Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:RASTI BLLACA NUK E DEMTON KOSOVËN NË GJND POR MAFIA E EDI RAMES ME KOMPANI

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:RASTI BLLACA NUK E DEMTON KOSOVËN NË GJND POR MAFIA E EDI RAMES ME KOMPANI Empty Xhevat Rexhaj:RASTI BLLACA NUK E DEMTON KOSOVËN NË GJND POR MAFIA E EDI RAMES ME KOMPANI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 03, 2009 8:08 pm

RASTI BLLACA NUK E DEMTON KOSOVËN NË GJND POR MAFIA E EDI RAMES ME KOMPANI

Xhevat Rexhaj:RASTI BLLACA NUK E DEMTON KOSOVËN NË GJND POR MAFIA E EDI RAMES ME KOMPANI U2_XhevatRexhaj
Shkruan:Xhevat Rexhaj

Në këtë fillim dimri jo shumë të ftohët shqiptarët në vend të ngrohtoreve moderne po nxehen nga aktualiteti jo i zakontë por disi i pritur shumë kohë.
Në Kosovë ndodhi një tërmet i vogël për dike, e shumë i madh për ata që kanë humbur të dashurit e tyre si familjarë, dhe popullin që kishte humbur patriot dhe fytyra të njohura politike. Dihet mirëfilli se sidomos pas lufte ndodhen vrasje të disa figurave politike dhe ushtarake të cilat nuk ishin në një vijë me klane tjera, populli i hutuar dhe partitë nuk guxonin të ndiheshin për së gjalli sepse frika ishte kudo, andaj edhe harroheshin shpejtë rastet kriminale, Institucionet e mbikqyrura nga UNMIK u ishin të paralizuara dhe të dobëta, unmiku shitej dhe blihej me para të Kosovës dhe mbylleshin shumë qështje, ndodhi vjedhja e shumë dëshmive mu në policinë e Kosovës pasi u njoht pavarësia dhe aty nuk ishte vjedhur drogë por dosje të shumta. Për hirë të aktualitetit edhe kjo e keqe u harrua shpejtë,deri sa erdhi momenti kur një njeri doli haptas dhe tha une kam vrarë dhe kemi vrarë... .
Rastisi që mu ato ditë duhej të fillonte beteja në GJND për pavarësinë, shumë analistë dhe gazetarë e sidomos politikan edhe të rrezikuar nga kjo dëshmi u nguten dhe thanë ato slloganet komuniste se Serbia me kolaboracionistë po don ta destabilizoi Kosovën në këto momente kritike për shtetin. Ishin këto sllogane komuniste dhe socialiste se fajin e ka armiku i jashtëm dhe i brendshëm për tragjeditë dhe marritë tona, por kjo nuk qëndron fare sepse nëse dëshiron të trgeohesh se dinë të mbash shtet athere duhet të funkcionoi së pari drejtësia dhe të jepet shembulli se ja Kosova është e aftë të merret edhe me krimin për hirë të një të ardhmeje më të mirë të qytetarëve. Mendoi se nuk do e dobësoi ky rast Kosovën në GJND përkundrazi, por Kosovën në GJND po e dobëson dhe po e plagosë një rast dhe fenomen tjetër katastrofal për ecjen shqipatre në përgjithësi nga e ardhmja e ky është Edi Rama me kompani në shtetin amë.
Nostalgjikët e enveristë nuk duan dhe nuk guxojnë të deklarohen se shoku i tyre për nga ideologjia dhe hajnia e pasurisë shqiptare është duke e luajtur lojën e dreqit dhe lojën e Serbisë mu në kohën kur u zhvilluan zgjedhjet në Kosovë dhe tani kur Kosova ballafaqohet me Serboaleancen e vet bolshevike. Majtistët shqiptarë me dëshirë dhe hare do e mirëpritnin që në Shqipëri të ndodh edhe një here “ Revolucioni i vonuar demokratik” i R. Qosjes dhe ta likuidonin nga skena politike S. Berishën edhe nëse do të vinte te gjakderdhja ndershqiptare si në vitin 1997, dhe në vrasjen e figurave të çmuara shqiptare andej e ke¨ndej kufirit. Forcat everiste janë të predispozuara që me revolucione ta dëmtojnë shqiptarinë, janë të gatshme ta terrorizojnë kombin, ta shkallmojnë dhe ta largojnë nga stabiliteti dhe nga rruga e pakthyer drejtë mirëqenjes dhe afrimit me strukturat euro-atlantike. Ky është një realitet, por nga ana tjetër është edhe një mëkat dhe një marri e llojit të vet që shumë njerëz të mendjes dhe lapsit nga djathtistat edhe në Kosovë nuk merren me këtë fenomen, kjo të bënë të mendosh se edhe nder këta ka mjeranë dhe bashkëpjesmarrës në shumë afera të ndërsjella me enveristët. Paria e çmendur e PS me në krye me një manjak të paskrupullt të quajtur Edi Rama po i dergojnë botes demokratike sinjale se shqiptarët vërtet nuk janë të aftë të mbajnë shtet, po trokasin në dyert e shteteve evropiane dhe po u thonë se nëse i liberalizoni vizat krimi shqiptarë do të ju përbij dhe se do të keni probleme, këta depsuzë të quajtur shqiptarë shkojnë në Athinë-Greqi dhe mbajnë demonstrata kundër shtetit dhe të ardhmes së vet, kur dihet se Greqia do të dëshmoi në GJND kundër pavarësisë së Kosovës me aleat ruso-bellorus. Me të gjitha këto shantazhe dhe spiunazhe kundër shtetit të vet këta mjeranë i japin fakte edhe GJNDsë se Evropa po ka probleme me një shtet shqipatrë e çfarë do të ndodh në të ardhmen edhe me një tjetër ¨shtet shqipatre të quajtur Kosovë, pra nuk është rasti Bllaca por Edi Rama ai që vërtet po dëmton shumë Kosovën në veqanti e shqiptarët në përgjithësi, kërkesa për ligjsi dhe drejtësi nuk dëmton por forcon shtetin ndersa kërkesa për revolucione bolshevike shkatërron shtetin, andaj do të ishte e udhës që gazetat dhe mjetet e informimit në trojet shqiptare të merreshin me tragjedin Ramiste e jo me ato që janë në kompetetnca të drejtësise ngase drejtësia herdokur vëhet në binare, dhe ata që kanë bërë vepra kriminale do të denohen në një apo mënyrë tjetër ky edhe është ligj i natyrës ngase gjaku kur nuk fle ai mbetet i nxehtë deri sa të dihet fajtori.
Shqipëria është ende në rrezikë nga bandat staliniste-enveriste, ndersa Kosova po dëmtohet nga këto banda shumë bile.
Duhet thënë haptas se armiqët tanë nuk janë fajtorë për marritë shqiptare, jemi ne vetë armiq të vetvehtes, deri kur?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi