Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Ndarja!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Ndarja! Empty Lediana Kapaj: Ndarja!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 12:11 pm

Lediana Kapaj: Ndarja! N744374599_1888
Lediana Kapaj: Ndarja!

Ai te la...ti e le....ju u ndate duke qene qe te dy dakort?
Si te jete ai ose ajo qe ju le,ose ti vete,nuk ka shume rendesi,sepse ne fund te fundit secili nga ju gjendet vetem!
Nje ndarje......nje me teper!!!!
Si perfundim e njejta gje...dyshime te vetja juaj,lot,katastrofe shpirti dhe ne fund....sherimi!
Po pra,te gjithe kalojme te kjo rruge.
Qe u ndate me sot e me neser,qe u ndate sespe ai ose ajo iku me dike tjeter,qe u ndate se ai ose ajo nuk ju donte me,qe u ndate sepse ai ose ajo ju tradhetonte,qe u ndate sepse kishit kohe qe e mendonit nje gje te tille po nuk e kishit vendosur,.....perfundimi eshte i njellojte!
Ndarje dhe gjendemi vetem dhe pikerisht njeri nga ne do vuaje me shume se tjetri..
Ne shumicen e rasteve edhe pse historite tona kane nje "fillim dhe mbarim te pavdekshem",cdo ndarje e ka nje shpjegim....

Lodhemi e lodhemi duke kerkuar gabimet ne veten tone,ose lodhemi duke munduar te kuptojme gabimet te tjetri,ose bejme tjetrin ose tjetren fajtor per te patur koshiencen tone te qete,per faktin qe pendimi mos te na pengoje te nisim nje relacion te ri me dike tjeter!!
Sado qe te lodhemi prape asgje nuk fitojme......jemi ndare!
Problemi eshte si mund ta jetojme ndarjen!!

Si mund te fillojme nje jete duke harruar cdo gje qe na lidhte me ate person qe deshem aq shume,duke harruar kundermimin e aromes se tij ose te saj,zerin,fjalet,cdo gje qe kemi kaluar?
Si mund te jetojme pas ndarjes dhe a eshte e mundur te jetohet??


Asgje tjeter nuk ekziston per secilin nga ne pas ndarjes!....Boshllek...enderrojme thellesine...sa thelle,po humbim,po marrim fryme,jemi mire!
Cdo gje do shkoje mire_thote dikush!
Do te deshem shume ta besonim po nuk arrijme dot.

Cfare do te bente nje komandant ne te tilla raste? A ka jetuar ai nje histori te tille?
Asgje nuk e prek ate...eshte i paprekeshem! Qendron stoike dhe vazhdon rrugen e tij...
Pse kjo gjendje?.....Dashuria!

Asgje skemi kunder saj,sado qe ajo nuk vazhdon nje jete te tere,sado qe ajo vazhdon nje fare kohe dhe iken.Sa e veshtire qenka!
Eshte gjithmone kjo dhimbje,kjo vuajtje qe nuk mund ta ndajme dhe qe na jep pershtypjen e te qenit asgje,qe na jep deshiren per te vdekur,vetem e vetem per te harruar kete dhimbje!
Vetem ne gjirin e nje burimi jete kjo vuajtje mund te shuhet.

Edhe kur shkruajme ne nje leter te gjitha fjalet dalin per ate per te cilin ose cilen mendojme...atehere i grisim faqet,i bejme shuk,mendojme qe eshte e pamundur ta harrosh dhe atehere fjalet behen me te forta dhe ritmi i tyre me agresif!
Kerkojme ngrohtesine e miqve qe na njohin prej kohesh.
Cfare mund te na thone ata?
Nuk i durojme dot shikimet e tyre miratuese dhe qe na japin te drejte,nuk i durojme dot lotet e tyre dhe brengen qe u shkaktojme per fajin tone.Nuk e duam as meshiren e dikujt tjeter!
Asgje nuk mund te na fshinte kujtesen sado qe ne vuajme.Jemi te vetmuar ne kete bote dhe te hedhur diku jashte saj....
Dhe jeta vazhdon pa ne....

Deshira per te qene prane si dikur,deshira per ti degjuar zerin,per ta ndjere,kjo deshire eshte teper e madhe po ja qe nuk mundemi me!Nuk duhet bere me!
Sado qe e dime qe te gjitha keto do te na benin teper mire dhe do ishin ilacet me te vlefshme per kete dhimbje..
Por nuk mundemi ti japim te kuptoje dot tjetrit dhimbjen qe ne ndjejme,nuk mund ta detyrojme te na doje atehere kur morem vesh qe kurre nuk na ka dashur,nuk mund te kerkojme meshiren e tij sepse do te ishte teper pa vlere dhe shume e kote.
Si ka mundesi qe duam kaq shume dhe si ka mundesi qe te vuajme dyfish?

Victor Hugo ka thene: NJERIU ME I LIG ESHTE MOSMIRENJOHESI.

Dhe kjo eshte arsyeja qe ti nuk duhet t'a lejosh veten te vuaje kaq shume per ate njeri, sepse ne fund te fundit te beri nder qe u ndate.
Mendo pak jeten tende disa vite me vone me nje njeri te tille.
Ky njeri jo vetem qe s'ben per familje por do kishe vetem probleme me te dhe aspak lumturi.
Mundohu te mendosh se ne nje te ardhme do takosh ate qe do te doje me gjithe shpirt dhe qe do e beje qellimin e jetes se vet te te beje ty te lumtur.

Humbja e nje dashurie, sidomos kur ke dashuruar ne te vertet, eshte gje e rende per t'u kaluar, por ne nje rast te tille vuajtja qe do kalosh per pak kohe, do te te kurseje vuajtjet e nje jete.
Duhet te jesh ne gjendje te kuptosh, qe keta lloj njerezish nuk vlejne t'u falet asnje gje, e jo me te gjitha ato qe ke falur e sakrifikuar ti.

Thone qe koha fshin gjithcka!
Thone po sa eshte e vertete valle?
Si mund te mposhtim lotet qe dalin kur imagjinojme dike qe kemi dashur ne krahet e dikujt tjeter?
Perse ekziston dhimbja,perse?
Perse syte nxjerrin lot dhe perse zemra nxjerr dhimbje?
Pse kaq e nderlikuar kjo jete,pse kaq mizore kjo ndarje..?!!

Lediana Kapaj

Lediana Kapaj: Ndarja! 10325_150645099599_744374599_2521045_8218526_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj: Ndarja! Empty Lediana Kapaj: Pasioni!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 12:13 pm

Lediana Kapaj: Pasioni!

Deshira per dike,obsesioni i turbullt,ndjenja,adhurimi,netet pa gjume,lumturia e te qenit dy! Cfare do lloj pasioni te jete,ai lind nga dashuria.

A nuk eshte Romantizmi,ajo deshire e çmendur dhe aq e nevojshme e njerezimit,per te cilen poetet dhe shkrimtaret me te medhenj te te gjithe koherave i kane shkruar duke u munduar ne te njejten kohe, te zbulonin fytyrat e tij aq enigmatike dhe aq te fshehta?...

Nje dashuri e mbushur me pasion,eshte sinonimi i nje dashurie " te eger",,nje deshire per te dhene me shume se trupi yne,zemra dhe vete shpirti...

Por pasioni nuk mund te jete dhe aq shkaterrues,nqs ne te vertete na ka futur ne rrethin e vertete te dashurise. Kjo lloj ndjenje na ben te lumtur,ne harmoni te plote me veten tone dhe me ate qe duam,por njekohesisht ajo dhe mund te na djege nga flaka e tij e dendur dhe rrebele,e cila lind ne zemren tone si papritur ,duke kaluar ndonjehere ne obsesion dhe duke u rritur perdite e me shume,ne menyre te pashmangshme,saqe ndonjehere mendojme se vetem vdekja do mund te na liroje nga kjo lloj roberie!.

Pikerisht kete gje na tregoj dhe vete Shakespeare me vepren e tij dedikuar pasionit dhe vdekjes,ate pasion qe do i shoqeronte dhe mbas vdekjes..

Megjithate mendoj se pa pasionin dashuria nuk do ishte ajo qe eshte dhe per secilin nga ne kjo ndjenje ka nje kuptim te veçante...




Pasioni eshte vetem nje ndjenje, dashuria e vertete perfshin edhe nje angazhim.Ajo eshte emocion dhe perkushtim, qe do te thote se ka dicka tjeter pervec emocionit.

Ai eshte bazuar teresisht ne terheqjen fizike.Por ju e dini se sa e thelle eshte ndjenja kur dashuroni dike.
Pasioni eshte gjithmone ndjenje egoiste, ndersa dashuria e vertet eshte jovetjake.
I pasionuari deshiron me teper ta kenaq veten se sa partnerin per dallim nga i dashuruari.

Dhe me ne fund ajo qe me mire i dallon terheqjen dhe dashurine eshte fakti se te pasionuarit koha dhe ndarja i dobeson, ndersa te dashuruarit koha dhe ndarja i ben te dashurohen edhe me teper ne njeri-tjetrin.

Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Ndarja! 10325_150812734599_744374599_2522851_1912951_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj: Ndarja! Empty Lediana Kapaj: Dashuria na zotëron!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 12:15 pm

Lediana Kapaj: Dashuria na zotëron!

Frika eshte dicka teper njerezore dhe fatkeqesisht shfaqet te ne pas nje zgjenjimi,po ndoshta mund te themi edhe fatmiresisht qe e njohim pasi na jep mesime dhe na tregon gabimet e bera ne te kaluaren..
Biem ne pesimizem,kjo eshte mese e vertete dhe nuk eshte e lehte ta zoterosh si te vije per mbare,une personalisht mendoj se nuk mundemi!
Ne dashuri shume nga ne dashurojne ne menyren qe une pershkruaj ,dmth çiltersisht,pafundesisht,marrezisht,me bindje.....dhe jo gjithmone me kontrollim arsyeje dhe llogjike,pasi ndonjehere arrijme te dashurojme ne menyre te verber..
Nuk kemi pse te presim nje ndarje ose zhgenjim per te dashurur ne kete menyre,mendoj se kjo eshte dashuria..
Kjo dashuri qe te çon ne nje bote endrrash dhe pastaj ne ate te cudirave..ku as vete ndonjehere nuk e kemi te lehte te ambjentohemi.
Mbase disa njerez "dhimbja i ben me te forte",po shume te tjere i dobeson.

"Jo çdo gje qe ndrin eshte flori"....kete e di por sic thashe ne dashuri ne shumicen e rasteve nuk jemi zoter te vetes dhe veprimeve te kryera,nuk jemi sepse ky shkelqim ka qene aq i forte ne fillim sa nuk duam te besojme qe nuk ishte i tille.

JO nuk them qe skemi te drejten e jetes,por e pranoj qe pas nje disfate,nuk eshte edhe aq kollaj per tu ngritur.
Tragjedia e dashurise teper prekese "Romeo dhe Zhuliete",eshte dicka qe na ka treguar me kohe,qe ndjenja eshte aq e forte,aq e mbinatyrshme,aq e verber,aq e bukur,aq e shkelqyeshme....saqe verteton ato qe thashe me siper..

"Dashuria lind,rritet,zhvillohet,pasurohet....po nuk mund ta zoterojme ne,eshte ajo qe zoteron".

Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Ndarja! 10325_150594634599_744374599_2520599_2236799_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj: Ndarja! Empty Re: Lediana Kapaj: Ndarja!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi