Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:PEZA E EDI RAMËS, ZANZIBARI I THAQIT DHE M. KUSARI KINSE E GJAKOVËS

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:PEZA E EDI RAMËS, ZANZIBARI I THAQIT DHE M. KUSARI KINSE E GJAKOVËS Empty Xhevat Rexhaj:PEZA E EDI RAMËS, ZANZIBARI I THAQIT DHE M. KUSARI KINSE E GJAKOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 27, 2009 12:48 am

PEZA E EDI RAMËS, ZANZIBARI I THAQIT DHE M. KUSARI KINSE E GJAKOVËS



Xhevat Rexhaj:PEZA E EDI RAMËS, ZANZIBARI I THAQIT DHE M. KUSARI KINSE E GJAKOVËS 2

Se jemi të perqudnuar ne shqiptarët nuk do koment ,por se nuk mund të riparohemi dhe pse don koment edhe atë të mirë studiuar. Disa here kam shkruar se ne zakonishtë për të gjitha të këqijat dhe dobësit tona fajtorin e kemi të gatshëm dhe të gjetur, e ai është-armiku i jashtëm, pra edhe “ Evropa Kurv” sipas atij që shanë të mëdhenjët e kombit shqiptarë R. Qosja. Me këtë vlerësim besa jemi sjhkolluar e rritur në të kaluarën dhe mendonim se për nji me këta na kanë faj që prej kohës së ilirëve ne i humbëm mbi 70% të trojeve tona. Me këtë filozofi dhe me idetë enveriste staliniste deshironim që ta riparonim historinë tonë, por fatkeqësishtë ne edhe më tutje zvogloheshim dhe tkurreshim besa edhe varfëroheshim deri në pakufi gjer sa nuk doli në skenë një Njeri i realitetit dhe i mendësisë shqiptare për ta kthyer timonin mbarë të shqiptarëve. Ai me mund dhe me bashkëpunëtor, dhe më pas me tërë popullin filloi ta gjej busollën dhe ti kthei shqiptarët jo kah kibla por kah Amerika dhe miqët tanë më të vonshëm evropian. Të tjerat dihen si rrodhën.
Në ditët e sotme për fat të keq kemi ende mjeranë dhe mjerane të filozofisë qosiste kundër perëndimore dhe pro lindore në të gjitha aspektet jetësore. Kur Kosova përpëlitej dhe kërkonte ndihmë nga Amerika dhe kur për Kosovën në vitet e 90 organizohej ndonjë forum i nivelit të lartë botëror si për inati në Shqipëri kriste marria dhe shkatërrohej shteti, pra kështu i bëhej argat i dreqit Kosovës e në të njejten kohë i bëhej dhurata Serbisë millosheviqiane. Historia dhe vetë akteret dikur da ta tregojnë realitetin se forcat e majta në Shqipëri luajtën vallen e marrisë në dëmë të shqiptarëve në përgjithësi e të Kosovës në veqanti. Dikush do të thotë se nuk janë të gjithë të majtit të njejtë, ndoshta jo por ata që udhëheqin me ta po se po sot e kësaj dite ende janë të tillë. Nëse shumë shqiptarë të R. Së Kosovës nuk e dijnë këtë athere ne të cilët vepruam dhe punuam për qështjen kombëtare në perëndim e dijmë këtë më së miri ,ngase ishim direkt të sulmuar dhe të kërcënuar nga soji enversitë stalinist i ithtarëve komunistë të cilët në perëndim më shumë na luftonin ne demokratëve sesa serbët dhe Serbinë. Fatkeqësishtë të tillët sot janë në Institucionet shtet¨
ërore të Kosovës dhe janë po ata që me dhunë mbajnë atë që e kanë në dorë sepse dirigjimet dhe kondidat i kanë të përbashkëta me bijtë e politbiros komuniste enveriste të cilët sot e mbajnë PS në këmbë dhe e damtojnë ende Shqipërinë në rrugën e drejtë për në euroatlantizëm.
Dihet botërishtë se Ramat e Ruçët ende kanë ndikim të madh te bashkëmendimtarët e tyre në Kosovë dhe mu për këtë edhe i bashkërendisin të bëmat e tyre në kurriz të kombit sepse nuk mundë e pranojnë që enverizmi ka ngordhur njëhere e mirë andaj me përpëlitjete fundit tregojnë dhëmbët. Ne dijmë shumë mirë se kriminelet serbë vranë më shumë se 12000 shqiptarë në luftën e fundit por fatkeqësishtë ne shqiptarët e dijmë por nuk po duam ta pranojmë se fatkeqësishtë në rebelimin e kuq komunistë në vitet e pas “ revolucionit demokratik të qosjes” pas 97tes u vranë mijëra shqiptarë nga falangat bandideske që e hudhën Shqipërinë për toke gati në greminë. Këtu pra kemi të bejmë me të këqijat tona e jo me ato të huajat sepse në Shqipëri shqiptari vriste shqiptarët kur Kosova lëngonte nderë thundrën serbe.
Shumë kanë menduar se ato kohëra kanë kaluar, mashtrohemi sepse ne jemi “nana e vakive” për të keq dhe ne jemi të predisponuar që vetes tonë të ia prejmë këmbet.
Të shkohet radhazi, në Kosovë ishin paraparë që të mbahen zgjedhjet lokale për muajin nëntor të këtij viti, krejtë bota do të fokusohej në atë se sa janë të aftë institucionet kosovare për menaxhim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike( e4dhe disa politikanë tanë thonin se do jenë të parat zgjerdhje në Kosovën shtet, këta mjeranë harronin se LDK me partitë tjera kishte mbajtur zgjedhje nën presionin e tankeve serbe dhe se pervoja ishte e ditur që populli është i emancipuar për votim të lirë sepse e donë demokracinë. Kur e tërë Kosova ishte në fushatë parazgjedhore në shtetin tonë amë përgatitej diversioni jo vetëm ndaj Berishës por edhe ndaj Kosovës, kuqaloshat e “SHOKUT”leninistë kishin mësyer qytete shqiptare për të filluar rrëzimin e pushtetit demokratikë të Berishës sikur në vitin 1997, bota tani më kishte zhvendosur vëmendjen nga Kosova dhe shikonte se mos do të përseritet historia në tokën e shqiponjave. Kësaj asesi nuk i thuhet se ka të bejë me demokracinë në Shqipëri jo ka të bejë me largimin e shqiptarëve nga rruga drejtë liberalizimit të vizave dhe futjesë shqiptare në BE, gjë të cilën Serbia dhe Greqia nuk e duan fare sepse i pengon shumë përparimi dhe zhvillimi shqiptarë, dhe shi për këtë ata kanë edhe përkrahës edhe po të jenë në mënyrë indirekte momenti dhe realiteti po e dëshmojnë këtë fatkeqësi nga të quajturit shqiptarë.
Që lidhjet të jenë si të dikurshme u kujdesen shokët e tyre të Prishtinës të cilët në një të enjte pas gjysmë natës të nervozuar dhe të frikësuar pollën puçin anti shtet, si në kohën e revolucioneve bolshevike, deshen ta rrëzojnë shtetin dhe institucionet shtetërore me telefona dhe me RTK” publike” private të dikujtë që ne e dijmë se kush është e dinë e dhe komisioni evropian. Pra si në filma të ish PPSH¨se u shfaqen djelmoshat por ama tani nga një vend shumë më interesant nga “ kongresi i Zanzibarit” të Prishtinës. Por të mjerët kishin harruar se tani më në Prishtinë ishte dikush më i dijshëm dhe më ifortë se ata ishte miku i shqiptarëve Amerikani i cili i la vetëm disa orë që të vetëkënaqen dhe pastaj ua tregoi vendin. Të ndalemi vetëm një moment po çfarë do të ndodhte në Kosovë po sikur mos të ishte Kfori dhe Amerika në mes partive dhe pushtetarëve...
Miku i mirë në ditë të vështirë, kur Zanzibari nuk bëri punë dhe njeri nga ata që ishte paraparë të bëhej President i Kongresit puçistë si për befasi kishte qenë në Tiranë dhe si rastësishtë ishte takuar me atfarë Edi Ramen, por nuk kishin biseduar shumë rreth gjërave politike, pra kjo sipas këtij mysafiri të rastësishëm të Ramës.
Më në fund virusi nga kuqaloshat e Shqipërisë nuk vonoi dhe erdhi kambëkryq në Gjakovë, dhe u pa se nuk ishin të gjitha këto rastësi por ishin ndrethurje dhe nderlidhje e të keqës në dëm të shqiptarëve, një Zonjë që thirrej si e dijshme dhe ishte bashkëpunëtore e dikurshme e PDKsë dhe ishte futur në organizata të ndryshme falë PDKsë kishte gabuar në llogaritje, ajo kishte menduar se me bekimin e Thaqit dhe me kandidimin si kandidate e aleatit të kryetarit të PDKsë B. Pacollit do ti fitoi votat, dhe ta dobësoi AAK në në Gjakovë, kjo nuk i piu ujë dhe athere tregoi se me të vërtet në cilin grupim bënë pjesë ajo, dhe duke thirrur populin në protesta deshi të fuste vëllavrasjen, e ku në Gjakovë e cila edhe ashtu me rrethinë e ka pësuar më së shumti nga shkiet.
Të shikohen të gjitha kronologjikishtë rrjedh një konkludim, virusi bolshevikë enveristë është i futurë thellë në mendjet e disa politikanëve të Kosovës, por dashtë populli dhe vota e tij e këta të merren me veten e tyre dhe të mirat që fatkeqësishtë i kanë krijuar në dëm të popullit e kinse me merita patriotike.
Për fat të keq tema të tilla nuk ka në shtypin tonë, shumë frikohen, shumë janë në të njejtin kazanë dhe shumë të tjerë fitojnë nga idetë e tilla, dhashtë Zoti dhe ne shqiptarët i kthehemi të mirës sepse shumica jemi të mirë por duhet ti luftojmë fatzinjët e tillë si Rama me kompani.

Xhevat Rexhaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi