Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha: MOHIMI I ATRIBUTEVE KOMBËTARE, I BARABARTË ME KRIMIN

Shko poshtë

Adem Berisha: MOHIMI I ATRIBUTEVE KOMBËTARE, I BARABARTË ME KRIMIN Empty Adem Berisha: MOHIMI I ATRIBUTEVE KOMBËTARE, I BARABARTË ME KRIMIN

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 26, 2009 11:26 pm

Adem Berisha: MOHIMI I ATRIBUTEVE KOMBËTARE, I BARABARTË ME KRIMIN N100000202629693_9210

Adem Berisha: MOHIMI I ATRIBUTEVE KOMBËTARE, I BARABARTË ME KRIMIN


Lexova tek zemrashqiptare.net një reagim të akademikut z Ali Aliu dhe z Fejzullahu lidhur me mosvënien e identitetit kombëtar shqiptar në pasaportat e IRJM i cili më motivoi që edhe unë të ndërlidhem në të njëjtin për të sensibilizuar opinionin mbarëshqiptar që të mos pranojnë imponime të lloj-llojshme veçanërisht kur ato kanë të bëjnë me mohimin e identitetit kombëtar shqiptar por kudo qe të ndodhen, të ngrenë zërin e protestës dhe gjykimit të fenomeneve të tilla ngado që ato vijnë.
Duke përshëndetur akademikun e nderuar z Ali Aliu dhe z Fejzullahu, i falënderoj për reagimet e tyre ndaj këtij fenomeni mohues te identitetit kombëtar shqiptar te shqiptareve ne Ish Republikën Jugosllave te Maqedonisë. E konsideroj te qëlluar edhe insistimin qe lidhur me këtë, shumë më drejtpërdrejtë dhe pa ekuivoke duhet të reagojnë kompetentët të cilët janë në pushtetin e atjeshëm ose edhe ata që janë më pranë tij.
Të mos theksuarit e përkatësisë kombëtare shqiptare në pasaportat e IRJM nuk është bërë pa qëllime te caktuara antishqiptare por nuk e kuptoj përse sllavomaqedonët dhe gjithë sllavet aq shumë ua kanë frikën shqiptarëve, siç thonë, si dreqi kryqit. Është e kuptueshme qe në pasaportë te shënohet shtetësia si shtetësi maqedonase por përse te mos figurojë edhe kombësia kur dihet se jo gjithë banorët e IRJM (bile as shumica, kundruall shqiptarëve, bullgarëve, grekëve, turqve e kombësive tjera) janë maqedonas.
Kjo bëhet në IRJM nga pushteti aktual në shumicë maqedonase por si ndodh qe në pasaportat e Republikës së Kosovës ku popullsinë dhe pushtetin e përbëjnë mbi 90% shqiptarët ndërsa ceket: Shtetësia KOSOVAR (jo kosovar-e) qe aludon edhe në identitetin e paqenë kombëtar te cilin individë dhe çarqe vendore e ndërkombëtare përpiqen ta imponojnë. Përse te mos ishte: Shtetësia E KOSOVES ndërsa kombësia, ajo që është, shqiptare, serbe, malazeze, turke etj. A do të pranonin serbet, malazezet, turqit etj të hiqnin dorë nga identiteti i tyre kombëtar për t'u quajtur kosovarë?! sigurisht që jo dhe me të drejte, ndërsa shqiptarët shumicë e me pushtetin e tyre ne "fron" këtë e gëlltisin pa ndonjë reaksion të dukshëm. Kë duhet fajësuar në këtë rast për dallim nga shqiptaret e IRJM që me të drejtë fajësojnë pushtetin hegjemonist maqedonas?! Edhe pushtetarët e Republikës së Kosovës, si ata të mëparmit, ashtu edhe këta që aktualisht mbajnë pushtetin, në këtë drejtim nuk dallojnë shumë nga pushtetarët e IRJM duke qenë së tepërmi servilë para shumë çarqeve veçanërisht ndërkombëtare e me tendenca antishqiptare. Kuptohet edhe kjo deri-diku por, këtu do iu përkujtoja pushtetarëve të RKS një thënie që pak si më shpesh e përdornin serbet kur thonin: "Iako si majka, pokrij se malo" nqs nuk gaboj në shqip i bie: "Edhe pse je nënë, mbulohu pak".
Ja edhe një tjetër absurd: Nuk festohet me ceremoni dhe dekrete shtetërore Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar - 29 Nëntori të cilin e kemi festuar në çdo periudhë, edhe në kohën e fashistit Rankoviq duke rrezikuar por edhe duke ngrënë dajak e burgosur, si dhe në kohën e sundimit të kriminelit Millosheviq, pse sot jo?!!! Ta ngremë në ditën e 28 Nëntorit flamurin me gjashtë yje të pakuptimtë, mbase që simbolizojnë 6 pikëshin "e vdekur" te Beogradit të cilin e pranoi edhe OKB në krye me Ban Ki Mutin, pardon, me Ban Ki Munin, nejse, edhe muni është diçka, - jo kurrsesi !!!
Nuk heshtet gjithmonë dhe për çdo gjë pavarësisht politikave që shkojnë e vijnë. Nqs "pitja hahet, tepsia do mbetet aty", pastaj nuk ka pardon as "ou ku-ku efa Demë".
Me përzemërsi JU uroj gjithë shqiptareve që për zemër kanë Flamurin Kombëtar Shqiptar me shqiponjën e lavdishme dykrenare të zezë në mes të sfondit të kuq i cili simbolizon gjakun e dëlirë të shqiptarëve nëpër gjithë etapat e historisë, 28 NENTORIN e krenarisë ndërshekullore.
I juaji Adem Berisha nga Rahoveci, Republika e Kosovës martire.
. . . . . . . . . .
. . .
"Krenari ndërshekullore
e kishim e do ta kemi,
me te i tregojmë gjithë botës
kush, në të vërtetë na jemi.

Jem’ bijtë e asaj shqipeje
ndër shekuj me gjak të larë,
kurrë të pa gjunjëzuar
prore mbetem krenarë".
(...Krenari ndërshekullore)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi