Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndue Marku: Tragjedia Shqiptare,e perfshire ne tre shekuj!

Shko poshtë

Ndue Marku: Tragjedia Shqiptare,e perfshire ne tre shekuj! Empty Ndue Marku: Tragjedia Shqiptare,e perfshire ne tre shekuj!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 17, 2009 12:43 am

Ndue Marku: Tragjedia Shqiptare,e perfshire ne tre shekuj! N1728627750_2921
Ndue Marku: Tragjedia Shqiptare,e perfshire ne tre shekuj!

Trojet Shqiptare,te martirizuara ne nje periudhe qe perfshihet ne tre shekuj,vazhdojne edhe sot te qendrojne si viktime e Protokollit Nr.13.Edhe pse ne bote kane kaluar dy luftera boterore,edhe pse ne bote ka mbaruar Lufta e Ftohte,edhe pse ne Ballkan jane bere dy apo me shume luftera,edhe pse Ballkani eshte formuar e shperbere gjate kesaj periudhe tre apo me shume here,vetem shqiptaret nuk jane perfshire ne bashkimin e trojeve kombetare.Gjithmone shqiptaret kane paguar me cmim te shtrejte ate qe kurr nuk e kane gezuar,Lirine,Sovranitetin.Megjithese bota ndryshon me shpejtesi me ligje,marreveshje,aleanca e bashkime,shqiptaret vazhdojne te jene viktime e marreveshjeve te me te forteve.
Kriza Lindore ne vitet 1875-76,qe marredheniet e shqiptareve me Porten e Larte i gjeti ne nje pike te nxehte,sollen shqiptaret ne gjendje kritike,duke i hedhur ne treg si pre e marreveshjeve te fshehta qe u bene ndermjet Rusise e Perandorise Austrohungareze,gjate dhe pas luftes ruso-turke ne marreveshjen e Budapestit.Kriza e rende ekonomike qe kishte pllakosur Perandorine Otomane,nxori ne treg trojet shqiptare te cilat Perandoria Otomane ja la ne dore Traktatit famekeq te Shen Stefanit me 3 Mars 1878,i cili me Protokollin Nr.13,i coptoj trojet shqiptare ne menure te skrupullt duke nxitur oreksin e fqinjeve verior,lindor e jugor,te cilet u hodhen si te uritur mbi ta duke perlare e shfarosur cdo gje.Kongresi i Berlinit 13 Qershor 1878-13 Korrik 1878,te cilin fuqite e medha e perdornin per interesat e tyre,i mohoj shqiptaret dhe Shqiperine nga e drejta e ekzistences,duke mos marre parasysh asnje nga pikat e Memorandumit qe miratoj Lidhja Shqiptare e Prizrenit e mbajtur me 10 Qershor 1878.Fuqite e medha qe sot sjellin dhe persjellin Qeshtjen Shqiptare koridoreve te Brukselit(sduhet te harrojme se jane po keta qe ishin ne marreveshjen per mosekzistences se shqiptareve e te Shqiperise),sajuan tragjedine tone,duke mohuar cdo te drejte te te qenurit Shqiptar,me ekzekutimin pa kushte te Protokollit Nr.13.Ne kuvendin e Prevezes me 11 Janar 1879,fqinjet tane jugore, kerkuan nga Porta e Larte dhe fuqite e medha,me kembengulje zbatimin pike per pike te ketij protokolli.Perpjekjet sfilitese te shqiptareve per krijimin e Vilajetit Mbareshqiptar,u azgjesuan nga pakte e aleanca,duke i shperblyer keshtu Luften Legjendare Skenderbeut dhe shqiptareve qe mbajten te cliruar nga Perandoria Otomane me shume se gjysmen e Evropes.Kryengritjet e shqiptareve,te cilat ishin nje faktor,ndikues ne dobesimin e Perandorise Otomane,u likujduan me cmimin e shperberjes si komb,duke favorizuar marreveshjen famekeqe te Rusise me Austrohungarine,per ndarjen e Shqiperise se Veriut e te Lindjes,duke jua aneksuar ato Malit te Zi e Serbise.Me 11 Gusht 1913,Konferenca e Londres,pasi mori ne shqyrtim Aktin e Pavaresise se Shtetit Shqiptar,perfundimisht caktoj ne hartat gjeografike kufirin Shqiperi-Gereqi,ku la jashte trojeve Camerine dhe Janinen.Ne mbledhjen e 19 Korrikut 1913,Konferenca e Londres njohu Shtetin gjysmak Shqiptar si te pavarur e sovran.Shqiperia do te ishte Principate e Pavarur e Sovrane,dhe si Princ te saj pagezuan Wilhelm van Wied,nje njeri qe prejardhjen e kishte nga nje familje gjermane princore.Ne kete Konference u vendos mbi organizimin e administrates civile dhe financat(taksat),si dhe per mbikkqyrjen nga nje komision nderkombetar prej shtate vetash qe ishin sigurisht delegate nga fuqite e medha,dhe nje delegati shqiptar,per nje periudhe prej 10 vjetesh.
Konferenca e Paqes,Paris 1921,nuk nuk ndryshoj asgje ne kufinjte shqiptar,fale SHBA-se dhe perfaqesuesit te saj,ajo per shqiptaret la ne fuqi ato vendime te vitit 1913.Gjermania dhe Ausrohungaria te cilat ndihmuan deri diku Shqiperine me 1913,dolen te humbura dhe nuk u perzien fare ne qeshtjen e kufinjeve te Shqiperise.
Por ju shqiptare,nese lexoni pak histori dhe pak aktualitet,dhe nese krahasoni fillimin e shqkullit te kaluar per shqiptaret,me fundin e tij dhe fillimin e Shekullit te Ri,per shqiptaret kane ndryshuar vetem pak gjera>Vtem frazat dhe emrat.Atehere kishim fjalen Shqiptar dhe Shqiperi,sot kemi kemi termin Shqiptar dhe Kosove.A nuk ju duket se gjerat per shqiptaret vazhdojne te perseriten nga aktore te njejte ne skenat evropiane?Mos valle ne shqiptaret qe jemi faktor paqeje ne Ballkan,ka ardhur koha qe paqen aq te perfolur qe sduket askund ta flakim tutje dhe si popull te marrim vendime historike apo te rrokum edhe armet per Qeshtjen Amtare!Mos valle jemi me te dobet se ata qe luftuan qe nga 1878 e deri me sot.Nje ushtri qe snjeh kufij,nje ushtri qe snjeh frike,nje ushtri qe i cliron ato pak troje qe kane mbetur jashte.Perse te perserisim vargje poetike te Rambujes,perse te lutemi tek sllavomaqedonet per Flamurin tone!Perse te jemi tolerant ne Kosove duke nderruar flamur.Perse te presim vleresimet e nderkombetareve.Kosova eshte e shqiptareve,dhe ka vend per ato qe i duan dhe i cmojne shqiptaret.Armiqte e shqiptareve le tjua mbathin!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi