Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mazllum Saneja: Ditari im (I)

Shko poshtë

Mazllum Saneja: Ditari im (I) Empty Mazllum Saneja: Ditari im (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 21, 2009 2:06 am

Mazllum Saneja: Ditari im (I) U1_MazllumSanejaMAZLLUM SANEJA

DITARI IM

(1984– 2009)

- Fletë të shkëputura nga Ditari im -

Fundi i shkurtit i vitit 2005. Zura te shkruaj ditarin tim. Një ditar emigranti në mërgim. Mbresa te medha të papërshkrueshme dhe emocione përplot ngashërim më mbërthyen të tërin.
Përvetësimi i botës, i cili më tingëllon në kujtesë, sjell me vete jehonën e bukur dhe tragjike, përsëritet në versionet e panumërta të fëmijërisë. Gjithnjë më duket sikur kam përshtypjen që për një çast hapen hijerëndë portat e kohës, perdet gjysmë të hapura të atyre kohëve të shkuara, ku e shihja vetveten të ulur pranë dritares, duke vështruar bardhësinë e borës. Vetmia dhe pritja e amshueshme . Vallë, ku më ikën me aq shpejtësi atëbotë mendimet e mia? Me çfarë ushqehej zemra ime? Si gumëzhinte gjaku im? Kaq vite e vite ikën në pakthim. Dhe, ja, sikur koha bënte një rreth, sikur të zinte pritën për një çast pas shpinës sime, sikur jep sinjale se, jeta kurrë nuk mbaron as nuk ka të sosur, se vazhdimësia është kuptimi jonë i vetëm. Vazhdimësia.
Vazhdimësia e gjërave , e botës, e cila na krijon. Vazhdimësia e fushës së paanë. Vazhdimësia e degës dhe e zogut krahthyer, qe më nuk këndon.
Papritur një mall, një gjakim më përshkon, per kalimin e kohës së shkuar dhe asaj që pason me forma e mënyra të tjera. Me mberthen ai mall i trishtë, kur mendoj për njerëzit që aq shpejt po vdesin, Ndaj, të nxitojmë ta duam njëri tjetrin, po zeri im humbet në shkretëtirë. Se bota është gjithnjë më e shurdhër, kjo botë marramendëse. Nuk di pse në këto çaste më kujtohën të vdekurit e mi dhe, më shpiejnë në një botë tjetër. Kujtime të hidhura më sillen vërdallë në mendjen time, ndonëse më kot përpiqesha të lirohesha nga këto mendime, kujtime dhe trishtime të kohës së shkuar. A nuk janë këto drithërima të përfytyrimit tim.
Dhe e shkruaj Ditarin, që prej kohësh e bart në shpirt, në mendje. Duke e shkruar këtë Ditar sikur kam pershtypjen se do të lirohem nga ëndrrat tronditëse e të llahtarshme tërë ankth e frikë. Jo më kot kanë thënë se jeta është vetëm një ëndërr e asgjë tjetër, një ëndërr e shkurtër që duket e zhduket fët e fët, derisa vdekja një ëndërr e gjatë, e ngadalshme dhe e përjetshme…

30 III 1985

Tashmë u bë një vit që kur u ndava nga vatra prindërore, atëherë kur mora botën në sy. Ishte fillimi i pranverës, ku sapo kishin zënë të çelin manushaqet, akacjet e bardha dhe jargavanet, që kundërmonin aq shumë.Prapa vetem lashë shtëpinë e lindjes, prindërit e sëmurë, vellezërit dhe motrat. Me një valixhe në dorë po merrja udhën e mërgimit.Atje larg, në mërgim ku zura të jetoj, më pritnin sfida e sprova të reja, të panjohura. Nuk di as vetë përse ikja nga vendlindja, larg vatrës së ngrohtë prindërore.
Në Berlin, ku fillova jetën e re, zura të punoj në një kombinat të drurit. Në ndërkohë marr lajmin e hidhur për vdekjën e papritur të vëllait tim piktor, Fadilit, që akoma pa i mbushur të dyzetat iku në pakthim, për të mbështjell në të zez zemrën time. Më vonë do të vdesin edhe prindërit nga pikëllimi për vëllain . Ja, kështu qenka jeta, aq e shkurter me plot të papritura.
Oh Zot, sa më dhemb zemra e shpirti kur më përfytyrohën prindërit dhe vëllai i ri, qe vdiqen para kohe.

14 IV 1985

Përse gjithnjë zemërohem shumë lehtë.Gjithçka përreth më nevrikos. Nganjëherë për hiçmosgjë, as nuk përmbahem dot nga zemërimi. Rri e mendohem duke pyetur veteveten përse ndodh kështu me mua. Gjithnjë shpërthej me vrull, me zemërim. Dhe shpreh me vrull e me zjarr qëndrimin tim ndaj diçkaje. Nganjëherë shpërthej në vaj. Gjithnjë bëj të njejtat marrëzira, pastaj, si gjithnjë pendohem dhe turpërohem për shkak të sjelljeve të mia të këqija e të ashpra karshi prindërve e të dashurve të tjerë përreth.Gjithnjë me bren pendimi. Gjithnjë më duket sikur i shoh prindërit e mi , duke u lutur për mua.

Gjithnjë mendoj për ta, për shikimin e tyre lutës.
Pastaj, mbi tavolinë marr letrën e bardhë dhe, iu shkruaj një letër:
Prindër të mi! Së shpejti do të udhëtoj tek ju! Vetëm ju jeni në gjendje të më shëroni nga malli e mërzia e mërgimit!
Po, unë megjithatë nuk udhëtova për vendlindje. Prindërit në ndërkohë vdiqen. Pikëllim i thellë do të mbërthej shpirtin tim të trishtuar.

18 V 1985

Bie borë. Fjollat e borës sapo bien në tokë sakaq shkrihen.Mot i vrenjtur.Pastaj ndez stufën.Dhe radion, që të dëgjoj lajmet e mëngjesit.
Kah të shkoj.Asgjëkundi. Mendimet më shpiejnë gjithnjë kah jugu. Kah vendlindja.
Zot, sa i hidhur qenka mërgimi. Dhe vetmia.

15 VII 1985

Diçka e keqe po ngjet me mua. Dhe, kjo sigurisht ndikon në shumë çështje të vogla, sepse këto nuk janë më të rëndësishme.Ndaj, çfarë ka ndodhur?
Tërë ditën e lume kam një ngacmim në zemër, një parandjenjë të keqe e te hidhur. Në rrugë, në tramvaje takoj për më tepër kryesisht njerëz sakatë, të gjymtë, të verbër, lypësa, pleq të rënë nga shëndeti. I tërë ky imazh gjithnjë me tepër ma shtyp zemrën, më bën të vuaj shpirtërisht. Pastaj, dëshirova të shkoj në ndonjë kafene të pijë një kafe, po vura re vetëm pijaneca e fytyra të vrenjtura e të dyshimta.Megjithatë, bëra një shetitje përreth pyllit dhe u ktheva në banesë. Në banesë bënte të ftohtë. Ndeza stufën dhe, ndenja duke menduar për telashet e hallet e mia të shumta, që i ndiej në mërgim.Kam frikë të shtrihem në shtrat. E di se edhe këtë natë më pret pagjumësia.

7 IX 1985

Kafenetë, baret, bufetë, çajtoret… Më pëlqen kjo atmosferë. Këtu më së miri pushoj. Gjithnjë fytyra të ndryshme. Sepse, secila nga këto fytyra fsheh në vetvete një botë të madhe, është sikur një fshehtësirë, sepse në msin e tyre ka fytyra që të ngjallin kureshtje e të intrigojnë.
Në kafene mund të rrijë orë të tëra, e veçanërisht atëherë kur kërkoj qetësi e të çlodhem.Në kafene – qetësi? Po, në kafene.
Aroma e verës, e kafes, e çajit, tymi i cigareve - e gjithë kjo ndikon për të mirë në nervat e mia.
Nesër e kam ditëlindjen, që kurre nuk e kam festuar.Bukur është të ia festosh dikujt ditëlindjen, t’i dhurosh diçka babait, nënës, djalit, vajzës, mikut, mikeshës. Dhe kjo ditë mbetet në kujtesë si ditë e shënuar.

23 XI 1985

Në mbrëmje vendosa të shkoj në teatër. Në teatrin dramatik të Varshavës Në teatër shfaqej drama e Shekspirit “Mbreti Lir”.
Kushedi sa të vërteta fsheh në vetvete , sa aktuale është sot kjo tragjedi e shkëlqyer. Ndaj, që të ringjallësh duhet të kalosh nëpërmes ferrit. Vetëm atëbotë dashuria mund të ngadhnjej! E tmerrshme, po megjithëkëtë njerëzore. Duke parë këtë dramë dhe, lojën brilante të aktorëve më dukej sikur ngjallnin realitetin dramatik të asaj kohe, duke u njëjtësuar me kohën tonë...

17 I 1986

Nuk di as vete pse m’u tek aq heret në mëngjes të shkoj në kafenenë e . shkrimtareve në Varshavë. Deshirova të pijë një gotë verë, edhepse ndieja një lodhje nga nata e kaluar pagjumë. Në kafene ndenja një çikë. Për një çast m’u tek të hedh gotën me verë për dysheme. Megjithatë, m’u desh të përmbahem e të zotëroj veten. Më në fund dola nga kafeneja.Gjithnjë më bëhej sikur dëgjoja gjëkundi në afërsi një kërcitje të qelqit. M’u bë sikur u çlirova nga një ndjenjë e rëndë.

13 III 1986

Katër ditë më parë më vdiq nëna, derisa unë isha larg vendlindjës në Berlin. Jo, nuk munda të marr pjesë në varrimin e nënës.Zot sa e pikëlluar dhe e përvëluar ishte zemra dhe shpirti im i zhuritur për humbjen e nënës, që më rriti me vuajtje e thërrime. Ja, pas vdekjes së vëllait Fadilit dhe babait, më vdiq edhe nëna, duke mbështjell me re të zez shtëpinë tonë.
Ndonëse natyra ish veshur me gjelbërim, mua më dukej gjithçka e errët dhe e zymtë.
Sa rëndë, sa vështirë e kam në këtë valë shpirti.

11 VI 1986

Më kujtohet tamam si sonte kur shetitja nëpër lulishtë.Më kujtohet më parë banka. Banka e lulishtes. Bliri i lulëzuar.
Neone shumëngjyrëshe si qumështi në gjethe.Dhe buzëqeshjet e para, të dëlira. Puthja e druajtur. Dhe nata e ndritshme, e shkëlqyer, si të jetë e larë me ar.Nata më e gjata dhe më e shkurtra.
Pastaj, sikur argjendi, diku atje lart porsi hëna e plotë në pëllëmbët e duarve të blerimit të fishkur, malli dhe gjakimi për të pambërrishmen, për diç të ndritshme dhe shqetësimin. Më në fund trishtimi, dhembja e bukur, kur atëbotë mbeta fill i vetëm. Fillikat.
A thua me të vërtetë para se të pasojë katarza apo para se të shfryjmë dufin, duhet të bëjmë mëkat.

17 VII 1986

Sot kah mesdita postieri më solli një letër. Dhe me një ngashërim e lexova. Me shkruante per semundjen e vet po fal stoicizmit nuk do të dorëzohet. Mendova me vete se sa bukur dhe madhështore është të qëndrosh stoik karshi stuhive të jetës, sepse dendur jeta është ë e pamëshirë, çfarë është treguar edhe ndaj mikes sime. Duke e lexuar deri në fund letrën e saj sikur më trimëron edhe mua, të mos bie asnjëherë në dëshpërim, sepse thonë, kur Zoti mbyll dyert atëherë dritaret hap.
Mbase një rreze shprese e dritë shndërit edhe për ne , sepse për njeriun e gjallë megjithatë gjendet ndonjë deriçkë. Sepse në jetën e njeriut nuk ka vetëm mërzi dhe trishtim, mbase ka edhe çaste lumturie e gëzimi.
Po a mos vallë është pak sikur edhe për një jetë të tërë njeriu?

12 XII 1986

Vdekja. Në fëmijëri pata frikë nga vdekja dhe,më dukej si diçka e pamundur, shpesh mendoja për këtë. Mbase kjo frikë në një shkallë të caktuar ishte e shkaktuar me atmosferën familjare.. Prindërit kishin frikë për mua, kishin frikë për jetën time (Si fëmijë u sëmura rëndë nga fruthi). Kur i mbusha 15 vjeç, si sot më kujtohet, kur nga sëmundja e fruthit vdiq motra Ferdonja, ende pa i mbushur 10 vjeç. Në ndërkohë vdiqen gjyshërit, hallat e dajat. Mbaj mend, qava në varrimet e tyre, ndonëse kjo ishte vetëm vaj e pikëllim fëmijëror.Kështu të paktën tani më duket. Vonë, shumë vonë, kur botën në sy,përjetova vdekjet më të rënda në familje: në fillim vdiq vëllau Fadili, pastaj prindërit dhe më vonë motra. Tragjeditë familjare ia behën varg e vistër, një pas në. Dhe, në një farë mënyre, vdekjet më bën më të fortë.
Tani për vdekjen aq shumë di,dhe, gjithnjë e më tej asgjë nuk di. Dhe, së këtejmi kjo këlthitje e madhe e protestës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi