Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TË PAVËRTETA TË ...PËRSOSURA

Shko poshtë

TË PAVËRTETA TË ...PËRSOSURA Empty TË PAVËRTETA TË ...PËRSOSURA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 14, 2009 10:09 pm

TË PAVËRTETA TË ...PËRSOSURA


Nga Jakup Gjoça

1. Mitingjet Edviniane ( dhe jo socialistët, ) për gjoja manipulimin e votimeve të 28 qershorit....



fundgushtin, kur u ndodha në Tiranë për pushime, një familjari im , i
cili është jo simpantizant , por fanatik i çdo kryetari partiak të
PS-s, në “ mirëbesim më thotë.


- Edhe ty votove në zgjedhjet e qershorit të 2009.

- Unë?
Pse i marrë jam që të marr mundimin e të vij nga Athina në Tiranë për
të votuar? Më kanë zgjënjyer kaq shumë politikanët tanë, sa e vetmja
protestë e imja është që ti shpërfillë me mosvotim.


- Besomë, mua, edhe ty votove, edhe gruaja jote votoi, bile edhe fëmija yt votoi.

- Si votuam ne , familjarisht? Nga Athina?- i mëshova një çikë ironisë, jo dhe aq që të behesha i besueshëm për të vërtetën time .

- Pse kot isha unë në komisionin e votimeve?- ma kthen seriozisht i afërmi im familjar.

- Po për kë votova ?Të paktën ta di edhe unë, për kë votova- e kisha të pamundur që të bindja bashkëbiseduesin tim për të vërtetën time të mosvotimit.

- Për partinë tonë.Për kë tjetër.

- Për PS-në?

- Po, pse kot u përpoqëm ne.

- Po
mirë, që ma thua këtë të vërtetë. Po ju fanatikët e Edi Ramës përse
bëni mitingje për manipulimin e votave? Apo , doni të protestoni që të
tjerët vodhën më shumë se sa ju vota?


- Kështu
janë këto punë.Kur na intereson, fajësojmë të tjerët edhe për mëkatet
tona.Dhe sa më shumë të bërtasësh, aq më i besueshëm bëhesh për
publikun....


Dhe familjari im kishte braktisur punën për të marrë pjesë çdo ditë në fushatën zgjedhore në Tiranë , jo si socialist, por si militant fanatik i Edi Ramës.Punon në bashkinë e Tiranës, ndaj askush nuk i preu asnjë ditë pune nga mungesa në punë.Bile , edhe karburantin e makinës , ia paguan falas nga ...puna në Bashki.

Kjo është e pavërteta Edviniane e përsosur përsa i përket manipulimit të votimeve.

Që të besoni, jo mua, por të afërmin tim familjar-fanatikun partiak të Edvin Ramës, le të hapë kush të dojë, qoftë vetë Edi Rama kutitë
e votimit të Kombinatit në Tiranë. Dhe të shikojë një të pavërtetë të
përsosur të fanatikëve të tij partiakë. A është emri im, i gruas time
dhe i fëmijës time në listën e të votuarve? Për kë vajtën këto vota, edhe ju nuk besoj se do të dyshoni....


Unë mund të dëshmoj që ato ditë qershori kaq qenë në punë në Athinë.

Këta
të tanishmit e Degës të PS në Athinë a mund të protestojnë përpara
ambasadës shqiptare në Athinë përse AKOMA Drejtësia Shqiptare nuk e ka
verifikuar spekulimin e votës nga fanatikët e Edi Ramës në emrin e
familjes time?


Apo, mund të shfaqësohet (politikisht) Edi Rama dhe të thotë që nuk di gjë se çbëjnë pas kurrizit të tij militantët e tij fanatikë?

Tjetra.

Nuk
e besoj se Edi Rama dhe fanatikët e tij partiakë që e pasojnë
verbërisht në mitingjet e BOJKOTIN PARLAMENTAR, janë më shumë
socialistë se sa Ben Blushi që deklaroi që të 400 përfaqësuesit e PS në
qendrat e votimit nuk protestuan për shkelje të proçedurës të votimeve.


Dhe
, gjithashtu, nuk besoj se fanatikët partiakët të Edi Ramës ( ngaqë
parti socialiste fatkeqësisht nuk ekziston në të vërtetë pas
përndjekjes të të gjithë socialistëve që u syrgjysonën nga partia e Edi
Ramës ngaqë kërkuan mosrizgjedhjen e tij si
kryetar i PS) janë më DEMOKRATË se edhe gjithë opinioni Evropian e
botëror , të cilët e kanë pranuar qeverinë e kualicionit Berisha-Meta
si qeverinë e zgjedhur demokratikisht nga populli.


Gjithashtu edhe tjetra.

Unë
e kuptoj shumë mirë Demokracinë, dhe nuk bëhem dhe aq merak për disa
fanatikë të cilido kryetari partiak që të protestojnë, që të bojkotojnë, qoftë edhe parlamentin.


Por më shqetëson diçka tjetër.

Kur
këta fanatikë të cilido kryetari partiak flasin jo në emrin e tyre të
vërtetë.Por, çirren , që të bindin se flasin në emrin e ....popullit.


Besoj
e pavërteta më e përsosur komuniste 45 vjeçare ishte kur për çdo
internim, për çdo dënim me vdekje , për gjithë luftën e klasave- luftë
civile e thënë demokratikisht, ishte se stërbetoheshin e çirreshin se e
bënin në EMËR TË POPULLIT!!!


Nuk
mund të pranoj- meqë jetojmë në DEMOKRACI që askush më të flasë për TË
PAVËRTETA TË PËRSOSURA në emër tim, në emrin e të të gjithë emigrantëve
, me qëllim që të fshehë fanatizmin e sëmurë për kryetarin partiak.


E
PAVËRTETA E PËRSOSUR është edhe përpjekja e Shpëtim Zinxhirisë që të
flasë për gjoja protestën e një shume fanatikësh partiakë të Edi Ramës
përballë Samitit të O.S.B.E në Athinë.


Cilido emigrant bashkëatdhetar me mua, që ka emigruar në Greqi që nga viti 1992 do të NDJENTE TURP POLITIK që dikush në EMËR TË EMIGRANTËVE të protestojë përballë O.S.B. E për të PAVËRTETAT E PËRSOSURA EDVINIANE.

Dhe e dini përse unë dhe bashkëatdhetarët do të ndjejnë TURP POLITIK?

Po atë TURP POLITIK që ndjeu edhe nxënësja emigrante shqiptare që nuk e lejuan dhe e ndaluan në aeroportin e Athinës ligjshmëria evropiane që shkonte eksursion me shoqet e shokët e klasës në Paris, ngaqë ishte ....emigrante shqiptare!!!

A
ka TURP POLITIK më të madh nga katandia që kanë katandisur politikanët
tanë të këtyre 19 vjetëve në Shqipëri që kanë arritur që me POLITIKËN E
TYRE Bashkimi Evropian akoma nuk e ka pranuar në Familjen Evropiane
Shqipërinë.


Atë Shqipëri që të këtillët politikanë udhëheqin këto 19 vjetët e Demokracisë.

Rrëzuam sistemin politik komunist Enverian në Dhjetorin e 1991-shit, që të bashkoheshim edhe ne shqiptarët në Familjen Evropiane.

Dhe jo që në dhjetorin e 2009-s të pengojnë në aeroportin e Athinës nxënësen emigrante shqiptare që të mos udhëtojë me shoqet e klasës, ngaqë është ...thjesht shqiptare.....

Dhe nuk mund të ketë ndonjë shqiptar
, të metë mendërisht –sado fanatik që të jetë me cilido kryetar partie-
që të pranojë që Bashkimi Evropian AKOMA VETËM SHQIPËRINË nuk e ka
pranuar në Familjen Evropiane ,nga mëkatet komuniste të sistemit
Enverian.


Dhe kjo POLITIKË E TURPIT e deritanishme e politikanëve shqiptarë ( dhe nuk mund të fajësohet vetëm qeveria e Berishës)
na ka detyruar ne emigrantëve që të mos jemi të barabartë , të mos
integrohemi akoma në shoqërinë Evropiane, edhe pse jetojmë e punojmë në
Familjen Evropiane emigrantë.


Ngaqë
Shqipëria nuk është anëtare e BE, ne emigrantët shqiptarë në Greqi
DETYROHEMI që të paguajmë gjithësejcili dhe çdo vit nga 150 evro për
rinovim të Leje Qëndrimit. Emigrantët polakë, rumunë, e bullgarë nuk
paguajnë asnjë evro ngaqë ATA janë në Familjen Evropiane.


Ne
emigrantët shqiptarë , edhe pse të diplomuar në universitetet greke nuk
kemi TË DREJTËN ligjore të ushtrojmë DIPLOMËN në Greqi, ngaqë Shqipëria
nuk është në BE.


Përse
nuk u mblodhën –qoftë edhe pesë emigrantë shqiptarë- dhe të protestonin
në Samitin e OSBE në Athinë pikërisht për MOSDEMOKRATIZIMIN POLITIK në
Shqipëri, pa dallime partiake!!!


Përse
nuk PROTESTUAN emigrantët shqiptarë në Samitin e OSBE në Athinë ndaj
Politikës të Emigracionit të qeverisë greke që veçon , diferencon dhe
nuk integron emigrantët në shoqërinë greke?


Ata militantë fanatikë të kryetarit Edi Rama që protestuan kundër Shqipërisë në Samitin e OSBE në Athinë i ha përbrenda vetëm meraku i humbjes politike të kryetarit Edi Rama?

Apo, Kurva krihet kur Fshati Digjet?

Dhe
, politika e Emigracionit grek, duke mos lejuar emigrantin të
integrohet në shoqërinë greke i mohon njëkohësisht edhe TË DREJTËN e
Qytetarisë Evropiane VETËM emigrantëve shqiptarë në Greqi.


Përse
disa militantë të kryetarit Edi Rama ( dhe këta nuk janë socialistë )-
në emër të pavërtetës të përsosur- e parcelojnë në interesa partiake
Interesin e Përgjithshëm të bashkëatdhetarëve emigrantë në Greqi?


A mund të kuptojnë fanatikët e kryetarit partiak të PS që me BOJKOTIN POLITIK TË PARLAMENTIT SHQIPTAR NGA EDI
RAMA i provon Bashkimit Evropian që sistemi politik në Shqipëri AKOMA
nuk ka EDUKATËN, EMACIPIMIN DHE PJEKURINË DEMOKRATIKE që të bëhet
anëtare e Bashkimit Evropian?


Me mitingjet e Bojkotin politik të fanatikëve të kryetarit partiak Edi Rama, çkërkojnë vallë?

-TË RRËZOJNË ME DHUNËN “PAQËSORE” QEVERINË E DALË NGA VOTIMI DEMOKRATIK I POPULLIT?

Demokracia
nuk është meritë e veçantë e dikujt që kërkon ta pronësojë, sikurse
kërkon Edi Rama me BOJKOT e mitingje.Ngaqë me mitingje e Bojkot Edi
Rama përpiqet të na mbushë mendjen që E VËRTETA POLITIKE është 100 %
pronë politike e tij.


Kjo është e pavërteta më e përsosur e cila rrëzon e vret Demokracinë e Vërtetë.

Demokracia është KONTRIBUT i gjithësejcilit.

Një kujtesë e vockël e autorit.

Në zgjedhjet e Degës të PS në Athinë,në 2006-tën me votim unë u zgjodha në Këshillin Drejtues të Degës të PS në Athinë me detyrën e sekretarit të shtypit.

Por
kur u ndesha me fanatizmin dhe militarizmin partiak të sëmurë në vetë
Degën e PS në Athinë e flaka teserën partiake në Kryesi, por jo idetë që unë besoj.Dhe idetë e Besimit nuk janë pronësi partiake e cilido kryetari partiak.


E vërteta është se në të vërtetë nuk ka më Degë të PS në Athinë, ngaqë nuk janë bërë më kurrë zgjedhje
pas atyre të 2006-s, por sejkush vetëdeklaron në bazë të shkallës të
zellit e të militarizmit e fanatizmit që dëfton ndaj kryetarit partiak.


Sikurse
edhe kryetari aktual i PS Edi Rama nuk u zgjodh nga anëtarët e
simpatizantët e PS në Shqipëri, por u zgjodh me manipulimin partiak.


Dhe
një kryetar i zgjedhur nga manipulimi partiak NUK E KA TË DREJTËN
POLITIKE QË TË ÇIRRET PËR MANIPULIM TË VOTIMEVE në zgjedhje kombëtare.


Edhe
Jorgos Papandreu , edhe Antonis Samaras u zgjodhën kryetarë të Partive
nga votimi i drejtpërdrejtë i anëtarëve dhe simpatizanëve partiakë. Kjo
është Demokracia partiake, sepse në rradhë të parë Papandreu dhe
Samaras i besojnë Demokracisë dhe jo shkallës të fanatizmit e
militarizmit ndaj kryetarit partiak.


Samaras, për të Respektuar Misionin e Presidentit në sistemin Demokratik nuk
do të kërkojë zgjedhje të përkohshme në Greqi në mars të 2010-s, por në
Opozitën parlamentare do të kryejë misionin politik të Opozitës.


Edhe
Edi Rama, po qe se e ndjen vetveten si Kryetar të Opozitës shqiptare
vetëm në Parlament le të kryejë misionin politik të Opozitës Politike.


Me mitingje dhe bojkot Edi Rama vret në rradhë të Parë Demokracinë, pengon Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

JAKUP.B. GJOÇA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi