Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: NJERËZISHT...

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: NJERËZISHT... Empty Shazim Mehmeti: NJERËZISHT...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 11, 2010 12:48 pm

Njerëzisht çahet qielli i larmishëm
retë me zogjtë përzihen njerëzisht

Kjo ditë njerëzore
njerëzisht mbarset mbi kokat tona njerëzore
njerëzisht e verbon këtë diell njerëzor
që njerëzisht struket prapa reshë njerëzore

Drita njerëzore zbehet njerëzisht
njerëzisht plaket
njerëzisht lëshohet
mbi drunjtë e kërrusur njerëzorë
të pyllit të errësuar njerëzor

Shazim Mehmeti: NJERËZISHT... 26168_116459918369313_100000159158063_302662_7295449_n
Shazim Mehmeti: NJERËZISHT...


Në pyll lepuri ketri njerëzisht frikohen
dhe arinjtë dhe ujqit kërcënojnë njerëzisht

Njerëzit gjuetarët
gjuajnë njerëzisht
njerëzisht urrejnë
njerëzisht vrasin
njerëzisht pushtojnë

O perëndi mbinjerëzore
s’ka më një copë trolli njerëzor
ku mund të ulesh të këndosh
ku mund të ulesh të qash
as ku mund të ulesh
të dhihesh si njeri!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi