Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!?

Shko poshtë

Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? Empty Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 15, 2009 11:35 pm

Sikur… pak dashuri, pak mirësi…(!?)
“Përherë me ju, me shumë dashuri”. Me këtë slogan që përcjell një mesazh të fuqishëm dhe universal por shumë domethënës, atë të humanistes shqiptare e njohur në të gjithë botën, shejntores Nënë Tereza, Oborri Mbretëror Shqiptar në bashkëpunim me INSTITUTIN KOMBËTAR TË INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË dhe shoqatën “Fiaba” me qendër në Bari të Italisë, organizuan në ambjentet e Muzeut Histotik Kombëtar në Tiranë, veprimtarinë sensibilizuese humanitare - artistike e festive me 400 fëmijë jetimë të Policëve të rënë në krye të detyrës, fëmijë jetimë rom, fëmijë jetimë social e biologjikë të qendrave rezidenciale shtetërore dhe joqeveritare, fëmijë jetimë në komunitet, etj.



Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_1
Këngëtari Frederik Ndoci, Princi Leka I-rë, Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i IKIJSH, Giussepe Triste, President i “FIABA”, Iva Zajmi, Zv/Ministre e Brendëshme, Halim Kosova, etj

Edhe pse festa e madhe tradicionale e ndërrimit të viteve i’a kanë lënë vendin ditëve të zakonshme të vitit 2009, sërish ka qenë Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë që ka ideuar bukur e këndshëm gjithëçka, duke organizuar një ditë ndryshe për këta fëmijë pa kujdes prindëror.
Një ditë vërtetë për t’ju kujtuar të gjithë atyre që kanë në dorë sa do pak për të ndryshuar jetën e këtyre fëmijëve pa fëmijëri se Viti i Ri, kjo festë tradicionale popullore në mbarë globin, gjithmonë i ka gjetur këta fëmijë të pambrojtur, të spostuar, të nënshtruar dhe të përshtatur në fatin e tyre tragjik, me ëndërra dhe shpresa të vrara, me barkun bosh e lotë në sy, duke na sjellë në kohët e sotme moderne skena të dhimbshme migjeniane të viteve ’30-të.



Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_2
Këngëtari Frederik Ndoci me një fëmijë të paralizuar
Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_3
Regjizori Leonard Bombaj me Ajsin dhe Bonin, dy aktorët e talentuar të “Kripmjaltëzave”
Është ky realitet që mban të fshehur atë pjesë të Shqipërisë, të dukshme dhe të pa dukshme, të pasur por më shumë të varfër, e verbuar nga dritat plot shkëlqim dhe luks i shfrenuar nga ajo pjesë aristokrate që harron dhe nuk ka si t’a dijë se jeta nuk është vetëm luks e mirëqënie.
Jo. Realiteti që jetojmë, në jo pak raste është edhe skamje edhe dhimbje, edhe lot e drithërima zemrash të vogla, fëmijë të brishtë, pa buzëqeshje dhe me fytyra të zbehta, duke na vështruar në dritën e syrit me shikime që na bëjnë të ndjehemi vërtetë fajtorë… Sepse shpesh me indiferencën tonë ata i vrasim pak e nga pak, çdo ditë, çdo orë, çdo çast…
Pastaj pendohemi. Shumë vonë pendohemi (!). Pendohemi atëherë kur jemi të pafuqishëm përpara Zotit dhe natyrës që t’i kthejmë gjërat si më parë, ashtu siç do të donim vërtetët të ishin ato. Por sërish jemi shumë vonë, duke marrë me vete edhe peshën e fajit, turpit, pse jo edhe të mëkatit…
Ndaj, o njerëz të mirë, reflektoni vetëm pak çaste për të kuptuar se gjërat mund të ndryshojnë, madje fortë dhe shumë mirë. Në të mirën e të gjithëve.
Mjafton pak dëshirë, pak dashuri dhe mirësi… Gjërat vërtetët ndryshojnë. Ja, kështu si në këtë ditë, ku këta fëmijë e shkrinë për pak çaste buzëqeshjen e ngrirë, sytë u ndriçonin më shumë dhe zemrat i’u rrahën më fort nga dashuria.
Sepse askush më mirë se ata nuk mund t’a çmojë dashurinë, këtë vlerë të jashtëzakonshme njerëzore dhe shumë dimensionale. Sepse ata janë rritur pa atë, të cilën e kanë ushqimin kryesor të munguar në jetën e tyre…
Ashtu si çdo herë tjetër, edhe në këtë ditë të veçantë gëzimi e hareje, ka qenë Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe personalisht Drejtori i Përgjithshëm i këtij Instituti z. Ilir Çumani që ka ideuar dhe organizuar këtë festë për këta fëmijë.
Për t’a bërë edhe më të rëndësishme këtë eveniment në sytë e këtyre fëmijëve, janë marrë të gjitha masat për të ftuar artistë e këngëtarë, personalitete shtetërore e publike nga bota e artit dhe e kulturës.



Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_4
Pamje nga salla në Muzeun Historik Kombëtar ku u zhvillua veprimtaria me pjesemarrjen e 400 fëmijëve jetimë.

Ishin të pranishëm në këtë aktivitet personalitete të jetës politike e publike, pjesëmarrës në këtë veprimtari, si znj. Iva Zajmi, Zv/ Ministre Brendëshme, z. Ahmet Prençi, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Princi Leka I – rë, Presidenti i Shoqatës “Fiaba” me qendër në Bari të Italisë, z. Giuseppe Triste, z. Halim Kosova, Drejtor i Maternitetit të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, etj
Nën tingujt e Himit të Jetimëve, u çel kjo veprimtari sensibilizuese në ndihmë të fëmijëve jetimë. Hapja e kësaj veprimtarie u përshëndet nga Princi Leka I-rë, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se këta fëmijë pa prindër kanë nevojë për vëmendjen e të gjithëve.
Unë e kuptoj mirë botën dhe dëshirat e këtyre fëmijëve, e kuptoj mirë se çdo të thotë të jesh pa prind, pa kujdesje prindërore, pa fjalën e ngrohtë të nënës, të njeriut tënd më të afërt.
Unë vetë e kam provuar një gjë të tillë. Nëna ime më la jetim në një moshë kritike që ende kisha nevojë për të. Përkujdesja për ju do të jetë jo vetëm sot, por e gjithëhershme.
Të pranishmit në këtë sallë i përshëndeti edhe z/Ministrija e Brendëshme Iva Zajmi, e cila në fjalën e saj theksoi se vëmendja e institucioneve ndaj këtyre fëmijëve duhet të jetë e vazhdueshme. Ju jeni pjesa më në nevojë e shoqërisë, ndaj dhe shteti me mekanizmat e vetë institucional duhet t’a mbrojë dhe përkrahi këtë kategori. Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimevë Shqiptarë Ilir Çumani, vuri theksin se sot më shumë se kurrë vihet re një lloj sensibiliteti dhe ndjeshmërie për fëmijët pa kujdes prindëror.



Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_5
Fëmijët duke marrë dhurata nga Princi Leka i I-rë, këngëtari Frederik Ndoci dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Ahmet Prençi
Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_6
Zajmina Vasjani, e angazhuar në në veprimtari humanitare me jetimët
Ky kujdes duhet të kthehet në një institucion shpirtëror nga të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare. Tashmë shoqëria po bëhet edhe më e përgjegjshme, pasi nuk mund të ekzistoj e plotë dhe me të gjitha vlerat që ajo duhet t’i mbart nëse nuk hedh vështrimin te këta fëmijë, për t’i bërë pjesë të qënësishme të saj.
Ju, - i’u drejtuesa ai fëmijëve të pranishëm në këtë sallë, po shikoni në sfondin e ekranit të kësaj salle të bukur që po gumëzhinë nga zërat tuaj të mrekullueshëm, imazhin e Nënës Mbretëresha Geraldinë. Sigurisht, as ju, por as prindërit tuaj nuk e kanë patur fatin t’a njohin nga afër këtë figurë madhore që mishëronte dhe personifikonte humanizmin dhe dashurinë njerëzore, dhimbjen për njeriun në nevojë, për më të dobëtin.
Ju keni nevojë për këtë imazh, për këtë dashuri që personifikon natyrshëm dhe përcjell edhe sot kjo grua e madhe.
Ndaj dhe vëmendja jonë për ju do të jetë e vazhdueshme. Këtë e synojmë edhe sot e në vazhdim, që të marrim dhe të sjellim tek ju anën më të mirë të aspektit njerëzor të kësaj gruaje brilante, për të cilën të gjithë ne, por veçanërisht ju, sot keni nevojë më shumë se kurrë.
Aktiviteti pasoi më një spektakël artistik, ku këngëtarët Frederik Ndocaj, Zajmina Vasjari, grupi i talentuar i baletit “Engjejt”, kafazieri Pëllumb Meta dhe dy artistët e talentuar të “Kripëmaltëzave”, aktorë shumë të dashur për spektatorët e vegjël shqiptarë Ajsi dhe Boni, të shoqëruar nga regjizori i tyre i mirënjohuri Leonard Bombaj, sollën mjaft mesazhe dhe bënë apel për këta fëmijë jetimë.
Në fund të veprimtarisë, Fondacioni “Fiaba” me qender në Bari të Italisë e ardhur enkas për këtë aktivitet u dhuroi këtyre fëmijëve dhurata me shumëllojshmëri lodrash. Këto dhurata ishin mbledhur nga fëmijët italian në shenjë solidariteti për t’ua dhuruar fëmijëve pa kujdes prindëror në Shqipëri.
Ky eveniment pason aktivitetet e shumta dhe tepër të ngjeshura që ka organizuar para festave dhe pas festave Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, për të sensibilizuar opinionin e gjerë publik në dobi të kësaj shtrese në nevojë.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? Empty Re: Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 15, 2009 11:37 pm

Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_11
Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_22
Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_33
Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_44
Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_55
Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_66
Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_77
Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_88
Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_99

ZYRA E SHTYPIT DHE E INFORMACIONIT
PRANË INSTITUTIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË

Sikur...pak dashuri, pak mirësi...!? U1_Jetimet
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUTI KOMBËTAR I INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË
Adresa: Rruga “Dibrës”, nr. 312/1, Tiranë
Tel/Fax: ++355 (4) 2360 611, Mobile: 0692035431, 0682035431, 0692601054
Email: nifao.orfan@gmail.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi