Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndue Marku: Patriotizmi Shqiptar,viktime e politikes!

Shko poshtë

Ndue Marku: Patriotizmi Shqiptar,viktime e politikes! Empty Ndue Marku: Patriotizmi Shqiptar,viktime e politikes!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 2:39 pm

Ndue Marku: Patriotizmi Shqiptar,viktime e politikes! N1728627750_2921

Ndue Marku: Patriotizmi Shqiptar,viktime e politikes!

Shpesh ne shqiptaret e perdorim termin "patriotizem" me qellim apo pa qellim,ne vende te caktuara,apo te rastesishme,ne momente te arsyes apo dhe vend e pavend.Nese hedh nje sy perciptas,Historise Shqiptare,duhet me keqardhje te pohojme se patriotizmi,tqk populli shqiptar ka lene per te deshiruar ne cdo kohe apo moment te historise.Gjithmone patriotizmi ka caluar ne detaje e rrethana te ndryshme,duke vene ne rang te pare interesat e vockla personale para qeshtjeve te medha me rendesi kombetare.Qe nga koha e Skenderbeut,historia tregon raste jo te pakta te dezertimit te shqiptareve,dhe devijimin e rruges ne dem te Atdheut,duke u shfaqur diku haptas e diku fshehtas,aleanca banale te personave te caktuar me pushtuesit.Menjehere pas vdekjes se Skenderbeut ky fenomen,mori permasa katastrofike,gje qe shqiptaret i perqau shume shpejt,e per pasoje solli nenshtrimin shumeshekullor te shqiptareve,deri ne inekzistencen si komb.Perseri ne momente historike si ajo e Rilindjes Kombetare,apo Lidhjes Shqiptare te Prizrenit,perseri del ne pah tradhtia e shume personazheve te njohura disa prej te cileve moren pjese direkt apo indirekt ne eliminimin e figurave te larta te Shkolles Shqipe apo deri ne tradhetine e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Me pas me themelimin e Shtqtit Shqiptar,u shfaqen fenomene te autoritarizmit,dhe etja per te ardhur ne pushtet gje qe solli percarje te madhe sidomos asaj krahinore,sepse shqiptaret eshte e veshtire ti pajtosh me nje "fron" te vetem.Esat Pasha spekulloj me interesat kombetare dhe dihet fundi.Ahmet Zogu pasi u rrezua nga Revolucioni Demokratik,erdhi perseri ne pushtet me ndihmen e armiqve te Shqiperise,duke cenuar rende deri ne perkatesine territoriale te vendit,duke shitur interesat gjithekombetare,pasojat e te cilave shqiptaret i vuajne edhe sot.Dhe kapaku ju vu me 7 Prill 1939 kur mbreti e braktisi popullin duke e lene ne meshire te fatit,te pushtuar nga Italia.(Ketu do flasim nje here tjeter per "patriotizmin" e mbretit).
Dhe vijojme ne periudhen komuniste.Megjithe se mbase ndokujt nuk i pelqen ta pranoje,e verteta eshte se ne kete periudhe u be ndergjegjesimi i madh i popullit mbare per ta dashur,nderuar e cmuar Atdheun.Per ti sherbyer Atdheut sikur edhe familjes,per te qene kurdohere gati per ta mbrojtur edhe me jeten po te jete nevoja,(dhe ketu shembujt nuk kane qene te paket).Edukimi masiv i popullit me idene se "Cbera sot une per Atdheun tim",kishte sjellur ne maksimum patriotizmin e shqiptareve deri ne kulmin e ndjenjes se dashurise njerezore.Nese do te thoni se per kete Enver Hoxha perdori dhunen,gaboheni.Nese dikush tradhetonte vine e partise,denohej rende,por nese dikush quhej tradhetar i vendit,atehere denimi ishte kapital.Pra askush nuk mund ta mohoje patriotizmin e Enver Hoxhes,as te Popullit Shqiptar ne kohen e tij!Te drejtat e shqiptareve jashte kufinjeve shteteror u mbrojten me ze te larte dhe me reagime shteterore e mbare popullore.
Ndersa vime tek periudha e jone,kjo e sotmja.Patriotizmi i shqiptareve barazohet me "ZERO"!Kur themi zero do thote ne nje formule te thjeshte aritmetike,se cdo gje qe shumezohet per shqiptaret me patriotizmin e tyre,ka vetem nje "Zero" si shume perkatese.Mijera e mijera jane shqiptaret sot neper bote qe kane harruar cdo gje qe ka Atdheu yne.Halli ekonomik i ka detyruar qe femijet e tyre te mesojne neper shkollat vendase,pa menduar se ku eshte atdheu aponga vijne.Politikanet shqiptare nuk hapin goje perpara te huajve per te drejtat e emigranteve qe cdo dite masakrohen nga policia apo grupet ekstremiste te vendeve pritese.Per nje mjeker prifti,Gereqia perzuri me dhune ne vitin 1994 me duket,mijera shqiptare,duke i trajtuar kafsherisht neper qelite e paraburgimit.Asnje fjale nga pushteti i asaj kohe..Pa lere pastaj vitin 1997 kur hapeshin depo armatimi te shoqeruar me kamera te TV Grek.Ky ishte nje akt i rende tradhetie qe politikanet shqiptare per perfitim pushteti me ane te dhunes,sakrifikuan shtetin duke e falimentuar dhe eliminuar ate fizikisht.Masakruan nje popull te tere sa per pak sa se leshuan ne vellavrasjekrahinore.Arriten sa pushtetaret te te mbyllin syte para krimeve makabre qe njesite civile te irrituara kryen mbi forcat e policise.U bene vrasje mizore ne Tirane sic ishte ajo e Ministrit te Mbrojtjes se Kosoves.U vra Lideri i Djetorit Azem Hajdari qe ishte shembull ne qendrimin e tij Patriotik ndaj qeshtjes se Kosoves dhe Camerise.Ky padyshim ishte nje "akt tradhetie"qe meritojne shume nga ata funksionare te kishin fatin e Abdulla Pashe Drenit.Me Luften ne Kosove,greket debuan me force dhe dhune rreth 110000 shqiptare,duke i mbajtur me pare me nga nje jave neper qelite e qelbura.Perseri as pushteti i asaj kohe,nuk e hapi gojen.As dhe nje fjale te vetme nuk tha qeveria shqiptare ndaj kesaj dhune.Perkundrazi,pershendeteshin dhe gezoheshin ne krahe te njeritjetrit greket e shqiptaret,duke ngritur ne qiell "marredheniet vllazerore" qe ekzistonin ndermjet dy shteteve.
Dhe vijojme ne te sotmen,ku flitet e perflitet marreveshja e qeverise shqiptare me qeverine greke per devijimin e vijes kufitare,qe shenon aktin me te shemtuar ne historine e re te shqiptareve.E une perveq se tradheti nuk di ta emeroj ndryshe.Cenimi i pekatesise territoriale te Republikes se Shqiperise,esht nje akt i paster tradhtie.Te mos hapemi pastaj me politikat servile ne lidhje me ish Republiken Jugosllave te Maqedonise,ku cdo dite shqiptaret ne kte vend fyhen,poshterohen,dhunohen,burgosen apo vriten pa asnje preteks,dhe se askush nuk e hodhi qofte edhe nje fjale te vetme nga shteti ame.Pra ku qendron patriotizmi shqiptar ne ditet e sotme ku nje pjese e madhe te femijeve te emigranteve nuk kan mesuar as gjuhen e nenes.Ku kudo qe ndesh ne nje shqiptar neper Gereqi nuk te flet shqipt se don te duket si grek.Ku shume nga shqiptaret qe presin te rinovojne letrat kerkojne te nderrojne shtetesine.Ku ne masen 60% e femijeve te shqiptareve ne Gereqi jane pagezuar ne fene ortodokse ,e sa te tjera si keto.Politika servile e Shtetit Shqiptar as qe don tja dije per keto gjera,por mbase do kujtohen politikanet shqiptare pas dhjete apo pesembedhjete vjetesh kur vendi te katandiset me nje elektorat plakash.Kjo politike eshte ajo qe Patriotizmin Shqiptar e ka leshuar ne shifrat "ZERO"!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi