Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi:PSHERËTIMA DHE E QESHURA E FANIT

Shko poshtë

Albert Zholi:PSHERËTIMA DHE E QESHURA E FANIT Empty Albert Zholi:PSHERËTIMA DHE E QESHURA E FANIT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 12:16 am

PSHERËTIMA DHE E QESHURA E FANIT


Albert Zholi:PSHERËTIMA DHE E QESHURA E FANIT Files.php?file=albert-zholi_823219275
Albert Zholi (Athine
1997)

“ Do Zoti e bëhet Shqipëria se ngelëm me trastë krahut ...” Kështu më thoshte
Fani sa herë që e takoja. Pastaj niste nga bisedat për politikën e politikanët, ku kishte mbushur një torbë me barcaleta nga ato që tregonion shqiptarët në cdo sahat të ditës ... Por në atë bisedë na hodhi dhjetë vjet të shkuar:


1. DY VJET PA GJUMË…


-Eh ,-psherëtiu Fani duke fërkuar mjekrën.
- C’pate ? – i them.
-C’të kem, deri dje trembeshim ne nga të huajt, tani tremben ata nga ne.
-S’të kuptoj .
-C’të kuptosh, ju gazetarët doni t’i themi fjalët si doni ju .
Ja, më 1987-tën, në verë, kisha lënë një takim me një mikun tim në turizmin e qytetit të Sarandës. Pa pritur, para këmbëve të mia,
ndalon një autobuz me turistë. Nga të folurit ishin grekë. Turistë me pikatore në atë kohë...Ata morën plackat e u ngjitën shkallëve. Në fund mbeti një burrë plak mbi të 65-tat. Para këmbëve kishte një goxha valixhe sa një veturë...Bëri dy herë ta ngrinte, por... valixhja nuk lëvizi, ndërsa ai gati u shtrembërua, sa të rrëzohej,
e pashë që për të, aty edhe dhjetë vjet do të rrinte plaku, dhe valixhja me rrota.... Pa i thënë gjë, ngrita valixhen dhe ngjita shkallët. Ia lashë para derës së ashensorit. Kur do të ikja, sigurisht pa e
hapur gojën, si të isha memec, plaku më zgjati dorën miqësisht. “Efhariristo”, më tha plaku e në dorë më lëshoi një monedhë letre...E pashë, ishte një mijë dhrami. U sula tek ashensori, por dera u mbyll . “Bobo c’më gjeti !”
thashë me vete dhe pashë rreth e rrotull mos ma kish ngjitur ndonjëri damkën. Dora pa më pyetur mua e kish fshehur në xhep mijëshen. Ashtu i djerësitur mora udhën e shtëpisë. Udhës mallkoja plakun dhe veten. S’dija c’të bëja me dhramitë. Ti hidhja ? Më dukej vetja vec frikacak dhe i cmendur...Pastaj c’bëra ? I fsheha në një kuti nga ato të bojës së këpucëve dhe i vura poshtë kutisë së ujit në kafazin e pëllumbave...Mbi dy vjet aty mbetën dhe unë me frikë se mos ndonjë natë na vinin ata të sigurimit dhe për një mijë dhrami më e pakta ishte 1000 ditë burg...Kështu derisa “
socializmi” shqiptar na dha lamtumirën...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albert Zholi:PSHERËTIMA DHE E QESHURA E FANIT Empty Albert Zholi:JO, EDHE UJIN E DETIT E MORËM HUA...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 12:23 am

Athine 1997

JO, EDHE UJIN E DETIT E MORËM HUA...
Albert Zholi

E ktheu gotën e birrës me një frymë, e përmbysi edhe një herë shishen me dy gotat dhe vazhdoi:
Para një muaji zura punë në një zdrukthtari . Aty punonte edhe një shqipo tjetër ...Sa mori vesh që dhe
unë isha shqiptar, ai më pa me inat ...Epo kjo pikë e zezë, thashë me vete.
Unë u gëzova që gjeta një shqiptar që të punojmë e të qajmë hallet ky?... Ky më mban kokën mënjanë...
Të nesërmen e përshëndeta: Mirmëngjes Spiro! Se Spiro e flisnin.
“ Kalimera”, ma ktheu Spirua, sikur i kish ngrënë gomari bukën...
Mbas disa ditësh Spiroja nuk erdhi në punë se ishte i sëmurë ... Kur u ulëm
për të ngrënë drekë, pronari më thotë:
-Shtëpinë e ke kompletuar ? I
ke marrë televizor, frigorifer, lavatrice?...
-I kam marrë iu përgjigja.
-Po si bënit në Shqipëri pa këto mjete kaq të domosdoshme ?
-Unë i kisha edhe në Shqipëri.
-Si?
-Pse habiteni, shumica i kishin në shtëpitë e tyre ...
- Po Spiros unë ia
dhashë të gjitha paisjet, më tregonte se në Shqipëri nuk kishin as krevate për të fjetur, pa le nga këto gjëra ... Po domate, speca,
portokalle, mjaltë kishit?
Unë qesha. E si të mos qeshje me ato që dëgjoje
?... Spirua i kish thënë se nuk kishim as brekë dhe pronari i besonte ose kish qejf ta besonte ...
-Pse qesh ? Do të thuash se i kishit dhe këto ?- foli pronari për domatet e specat …
-I kishim,
por jo gjatë gjithë vitit …
-Atëherë pse erdhët këtu, kur I kishit të gjitha?, foli si I zemëruar pronari.
-Që të bëjmë punët tuaja,- ia ktheva dhe unë me atë ton…
-Po plazh kishit?
Ia dhashë një të
qeshur sa më dolën lotë nga sytë … “ E po sikur vijmë nga shpellat ?”, mendova. Por fajin nuk e kish greku , por Spiro” Kalimera”
-Jo edhe ujin e detit, tani që u hapën
kufijtë e morëm nga ju... i thashë me të qeshur grekut. Ku ta dinte ai se unë në det zhytesha nga dritarja e shtëpisë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi