Adem Zaplluzha:DIKUR MOTI PATA NJË EMËR

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:DIKUR MOTI PATA NJË EMËR

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Dec 22, 2009 10:54 pm


Adem Zaplluzha

DIKUR MOTI PATA NJË EMËR


S'PO DI MË A JAM POLITIKANË
OSE KAM MBETUR
BABADERVISH
E COPTUAT VËNDIN
NË ÇDO ANË
SIKURSE PULËN
N'TENXHERE ME QERVISH

DIKUR MOTI
PATA NJË EMËR
ISHA DARDAN NË DARDANI
E SOT MA SHKULËT
EDHE ATË ZEMËR
NUK QUHEM MË AS SHQIPËRI

KUR E SHPALLËT
SHTET KOSOVËN
KU NA MBETI DUKAGJINI
LLAPI E HASI
BASHK ME GJAKOVËN
BAJGORA E ISËS
E ANADRINI

MORE BRE BURRA
UNË JAM SHQIPËTARË
PËR TË MADHIN ZOT
EMRIN MOS MA NDËRRONI
O MOS MË THIRRNI KOSOVAR
SE KA COFUR MOTI PADRONI


PAK SI SHUMË E DUA KOSOVËN
HIÇ S'MBETET MBRAPA
AS DUKAGJINI
POR PËR HIRË
TË PLANGPRISHURIT
NË KOSOVARË
MOS MË KONVERTONI

ASHTU SI KAM LINDUR
DUA TË VDES SHQIPËTARË
JAM NË KËTO TROJE
QE BESA PARA LOTIT
U LUTEM
MOS MË QUANI KOSOVARË
SE JU VËRETË
MALLKIMI I ZOTIT
[/size]

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi