Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndue Marku: A mud te reduktohet kriza ekonomike e Gereqise ne nje krize sociale te shoqerise.....

Shko poshtë

Ndue Marku: A mud te reduktohet kriza ekonomike e Gereqise ne nje krize sociale te shoqerise..... Empty Ndue Marku: A mud te reduktohet kriza ekonomike e Gereqise ne nje krize sociale te shoqerise.....

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 20, 2010 12:24 am




Ndue Marku: A mud te reduktohet kriza ekonomike e Gereqise ne nje krize sociale te shoqerise..... 5192_1021145865427_1728627750_39196_5877128_n


Ndue Marku: A mud te reduktohet kriza ekonomike e Gereqise ne nje krize sociale te shoqerise.....



Gereqia dhe kriza ekonomike jane bere te pandara nga njera tjetra.Sot Gereqia radhitet ne krye te listes se zeze te BE-se.Borgji i jashtem qe perflitet se afrohet ne shifrat 450 miliard Euro,renia e investimeve dhe e bugjetit te brendshem qe mungesa kap nje raport prej 12-13%,si dhe mungesa e prodhimit bruto,e cila ne raport me importin (pra export-import),eshte ne disfavor te madhrreth 1:4,po e drejtojne vendin drejt nje kolapsi ekonomik deri ne falimentim te plote.Te gjitha masat e marra nga qeveria per stabilizimin e krizes ekonomike,poe fundosin ekonomine plotesisht.Me rritjen e T.V.SH-se(F.P.A) ne shifra rekordmene,te cilat patjeter qe i paguajne konsumatoret ne cmimet te cilan rriten cdo dite pa fre,dhe me uljen e pagave te administrates shteterore,si dhe me rritjen e cmimit te karburanteve,tregu i brendshem sic e parashikojne specialistet e finances,mund te paralizohet komplet deri ne fund te viteit 2010.Masat e marra po sjellin zvogelimin e forces blerese nen shirat 35%,gje qe do te sjelle mbylljen e njepasnjeshme te dyqaneve,lokaleve,zejtarite e vogla dhe fabrikat e mesme per shkak te renjes se kerkeses per prodhim.E gjithe kjo do sjelle nje humbje kolosale te vleres ne treg,e cila paralizon qarkullimin e lekut,dhe pushimin e qindra mijera personave nga puna.Nese gjerat i shohim ne planin ekonomik dhe politik,masat e marra jane tejet te gabuara.Gereqia jo vetem qe nuk do te shlyeje asnje lek nga borgji i jashtem,por po merr kredi afatshkurtera nga bankat private evropiane me nje kamate shume te larte nga 7-8.5% e cila do te shumezohet me shifra marramendese,gje qe do sjelle shvleresime te aksioneve te brendeshme dhe shoqerite e huaja aksionare mund te blejne cdo gje me nje cmim qesharak.
Te gjitha keto se bashku kane filluar te ndjehen ne shtresat e uleta te popullsise,dhe ne ato pak me te uleta se te mesme.Kriza ekonomike ,menagjimi jo i duhur i saj dhe jo real,kane bere qe te ndjehen edhe shenjat e para te krizes sociale.ne muajt e fundit jane shtuar vjedhjet,grabitjet me arme,kundershtimi mbi ligjin si dhe reagimet ne mase te grupeve shoqerore.Ne gereqi kryhen mesatarisht 13 deri ne pesembedhjete grabitje ne dite,dhe mesatarisht per cdo dite ka afersisht rreth dy krime te renda ne dite.nese keto shihen ne lidhje me ekonomine qe cdo dite po i afrohet gremines se madhe,kriza shoqerore do te shkallezohet ne mase deri ne rrezimin e sistemit me dhune.
Ne piken tjeter problematike,shoqeria greke mund te shkallezoje edhe nje reagim tjeter qe pritet te dale ne pah.Racizmin!Gereqia ka nje shifer emigrantesh ekonomik jo te vogel,qe mund te jete me shume se nje e dhjeta e popullsise.Qe tani kane filluar te lulezojne shenjat e para te ksenofovise.Popullsia vendase ne mase jo te vogel ka filluar te quaje fajtor per krizen emigrantet,te cilet akuzohen direkt per zenien e vendeve te punes.Bile shume here edhe ne median vizive e te shkruar po shfaqen grupe te caktuara politike e shoqerore qe i fajsojne te huajt direkt si shkaktare te gjendjes ekonomike te mjeruar te popullsise vendase.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi