Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Ahmetaj: ME FAT JU QOFTË

Shko poshtë

Musa Ahmetaj: ME FAT JU QOFTË Empty Musa Ahmetaj: ME FAT JU QOFTË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 16, 2010 12:49 am

Musa Ahmetaj: ME FAT JU QOFTË 20760_100966969933823_100000615616829_25567_48218_n




Musa Ahmetaj: ME FAT JU QOFTË

Dimër e verë
Me kravata
Të zgjedhurit tanë
Me mangë te gjata

E tërë Kosova
Juve ju shikon
Dera sa fleni
Tjetri diskuton

Pasi flejnë mire
Dalin në kafe
E aty mes veti
Ndërrojne disa llafe

Deri se në salle
Situate elektrizohet
Shpesh nuk ka kuorum
As të votohet

Shpesh ndodhë
Hiq pa hile
Përdorin autoritetin
Veç me zile

Shpeshhere në votime
Bëhen edhe horë
dikush voton me kartele
e dikush me dorë

Pushimin e kanë
Si obligim
Kur nuk ka kushte
Per miratim

Votat e qytetarëve
As që i arsyetojnë
Madje për fukarrallëk
Kurrë nuk diskutojnë

Të arritura të mëdha
Ishin me të vërtetë
Me fat ju qoftë
Paga e trembëdhjetë

Gjitha të mirat
Për juve bollëk
Vetëm kjo e fundit
Ishte vërtetë boshllëk

15.01.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi