Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Ahmetaj: KARRIERISTI

Shko poshtë

Musa Ahmetaj: KARRIERISTI Empty Musa Ahmetaj: KARRIERISTI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2009 2:59 am

Musa Ahmetaj: KARRIERISTI N100000222215254_7076

Musa Ahmetaj: KARRIERISTI

Që nga pushimi veror
Shumë pak kam fjetur
Duke prezantuar projektin
Në çdo vend jam endur

Në qytet dhe katunde
nëpër shtëpia e mëhalla
E vizitova akrabanë
Tezet dhe shuma halla

Gjithë andej kah isha
Shkepja pije e cigare
Ku nuk e kisha të sigurtë
Bënte vaki edhe pare

Firmat e mëdha
më ndihmuan gjithëherë
Pastaj i premtova
punë me dhe pa tender

Të gjitha punët
i qita në dyzen
Gjithëherë më thonin
"Kryetar mirë se vjen"

Kudo që shkoja
shumë veta më shoqëronin
Madje para rezultatit
postin e kryetarit ma uronin

Tupane e zurne
I pata kontraktuar
Ne sheshin e qytetit
Fitoren për ta kremtuar

Mirëpo elektorati im
Shumë më zhgënjeu
Kundërshtari im nga dora
Fitoren ma rrëmbeu

Shoqërinë dhe buxhetin
Në borgje të mëdha futa
Nuk më dilet në qytet
Por iki nëpër skuta

Çka të them tjetër
Dreqi mua më mori
Dhashtë të mos ketë punë
Me mua ky farë prokurori...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi