Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

XHEVAT REXHAJ:ECJA E HASHIM THAQIT NEPËR TEHUN E THIKËS

Shko poshtë

XHEVAT REXHAJ:ECJA E HASHIM THAQIT NEPËR TEHUN E THIKËS Empty XHEVAT REXHAJ:ECJA E HASHIM THAQIT NEPËR TEHUN E THIKËS

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 22, 2012 12:34 pm


ECJA E HASHIM THAQIT NEPËR TEHUN E THIKËS


XHEVAT REXHAJ:ECJA E HASHIM THAQIT NEPËR TEHUN E THIKËS 1325799235

Nga Xhevat Rexhaj

Publikuar në Bota Sot

XHEVAT REXHAJ:ECJA E HASHIM THAQIT NEPËR TEHUN E THIKËS Rexhaj_-300x166 XHEVAT REXHAJ:ECJA E HASHIM THAQIT NEPËR TEHUN E THIKËS Rexhaj_1-300x225 XHEVAT REXHAJ:ECJA E HASHIM THAQIT NEPËR TEHUN E THIKËS Rexhaj_2

Misteret zbulohen vetem nga- vet misteriozet!


“Politika është një proces me të cilin grupe njerëzish marrin vendime kolektive. Termi është aplikuar në përgjithësi për sjelljen brenda qeverive civile, por politika ka qenë vëzhguar në ndërveprime të tjera të grupit, duke përfshirë institucionet e koorporatave,ato akademike dhe fetare. Ai përbëhet nga “marrëdhëniet shoqërore duke përfshirë autoritetin ose fuqinë” dhe i referohet për rregullimin e një njësie politike,dhe në metodat dhe taktikat e përdorura për të formuluar dhe zbatuar nga politika….”

Ky ështe një ndër definicionet e shumta që ka të bëje me fjalën politike, fjalë që rrjedh nga greqishtja e vjetër, kështu thuhet në Wikipedia?

Njerëzimi është një kompleksitet qenjësh frymore që dallon nga grupet e frymorëve të tjerë, pasi që njeriu qysh me kohë fitoi mundësin të mendoi dhe të ketë trurin si mjetë për të qeverisur me veten e vet së pari, dhe me zhvlllimin e tij si qenje me vetëdije, njeriu filloi të shfrytëzoi këtë të arritur që edhe të qeverise, dhe të kujdeset edhe për grupin e më vonë edhe për një rrethë më të gjërë. Këto të gjitha dihen, dhe këtu qëndron fenomeni i fjalës politikë dhe politikanë. Nga kjo del se prej se u krijue njeriu në një apo mënyre tjetër lindi me të edhe të bërit politikë, gjithnji duke ju referuar kohës së caktuar, dhe rrathanave zhvillimore e historike të njeriut.

Me mijëra vite të bërit politikë, dhe të qenit politikan shumë grupeve dhe individëve të veqantë u ka sjellë shumë të mira, nga ato materiale gjerë të ato gjithpërfshirëse personale, dhe Familjare me grupin dhe rrethinë e caktuar. Gjatë të bërit politikë dhe të të qenit politikan, kanë ndodhur edhe miliona katrahura në mes individëve, grupeve, fiseve, popujve dhe më vone shteteve si njësi të formuara nga vet politika. Nga e gjithe kjo, pra shifet kjartë se të qenit politikan dhe të marrurit me politikë gjitthmonë ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta, si për individin, grupin apo popullin në terësi.

Që të kalohen periudhat kohore të njerëzimit tani më do të ndalem në momentumin që po përjetojme ne shqiptarët, me të qenit politikaj dhe me politikën si një profesion shumë joshës sidomos te ne shqiptarët ne të gjitha trojet tona etnike. Mundësia që sot i ipet atij që është politikan dhe atyre që merren me politikë, për të fituar dhe për tu pasuruar në kurrizë të këtij arti të së mundëshmes ështe tepër i madh, dhe kjo vërtet ka të bëj me ne shqiptarët e ceku edhe njëher këte përkufizim, ngase në shtetet me demokraci të zhvilluara politika merret kryekëput si punë që politikani të i ndihmoi rrethit, qytetit, dhe shtetit, e jo të vjedhi rrethin , qytetin e shtetin. Të tilla gjëra sot gjinden vetëm te shtetet me demokraci të brishtë, dhe te popujtë që ende nuk janë me një vetëdije të duhur se deri ku duhet lejuar një poplitikan, pra një të zgjedhur që të zhvat shtetin dhe popullin e tij. Mjerishte sot në trojet shqiptare profesioni më i preferuar mbetet të merresh me politikën, ngase me këte që në fillim kuptohet pasurimi, gjetja e një vendi pune, luksi, rroga e majme, hajnia e mundëshme, kontrabanda dhe korrupcioni e shumë të mira të tjera që do të jenë në tavolinen e pushtetit. Në Kosovën e pasluftës na dolën aq shumë politikaj saqë në numër të tllë do na e kanë lakmi edhe shtetet me nga 100 milion banorë, në Kosovën e pasluftës lulëzoi ky profesion si askund tjetër, na pollen politikaj pa asnjë diplomë, pa asnjë referencë, pa asnjë përgatitje kolexhore, pa asnjë përgatitje shkollore e univerzitare, shkurt na pollën politikaj të rrugëve, të mëhallave, të grupeve kriminale, politikaj të dal nga mafia, të dal nga kontrabanda, të dal nga korrupcioni e çka mos tjetër, dhe kështu Kosova na u mbush me jo vetëm pseudo politikaj, por me dallkauk dhe me banditë të veshur me petkun e politikanit, e që si paravan e kanë të fitonin imunitetin e të paprekurit edhe karshi ligjit e gjyqit. Si pasoj e gjithë kësaj maskarade, gradualishtë këta të ashtuquajtur politikaj filluan të akomodohen në të gjitha Institucionet e shtetit, si atij lokal ashtu edhe atij qendror, dhe që tragjedia të ishte dhe të jetë më e madhe, të tillë pis politikaj u akomoduan edhe në të gjitha Institucionet arësimore, shendetësore, gjyqësore, të kulturës, të artit e gjër në polici e shoqata të ndryshme të ashtuquajtura OJQ. Që prej këtij momenti Kosova veq se u shëndërrua në një kantier të prodhimit të politikajve të rinjë, falë këtyre gjërave filloi të lulëzoi krimi, kriminaliteti, kontrabandimi dhe korrupcioni në të gjitha fushat e jetës kosovare, rezultat i kësaj katrahure ishte pasurimi enorm i grupeve mafioze, kriminale dhe të intereseve të caktuara, Univerziteti filloi të lëshoi diploma si kudrat këlyshet e tyre, filluan të lulëzojne Kolexhe dhe Univerzitete private duke bëre shpërlarje parash të pista, filluan të ndërtohen objekte marramendëse dhe lagje të tëra si mundësi e mirë e shpërlarjes së parave të pista e të vjedhura nga burime krimesh, e të vjedhura nga shitjet e pasurive të shtetit, shkurt Kosova u shëndërrua në një oazë vjedhjesh me letra, vjedhjesh me leje të politikajve , me leje dhe besë të grupeve kriminale që kishin frikësuar popullin qysh me përfundimin e luftës, duke ua mbajtur te hundët marksizem –leninizmin, se kinse ata kishin çliruar Kosoven?

Në gjithe këte maskaradë, mjerishtë edhe populli u frikëssua, dhe i futi veshët në lesh, me këte hajnave dhe banditëve iu hapen dyert që të merrnin dhe zhvatnin çfarë të donin nga shteti , në të cilin ata diten betoheshin e natën e sakatonin me të gjitha te ligat e tyre. Në gjithë kët fatalitet , duhet thëne haptas , bosa dhe komnadosa ishin disa njerëz që në emër të luftës që ata thirreshin ia lejonin vetes gjithe këte makabritet, me kohë atyre iu bashkangjitene dhe shume frikacak dhe shume bashkëmendimtare edhe të partive të tjera të cilët të gjithë së bashku, e bënë edhe më të keqen dhe të kobshmen ,ngase u lidhen me grupet mafioze kriminale serbe, dhe përmes veriut të Kosoves që prej athere edhe sot kontrabandojnë dhe shkatërrojne ekonominë, dhe gjithe shoqërinë kosovare…..

Të gjitha këto janë fakte dhe dokumentime që dihen botërishtë, para dy vitesh Departamenti amerikan i shtetit pati njoftuar se SHIKu i Kosovës pasurohet për çdo vit me nga 200 milion euro, nga kontrabanda me serbet në veriun e Kosoves?!.

Tani më ti kthehem më konkretishte edhe vet titullit të shkrimit, pra rreth një njeriu që sot e 4 vite e gjysëm udhëheq me ekzekutivin e Kosovës. Kryeministri i sotëm i Kosovës , Z. H. Thaqi ka një emër, ne mundem të jemi subjektiv dhe të jemi edhe kritikë, e aty këtu mundë të jemi edhe anmik politik me te, por e vëreta duhet të thuhet ashtu si është, pra Z. Thaqi është tani më një emër i njohur në politikën kosovare, ka një personalitet të krijuar që nga fillimet e luftës, ishte një udhëheqes politik i UCKsë, pjesmarrës i Konferencave vendimtare të Kosoves, më vonë lider partiak dhe se fundit Kryeminister i Kosoves. Me këte rast une nuk do të ndalem shumë rreth vet emrit të tij, gabimeve, dëmeve dhe problemeve që ai ka shkaktuar në faza të caktuara në të kaluarën, dëme të cilat ishin edhe me fatalitet për vet Kosovën, por në rrugëtimin e tij ai kishte edhe ngritje të dukshme si një lider dhe një politikan që meritonte respekt, ngase ai te e fundit përfaqësonte një përqindje të duhur të votave të përkrahesve të tij. Z. Thaqi në fillimet e tija ishte pjesëtar i një grupi marksistë- leninistesh, dhe shi për këte ai ishte edhe arrogantë ne shumë proçese të rëndësishme për dhe rreth Kosovës, ai pas lufte mendoi se ështe vet ylli i ri i kosoves, por fatmiresishte shpejt e kuptoi se populli shqiptare nuk ështe budallë, dhe ia tregoi vendin në dy palë zgjedhje ,duke zgjedhur Presidentin Historik Ibrahim Rugoven dhe partinë e LDK-se me mbi 70% te votave, dhe me sa duket edhe kjo situatë Z. Thaqi i ka shërbye për të mirë, dhe për tu ulur në byth se nuk shkon me turr dhe me yryshe në Dardani. Kohët ndryshuan pasi që vdiq Presidenti Rugova dhe edhe me ndihmën e Amerikes iu krijua mundesia Z. Thaqi që të vie ne krye te shtetit si Kryeminister, dhe kjo ,se përse ndodhi nje gjë e tillë, është më se e kuptueshme. Me Thaqin dhe PDK-ne, që kishin uzurpuar Kosoven me vjedhje dhe plaqka, përedimi e kishte më lehte të merrej vesh rreth Kosovës, ngase me të shantazhuarit bisedohet dhe bihen vendime shume më lehtë, sesa me njerëz, pra politikaj të ndershem e të përgatitur. Duhej një Flamur i ri për Kosoven, Thaqi e pranoi me dy duar, ( sikur të e kishte bëre një gjë te tillë LDK-ja atëhere thaqistët do e kallnin Kosovën duke e quajtur LDK-ne tradhëtare, ashtu sikur kur e dogjën këta kuqalosha Flamurin e Dardanisë), duhej një Hymn i ri e madje edhe pa tekst., Thaqi me SHIK-un dhe PDK-ne e pranuan menjihere, ( edhe për këtë pranim po të ishte LDK-ja në pushtet- me Kryeminister kuptohet do te kallej Kosova nga kuqaloshat e Hashimit), duhej të fillonin bisedimet me Serbine për kinse probleme teknike, dhe këte e pranuan me dy duart Thaqistet me SHIK-un dhe PDK-ne, e kështu deri në pafundësi tani më partia e luftës!!!! pranonte të gjitha ato për të cilat sikur do i bënte LDK-ja ndoshta edhe do mbyteshin veprimtarët e saj, ashtu siq kishte ndodhur pas luftës.

Në gjithe këte hallakam, dhe në këte trend që u gjenden PDK-jcat dhe SHIKu, përfunduan disa procese të dhimbshme për Kosoven, por të mirëseardhura për grupet e hajnave dhe korruptuesve, kur të gjitha këto moren një fundë në skenë pati dalur një njeri i cili publikisht pati shpallur të mbyllur punën e një shërbimi ilegal mafioz të quajtur SHIK, dhe më këte ata kinse i treguan popullit se tani më Kosova ështe e lirë dhe se qytetarët nuk duhet më të frikësohen nga spiunet e SHIKut ??? Vërtet edhe ishte ashtu, ngase tani më njerëzit e SHIKut e kishin futur nën kthetra Kosoven e tëre, vrasjet u ndalen?, dhe se nuk kishte më se çfarë të merrnin tjetër, të gjitha Institucionet i kishin futur nënë krahët e tyre, dhe me formimin e kinse AIKut, në të cilën ata vet u infiltruan, ata e rrumbullaksuan veprimtarinë e tyre të nëntokës. Të gjitha këto gjëra diheshin hapur, për disa shkruanin gazetat, flisnin njerëz të vet SHIKut, të cilët tregonin se si kishin vrarë njerëz të pafajshëm e të tjera, por për të gjitha këto dinte edhe e tërë bota, e konkretisht edhe Amerika, dhe besohet se të gjitha këto qështje tani më duhet të fillojne të dalin në dritë, të dalin para gjyqit, pra besohet se tani më me kohë duhet të ndodh edhe pastrimi i Institucioneve të Kosoves nga të gjithë ata që i kanë duart e zhytyra me hajni, korrupcion, krim e kriminalitet, dhe besa edhe me vrasje të caktuara kundër njerëzve të caktuar të partive rivale e veprimtarëve të shquar të kauzës shqiptare. Në gjithe këtë mishmash një rol të pazëvendësueshem e ka mu Kryeminsitri i Kosoves H. Thaqi ?!

Ka dy vite që skena shoqërore e Kosovës, pra skena politike e Kosovës, ka filluar si asnjëher më pare prej pas luftes, që të mësoj më shumë për prapaskenat dhe për krimet e caktuara si ato ekonomike e si ato politike që kane tronditur Kosoven me vite. Nuk ishte e rastësishme dalja ne skenë e N. Bllaces, më vone e N. Miftarit, të disa të tjerëve dhe në fundë këto ditë e Sekiraqes. Të gjitha këto kanë një lidhshmëri të duhur dhe të kuptuar, mesazhet e këtyre paraqitjeve japin të kuptojme se diç ështe në lëvizje dhe se gradualishtë gjërat deri dikund do të kthjellohen, se keqbëresit do të ballafaqohen me të bëmat e tyre, dhe se në një apo në tjetër mënyrë edhe do e marrin denimin e merituar. Dihet mirefilii se grupe dhe klane mafioze ka të grumbulluar në rrjete të shumta brenda PDK-se, vetëm të ndalemi në dy raste konkrete. Sa ishte J. Krasniqi minister i pushtetit lokal, thauaja se e gjthë administarat publike nepër institucione qendrore e gjerë të ato lokale ishte mbushur me njerëz të pa shkollë, por të gjithë partiash dhe struktura të SHIKut, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në ministrin e F. Limajt, ku F. Limaj si njeri i fortë dhe i paprekshem ( që në një kohe e shante edhe Z. N. Kelmendi ??)e kishte mbushur posten e Kosovës me kuqalosha, dhe me ekstrem fanatik PDKj-cash, pra kështu thuaja se Posta ishte shëndërruar në filial të PDK-se mu si Aeroporti që do shitej si të ishte nje lopë. Këto janë fakte e jo fjalë të ajrit, por këto i din shumë mire e H. Thaqi ,dhe miqët e tij ndërkombëtar të cilët duhet ende ta mbajnë në pushtet Z. Thaqi për ti kryer disa detyra shtëpiake, dhe tani më paraqitet pyetja: Po vall, kush e ka mundësin dhe guximin që ti ndal, ti konfrontoi me ligjin, ti denoncoj publikishtë dhe të i elimonoi politikishtë këta njerëz të fortë të PDK-se dhe të SHIK-ut? Që kjo të ndodh edhe më shumë, ngase diç e tillë ka filluar qysh me rastin e Lilmajt, ështe vetëm një njeri i cili mundet të e bëje një gjë të tillë, dhe ai ështe vet H. Thaqi, si ish bosi i tyre ,e sot si nje i përkdhelur i përendimit, si një politikan dhe Kryeminister I Kosoves , i cili mëton që Kosoves të i ofroi një mundësi që të jetë afër integrimeve evropiane, dhe se pa rregullimin e oborrit të vet Hashim Thaqi e ka te vështirë të mbaj pushtet, dhe njiherit të mbetet nje bashkëbisedues dhe një bashkëpunëtor i mirë i politikës evro-perëndimore. Në realitet një gjë e tillë edhe ështe duke ndodhur, dhe se kjo shifet dhe preket edhe në fërkimet e fundit të Thaqit me J. Krasniqin, mikun e ngushte të F. Limajt dhe R. Selimit, dy bashkëpunetorëve të afërt të Krasniqit të cilët edhe kanë shumë faje për një të kaluar jo të largët, dhe me këto veprime Thaqi është duke hapur rrugën edhe për ballafaqime të tjera me bashkëpartizanët e tij, të cilët më nuk i duhen, të cilët në realitet tani më janë të mundur nga ish shefi i tyre, dhe se këta realishtë jane të djegur në të gjitha aspektet.

Në këte Kosovën tonë, ku politika ishte dhe mjerishtë ende është si një hambarë ku mundë të marri grurë vetëm ai që ështe i fortë, do të ketë disa tronditje në të ardhmën e afërt, dhe kjo do të ndodh ngase gjërat duhet të ndryshojnë, dhe për këte detyren kryesore e ka Z. H. Thaqi, vërtet atij i ka mbet patatja e nxehtë në dorë, dhe ai ka gjeturi dhe ka përkrahjen e miqëvet ndërkombëtar që atë patate tua lë në duar bashkëpartiashëve të tij, të cilët duhet të digjen dhe të largohen nga skena politike. Këto mundë të duken edhe spekulime, por thënje të tilla dëgjohen në rrethe të caktuara, si ato mediale ashtu edhe diplomatike, ngase nga e gjithë kjo del një konkluzion si rrjedhoj e një pyetjeje: A do të kishte guximin ndonjë parti tjetër e Kosovës, sikur të ishte në pushtet , apo thënë ndryshe, sikur nga ajo parti të ishin Institucionet e caktuara që merren me ligjin dhe sigurinë; që të denonconte apo burgoste njerëz të kalibrit të F. Limajt, Xhemajlave, Xhabirave, F. Gashave dhe shume të tjerëve që thirren në luftë e që në realitet kane thyer ligjin ? Jo nuk do kishte mundë e as guxim asnje parti apo Kryeminister tjeter ta bënte një gjë të tillë, ngase atëhere fanatikët e PDK-se të orkestruar nga SHIKu, do e digjnin Kosovën, andaj këtu qëndron sot zgjidhja e problemit, dhe kjo zgjidhje ështe: H. Thaqi e ka për obligim dhe detyrë nga qarqet mike ndërkombëtare që ta pastroi oborrin e vet, qoftë edhe duke i futur në lojë B. Buzhalat e P. Selimat, për eliminime politike të njerëzve që duhet të japin përgjegjësi, shkurt e shqip vetëm Thaqi mundet të i eliminoi dhe të i fus prapa grilave të gjithë ata keqëbëres të rrethit të tij, e askush tjeter. Nëse këte e arrin Thaqi ,atëhere e meriton të quhet Kryeminister i mirë i Kosovës kuptohet për kohën dhe rrethanat në të cilat ai ka vepruar. E ,se çka do të fitoi nga e gjithë kjo Z. Thaqi ështe më se e kuptuar, ai do të ruaj emrin e vet, dhe do të mbete si një ndër Lideret e Kosoves, por gjithmone i vogël karshi Presidentit Ibrahim Rugova.

Xhevat Rexhaj


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi