Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku: Interesi kombëtar është i përhershëm, kurse programet kombëtare ndërrojnë

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku: Interesi kombëtar është i përhershëm, kurse programet kombëtare ndërrojnë Empty Ramiz Dërmaku: Interesi kombëtar është i përhershëm, kurse programet kombëtare ndërrojnë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 09, 2010 2:00 am


Ramiz Dërmaku: Interesi kombëtar është i përhershëm, kurse programet kombëtare ndërrojnë U1_RamizDermakuCPO BEJNE SHQIPTARET NE, SHQIPERI , KOSOVE , TROJET ETNIKE E DI ASPORE ? !

INTERESI KOMBETAR ESHTE I PERHERSHEM,
KURSE PROGRAMET KOMBETARE NDERROJNE.


Shkroi: Ramiz Dërmaku

Historinë
tonë në Shqipëri, Kosovë, trojet etnike e Diasprë e përjetoj si
përpjekje të pandërprerë, të sukseshme, dhe jo të sukseshme, për
fitimin e Lirisë së jashtme, si vlere themelore të qënjës shqiptare. Në
qoftë se historia është , siq thoshte ; Hegeli, "përparim në vetëdijen
mbi lirinë " , atëherë mund të thuhet se ndër karakteristikat themelore
të historisë shqiptare është edhe përparimi i vetëdijes për vetën: Për
mundësitë dhe pamundësitë, për të arriturat dhe kufizimet, për të
drejtën që të takon dhe për padrejtësinë që na është bërë nga të tjerët
. E vetëdija që kemi ne sot e lejon pohimin : tragjizmi është
përmbajtja e tragjedis sonë ! Të kqiat që ia kemi bërë vehtes së bashku
me të kqiat që na i kanë bërë të tjerët janë shkaku kresor i
tragjedisë sonë historike kombëtare e që vazhdon të luhet si tragjedi e
popullit të ndarë. Mësimin, që sjell gjdo tragjedi, prandaj edhe
tragjedia jonë, akoma të gjithë nuk e kemi kuptuar si duhet. Ne i japim
hapsirë aq të madhe disa njerzve në :Shqipëri , Kosovë, trojet etnike e
diasporë, të cilët para opinjonit shqiptar paraqiten me një
letërnjohtim krejt tjetër nga ai që i njeh populli, janë këta njerz të
cilët ditë e natë akuzojnë ; Shqipërin , Kosovën, qeveritë e dy
shteteve, akzojnë kryetarët e dy shteteve, akuzojnë mjetet e
informimit, etj, etj.., e gjatë bisedave private thonë se "Zemra po u
digjet për Atdheun- Shqipërinë dhe Kosovën ". Të gjithë po e shohim se
punët nuk po na shkojn mirë, të gjithë po themi se zgjidhja e çështjes
kombëtare po vonohet. Po e shohim se ka pengesa, kundërthënje në
prpagandimin e saj në botë. E unë do ju pyes përse ? Natyrisht duhet
ditur se gjithëmon ka disa arsye konkrete se çështja shqiptare ngec
herë pas here.Nji prej shkaqeve kryesore që ngec çështja shqiptare
është se nuk është zhvilluar si duhet të zhvillohet, është se mjaft
shqiptarë e pengojnë atë, për interesa të tyre egoiste, karieriste,
familiariste , demagogjike, xhelozisë, urrejtjes, dhe shumë arsyenave
te mbrapshta , në vend se ti ndihmojn atdheut te tyre, ata bëhën
pengesa kryesore dhe barrë e rëndë për të. Ata krijojnë probleme,
bëjnë akuza te pa baza, shpifin, bëjnë po çka nuk bëjnë. Ata akuzojnë
liderët e kombit ,të partive, ne rrugë, tubime, shtyp e televizion . Po
i cekim disa nga pengesat kryesore që e penguan dhe po e pengojnë
akoma edhe sot zhvillimin e unitetin e popullit drejtë bashkimit
kombëtar. Ajo çka po bënë kryesocialisti, Edi Rama, në Parrlamentin
shqipëtar është një penges serioze për normalizimin,
internacionalizimin , demokratizimin dhe unitetin e kreut të shtetit
shqipëtar. Lider të tillë nuk i duhen Shqipëris, Kosovës, e askujt. Unë
i pyes lexuesit e këtij shkrimi se në cilin shtetë ka ndodhur bojkotimi
i parrlamentit nga opozita. Lirishtë themi askund, deputetët e një
partije mund të mos jenë të kënaqur me ndonji : propozim, nen,
rregullore, etj , por ekzistojnë ligjet dhe rregullat se si duhet
shprehur paknaqësit, vërejtjet, sygjerimit , e jo bojkoti. Shumë lider
partish, institucionesh, organizatash etj etj, të cilët deklarojnë
hapur pa fije turpi.., se dikur ishin të përndjekur, përsekutuar,
maltretuar, etj . Për të gjitha këto mendoj se fjalën përfundimtare
duhet ta jep populli-pra ti zgjedhë ata që ai mendon se janë më të
mirët, e jo ti imponohet me dhunë. Mos harroni se ata që dje ishin
më servilët, më pakurrizorët, sot ju kan ngjitur proceseve demokratike
si egjra grurit. Si të heshtim kur njeriu i cili ndodhet ne kreun e një
shteti , i cili maltretoi, dhunoi, dënoi, vrau e djegu edhe tokën e
Kosovës…, njeriu i cili për çdo minutë e sekondë orvatet ta pengojë
akoma njohjen e Pavrësisë së Kosovës, njeriu i cili akoma nuk i ka
kërkuar falje popullit shqipëtar-kosovar, ti lejohet ta vizitojë
Kosovën ? ! Viziten e tij në Kosovë le ta gjykojë populli. Ata qe
bëjnë sot zhurmë në Shqipëri, Kosovë, trojet etnike e diasporë, ata që
vrajnë pas shpine, gjatë regjimit të kaluar ishin më servil, shumë nga
ata i shërbyen sistemit ne fjalë, tani tentojnë ta kompenzojnë atë
frikë të madhe me nji farë trimërije na paraqiten sot. Tani këtyre
„trimave“ u duket trimëri ta sulmojnë ,në Kosovë- LDK-ës, e ne
Shqipëri- PD-ke. Këta janë aq të aftë.., sa kur bisedojnë: deklarojnë
se „shohin edhe prapa kodre“. Prandaj vëllaazër rreziku më i madh për
zhvillimin e demokracisë tek shqiptarët janë këta pakurrizor-butakë,
të cilët i përshtaten cdo shteti e cdo regjimi, cdo kujt që ka forcë.
Kjo farë e keqe ka lëshuar rrënjët thellë dhe si nji bari i keq e sheh
kudo tek ne shqiptarët. Kjo është një bimë trathtije e cila po
shumzohet tek ne shqiptarët.Ta mësojmë thënjen e Faik Konicës, ai
thoshte : „ Mbretin e kritikoja kur ne ishim mbrenda Shqipërisë ,por
kur të dal përjashta, e lavdroj duke thënë se të gjitha punët i ka
bërë ky“.
Ne na ka përfshirë një erozion i rrezikshëm moral. Unë
mendoj se pa një Rilindje të re shpirtërore dhe morale nuk do të mund
të mendojmë të organizohemi e të vepërojmë cilësisht si komb modest,
si tërsi me interesa, synime dhe veprime të përbashkëta. Interesi
kombëtar është i përhershëm, kurse programet kombëtare ndërrojnë, prej
kohe në kohë. Brezave tonë, dhe kohës sonë, padyshim se na duhet një
program i ri, nga ai i rilindasve, sepse ne na ndajnë mbi 100 vjet.
Programi i brezave tonë , mund dhe duhet të jetë program kombëtar e jo
politik, vetëm nëse nënkupton bashkimin e trojeve te shkëputura që kanë
vazhdimësi gjeografike me Shqipërinë dhe në të cilat shqiptarët sot
janë popullatë e vetme apo shumicë etnike. Dhe një program i këtillë
kombëtar, është program i drejtë, e demokratik, human, i moralshëm,
sepse nuk pretendohet toka në të cilat do të ishin shumicë popuj
tjerë; serbë, maqedonë, malazezë, etj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi