Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: KRIZANTEMA

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: KRIZANTEMA Empty Shazim Mehmeti: KRIZANTEMA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 21, 2009 6:28 pm

Shazim Mehmeti: KRIZANTEMA N100000159158063_9287

Shazim Mehmeti: KRIZANTEMA

Mëngjesi qe me vesë e me aromë mali, e dielli agimtar kishte çelur në majë, i bardhë e i bukur, si një krizantemë e re.
Palë-palë, si një zonjë e hajthme, hiqej natë e freskut, duke ua larë sytë ushtarëve me copëza ëndrrash.
Ngjitej Malsharrit edhe frymë e mallit, e freskët dhe e lehtë, si vasha me flokë ere, që shpatin kalonte ditë për ditë, dhe me shtambat në duar sillte ujë të ftohtë në istikame.
E në krah të togut, ushtari më i ri, një djalë që s’kish lëshuar as brisk mbi fytyrë, pa frikë fare, i rrinte sipër një minahedhësi të ri, dhe i përqëndruar fort, mbante shenjën mbi një tank armiku, që nga poshtëgryka kërcënonte si kafshë e egër, e zezë.
Djali, fytyrënjomë qe fare, dhe vasha që ujin sillte, fytyrënjomin donte.
Atë mëngjes, vasha la shtambat, iu afrua si ngahera. Ushtari e kuptoi, por trup e mendje i kishte bërë peng mbi minahedhës, dhe s’kthente kokë. Syrin e mbante pingul, në shenjë, mbi tank.
Vasha fshiu djerrsët që i rridhnin faqeve të mbushura e të njoma, u kollit gëzueshëm, por ushtari vazhdonte të përgjojë, me syrin në shenjë, mbi tank.
Ngacmueshën, vasha lëvizi me këmbët e bardha fakefuk, por ushtari ngujohej edhe më, me syrin në shenjë, mbi tank.
Sakaq, vasha iu ul përkrah, por ushtari vazhdonte përqëndrimin, me syrin në shenjë, mbi tank.
Vasha i preku edhe supin, por ushtari sytë i kishte bërë katër, i përqëndruar fare, me syrin në shenjë, mbi tank.
Vasha i cërcëroi në vesh ca fjalë zemre, por ushtari drejtonte më tej shikimin, me syrin peng, në shenjë, mbi tank.
“Ooohhh”- klithi vasha, ankueshëm, sa për t’u mahitur paksa.
Atë çast, si me instikt bilbili, ushtari u ngrit rrufeshëm, i hodhi sytë e trishtuar kah bukuri e vashës, dhe mori sakaq, në lule të ballit, një plumb armiku!!!…
Mëngjesi qe me vesë dhe me aromë mali. Liria gjak kullonte. E mbi trupin e pajetë të ushtarit më të ri, lotoi një krizantemë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi