Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK në fushatë, pa mua

Shko poshtë

LDK në fushatë, pa mua Empty LDK në fushatë, pa mua

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 12:06 am

LDK në fushatë, pa mua


LDK në fushatë, pa mua A_petrit_rrahmani-490x320

Presidenti Fatmir Sejdiu ka pohuar se nuk do të marrë pjesë në fushatën e LDK’së për zgjedhjet e 15 nëntorit. Kësaj radhe ai do të sillet konform Kushtetutës. Deklaratat e Sejdiut kanë shqetësuar LDK’në. Astrit Haraqija thotë se LDK do të dëmtohet në fushatë, nëse nuk do ta ketë në ballë liderin e saj

Nga Leonard Kerquki

Presidenti Fatmir Sejdiu duket ta ketë ndarë mendjen për të mos marrë pjesë në fushatën e partisë që udhëheq - Lidhjes Demokratike të Kosovës - për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Kësaj radhe ai do të jetë në nivelin e tij të detyrës, si President i Republikës.

Në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007, Presidenti Sejdiu kishte marrë pjesë intensivisht në fushatën e LDK’së, duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë partinë e tij. Njëherësh, ai nuk kishte hezituar edhe të hedhë akuza në adresë të rivalëve të LDK’së, veçanërisht ndaj AKR’së së Behgjet Pacollit.

Por, kësaj radhe Presidenti ka vendosur të qëndrojë në zyrën e tij gjatë gjithë fushatës zgjedhore. “Jo”, është përgjigjur Presidenti në pyetjen nëse do të marrë pjesë në fushatën e LDK’së.

“Edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara - në atë që quhet proces i fushatës - unë kam folur për proceset e përgjithshme dhe për një fushatë fer që duhet të bëjë çdo parti politike. Megjithëse atëherë ka qenë një periudhë tjetër”, ka thënë ai në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”.

Sipas tij, është me rëndësi që zgjedhjet e sivjetme të jenë të lira dhe të ndershme. “Roli i Presidentit do të jetë inkurajues për procesin zgjedhor, sepse vërtet kemi një test të rëndësishëm përpara”, ka thënë Sejdiu.

Presidenti Sejdiu vazhdimisht është kritikuar për shkelje të Kushtetutës, pasi që asnjëherë nuk ka pushuar së kujdesuri për LDK’në, edhe pse kjo nuk i lejohet. Rasti i fundit që ka dëshmuar se ai vazhdon të jetë Kryetar i LDK’së, është arritja e marrëveshjes mes tij dhe Kryetarit të PDK’së, Hashim Thaçit, që dy partitë t’i ndihmojnë njëra-tjetrës në zgjedhjet e 15 nëntorit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në një bisedë për Express, kishte konfirmuar partneritetin e PDK’së dhe LDK’së në zgjedhjet e sivjetme, veçmas kur do të bëhet fjalë për balotazhet.

Por, kjo është mohuar nga Presidenti Sejdiu. “S’dua të merrem me komente, në radhë të parë”, ka thënë ai, duke iu referuar komenteve të Zëvendëskryeministrit Kuçi. “Dhe në radhë të dytë, unë do t’u them se nuk ka marrëveshje, absolutisht”, ka shtuar Shefi i shtetit.

LDK, pas vdekjes së Liderit historik Ibrahim Rugovës, është ballafaquar me probleme të mëdha. Në Kuvendin e VI Zgjedhor, grupi i Nexhat Dacit vendosi t’i shkëputej LDK’së dhe formoi LDD’në. Në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, LDK ndërkaq, humbi primatin.

Zgjedhjet e sivjetme janë një test tejet i rëndësishëm për të ardhmen e kësaj partie. Por, a mundet LDK të kthejë komunat që ka pasur dikur, nëse në ballë të fushatës së saj nuk do të jetë Lideri Fatmir Sejdiu?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi