Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rugova: Rritja e pagave të deputetëve është turp

Shko poshtë

Rugova: Rritja e pagave të deputetëve është turp Empty Rugova: Rritja e pagave të deputetëve është turp

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 19, 2009 9:10 pm

Rugova: Rritja e pagave të deputetëve është turp

Rugova: Rritja e pagave të deputetëve është turp Naser%20rugova-deputet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Naser Rugova, ka thënë se propozimi për rritjen e pagave të ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës është një nga dobësitë e shumta të institucioneve të brishta të Kosovës, dhe se ndihet i prekur thellësisht dhe madje i turpëruar nga kjo nismë, duke paralajmëruar njëherësh se do të votojë kundër këtij propozimi, siç e ka quajtur ai, të turpshëm, të pa arsyeshëm dhe të paligjshëm.
Duke rikujtuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi më i lartë legjislativ, i cili paraqet vullnetin e qytetarëve të vendit tonë përmes njerëzve të tyre të zgjedhur dhe se mandati i tij është të hartojnë legjislacion adekuat për funksionimin e ligjit, deputeti Rugova thekson se në rrethanat aktuale tejet të rëndë ekonomike dhe sociale në të cilën gjendet populli i Kosovës, populli për fat të keq më i varfër jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në tërë kontinentin evropian, rritja e pagave të deputetëve është krejtësisht një nismë e pavend.
“Duke pasur parasysh varfërinë e skajshme të një pjese të popullatës, mungesën e shtesave të fëmijëve për familje, mungesën e sigurimeve shëndetësore, pensionet dhe ndihmat qesharake të vogla, pagat tejet të vogla në shërbimet tona publike, shëndetësi, arsim, administratë publike qendrore dhe komunale, polici, jam kategorikisht kundër çfarëdo rritjeje të pagave të deputetëve. Ky propozim është turp. Ata të cilët e kanë propozuar këtë ide, duhet që të skuqen nga turpi para krejt qytetarëve t ë Kosovës e duhet të kërkojnë falje publike para fëmijëve më të varfër në kontinentin e Evropës, të cilët ende nuk janë duke e shijuar si duhet lirinë e fituar 10 vjeçare të Kosovës, andaj do të votoj kundër këtij propozimi të pa arsyeshëm dhe të paligjshëm”, thuhet në deklaratë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi