Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllani: 44 eurot u harxhuan në fushatë

Shko poshtë

Asllani: 44 eurot u harxhuan në fushatë Empty Asllani: 44 eurot u harxhuan në fushatë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 2:02 am

Asllani: 44 eurot u harxhuan në fushatë

Sindikata thotë se u keqpërdorën fondet e shëndetësisë

Prishtinë, 11 dhjetor - Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, të premten në një konferencë për media shprehu pakënaqësinë për mos pagimin e 44 eurove të cilat ishin premtuar nga kryetarët e komunave pas grevës së shkurtit të këtij viti. Kryetari i kësaj sindikate Asllan Bajrami tha se disa komuna po tentojnë që përmes grantit stimulues të mbulojnë 44 eurot. “Kemi kontaktuar të gjitha komunat dhe është një laramani varësisht të them prej vullnetit të komunave, si komunë që veçohet për të keq, për mos implementimin e kësaj marrëveshje për 44 eurot është Gjakova, e cila ka paguar vetëm tre muajt e par të viti të kaluar, kurse për vitin 2009 është në nivelin zero. Gjithashtu, në disa komuna tentohet që granti stimulativ për përformancë të punëtorëve të kamuflohen si 44 euro e kemi rastin e fundit në Vushtrri. Ky është një mashtrim dhe fshehje e parasë, sepse granti shtesë nuk ka të bëjë me marrëveshjen për 44 eurot”, tha Bajrami. Ai shprehu dyshimin se 44 eurot e premtuara janë shpenzuar në fushatë parazgjedhore. Gjithash ai nuk përjashtoi mundësin e grevës në ato komuna ku evidentohet se nuk marrëveshja nuk po respektohet fare.
Ai gjithashtu, shprehu pakënaqësinë me Qeverinë e Republikës së Kosovës për moszbatim të marrëveshjes së 14 tetorit 2008 edhe sa i përket miratimit të ligjeve fundamentale. Kosova duket se do të mbyll edhe një vit pa ligjin e punës, pa ligjin e sigurimeve shëndetësore, pa ligjin për shëndetësinë, pa ligjin për organizimin sindikal dhe pa ligjin për grevat, të parashikuara në këtë marrëveshje.
B. Boletini
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi