocit-i-preme-me-bajonete

Duke qënë kultivues tingujsh, të cilët i kalon oreçast në sitën e
imët të shpirtit, jehonat që përhap me to i japin Akil Kocit përmasat
e një krijuesi evropian.


---------------------------------


Nderi i kombit Akil Koci KKycyku
Akdemik Kopi Kyçyku,lindur më 1943 në qytetin Pogradec.
Ka mbaruar fakultetet gjeologji-miniera dhe histori-filologji (degët gjuhë-letërsi dhe histori-gjeografi).
Është doktor i shkencave dhe akademik, antar themelues dhe antar i Komitetit Drejtues Ndërkombëtar i Qëndrës së Studimeve Ndëretnike dhe i Komunikimit Social pranë Akademisë së Shkencave të Rumanisë (1991), antar themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës Qëndrore (1997), antar Themelues i Fondacionit Evropian Titulesku (1991), antar i Shoqatës së Ballkanistikës dhe Sllavistikës (1992), antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1967) etj. Ka marrë pjesë, me referate dhe kumtesa, në shumë veprimtari shkencore ndërkombëtare.
Është nderuar me diploma dhe çmime ndërkombëtare për mësimdhënien e stilistikës së gjuhës italiane, të historisë së Ballkanit, sidhe në fushën e përkthimeve.
Themelues dhe botues i Revistës Evropiane HAEMUS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi